Legjionarët

Myrto-Uzuni-Kastrati.jpg
Igli Nikolli18:18 | 27/02/2020

Lokomotiva Zagreb siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat pas triumfit 0-2 në fushën e Inter Zapresic dhe lojtarët shqiptarë ishin protagonistë në të dy golat e shënuar. Sfida u zhbllokua një minutë përpara fundit të pjesës së parë nga Lirim Kastrati.

Sulmuesi dardan mori një pasim dhe goditi menjëherë drejt portës, duke lënë të shtangur në vend portierin vendas. Goli i nëntë në kampionatin kroat për 21-vjeçarin e Kosovës. Goli i dytë u shënua Jakic në mesin e pjesës së dytë.

Kroati përfitoi nga një asist i Myrto Uzunit dhe dërgoi topin në rrjetë. Kjo fitore e ngjit Lokomotivën përkohësisht në vend të katërt me 40 pikë, teksa Uzuni, Kastrati, Mersinaj dhe Çokaj e nisën ndeshjen si titullarë, ndërsa Indrit Tuci është futur në fushë në minutën e 65-të. /abcnews.al

Ismajli-Ardian.jpg
Igli Nikolli15:38 | 25/02/2020

Hajduku i Splitit luajti “tenis” dje me Goricën dhe fitoi 6-0. Skuadra e famshme kroate vazhdon të renditet në vend të dytë me 44 pikë, 12 më pak se kryesuesit e Dinamo Zagreb. Ardian Ismajli e zhvilloi ndeshjen të plotë si gjithmonë, ndërsa Francesco Tahiraj u aktivizua për 77 minuta. Lojtari i lindur në Itali po aktivizohet si mbrojtës i majtë, pavarësisht se është një lojtar ofensiv.

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi zhvilloi një tjetër ndeshje shumë pozitive dhe u vlerësua me daljen në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. 23-vjeçari formon qendrën e mbrojtjes me Theophile të Dinamo Zagreb. Kjo është hera e tetë në këtë sezon që Ismajli ia del të jetë pjesë e formacionit të javës në HNL kroate. diçka që nuk e ka bërë asnjë lojtar tjetër.

Lojtari dardan është një pikë fikse e Hajdukut dhe sivjet numëron 22 ndeshje aktivizim. Paraqitje shumë të mirë bëri edhe Tahiraj, i cili u bë pjesë e tre lojtarëve rezervë të formacionit më të mirë të javës, aty ku bën pjesë edhe Arijan Ademi. /abcnews.al

 

Formacioni më i mirë i javës
Ajeti-e1582049361113.jpg
Igli Nikolli18:58 | 18/02/2020

Arlind Ajeti rikthehet të firmosë me një ekip dhe do të vazhdojë karrierën në Danimarkë. Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi qëndron pushim prej korrikut të verës së kaluar, moment kur i dha fund aventurës me Grasshopers.

26-vjeçari ka arritur akordin me Vejle dhe është prezantuar nga skuadra që kryeson divizionin e dytë të futbollit danez. Objektivi i Vejle është rikthimi në elitë, teksa te kjo skuadër aktivizohen edhe Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli.

CV-ja e Ajetit flet vetë, edhe pse nuk është aktivizuar në gjysmën e dytë të vitit 2019. Shpresojmë të rikthejmë në formën më të mirë fizike lojtarin. Është e qartë që 19 ndeshjet me Shqipërinë dhe 41 takimet e zhvilluara në Serie A, janë një shprehje e qartë e kualitetit të Arlindit“, thekson Jacob Kruger, trajneri i Vejle. /abcnews.al

Ramadani.jpg
Igli Nikolli09:59 | 15/02/2020

Vejle po garon fort për t’u kthyer në elitën e futbollit danez dhe e mbylli fazën e parë në vend të parë me 38 pikë, tre më shumë se Fredericia ndjekëse. Në skuadër aktivizohen Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli.

Një tjetër lojtar shqiptar pritet të veshë fanellën e Vejle dhe ai është Arlind Ajeti. Mbrojtësi 26-vjeçar është pa ekip prej korrikut të vitit të kaluar, atëherë kur i dha fund aventurës me Grasshoppers.

Vejle Amts Folkeblad raporton se akordi me ish-mbrojtësin e Shqipërisë është afër. Për Ajetin u interesua edhe Tirana në merkaton e janarit, por nuk u arrit asnjë marrëveshje. Karriera e tij do të vijojë në Danimarkë te Vejle, ekip që çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë. /abcnews.al

 

Arlind Ajeti, kur ishte pjesë e Torinos
Uzuni-e1581706781590.jpg
Igli Nikolli19:54 | 14/02/2020

Myrto Uzuni kaloi një pasdite fantastike. Sulmuesi i kombëtares kuqezi shënoi dy herë dhe i dhuroi fitoren Lokomotivës së Zagrebit në përballjen shtëpiake me Istra. 24-vjeçari nga Berati realizoi dy herë brenda tre minutave, konkretisht në minutën e 63-të dhe 66-të.

 

Si titullar e nisën sfidën edhe Mersinaj, Çokaj dhe Kastrati, teksa kjo fitore e ngjit Lokomotivën në vend të pestë me 34 pikë, një pikë larg zonës që të kualifikon në Europa League. Me dy golat e sotëm Uzuni është ngjitur në shifrën e 5 golave në kampionat gjatë këtij sezoni me skuadrën kroate.

Lojtari shqiptar kreu një driblim shumë të bukur brenda zonës te goli i parë, u lirua mirë nga mbrojtja mike dhe zhbllokoi shifrat. Uzuni tregoi nuhatjen e tij edhe te goli i dytë, aty ku devijoi me kokë drejt portës së Istrës për të vulosur fitoren e Lokomotivës. /abcnews.al

Kumbulla-Rrahmani-e1581705676145.jpg
Igli Nikolli19:17 | 14/02/2020

Hellas Verona po kalon një moment të jashtëzakonshëm në kampionat, aty ku nuk humbet prej 8 ndeshjesh. Ekipi i rikthyer këtë vit në Serie A renditet në vend të gjashtë dhe dyshja Rrahmani-Kumbulla po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre.

Mbrojtësi dardan, Amir Rrahmani do të transferohet në fund të sezonit te Napoli, por ai është i përqendruar për të mbyllur sa më mirë sezonin me Veronën. 25-vjeçari sqaron situatën e bukur që po kalon në një deklaratë për L’Arena, teksa nuk i kursen elozhet për Marash Kumbullën.

Nuk pati ndonjë festë të veçantë pas fitores me Juventusin, thjesht përjetuam një gëzim të madh. Të dielën në mëngjes ishim të gjithë të përqendruar te ndeshja me Udinesen. Objektivi ynë mbetet qëndrimi në Serie A, më pas do mendojmë për gjëra të tjera.

“Unë dua të afirmohem në Serie A dhe të shënoj gola. Kam pasur disa mundësi, por nuk ia kam dalë. Jam i bindur që goli do të vijë, herët apo vonë. Ndihem mirë me shokët e skuadrës, kemi krijuar një grup shumë të mirë. Marrëdhënie më të veçanta kam me Kumbullën, Radunovic dhe Gunter.

Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im te Napoli është më i shtrenjti i historisë së futbollit të vendit tim. Unë nuk e mbaj mendjen aty. Deri në qershor jam një futbollist i Veronës dhe jam krenar që vesh këtë fanellë. Jam i vendosur për ta mbyllur sa më mirë sezonin. Kumbulla si De Ligt? Sigurisht, ndoshta edhe më i fortë se holandezi“, përfundon Rrahmani. /abcnews.al

Balaj-Berisha-e1581704620799.jpg
Igli Nikolli18:38 | 14/02/2020

Elis Bakaj dhe Bernard Berisha kanë shënuar për skuadrat e tyre në miqësoret e sotme. Fantazisti nga Tirana realizoi për Shakhtyor Soligorsk në ndeshjen me Dinamo Brest. 32-vjeçari mori një asist nga krahu i djathtë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Akhmat Grozny nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë Sochy. Këta të fundit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, ndërsa ekipi çeçen reagoi në 45 minutat e dyta.

Bernard Berisha shkurtoi rezultatin në minutën e 72-të, ndërsa Iljin barazoi gjashtë minuta më pas. 28-vjeçari nga Peja mori një asist nga një shok i skuadrës dhe mposhti portierin e Sochy me një gjuajtje të saktë. /abcnews.al

tuci-dhe-uzuni.jpg
Igli Nikolli13:15 | 13/02/2020

Lokomotiva e Zagrebit ka nisur fushatën e rinovimeve. Klubi kroat ka një koloni shqiptarësh në përbërje dhe ka zgjatur bashkëpunimin me tre prej tyre, konkretisht me Jon Mersinajn, Enis Çokajn dhe Indrit Tuci.

I pari aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit, Çokaj në mesfushë, ndërsa 19-vjeçari nga Laçi në sulm. Paraqitjet pozitive janë vlerësuar nga drejtuesit kroatë dhe të tre lojtarët do të jenë pjesë e Lokomotivës deri në vitin 2024. /abcnews.al

Gjasula-Klaus.jpg
Igli Nikolli11:22 | 11/02/2020

Klaus Gjasula gjeti golin e dytë në Bundesligë në fundjavë. Kapiteni i Paderborn i dhuroi një pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij në transfertën e vështirë kundër Schalke 04. 30-vjeçari shqiptar rrëfen në një prononcim për mediat gjermane se pse e nisi ndeshjen nga stoli dhe tregon lëvizjen që bëri te goli i shënuar.

Ndihem shumë mirë. Ishte hera e parë të luaja në këtë stadium dhe mund të them se ishte i jashtëzakonshëm. Isha unë ai që shënova golin dhe jam i lumtur që u kthyem më një pikë në shtëpi. Natyrisht që jam i zhgënjyer kur nuk luaj, por pas virozës gripale që kalova isha stërvitur vetëm tre ditë dhe nuk isha në kushtet e duhura fizike.

Goli? Shkova në shtyllën e parë, sepse mendova se Kai nuk do të kishte më forcë për ta dërguar topin në qendër. Më pas u s’postova më në brendësi dhe funksionoi për fat“, deklaron Klaus Gjasula. /abcnews.al

Voca-Lenjani-e1581262182833.jpg
Igli Nikolli16:30 | 09/02/2020

Idriz Voca ka kaluar Luzern në avantazh në transfertën kundër Xamax. Mesfushori shkatërrues i Kosovës gjeti golin e dytë në Superligën zvicerane. Skemë perfekte e Luzern, teksa italiani Margiotta ekzekutoi një goditje këndi në minutën e 13-të.

22-vjeçari dardan goditi fluturimthi dhe dërgoi topin në rrjetë. Një gol shumë i bukur dhe i çmuar për Vocën, i cili numëron 10 ndeshje të zhvilluara me përfaqësuesen e Kosovës. Shkëlqim Demhasaj e ka nisur nga stoli sfidën për Luzern, njësoj si Taulante Seferi dhe Samir Ramizi për vendasit, aty ku si titullar po luan Arbenit Xhemajli. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono