lece

MBULIM-OPERACIONI-ITALIAN-ARRESTET_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.47-1280x720.jpg
G. P.10:17 | 26/11/2018

Që prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, në provincën e Leçes, Brindizit dhe Barit, policia italiane e mbështetur nga 6 helikopterë, po zhvillon një operacion të gjerë për të ekzekutuar 41 masa ndalimi: 30 me burg dhe 11 arreste shtëpiake. Operacioni zhvillohet me kërkesë të Prokurorisë së Leçes dhe të gjithë personat e përfshirë janë hetuar për “pjesëmarrje në grup kriminal të trafik të substancave narkotike, posedim dhe shpërndarje droge, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje”. Në hetime në total janë përfshirë 55 persona. Ndërkohë, nuk dihet sa prej tyre janë shqiptarë. Hetimet kanë nisur në tetor të 2015-s./abcnews.al

barii.png
G. P.11:28 | 12/10/2018

Rreth 300 kilogramë marijuanë e sekuestruar, e cila në treg do të jepte një fitim prej 3 milionë eurosh dhe dy skafistë shqiptarë në pranga. Është ky bilanci i operacionit të policisë së Barit mëngjesin e së premtes.

Policia e Barit gjatë një patrullimi rutinë kanë sinjalizuar në det një gomone që ishte e ngarkuar më shumë se duhet. Drejtuesit e saj sapo kanë parë agjentët u përpoqën të largoheshin me shpejtësi duke u detyruar më pas të braktisin gomonen me 294 kilogramë marijuanë dhe 16 kilogramë hashash.

Dy skafistët, me shtetësi shqiptare u fshehën në një ndërtesë të braktisur, por agjentët e policisë së Leçes arritën t’i prangosin. Sipas të dhënave të para vlera e drogës nëse do të hidhej në treg do të ishte 3 milionë euro.

Që nga fillimi i këtij viti policia italiane ka arritur të sekuestrojë më shumë se 17 tonë marijuanë, 18 gomone dhe skafe si dhe ka vënë në pranga 42 persona./abcnews.al

drogaaa.png
G. P.10:58 | 11/10/2018

Një tjetër ngarkesë me marijuanë është kapur nga autoritetet italiane në Kanalin e Otrantos. Këtë herë në pranga ka rënë një 41-vjeçar italian nga qyteti i Leçes ndërsa mediat shkruajnë se ngarkesa po i drejtohej brigjeve të Italisë.

Droga ishte fshehur në një fund të dyfishtë në skaf që u zbulua pas kontrollit të imtësishëm të Guardia Di Finanzia. Në total u gjetën 222 pako, të cilat peshonin 352 kilogramë. Në treg droga do të kishte një vlerë prej 3 milionë eurosh.

Gjithashtu autoritetet sekuestruan edhe skafin e përdorur për trafikun e jashtëligjshëm.

Mediat italiane shkruajnë se ky aksion tregon bashkëpunimin e konsoliduar operacional dhe informativ mes autoriteteve shqiptare dhe Guardia Di Finanzias italiane. Që nga fillimi i vitit në vijën bregdetare italiane janë sekuestruar më shumë se 17 tonë marijuanë, janë arrestuar rreth 40 skafistë dhe janë bllokuar 17 mjete lundruese./abcnews.al

DROGA-BASI-1.jpg
G. P.18:36 | 22/02/2018

Një shqiptar është arrestuar në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Alvaro Basi, 25 vjeç nga Shkodra, kishte kohë që ndiqej nga policia në Leçe, por u arrestua mëngjesin e së enjtes pas një kontrolli në shtëpinë e tij.

Në shtëpinë e tij iu gjetën 19.4 gramë kokainë, disa materiale për paketimin e drogës në doza si dhe 415 euro, të cilat mendohet se janë fituar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjitashtu, 25-vjeçari mbante në shtëpi në mënyrë të fshehtë 48 fishekë të kalibrit 12.

Sipas mediave lokale, Alvaro Basi, në moshën 19-vjeçare është arrestuar për vjedhje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono