Lecce

selmani-turqi-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj18:16 | 29/11/2019

Gentian Selmani u largua këtë verë nga skuadra e Laçit për të bërë hapin e radhës në karrierë, duke u transferuar në Turqi, tek ekipi i Menemenspor. Me këtë skuadër, Selmani po bën paraqitje të shkëlqyera, duke marrë vlerësime njëra pas tjetrës.

Paraqitjet e Selmanit kanë bërë që dy skuadra të vihen pas tij. Torino dhe Lecce janë ekipet e interesuara për shërbimet e Selmanit, me Torinon që shihet si ekipi favorit. Portieri aktual, Salvatore Sirigu, i ka kaluar vitet më të mira dhe po zhgënjen mes shtyllave.

Kjo gjë, ka bërë që Torino të mendojë seriozisht për transferimin e Selmanit në janar. Selmani, vetëm 21-vjeç, është objektivi kryesor i Torinos dhe në rast se ky transferim nuk konkretizohet, Leçe është gati për të përfituar./abcnews.al

Lecce-Cagliari.png
Veronik Istrefaj17:16 | 25/11/2019

Takimi mes Lecces dhe Cagliarit i pati të gjitha. Sfida mbyllëse e javës së 13-të në Serie A dhuroi spektakël dhe plot katër gola, me dy skuadrat që u ndanë në barazim 2-2. Kjo sfidë ishte shumë i luftuar dhe tensioni nuk mungoi. Të dyja skuadrat panë kartonin e kuq, me Cagliarin që mori dy të tillë.

Joao Pedro shënoi fillimisht për Cagliarin, me penallti në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë, Nainggolan shënon supergol për të dyfishuar avantazhin. E kur dukej se Lecce e kishte humbur këtë takim, gjyqtari akordon penallti për vendasit në minutën e 81-të, e cila shndërrohet në gol nga Lapadula.

Olsen dhe Lapadula zihen me njëri-tjetrin pesë minuta më vonë dhe ndëshkohen me karton të kuq. Leçe arriti të barazojë me anë të Calderonit në sekondat e fundit të sfidës. Spektakolare!

lECCE-Cagliari.png
Igli Nikolli13:55 | 25/11/2019

Lecce-Cagliari u shty mbrëmjen e kaluar për shkak të shirave të shumtë që kanë rënë në jugun e Italisë. Dueli i javës së 13-të të Serie A u vendos që të luhej sot në orën 15:00, por gjendja e keqe e motit e rrezikonte sërish.

Gjithsesi, është marrë vendimi dhe ky takim do të luhet ditën e sotme (15:00). Situata në qytetin e Lecces është përmirësuar, dielli ka dalë dhe mediat italiane konfirmojnë zhvillimin e përballjes.

Vendasit renditen në vend të katërt nga fundi, numërojnë 10 pikë dhe do të tentojnë të marrin pikë për mbijetesën përballë një Cagliari shumë të fortë. Ekipi sard është surpriza e këtij sezoni dhe një triumf i rikthen në vend të tretë, në të njëjtën kuotë pikësh me Lazion. /abcnews.al

lecce-2.jpg
Klejdi Kaimi12:07 | 25/11/2019

Ndeshja mes Lecces dhe Cagliarit e programuar për tu luajtur ditën e djeshme në darkë nuk u zhvillua, për shkak të shiut të rrëmbyer që ka pushtuar këto ditë Italinë. Federata italiane vendosi që sfida të zhvillohet ditën e sotme në orën 15:00, por sërish ka dyshime pasi moti vazhdon të jetë i paqëndrueshëm.

Kanë qenë të shumtë tifozët e Calgliarit të cilët kanë udhëtuar nga ishulli i Sardenjës drejt Lecces për të ndjekur ekipin e zemrës. Moszhvillimi i sfidës i kapi ‘mat’ tifozët duke mos pasur një ide se si ta kalojnë natën në qytetin e Lecces. Zgjidhja ka ardhur pikërisht tifozët vendas, të cilët kanë kryer një gjest të mrekullueshëm, duke i hapur dyert e shtëpive për tifozët miq. Pak a shume siç ndodhi në duelin Kosovë-Angli, aty ku tifozët dardanë ftuan në shtëpitë e tyre mbështetësit që kishin ardhur nga Anglia.

Lajmi bëri bujë në mediat italiane duke i vlerësuar në maksimum tifozët e Lecces. ”Ky është shembulli që duhet të ndjekim në futboll, respektimi i tifozëve kundërshtar, ky gjest ndihmon në edukimin e brezit të ri”, shkruanin gazetat në Itali. Calgliari po zhvillon një sezon fantastik deri më tani, ku po lufton për një vend në zonën Champions pasi renditet në vendin e 5 me 24 pikë. /abcnews.al

selmani-turqi-1280x853.jpg
Vladimir Prenga10:54 | 21/11/2019

Gentian Selmani po paraqitet mirë në Turqi me Menemenspor, klub që garon në ligën e dytë turke. Portieri i Shqipërisë U21, i grumbulluar disa herë edhe me kombëtaren A, mund të ndryshojë ekip në janar ose në verë.

“Calciomercato.it” shkruan Selmani është në fokusin e dy klubeve të Serie A, Lecce dhe Torino. Vetë menaxheri i portierit, Deniz Uysal, ka mohuar të ketë bisedime me klubet e sipërpërmendura, por zbulon se 21-vjeçarin e duan në Gjermani dhe në Superligën turke.

“Ne nuk kemi pasur kontakte zyrtare me këto dy klube. Por presidenti i Menemenspor na ka thënë se dëshironte të bisedonte me disa klube italiane. Na kanë ardhur oferta për Selmanin nga klube të Superligës turke dhe nga Bundesliga gjermane”, ka deklaruar Uysal. /abcnews.al

Strakosha.png
Igli Nikolli17:08 | 10/11/2019

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë në Europa League për Lazion, ndryshon situata në kampionat. Bardhekaltrit arritën fitoren e katërt rresht në kampionat përballë Lecces. 4-2 përfundoi dueli i zhvilluar në “Olimpico”, çka bën që ekipi i Inzaghit të najë vendin e tretë me Cagliarin.

Correa shënoi një dygolësh, ndërsa Milinkovic-Savic dhe Immobile plotësuan “pokerin” e Lazios. Golat u harxhuan në kryeqytet dhe dy ndeshjet e tjera u mbyllën ashtu siç nisën.

Atalanta (Gjimshiti u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes) nuk ia doli të fitonte ndaj Sampdorias në transfertë, ndërsa pritjet e Etrit Berishës i dhuruan një pikë Spalit në transfertën kundër Udineses. /abcnews.al

Lazio – Lecce 4-2
(Correa 30′, 80′, Milinjkovic-Savic 62′, Immobile (pen) 77′ / Lapadula 40′, La Mantia 85′)
Sampdoria – Atalanta 0-0
Udinese – Spal 0-0

Brescia.png
Igli Nikolli17:16 | 03/11/2019

Gola, dëmtime dhe kore raciste në ndeshjen Verona-Brescia. Ndeshja nisi keq për Marash Kumbullën që u detyrua të linte lojën shumë shpejt. Një dëmtim muskulor frenoi 19-vjeçarin e talentuar, i cili u ndërrua në minutën e 16-të.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola dhe emocionet ishin ruajtur në fraksionin e dytë. Salcedo Mora zhbllokoi ndeshjen në fillim e pjesës së dytë për vendasit. Verona nuk u ndal dhe shënoi sërish.

Matteo Pessina, i cili erdhi nga stoli, dyfishoi shifrat  në minutën e 81-të me anë të një diagonaleje të saktë. Miqtë reaguan dhe shkurtuan rezultatin me Mario Balotellin. Ultrasit vendas nuk i kursyen koret raciste kundrejt sulmuesit italian, i cili nuk duroi dhe shkelmoi një top drejt tribunës së tyre.

 

Balotelli shënoi një eurogol, por nuk mjaftoi për të marrë pikë. Fitorja e dytë radhazi për Veronën dhe humbja e tretë rresht për Brescian. Amir Rrahmani u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes për vendasit, ndërsa Emanuele Ndoj u hodh në fushë në fillimin e pjesës së dytë nga trajneri i Brescias.

Në ndeshjet e tjera ra në sy futorja e Udineses në fushën e Genoas, ndërsa sfida Lecce-Sassuolo (ndeshja e parë në Serie A mes këtyre dy ekipeve) përfundoi në barazim 2-2. /abcnews.al

Genoa – Udinese 1-3
(Pandev 22′ / De Paul 32′, Sema 87′, Lasagna 90+5′)

Lecce – Sassuolo 2-2
(Lapadula 18′, Falco 42′ / Toljan 35′, Berardi 85′)

Verona – Brescia 2-1
(Salcedo Mora 50′, Pessina 81′ / Balotelli 85′)

Dybala.png
Igli Nikolli17:01 | 26/10/2019

Juventusi ngec në “Via del Mare” të Lecces. Dueli i drekës është mbyllur pa fitues. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, edhe pse bardhezinjtë gjetën golin pas çerek ore lojë. Alex Sandro shënoi, por VAR-i anuloi gjithçka.

Djemtë e Sarrit, të cilët nuk kishin shërbimet e Ronaldos, dominuan, por pjesa e parë u mbyll pa gola. E dyta nisi me një penallti për miqtë. Dybala nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi Juven në avantazh. Lecce gjeti forca dhe reagoi. Vendasit fituan një penallti falë krahëve të De Ligt.

Mbrojtësi holandez po has probleme dhe kjo është e disata herë që topi ndalet në krahun e tij. Kapiteni Mancosu mposhti polakun Szczesny dhe në stadium shpërtheu festa. Lecce, që frenoi edhe Milanin javën e kaluar, ia doli të ruante barazimin edhe pas 7 minutave shtesë, me gjithë ndeshjen që u mbyll 1-1.

Lecce ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa ekipi i Sarrit regjistron barazimin e dytë në kampionat pas atij kundër Fiorentinës. Juventusi kryeson me 23 pikë, por një fitore e Interit kundër Parmës rikthen ekipin e Contes në vend të parë. /abcnews.al

Lecce – Juventus 1-1
(Mancosu (pen) 56′ / Dybala (pen) 50′)

Pioli-2.jpg
Veronik Istrefaj23:22 | 20/10/2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, nuk ia doli të debutojë me fitore në takimin kundër Leçes, duke marrë vetëm një barazim 2-2. Pas kësaj sfide, tekniku italian tha:

“Ka shumë gjëra pozitive që më bëjnë optimist për të ardhmen, por sot duhet të kishim fituar. Kishim shumë raste për ta mbyllur ndeshjen, por nuk arritëm të ishim të saktë dhe i dhamë mundësinë rivalëve për të besuar dhe për të barazuar. Babacar dhe Calderoni janë lojtarë shumë të mirë, kam punuar më parë me to.

Sot luajtëm me tre qendërmbrojtës, por ndaj Romës javën e ardhshme do të jetë shumë ndryshe. Më keni pyetur dje se si e kam gjetur Milanin dhe nuk kisha një përgjigje të saktë. Sot mësova se kjo skuadër ka shumë gjëra pozitive, por po flasim për Milanin: Duhet t’i fitojmë ndeshjet shumë më shpejt.

E zëvendësova Leaon jo se nuk mund të luajë së bashku me Piatek, por pati disa probleme shqetësore. Do të kemi shumë ndeshje përpara dhe eksperimentet nuk do të mungojnë”, përfundoi Pioli./abcnews.al

Calha.jpg
Veronik Istrefaj22:47 | 20/10/2019

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 kundër Leçes në San Siro, duke marrë vetëm një pikë nga ky takim. Kjo ishte ndeshja e parë e Stefano Piolit në krye të “Djallit” dhe tekniku italian nuk arriti të debutojë me fitore. Ishte Calhanoglu që shënoi golin e parë të kësaj sfide, në minutën e 20-të. Fantazisti turk shënon një gol shumë të bukur nga një kënd i vështirë, duke goditur fluturimthi me të djathtën. Ky gol, i çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, ekipi i Leçes shtyu më shumë në repartin sulmues, madje arritën dhe të barazonin. Conti prek topin me dorë brenda zonës dhe penallti për miqtë në minutën e 62-të. Sulmuesi Babacar merr përsipër ekzekutimin e këtij 11-metërshi dhe në dy tentativa, mposht Donnarummën.

Pioli ndërhyn në formacion dhe nuk pajtohet me këtë barazim, duke aktivizuar sulmuesin polak, Kryzstof Piatek. Ishte pikërisht bomberi kuqezi ai që gjeti rrjetën, në minutën e 81-të. Megjithatë, Leçe nuk do të dorëzohej dhe me anë të një supergoli nga Calderoni, vendosi rezultatin final të sfidës në 2-2./abcnews.al

Serie A, java 8

Milan – Leçe 2-2
Calhanoglu 20′, Piatek 81′ / Babacar 64′, Calderoni 90+4′


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono