laura llozi

virtuozet.jpg
G. P.09:46 | 16/04/2018

Përfundoi me shpalljen e fituesve spektakli “Virtuozët” i organizuar në TV Klan. Mes shumë emocioneve dhe magjisë që dhuruan 7 konkurrentët, të cilët mbërritën deri në finale, ky spektakel uli mbrëmë me sukses siparin e tij.

Në tre kategori, kanto, balet dhe instrument u shpall nga një fitues. Kështu në kategorinë kanto mes dy “Virtuozëve”, Arturit dhe Xhoidenit trofeu shkoi për këtë të fundit.

Ndërsa në kategorinë balet, Eskejda triumfoi në përballjen me Menajdën. Ishte balerina Andeta Toromani, ajo e cila dha çmimin për kategorinë balet.

Në instrument garuan Laura, Tedi dhe Klaudio. Fituese e kësaj kategorie u shpall e vetmja vajzë mes dy djemve, Luara Llozi.

E ftuar në këtë finale ishte dhe balerina Klaudia Pepa, e cila shkëlqeu si gjithmonë me performancat e saj.

Një tjetër i ftuar ishte dhe violinisti Piro Gjezi, i cili bën pjesë në plejadën e artë të solistëve dhe instrumentistëve shqiptarë. Profesori Gjezi dha çmimin në kategorinë instrument.

Më pas të tre konkurrentët që morën trofeun interpretuan për çmimin e madh. E ftuar për të shpallur fituesin ishte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Çmimin e madh të spektaklit të vetëm të muzikës klasike në Shqipëri e fitoi Laura Llozi, e cila interpretoi në instrument./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono