largim

zidane.jpg
G. P.22:57 | 05/06/2018

Zinedine Zidane pati një arsye të fortë për t’u larguar nga Reali i Madridit. Mediat raportojnë se legjenda franceze pati mosmarrëveshje me presidentin Florentino Perez.

Kur u shfaq para mediave në krah të presidentit, askush nuk e priste.

Shtangia ishte e plotë, kur Zinedine Zidane tha fjalët tashmë të famshme se “vendosa të mos vazhdoj sezonin tjetër si trajner i Realit të Madridit”, ndërsa nxitoi të shtonte se “fola me presidentin për t’i shpjeguar atë që mendoja”.

Gjithsesi, askush nuk mbeti i bindur për ato që u dhanë si arsye të largimit të tij nga klubi më i madh i botës”.

Nuk kanë kaluar shumë ditë, dhe mediat raportojnë se ishte një mosmarrëveshje mes trajnerit, tashmë një ish, dhe presidentit të plotfuqishëm Florentino Perez, që solli vendimin që të gjithë e dimë.

Përse ky konflikt mes dy njerëzve që ngjanin si vëllezërit siamezë?

Gjithçka lidhur me planet për të ardhmen, për lojtarët që duhej të afroheshin në klub.

Zidan, mësohet se dëshironte me patjetër të merrte yllin e Çelsit, Eden Hazar, pavarësisht sesa mund të kushtonte ai, 100 apo 150 milionë euro.

Presidenti kishte ide të tjera, dhe dëshironte portierin e Mançester Junajtidit, dhe të Spanjës, David De Gean.

Duhej marrë ose njëri, ose tjetri, ndërsa ndoshta nuk ka pasur dakordësi as për brazilianin Nejmar.

Pasi Perez këmbënguli për De Gean, mediat shkruajnë se Zidan iu përgjigj: “Unë nuk vazhdoj më tej, merre ti drejtimin e skuadrës”.

Përpjekjet e mëvonshme të numrit 1 të klubit për ta bindur, mesa duket nuk patën vlerë, dhe gjërat precipituan shpejt.

Zidan u largua në kulmin e lavdisë, tri herë kampion i Europës, fitues i vjetshëm i La Ligës, fitues i dy Superkupave të Europës dhe dy Kupave të Botës për klubet.

Tashmë, Reali po kërkon ethshëm një pasardhës të francezit, por ende nuk po e gjen./abcnews.al

RONALDO-1280x720.jpg
G. P.16:47 | 30/05/2018

Cristiano Ronaldo shkakton një skandal të vërtetë në festimet e Realit pas Championsit. Sjellja e tij me presidentin Perez e bën më të sigurt largimin nga Madridi.

Pamjet festive dhe pozat triumfuese nuk mund ta fshehin të vërtetën.

Cristiano Ronaldo është gjithnjë më larg Realit të Madridit, pavarësisht lavdisë shumëvjeçare në kryeqytetin e Spanjës, kulmuar me Championsin e fundit.

Superylli portugez shkaktoi një skandal të vërtetë pikërisht në momentet më të lumtura, ndërsa kremtohej në Madrid, duke mos i dhënë dorën presidentit të klubit, Florentino Perez.

Pamjet flasin tepër qartë.

Edhe kur, në një çast tjetër, ai takohet me Perezin dhe ia jep dorën, gjithçka duket e ftohtë, si në një marrëdhënie të krisur.

E gjitha kjo, në të njëjtën kohë kur Ronaldo fliste kështu në sy të tifozëve në “Bernabeu”.

Cristiano Ronaldo: “Ç’mund të them unë për këta tifozë. Ata na kanë dhënë gjithçka në çdo ndeshje. Është nder të luash në klubin më të madh të botës. Ju falenderoj. Ndihem shumë mirë prej pasionit tuaj. Po ashtu, me këta lojtarë. Unë jam i tillë, dua që të fitoj, dhe me këta lojtarë është e pamundur të mos fitosh Championsin”.

Po ashtu, mediat raportuan për konflikt mes Ronaldos dhe kapitenit Sergio Ramos, që e kritikoi për fjalët e thëna pas finales së Championsit, duke nënkuptuar largimin nga Reali.

Një gjë duket qartë, ajo që në dhomën e zhveshjes në stadiumin e Kievit, Ramos festoi me këto tjetër, përveçse me portugezin.

Largimi i CR7-s duket edhe më i sigurt kur lexon mediat europiane të cilat shkruajnë për ofertën e Paris SG për të.

Klubi francez i jep 45 milionë euro rrogë në sezon, besohet po aq sa Mesi merr tek Barcelona, ndërsa 150 milionë euro i jepen Realit për kartonin e tij.

Tashmë, pas shumë spekullimeve e grindjeve, duket se epoka e madhe 10-vjeçare e Cristiano Ronaldos në Madrid po merr fund.//abcnews.al

komisione.jpg
G. P.15:40 | 30/05/2018

Opozita ka vijuar strategjinë e saj të pjesëmarrjes në komisione parlamentare vetëm për të denoncuar çështjen më të rëndësishme për ta: largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nga detyra. Arena e diskutimit të së hënës për demokratët ishte komisioni i medias, i drejtuar nga Albana Vokshi.

Vend të rëndësishëm zuri diskutimi mbi dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Blendi Kasmi gjatë protestës së të shtunës të organizuar nga opozita. Pas debatit, ku demokratët kërkuan distancimin e socialistëve nga kjo ngjarje dhe thirrjen e gazetarit në seancë dëgjimore, socialistët hodhën poshtë kërkesën dhe vijuan me rendin e ditës pas largimit të opozitës nga salla./abcnews.al

astrit-patozi-1280x590.jpg
G. P.11:35 | 01/05/2018

Astrit Patozi njoftoi zyrtarisht ndarjen nga ajo që quan Partia Demokratike e Bashës. I ftuar ne studion e gazetarit Sokol Balla, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike sot kritik i lidershipit të kësaj force politike u shpreh se do t’i përkushtohet një projekti të ri.

Një nga kritikët më të ashpër të kreut demokrat Lulzim Basha dhe lidershipit të tij, shpejt mund të jetë edhe kundërshtari i tij politik. Astrit Patozi njoftoi ndarjen përfundimtare nga ajo që quan “Partia e Bashës”.

Astrit Patozi: “Unë nuk ndjej asnjë detyrim ndaj partisë së Lulzim Bashës, e them me bindje të plotë pa keqardhje. Ndërkohë ndihem përjetësisht borxhli dhe mirënjohësndaj PD që nuk ekziston më. Ajo sot është partia e Lulzim Bashës që nuk ekziston më. Shoqëria shqiptare në këtë stad që është ka nevojë për një projekt të ri politik”.

Nëse do të jetë Lëvizje apo Parti, këtë Patozi nuk mund ta thotë ende, duke ia lënë në dorë ekzistencën e saj reagimit të demokratëve që ndihen të papërfaqësuar.

Astrit Patozi: “Në rast se nuk e bëjmë ne, do  ta bëjnë të tjerët. Unë jam i vendosur që ta ndjek me të gjithë kapacitetet dhe energjitë e mia. Në rast të kundërt, nëse ky projekt nuk do mbështetet, nuk do shndërrisë sigurisht që jeta është e bukur edhe pa politikë”.

Astrit Patozi theksoi se nuk e ka menduar veten kryetar të Partisë Demokratike dhe se për preferenën e tij që kandidatura t’i shkonte Jozefina topallit, ka dëshmitar vetë Sali Berishën./abcnews.al

pacolli.jpg
G. P.15:19 | 02/04/2018

Qeveria e Kosovës mund të ketë probleme pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga kryeministri Haradinaj. Lideri i AKR-s, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar daljen nga koalicioni qeveritar nëse shkarkohet ministri Flamur Sefaj, i cili ishte përfaqësues i saj.

Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re, nuk e ka pranuar ende zyrtarisht largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj. Ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të AKR-s, për shkak të aksionit policor, ku u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq, AKR-ja ende nuk ka dhënë vendimin përfundmitar për këtë kërkesë të kryeministrit.

Haradinaj në arsyetimin e tij ka thënë se Sefaj ishte në dijeni për zhvillimin e këtij aksioni disa ditë më parë se sa ai të ndodhte dhe pavarësisht kësaj nuk e kishte informuar.

Në bazë të marrëveshjes së koalicionit PAN, ministrat e AKR-s nuk ka të drejtë t’i shkarkojë askush tjetër përveç liderit të partisë, Behgjet Pacolli.

Kryetari i të rinjve në AKR, Zijadin Geci, u shpreh se Flamur Sefaj do jetë ministër, në të kundërt askush tjetër nga AKR nuk do ta zëvendësojë atë.

trump-debimi.jpg
G. P.20:50 | 30/03/2018

Presidenti Trump ka shprehur vullnetin e tij për të tërhequr trupat nga Siria, pasi sipas tij, qëllimi i luftës kundër ISIS është arritur. Por për disa zyrtarë të administratës amerikane, situata reale është shumë larg të qënurit e tillë.

Presidenti Donald Trump ka shprehur dëshirën e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhe ka nisur të diskutojë hartimin e planit me këshilltarët e tij. Por dy pjesëtarë të administratës kanë deklaruar se kjo lëvizje e tij nuk përkon me realitetin që është në terren dhe as me interesat e Shteteve të Bashkuara në Siri.

Në një fjalim të mbajtur të enjten në Riçfilld të Ohajos, Trump shprehu vullnetin për të tërhequr trupat amerikane nga vendi i Lindjes së Mesme dhe t’ia dorëzojë përgjegjësinë për sigurinë vendeve fqinje.

“Le të merren të tjerët tani. Shpejt, shumë shpejt, ne do të jemi jashtë dhe do të mbështesim vendin tonë, të cilit i përkasim e ku duam të jetojmë”, tha Trump.

Për pjesëtarët e administratës, të cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters” në kushte anonimati, ky fjalim tregon se kreu i shtetit i ka nisur përgatitjet me këshilltarët e tij, të cilët i ka pyetur disa herë me zë të lartë, përse duhet që trupat amerikane t’u vihen pas këmba këmbës militantëve?

Trump e ka bërë të qartë se sapo ISIS dhe mbeturinat e tij të jenë asgjësuar Shtetet e Bashkuara do t’ua kalojnë kujdesin për sigurinë vendeve të tjera; por kjo situatë, sipas burimeve të “Reuters”, është ende shumë larg të qënit reale.

Burimet thonë se këshilltarët për sigurinë i kanë sugjeruar Trump që trupat amerikane të qëndrojnë edhe për të paktën dy vjet të tjera për t’u siguruar që militantët janë mundur dhe që Siria të mos kthehet në bazë për Iranin. Gjithashtu, shtojnë ato, strategjia e mirëfilltë për realizimin e projektit të presidentit duhet ende të përgatitet./abcnews.al

ministria-e-drejtesise-1280x653.jpg
G. P.13:33 | 24/03/2018

Largohen nga detyra 63 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, të cilët nuk janë rekrutuar sipas procedurave të konkurrimit. Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një njoftimi publik ka urdhëruar që Shërbimi i Provës të kalojë në “site” personat e korruptuar dhe atyre që kanë abuzuar me detyrën. Nga raporti i Departamentit të Administratës Publike është konstatuar se në periudhën Janar 2014-Gusht 2017, kur Shërbimi i Provës dhe Ministria e Drejtësisë drejtohej nga LSI, figurojnë të paguar si nëpunës 92 punonjës në kundërshtim me ligjin. Për 63 punonjësit ka nisur menjëherë procedurën e largimit. Pjesa tjetër prej 29 punonjësish të emëruar me këtë formë janë larguar më parë, për arsye të ndryshme./abcnews.al

keshilltaret-e-lsi.png
G. P.12:02 | 22/03/2018

Katër këshilltar bashkiakë në Shkodër ikin nga LSI dhe i bashkohen PS. Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj përmes një deklaratë për mediat njoftuan se i bashkohen PS.

Ata thonë se LSI dhe PD lanë pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve, duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja.

“Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë. Deklarojmë largimin nga politika anti shqiptare e Lulzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thonë ndër të tjera ata.

Në fund ata u bëjne thirrje të gjithë këshilltarëve në bashkitë e vendit të largohen nga LSI./abcnews.al

gjenerali-1280x663.jpg
G. P.11:13 | 16/03/2018

Shtëpia e Bardhë përgënjeshtroi raportimet e mediave amerikane që presidenti Donald Trump do të shkarkojë këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Gjeneralin MekMaster. Uashington Post, që e bazon lajmin në 5 burime të ndryshme, shkruan se largimi i gjeneralit është shtyrë për të evituar poshtërimin e tij.

Një tjetër lëkundje brenda administratës amerikan, fillimisht e njoftuar e më pas është përgënjeshtruar. Presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte vendosur të shkarkonte këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Gjeneralin H.R McMaster dhe po mendonte për pasuesit e tij të mundshëm. Kështu të paktën shkruante gazeta e njohur amerikane “Uashington Post”, që citon 5 burime në dijeni të planit të Trump.

Prej javësh në fakt, dolën zëra që McMaster ishte në shënjestër, por zëvendësimi i tij duket se pësoi një përshpejtim pas shkarkimit, disa ditë më parë të sekretarit të shtetit, Rex Tillerson. Sipas asaj që shkruan e përditshmja amerikane, nëse presidenti nuk e ka larguar është vetëm sepse dëshiron që të shmangë që gjenerali me tre yje të poshtërohet dhe që në vend të tij të vijë një zëvendësues i fuqishëm.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka përgënjeshtruar raportimet e shtypit për një shkarkim të mundshëm të Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, H.R McMaster.

“Kam folur me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe me gjeneralin, dhe në kundërshtim me atë çfarë është raportuar, ata kanë një mardhënie të mirë me njëri-tjetrin”. Nuk do të ketë ndryshime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, ka shkruar në një mesazh në tuitër Sarah Sanders.

Ndërkaq, vetë presidenti Donald Trump në një mesazh në Twitter pohoi pas dorëheqjes së Këshilltarit për Ekonominë në Shtëpinë e Bardhë, bëri të ditur se dëshiron të bëjë disa ndryshime në administratë. Nuk dihet nëse me atë mesazh i referohej vetëm shkarkimit të Tillerson, apo një reformimi rrënjësor të ekipit të tij./abcnews.al

shpend-ahmeti.png
G. P.22:52 | 07/03/2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka braktisur lëvizjen Vetëvendosje, nën logon e të cilës u zgjodh dy herë rresht për të qeverisur kryeqytetin e Kosovës.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Ahmeti bën me dije se çfarë e ka shtyrë drejt largimit nga Vetëvendosje është situata e rëndë politike e sociale në Kosovë. Ahmeti vlerëson se Kosova udhëhiqet nga një klasë politike e paaftë të ballafaqohet me sfidat e shtetit.

“Pikërisht në 10-vjetorin e pavarësisë është i pashmangshëm reflektimi se çfarë mund të ishte sot Kosova nëse do të ishte bërë një rotacion i gjeneratave politike, jo sipas moshës por sipas mendësisë”, thotë Ahmeti.

Më tej, Ahmeti e argumenton largimin e tij edhe me debatet e fundit në radhët e lëvizjes Vetëvendosje, të cilat sipas tij kanë shkaktuar dëme të pariparueshme.

“Në muajt e fundit kam vëzhguar një debat me dëme të pariparueshme, që as armiqtë më të mëdhenj të Vetëvendosjes dhe të shtetit të Kosovës nuk do të mund ta imagjinonin”, thotë Ahmeti./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono