lamtumira

103257669_mediaitem103257668.jpg
ent ela18:50 | 01/09/2018

Familjarë, të afërm, miq, por edhe rivalë të betuar politikë i kanë dhënë lamtumirën senatorit Xhon MekKein në ceremoninë mortore të mbajtur në Uashington. Me kërkesë të veteranit të luftës, ceremonia është udhëhequr nga ish-presidentët Obama dhe Bush, ndërkohë që Donald Trump nuk ka qenë i pranishëm.

Ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe Xhorxh W. Bush u mblodhën të shtunën bashkë me mijëra qytetarë për të nderuar Xhon MekKein, senator i Arizonës dhe veteran i luftës së Vietnamit. Trupi i MekKein mbërriti në katedralen kombëtare të Uashingtonit pasi autokolona që e shoqëronte ndaloi së pari në Memorialin e Veteranëve, ku bashkëshortja e tij Sindi MekKein vendosi një kurorë me lule në nder të atyre që kanë humbur jetën në betejë. Më pas, pjesëtarë të ushtrisë amerikane transportuan mbi shpatulla arkivolin brenda në katedrale, të ndjekur nga miqtë dhe të dashurit e të ndjerit, por edhe nga figura e ish-figura kyçe të politikës amerikane në dekada. MekKein i kishte kërkuar pikërisht ish-rivalëve të tij Obama dhe Bush, njëri demokrat dhe tjetri republikan, që të mbanin fjalimet. Një veprim ky i interpretuar si një mesazh drejtuar vendit për dëshirën e tij për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy partive që ndajnë skenën politike amerikane. Senatori dhe ish-i burgosuri i luftës ndërroi jetë në më 25 gusht për shkak të kancerit në tru, në moshën 82-vjeçare. Donald Trump, i kritikuar ashpër nga MekKein pavarësisht se të dy vinin nga radhët e republikanëve, e kaloi ditën duke postuar cicërima për çështje të tjera. Por pavarësisht kësaj, anëtarët kryesorë të rrethit të tij të ngushtë nisur nga e bija Ivanka, dhëndri Xhared Kushner, shefi i stafit Xhon Kelli dhe këshilltari Xhon Bolton ishin të pranishëm në ceremoninë solemnte. Familja MekKein e kishte bërë të qartë se Trump nuk ishte i mirëpritur në shërbimin memorial në Arizona, në atë në Uashington dhe në ceremoninë mortore private të mbajtur në Anapolis, ku ndodhet dhe Akademia e Marinës amerikane. /abcnews.al

LAMTUMIRA-E-ADMIR-BOKRINES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela10:58 | 21/08/2018

Ceremonia mortore për Admir Bokrinën u bë në vendlindjen e tij në Oblikë. 32-vjeçari shkodran humbi jetën në tragjedinë e urës Morandi në Xhenova të Italisë.

E përcollën për në banesën e fundit nga vendlindja e tij në Oblikë.  Admir Bokrina  humbi jetën një javë më parë nga shembja e urës në Itali. Miq, të afërm e familjarë morën pjesë në ceremoninë mortore të 32 vjeçarit i cili do të prehet në Shkodër.

Ruzhdi Podja, mësues: “Janë t’u shpërthy banda, banka, drogë, por t’u lyp punë 32 vjeç, është edhe krenari për tan Anën e Malit”

Lot dhe dhimbje jo vetëm për familjarët, por për këdo që e njihte Admirin. Ai emigroi në moshë të re, dhe gjithmonë sipas të njohurve të tij kishte lënë respekt. Disa prej atyre që punuan me 32-vjeçarin në Itali, u kthyen për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Muhamed Ceka, emigrant në Itali: “Unë e kam pas në puën babin edhe djalin s’ka dy tre muaj që e kam pas te puna. Fatkeqësi e madhe, Zot mos ia ço kuj”.

Sëbashku me Bokrinën humbi jetën edhe 22 vjeçari Marjus Djerri, i cili ndodhej në të njëjtën makinë duke shkuar për në punë.

Ura “Morandi’ ne Genova u shemb mesditën e 14 gushtit, duke shënuar tragjedinë më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në Itali, me humbjen e të paktën 43 personave./abcnews.al

gaqo-cako-1.jpg
G. P.16:28 | 02/08/2018

Gaqo Çako na la lamtumirën. Nderimet e fundit për njeriun që la gjurmën e tij si një artist kalibri  në muzikën klasike dhe të lehtë u bënë në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Zëri i tij në ariet dhe këngët që përbëjnë të artin fond të muzikë së lehtë dhe repertorin e Teatrit të Operas dhe Baletit dëgjoheshin teksa familjarët, bashkëpunëtorët e një rrugëtimi të gjatë në skenën shqiptare, miqtë, njerëzit e zakonshëm dhe të politikës kryenin homazhe e më pas linin me shkrim një falënderim apo kujtim të kaluar me Gaqo Çakon.

Jeta e Gaqo Çakos u ndërpre në moshën 83-vjeçare. Ai e jetoi atë si tenori kryesor i Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1961, për tre dekada në vazhdim në kryevepra si “La Traviata”, “Norma” “Rigoletto” dhe ato shqiptare “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, “Skënderbeu” apo “Zgjimi”.

Zëri i bukur dhe me një teknikë të jashtëzakonshme u dëgjua jo vetëm në skenë e operas, por edhe në atë të festivaleve në Radio dhe Televizionin Shqiptar. E kujtojmë zërin e Gaqo Çakos te ato që sot kritika i vlerëson si emblematike, “Këputa një gjethe dafine” apo “Udhët e Atdheut”!

Vokali dhe profesionalizmi i tij mbërriti edhe në skenat italiane, aty ku studioi në konservatorin e “Santa Cecillias” si edhe në të famshmin “Cajkovsky” në Rusi.

Në skenat ku është kënduar historia e muzikës shqiptare Gaqo Çakos ishte aty. Këngët e shekullit në Televizionin Klan ishte programi muzikor që e ringjiti në skenë./abcnews.al

vlcsnap-error679-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 28/02/2018

Familjarë, artistë, studentë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve i dhanë lamtumirën kritrikut të arteve dhe ish-drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve Gezim Qendro.

Në Bibliotekën e Galerisë Kombëtare, ambjent i krijuar prej tij, u mbajtën homazhet për ish-drejtorin e këtij institucioni Gëzim Qendro. Kritiku i njohur i artit humbi luftën me sëmundjen e pashërueshme në moshën 60 vjeçare. Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cilësoi si humbje të madhe të një profesionisti idealist dhe miku me të cilin ka bashkëpunuar prej 20 vitesh

Studiuesja Eleni Laperi  tha se Gëzim Qendro do të mbahet mend gjatë edhe si njëri prej ish-drejtuesve më të sukseshëm të Galerisë Kombëtare të Artit.

Miku dhe bashkëpunëtori i tij italiani Stefano Romano kujton momentin, kur për herë të parë sëbashku krijuan skenën e parë të artit bashkëkohor TICA.

Valentina Koca e cilëson një ditë të trishte dhe humbje të dyfishte si profesionist dhe njeri.

Përveç kontritubit artistik, Gëzim Qëndro, njihet edhe si autor i përkthimeve të shumta mbi historinë dhe teorinë e artit. 60 vjeçari Qendro ka lënë pas një krijimtari të pasur me monografi, mes të cilave mund të veçohen “Kinostudio – Shqipëria e vjetër”, “Surrealizmi socialist”, “Heronjtë janë të uritur”, “Fuqia e Imazheve” apo edhe “Arkeologjia e Mëngjesit”.

Me duartrokitje, mes lotësh është përcjellë për në banesën e fundit Gëzim Qendro. /abcnews.al

vlcsnap-error690-3-1280x720.jpg
ent ela14:11 | 20/02/2018

Velipoja i dha lamtumirën e fundit babait 2 fëmijeve fëmijët që humbën jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e së dielës në rrugën Shkodër –Velipojë.

Vajza 10 vjeçe në spital akoma nuk ka dhënë shenjë përmirësimi, ndërsa nëna e saj është jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të gjendjes së rëndë pas aksidentit nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë mortore.

Viktimat e këtij aksidenti u përcollën pas një lutjeje në kishën e Velipojës nga Arqipeshkvi Angelo Massafra.

Ndërkohë lidhur me shkakun e aksidentit tragjik, akoma nuk ka dalë zyrtarisht një përgjigje e ekspertizës./abcnews.al

vlcsnap-error995-1280x720.jpg
ent ela16:22 | 13/01/2018

Kolegë, miq, artistë dhe artdashës i kanë dhëne lamtumirën mes lotësh dhe kurorave me lule, mjeshtrit të valles shqipe Rexhep Çeliku. Homazhet u mbajtën në Muzeun Historik Kombëtar.

Qytetarë të shumtë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, miq, artistë politikanë dhe artdashës, kanë kryer homazhe në Muzeun Historik Kombëtar në shenjë nderimi për mjeshtrin e madh të valles shqipe Rexhep Çeliku.

Valltarja edhe partnerja e tij e skenës Lili Cingu e pikëlluar thotë se Rexhep Çeliku ishte një shqipe që depërtonte me vallen e tij lehtësisht te spektatori vendas dhe i huaj.

Drejtoresha e Operas dhe Ansamblit  Zana Çela e cilëson humbje e madhe për kombin dhe artin.

Gerti Druga dejtori artistik i Ansamblit e cilëson veten me fat që bashkëpunoi me Rexhep Çelikun edhe për festimet e 60 vjetorit të Ansamblit.

Kolegët e ngushtë me të cilët ndau skenën dhe miqësinë, vlerësonin dëshirën dhe entuziazmin që ai kishte për jetën.

Vallja të mos ndalet e shqipja të fluturojë lart ishte dëshira e Rexhep Çelikut. Valltarët pasardhës, me të cilët punoi një jetë të tërë te bindur janë se zëvendësimi i tij është i vështirë, por ata ndihen të frymëzuar që të vazhdojnë me dashuri në rrugën e tij.

Mjeshtri i baletit Albert Janku, shpreson që vallja shqipe të vazhdojë rrugëtimin vezëllites si dikur.

Mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku humbi betejën me një sëmundje të rëndë që i mori jetën në moshën 63 vjeçare.

Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në vendin tonë. Gjatë një karriere te gjate prej 4 dekadash  për disa dekada ai realizoi një numër të madh shfaqjesh brenda dhe jashtë vendit, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut me interpretimet e tij në skenë. Dhe vlerësimet më të mëdha sefundmi edhe titullin “Nderi i Kombit”./abcnews.al

vlcsnap-error316-1-1280x720.jpg
us er12:05 | 29/12/2017

Sot pasdite familja dhe të afërmit do të përcjellin për në banesën e fundit, djalin e vetëm të familjes Beqiraj. Babai i Florenc Beqirajt, Gëzim Beqiraj, shoqëroi nga Franca deri në Shkodër trupin e djalit të tij. Në momentet e fundit, ai iu gjend pranë në spitalin e Marsejës, kur ndodhej në gjendje të thellë kome. Gëzim Beqiraj kërkon drejtësi dhe ka deklaruar se  në trupin e të birit ka vërejtur shenja dhune./abcnews.al

vlcsnap-error022.jpg
us er15:42 | 23/10/2017

Lorik Cana bëri edhe lamtumirën e dytë me futbollin. Pas ceremonisë në ndeshjen Shqipëri-Itali, ish-kapiteni u nderua në përballjen e madhe Marsejë-Paris Sen Zhermen

Fillimi nuk ishte ai i një përballjeje të madhe.

Tifozë të Olimpikut të Marsejës u përplasën me policinë, në prag të duelit të ekipit të tyre ndaj Paris SG, duel ku ishte parashikuar edhe lamtumira e Lorik Canës.

Nëse nuk do të kishte qenë për futbollin, ndoshta edhe Loriku do të kishte qenë një nga këta djem të pafat, që protagonizmin e vetëm të jetës e gjejnë kështu.

Gjithsesi, në stadiumin e famshëm “Velodrom”, ceremonia vazhdoi siç ishte parashikuar.

Plot 60 000 tifozë brohoritën jo vetëm yjet e sotëm, por edhe dy legjenda të pak viteve më parë, Lorik Canën dhe Zhibril Sisenë.

Ish-kapiteni I kombëtares shqiptare, njëkohësisht ish-kapiten I Marsejës, pati ndeshjen e duhur për të dhënë lamtumirën e dytë, pas asaj që dha në Shqipëri-Itali.

Në karrierë luajti edhe për Olimpikun, edhe për Paris SG.

Pas largimit të tyre, ndeshja në fushë ishte vërtet e madhe.

Jo më kot njihet si Derbi i Francës, Jugu kundër Veriut.

Edhe një superfuqi e sotme si PSG mund të provojë humbjen në “Velodrom”, dhe kryeqytetasit thuajse u mundën.

Nuk mjaftuan Nejmar, Kavani, Mbape dhe superyjet e tjerë, madje braziliani I blerë për 222 milionë euro provoi edhe përjashtimin e parë në Francë.

Dy faulla, dy të verdhë dhe një karton i kuq.

Gjithsesi, Paris SG u shpëtua pikërisht nga njëri prej udhëheqësve të vjetër.

Edinson Kavani tregoi sesa i vlefshëm mbetet, pasi përveç pasimit të golit të Nejmarit, shmangu humbjen në sekondën e fundit.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono