lampard

Lampard.png
Veronik Istrefaj18:11 | 29/12/2019

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, foli për mediet britanike menjëherë pas fitores 1-2 përballë Arsenalit në derbin e Londrës. Në fjalën e tij, strategu anglez u shpreh: “Ndeshje për t’u harruar në 30 minutat e para. Ishim të ngadaltë dhe letargjikë.

I dhamë gjithçka Arsenalit, terren dhe qarkullimin e topit. I bëra zëvendësimet herët, mendoja se duhet të bëheshin. Në pjesën e dytë pastaj dominuam.

Pas dhjetë minutave të para, ishte tepër e qartë se Arsenali na kishte studiuar mirë. Ata e nisën me vrull ndërsa ne nuk kishim asnjë përgjigje. Nuk mund ta pranoja përgjumjen e futbollistëve të mi. Kjo iu komunikua në pushim dhe ata reaguan. Fituam jo nga taktikat, por shpirti dhe dëshira”, përfundoi Lampard./abcnews.al

Mou-Lampard.jpg
Veronik Istrefaj16:17 | 25/12/2019

Polemika në Angli mes trajnerit të Chelsea, Lampard, dhe ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho.  Anglezi kritikoi portugezin për largimin e dy yjeve nga Blutë e Londrës. Frank Lampard nuk ngurroi të vlerësonte Jose Mourinhon, ish-trajnerin e tij te Chelsea, por pas përballjes në fushën e Tottenhemit, ndryshimi ishte i plotë.

Tekniku i “Bluve të Londrës” sulmoi portugezin për deklaratat e tij ndaj mbrojtësit Rudiger, por edhe për diçka tjetër: “Nëse ne nuk do të jemi të durueshëm dhe nuk mbështesim lojtarët, atëherë do të biem sërish në të njëjtën situatë ku ishim më parë.

Kur lojtarë absolutisht të klasit botëror ishin tek Chelsea në moshën 20-21-vjeçare, dhe trajnerët nuk i mbështetën sa duhet”, u shpreh mes të tjerash Lampard. Dy lojtarë të klasit vërtet botëror, që ishin te Chelsea dhe nuk u mbështetën sa duhet, ishin Mohamed Salah dhe Kevin De Bruyne.

I pari ishte në “Stamford Bridge” në sezonet 2014-2016, por nuk iu dha shumë shansi për të luajtur në ekipin e parë, që në atë kohë drejtohej nga Mourinho. Ndërsa Chelsea dilte kampion në 2015-ën, Salah u dërgua te Roma në Serinë A për 15 milionë euro./abcnews.al

Mourinho dhe Lampard (2004/05)
SOOOOON.jpg
Veronik Istrefaj15:22 | 23/12/2019

Derbi mes Tottenham dhe Chelsea ditën e diel, ishte sfida më e ndjekur në Angli dhe sot janë zbuluar shumë detaje sa interesante, aq dhe gazmore në lidhje më këtë sfidë. Një tifoz i pranishëm në “Tottenham Stadium”, është në qendër të vëmendjes dhe po bën xhiro në rrjet.`

Kjo për shkak se ky tifoz kishte fillimisht të veshur fanellën e Tottenham, duke mbështetur bashkëkombësin e tij, Heung-min Son. Por pasi Chelsea kaloi në avantazh të dyfishtë, falë dopietës së brazilianit Willian, ky tifoz ka bërë veprimin e papritur.

Fanella me emrin e Son u hodh tutje dhe tifozi zbuloi fanellën që kishte më poshtë. Aty shihej uniforma e Chelsea dhe me emrin e Lampard mbi shpinë. Me plot bindje, mund të themi se ky është tifoz për t’u marrë shembull…/abcnews.al

Mou-Lampard.jpg
Veronik Istrefaj16:40 | 22/12/2019

Sot në orën 17:30, do të luhet kryendeshja e javës në Premier League, derbi i Londrës mes Chelsea dhe Tottenham. Kjo sfidë është shumë delikate për të dyja ekipet dhe Jose Mourinho, rikthehet si rival në “Stamford Bridge”.

Si strategu portugez, ashtu dhe Frank Lampard, kanë zgjedhur titullarët e tyre. Kepa është në portë, ndërsa Rudiger, i rikthyer nga dëmtimi, Zouma dhe Tomori do të luajnë në qendër të mbrojtjes. Kapiteni Azpilicueta në të djathtë të mbrojtjes me pesë, ndërsa Alonso në krahun tjetër. Kante dhe Kovacic aktivizohen në mesfushë, me Jorginho që ulet në stol. Willian, Mount dhe Abraham rreshtohen në sulm.

Ndërsa Mourinho nuk bën surpriza: Gazanigga në portë, ndërsa në mbrojtje janë: Aurier, Alderweireld, Sanchez dhe Vertonghen. Sissoko dhe Dier luajnë para mbrojtjes, ndërsa në mbështetje të Kane, do të jenë Son, Alli dhe Lucas Moura./abcnews.al

Lampard-1.jpg
Veronik Istrefaj16:42 | 09/12/2019

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme përballë francezëve të Lille, e vlefshme për UEFA Champions League. Strategu anglez pranoi se kjo sfidë është shumë e vështirë, si dhe komentoi zhbllokimin e merkatos për Blutë e Londrës.

MERKATO – “Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos fluturojmë. Humbja kundër Everton ishte vetëm për shkak se ne ishim shumë përpara vetes tonë. Duhet të dimë forcën tonë dhe të jemi me këmbë në tokë. Shumë mendonin se nuk na duhej merkato, por e vërteta është që neve na duhen lojtarë për t’u përmirësuar. Ende nuk kam ndonjë objektiv kryesor, por skuadra duhet të jetë sa më e plotë”.

MUNGESAT – “Kemi vuajtur mungesat e dy lojtarë të rëndësishëm, si Rudiger dhe Ruben Loftus-Cheek. Të dy kanë qenë pjesë kryesore e skuadrës sezonin e shkuar dhe mungesa e tyre është ndier. Rudiger do të rikthehet në grumbullim nesër, ndërsa Loftus-Cheek është shumë pranë”.

KUALIFIKIMI – “Do të ishte një arritje e madhe nëse nesër kualifikohemi për në fazën me eliminim direkt. Do të rreshtohemi vetëm për fituar. Kjo ndeshje, do të jetë idealja për lojtarët e rinj që të tregojnë se janë gati për t’u bërë futbollistë të mëdhenj”, përfundoi Lampard.

 

Hudson-Odoi-Lampard.png
Veronik Istrefaj20:16 | 29/11/2019

Chelsea do të luajë nesër përballë West Ham, një derbi londinez shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Blutë e Londrës po bëjnë ndeshje të mira deri më tani këtë sezon, por dëmtimet duket se do ta penalizojnë ekipin e Frank Lampard.

Sot, në konferencën e tij për shtyp, trajneri i Chelsea pranoi se po shqetësohet nga gjendja fizike e sulmuesit kryesor të skuadrës, Tammy Abraham. Talenti anglez ka shënuar 10 gola deri më tani në Premier League dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve, pas Jamie Vardy.

Edhe në rast se Abraham nuk ia del të luajë përballë West Ham, alternativat për Lampard nuk mungojnë, me Batshuyai dhe Giroud që po presin mundësinë e tyre./abcnews.al

Hudson-Odoi-Lampard.png
Veronik Istrefaj19:49 | 19/11/2019

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, duket se nuk i ka humbur aftësitë e tij në fushën e blertë. Edhe pse disa vite është larguar nga futbolli i luajtur, klasi te tekniku anglez ka mbetur, gjë që pasqyrohet edhe te një video e publikuar nga faqja e Chelsea.

Gjatë seancës së sotme stërvitore, Lampard ishte në qendër të një ushtrimi me futbollistët e Chelsea, duke iu shërbyer topa të shumtë. Edhe pse nën presion dhe në pozicione të vështira, ish-mesfushori i Anglisë nuk e pati aspak të vështirë të kontrollojë dhe të pasojë sërish, duke treguar se klasi nuk njeh moshë!/abcnews.al

Lampard-Odoi.png
Veronik Istrefaj18:02 | 12/11/2019

Në pamje të parë, duket se Frank Lampard është një trajner shumë i afërt me lojtarët e tij. Megjithatë, pamja na ka gënjyer, pasi sot, janë zbuluar gjobat që lojtarët e Chelsea marrin në rast të ndonjë shkelje të rregullave, që janë vendosur nga vetë Frank Lampard.

Çdo vonesë para fillimit të stërvitjes, qoftë dhe një minutë, i kushton 20 mijë paundë futbollistëve, një gjobë shumë e majme. Vonesat në grumbullime, para fillimit të udhëtimeve dhe mos zbatimi i orarit në seancat me doktorët kushtojnë 2500 paundë.

Nëse një futbollist i Bluve të Londrës është vonë për mbledhjet e skuadrës, dënohet 500 paundë/minutë. Nëse një nga lojtarët nuk pranon të bëjë punë vullnetare komunitare, që janë vendosur nga klubi, dënohet me 5000 paundë. Këto dhe shumë gjoba të tjera janë publikuar sot. Një klub për t’u marrë shembull!/abcnews.al

Lampard.png
Veronik Istrefaj16:22 | 08/11/2019

Frank Lampard u zyrtarizua si trajner i Chelsea verën e kaluar, duke zëvendësuar të larguarin Mauricio Sarri. Shumë pak menduan se Lampard do të ishte i suksesshëm te Blutë e Londrës, duke parë dhe situatën ku ekipi londinez ndodhej. Merkato e bllokuar dhe largim i Hazard, që ishte lojtari më i mirë i Chelsea. Megjithatë, “SuperFrank”, ashtu siç e quajnë tifozët blu, i ka tejkaluar pritshmëritë, duke bërë një sezon të shkëlqyer deri më tani.

Në muajin tetor, Lampard mori 4 fitore në 4 takimet që ishin të vlefshme në Premier League, duke u shpallur dhe trajneri më i mirë i këtij muaji. Edhe pse mori çmimin prestigjioz, Lampard u tregua modest, duke thënë se ka ende shumë punë për të bërë. Në fjalën e tij, strategu anglez tha: “Për momentin, jemi të lumtur me çka kemi arritur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të kuptojmë se gjithçka mund të rrëzohet sa hap e mbyll sytë.

Kemi një skuadër shumë të re në moshë dhe ka ende shumë vend për përmirësim. Gjithashtu, duhet të jemi me fat edhe me dëmtimet, pasi sezoni është i gjatë dhe kemi shumë ndeshje të vështira përpara. Këtë javë, luajmë ndaj Crystal Palace, ekip që ka shumë kualitet dhe ka marrë rezultate pozitive kundër skuadrave të mëdha”, përfundoi strategu anglez./abcnews.al

Lampard-2.jpg
Veronik Istrefaj17:19 | 06/11/2019

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, i ka thurur elozhe të tijve pas asaj sfide të çmendur kundër Ajax në Champions League. Skuadra e tij po mposhtej me rezultatin 1-4 në minutën e 55-të, por arriti të barazojë gjithçka. Madje, Blutë e Londrës ishin dhe të pafat, pasi arritën të shënonin golin e fitores, që u anulua nga VAR.

Lampard, në fjalën e tij, u shpreh: “Harrojeni VAR-in, kartonët e kuq dhe numrin e golave. Skuadra ime tregoi shpirt gare. E dashuroj këtë skuadër, jo për golat që shënon, por për shpirtin e garës që kanë. Çfarë mentaliteti, fantastik. Për një grup kaq të ri lojtarësh, ndihem shumë krenar.

Do të shkojmë larg nëse vazhdojmë kështu, ekipi po rritet dita-ditës. Askush nuk na dha asnjë shans në fillim të sezonit, por po tregojmë të gjitha aftësitë tona. Kemi dhe dy sfida përpara dhe do të japim gjithmonë maksimumin”, përfundoi strategu anglez./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono