lagjen rus

vlcsnap-error492-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 13/01/2018

8 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një sasie tritoli në Shkodër. Dyshohet se objektivi i atentatit ka qenë Lulzim Kulla , një biznesmen me precedentë penalë.

Shkodranët u zgjuan në fundjave  të alarmuar.

Në lagjen “Rus e njohur ndryshe edhe si Merkata pati një shpërthim të fuqishem.

Në fillim u mendua për një bombul gazi, por më pas policia njoftoi se kishte ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive.

Pasojat janë 8 të plagosur, biznese dhe mjete të shkatërruara.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ishte Lulzim Kulla. Mesohet se tritoli ishte vendosur në një motoçikletë dhe në momentin, kur Kulla po hipte në makinë  eksplozivi shpërtheu.

Ai mbeti i plagosur rëndë dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e  Traumës në Tiranë së bashku me dy të tjerë. Kurse 5 të lënduarit më lehtë janë në Shkodër.

Dëshmitarë në vendngjarje ishin edhe një grup xhirimit i televizionit shtetëror malazez.

Ekipi i gazetarëve kishte ardhur për të përgatitur një reportazh mbi Shkodrën dhe shtetasit nga Mali i Zi që vijnë në këtë qytet për tregti. Gazetarja Marija  Kaleziq tregon momentin e shpërthimit.

Marija Kaleziq- Gazetare nga Mali I Zi: “Ne erdhëm nga Mali i Zi për një reportazh me tregtarët këtu. Në momentin që ishim duke biseduar me tregtarët dëgjuam një shpërthim të madh. U përhap  panik , njerëzit iknin nga të gjitha anët, pamë të plagosur, gjak, kështu edhe ne ikëm me vrap. Dikush tha më pas se shpërtheu bombula e gazit, por më vonë u mor vesh se kemi të bëjmë me eksploziv.

Kulla është pronar i objektit dy katësh pranë të cilit ndodhi shpërthimi. Një grup hetimor po heton për të shkuarën e biznesmenit . Ai njihet si person me precedentë penalë.  Në qershor të vitit të kaluar,  Kulla u arrestua nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai u lirua pas gjashtë muajsh qëndrimi në burg. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, të cilët mund të kenë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive. Në komisariat u shoqëruan disa persona për t’u marrë në pyetje dhe janë ngritur pika kontrolli për të kapur autorët./abcnews.al

Gazetar ABC News, Shkodër: Simon Shkreli


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono