Lacio

igli-tare-1280x703.jpg
Sej rie17:30 | 15/06/2019

Drejtori sportiv i skuadre se Lazios, Igli Tare dëshiron te transferojë ne skuadër sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi. Sulmuesi që aktivizohet në Turqi do të ishte shqiptari i katër tek bardhekaltërit.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi i cili aktivizohet me skuadre e Rizesporit në Turqi ka përfunduar në fokusin e drejtorit të përgjithshëm të LaCIos, Igli Tare.

Sulmuesi shtatlartë ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm ne elitën e futbollit turk.  25-vjeçari numëron plot 17 gola dhe 8 asiste me skuadrën e Rizesporit duke konfirmuar potencialin e tij prej golashënuesi. Paraqitja fantastike ka zhvilluar edhe me Kosovën teksa mban firmën e golit të dytë të shënuar në ndeshjen ndaj Bullgarisë e vlefshme për kualifikueset e euro 2020.

Drejtori sportive i bardhekaltërve Igli Tare e admiron Muriqin, i cili mund të zëvendësoje Ciro Imobilen. Klauzola e prishjes se kontratës së Muriqit është 5 mln euro, një shifër e përballueshme për financat e skuadrës italiane. Presidenti Lotito është besnik i zgjedhjeve të Igli Tares dhe pritet t’ia plotësojë dëshirën drejtorit sportive.

Në rast se Muriqi do të kalonte tek Lacio, do të bëhej shqiptari i radhës në kontratë me bardhekaltërit pas Berishës, Dyrmishajt dhe Strakoshës./ABC News Albania 24/7

LAcio-kupa-itali-1280x769.jpg
nev ila12:30 | 16/05/2019

Lacio fiton Kupën e Italisë në finale ndaj Atalantës, por pati shumë polemika pas ndeshjes, për një penallti të padhënë. Tomas Strakosha i mori suksesin Berat Gjimshitit.

Kjo skuadër mund të quhet anti-Juventusi, të paktën për trofetë.

U bë e Lacios Kupa e Italisë pas finales së luajtur ndaj Atalantës në “Olimpiko” të Romës, dhe kryeqytetasit kanë tani 5 trofe në 10 finale në epokën e dominimit të plotë juventin.

Kjo ishte kupa e tretë që nga viti 2013, plus edhe dy superkupa, dhe njëri nga lojtarët standard të sukseseve, ka qenë pikërisht Tomas Strakosha.

Portieri i kombëtares shqiptare i ka fituar të 5 këto trofe, ndërsa këtë radhë ia doli përballë shokut të tij në përfaqësuese, Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi kuqezi nuk mundi të ishte në formën maksimale këtë herë. Finalja ishte tepër e fortë, edhe pse po luhej në stadiumin e Lacios, dhe diferenca u bë vetëm në minutat e fundit, pasi trajneri Inzagi bëri zëvendësimet.

Milinkoviç Saviç shënoi në minutën e 82-të, ndërsa Korrea goditi pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt. Gjithsesi, pati edhe një moment të dyshimtë, që mund ta kishte ndryshuar ndeshjen.

Bastos i Lacios preku topin me dorë në zonë, ndërsa ishte gjuajtje drejt portës. Penallti e pastër e padhënë për ekipin nga Bergamo, ndërsa lojtari lacial mund të kishte dalë me të kuq, nëse do të kishte marrë të verdhën e dytë.

Gjyqtari Banti bëri një gabim të pafalshëm, shumë të rëndë, këtë mund ta pranoja përpara sesa të vendosej VAR-i, por tani jo, nuk mund të tolerohet. Topi preket me dorë nga mbrojtësi i Lacios në zonë, ndërsa po shkonte drejt portës, dhe nuk sinjalizohet asgjë. As nuk kontrollohen pamjet. Kjo është mungesë respekti për tifozët e Atalantës”, tha pas ndeshjes, trajneri i Atalantës, Gasperini.

Edhe mediat i bënë jehonë kritikave të tij.

“La Gazeta delo Sport”: Fluturim i Lacios, furi e Gaspit! Finalja e Kupës së Italisë, në “Olimpiko”, Lacio mund 2-0 Atalantën!

“Tutosport”: Triumf i Lacios, por është furi e Gaspit! Milinkoviç dhe Korrea i japin kupën në fund lacialëve, në pjesën e parë, mohohet penallti e pastër për Atalantën!

Gjithsesi, trajneri i Lacios, Inzagi, ishte tepër i lumtur me trofeun.

Ishte e mrekullueshme që e fituam Kupën përpara tifozëve tanë, ishte një ndeshje e madhe, dhe duhet t’i bëj komplimentet e mia Atalantës, që luajti njëlloj si në kampionat. Natyrisht, na ndihmuan edhe zëvendësimet për të fituar. Mendoj se e merituam për gjithçka që kemi bërë këtë sezon”, u shpreh ai.

Lacio u barazua me Interin, me 7 kupa të Italisë, të fituara në histori, ndërsa Atalanta nuk e fitoi dot kupën e saj të dytë.

Gjithsesi, skuadra nga Bergamo, ku luajnë shqiptarët Gjimshiti dhe Etrit Berisha, është shumë pranë kualifikimit për në Champions, nëpërmjet Serisë A./ABC News Albania 24/7

milan-lazio-1280x641.jpg
Sej rie13:30 | 25/04/2019

Portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë, pas fitores së Lacios ndaj Milanit. Ai shpreson të ndeshet në finale me shqiptarët e Atalantës, Berisha e Gjimshiti

Mund të kemi një finale mes shqiptarëve.

Lacio mbërriti në ndeshjen fundore të Kupës së Italisë, pasi mundi Milanin në “San Siro”, dhe kjo do të thotë se Tomas Strakosha që ishte në portë, dhe Riza Durmishi që ishte në stol, do të luftojnë për trofeun e dytë më të madh kombëtar.

Bashkë me ta, edhe Igli Tare, drejtori sportiv i lacialëve.

Kryeqytetasit janë në pritje të finalistes së dytë, që do të vendoset pas duelit mes Atalantës dhe Fiorentinës.

Skuadra e Bergamos ka në përbërje dy shqiptarë të tjerë, portierit Etrit Berisha dhe mbrojtësin Berat Gjimshiti.

Duke iu kthyer ndeshjes së “San Siros”, duhet thënë se Lacio e meritoi, pasi luajti më mirë sesa Milani.

Pati më shumë raste, dhe shfrytëzoi shpejtësinë e Hoakin Korreas, autorit të golit të vetëm, shënuar në nisje të pjesës së dytë.

Me kualifikimin në Champions thuajse të kompromentuar, lacialët deshën të kishin të paktën një sukses këtë edicion.

Nëse fitojnë Kupën, do të ishte një arritje, edhe pse asgjë nuk e zëvendëson Ligën e Kampionëve.

Milani, ndërkaq, duket në rënie të vazhdueshme.

Skuadra e trajnerit Xhenaro Gatuzo është larg formës së saj të disa javëve më parë, dhe si nata me ditën, me atë që presin tifozët.

Ja komenti mediatik.

“La Gazeta delo Sport”: Një “Djall” i vogël! Lacio në parajsë, është finale! Milani i dominuar nga skuadra e Inzagit në Kupën e Italisë! Gatuzo: Një shëmti, të lodhur dhe pa besim!

“Tutosport” bën lojë fjalësh me nofkën e Gatuzos, “Ringio”: Hungërimë e Lacios, Korrea dënon Milanin, dhe skuadra e Inzagit është me meritë finalistja e parë e Kupës!

Trajneri lacial, Stefano Inzagi, padyshim që ishte tepër i lumtur.

“Ne arritëm një objektiv të madh, – tha ai, – do të luajmë finalen e tretë në tre vjet, dhe e merituam plotësisht. Luajtëm më mirë sesa Milani, ndërsa kemi fituar dy herë në “San Siro”, një herë me Interin dhe një herë me Milanin. Gjithsesi, të përqëndrohemi në Serinë A, pasi duhet ta arrijmë Championsin”.

Ish-ylli milanist, Gatuzo, sot në stol, ishte thuajse i dorëzuar.

“Tifozët e Milanit meritojnë më shumë se kaq, – pohoi ai, – në pjesën e parë luajtëm mirë, por pas pushimit Lacio ishte më lart se ne. Luajtëm pa shpirt, pa forcë dhe pa besim. Gjithsesi, nuk mund të qajmë për atë që iku, por të mendojmë për ndeshjen shumë të fortë në kampionat ndaj Torinos”.

Një nga më të dalluarit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, edhe portieri i Lacios dhe i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha.

Ai pati meritën se ndaloi me zotësi, rastet e pakta që Milani krijoi në portën e tij./abcnews.al

Capture-5-1280x590.jpg
ent ela12:10 | 22/04/2019

Tomas Strakosha mund të largohet nga Lacio sezonin e ardhshëm. Portieri i kombëtares shqiptare dëshiron të luajë në një skuadër të Ligës së Kampionëve.

Sezoni i tij mbetet i shkëlqyer, por jo ai i ekipit të tij. Tomas Strakosha është vërtet një simbol i Lacios, por nuk ka ndërmend të premtojë besnikëri të pakushtëzuar, madje këtë e ka bërë të qartë.

Mediat italiane njoftojnë se portieri i kombëtares shqiptare nuk dëshiron të vazhdojë karrierën tek lacialët nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions.

Pavarësisht nga niveli i lartë i 24-vjeçarit, dhe nga pritjet e tij shpëtimtare, Lacio nuk po arrin të ketë ritmin e duhur për të arritur objektivin e madh.

Humbja 1-2 brenda në “Olimpiko” ndaj Kievos ia pakësoi edhe më shumë shanset, duke e zbritur në vendin e 8-të me 52 pikë, 4 pikë poshtë zonës Champions.

Strakosha ndihet i sigurt se mund të kalojë në një klub që luan në Ligën e Kampionëve, dhe lajmet këto ditë kanë qenë se për të interesohet Totenhemi.

Anglezët janë në gjysmëfinale të Championsit, dhe ndoshta trajneri Poçetino po kërkon një alternativë për portierin dhe kapitenin Hugo Joris.

Nuk dihet se çfarë roli mund të luajë drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare, gjithashtu shqiptar, për të bindur patriotin e tij që të mos largohet.

Natyrisht, shqiptari ka detyrime ndaj Lacios, ku ndodhet që në vitin 2012, pra kur ishte 17 vjeç, klub që i hapi dyert në Itali dhe që e bëri të njohur.

Gjithsesi, karriera e tij është së pari meritë personale e vetja, ndërsa tashmë ndihet i sigurt se mund të luajë në nivele edhe më të larta.

Kjo, padyshim do të ndihmonte jo vetëm Strakoshën, por edhe ekipin përfaqësues të Shqipërisë. /abcnews.al

strakosha.jpg
G. P.17:50 | 24/03/2019

Tomas Strakosha mund të braktisë Lacion dhe Serinë A. Portieri i kombëtares shqiptare kërkohet nga Totenhemi, i cili është gati të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij.

Sezonin e kaluar, Anglia nuk ia doli ta merrte. Tomas Strakosha ishte objektiv i Liverpulit, por 30 milionë eurot e ofruara nga klubi i Premier Ligës iu dukën pak presidentit të Lacios, Klaudio Lotito. Kjo situatë mund të ndryshojë, të paktën siç shkruajnë mediat në Itali. Gazeta “Il Mesaxhero” e Romës jep informacionin se Totenhemi është gati të paguajë 40 milionë euro, aq sa kërkon Lacio, vetëm e vetëm për ta marrë edicionin e ardhshëm.

Portieri shqiptar ka kontratë me klubin e Serisë A deri në vitin 2022, pra ka të ardhme të garantuar, por anglezët duan ta provojnë. Ata mendojnë se do të kenë një zëvendësues të denjë për portierin e tyre veteran, Hugo Joris, i cili është 32 vjeç dhe mund të mos vazhdojë për një kohë të gjatë në nivele tepër të larta.

24-vjeçari vazhdon të jetë një nga ruajtësit më të mirë të portës në kampionatin italian, madje ta bëjë detyrën mirë edhe kur është i dëmtuar. Ai është më i vlerësuari ndër portierët me moshë të re dhe ka një meritë të madhe që Lacio ka ende shpresë që të kualifikohet për në Champions, si dhe ndodhet në zonën e Ligës së Europës./abcnews.al

MILAN-BARAZON-ME-LAZZION.mpg_snapshot_00.01-1280x641.jpg
ent ela17:45 | 27/02/2019

Nuk ka shkuar me shumë se një barazim pa gola ndeshjes e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Lacios. Trajneri Gatuzo u shpreh i zhgenjyer pas këtij barazimi.

Akti i pari i gjysmëfinales së kupës së Italisë mes Lacios dhe Milan e luajtur në stadio Olimpico përfundoi me rrjete të paprekura. Një sfidë nga e cila Milani zhvilloi një paraqitje krejtësisht ndryshe nga ndeshjet e kampionatit. Një Milan pa ide dhe fantazi në fazën sulmuese. Lojtari i momentit në shtëpinë kuq e zi, Piatek nuk shfaqi në asnjë moment rrezik në portën e Strakoshes kjo për faktin se nuk u shërbye nga shokëet e skuadrës. Nga ana tjetër u pa një Lacio i uritur për fitore, por fati nuk ishte me lacialët. Të besuarit e trajnerit Inzagi dominuan lojën dhe krijuan shumë raste të pastra shënimi, por pa rezultat. Finalistja e Kupës së Italisë për sezonin 2018-19 do të caktohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet në San Siro. Lazio është disi më e avantazhuar dhe presioni në këtë rast bie tek Milani. Pas takimit, trajneri i kuqezinjve Genaro Gatuso u shpreh i zhgënjyer nga dueli dhe tha se skuadra luajti ndryshe nga ndeshjet e kampionatit.

Kemi bërë një hap pas në krahasim me ndeshjet e fundit që kemi luajtur në kampionat dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e ardhshme. Lacio ishte shumë mirë fizikisht dhe u përqendrua në fazën sulmuese. Dua të përgëzoj mbrojtjen, pasi nuk lejoi të shënohej asnjë gol nga ana e kundërshtarit. Kemi bërë mjaft gabime në 16 metrat të fundit dhe shërbimet nga Piatek kanë qenë shumë të pakta. Bakajoko u markua mjaft mirë nga Korrea duke bërë që plani jonë të dështonte për të deportuar në qender, tha trajneri i milanit Genaro Gatuso. Ndërkohë që trajneri i Lacios, Inzaghi tha se fati nuk ishte me skuadrën e tij pasi e tentuan golin në çdo lloj mënyre, por pa rezultat. /abcnews.al

STRAKOSHA-SHKELQEN-POR-HUMB-DERBIN-1280x720.jpg
ent ela20:56 | 29/09/2018

Tomas Strakosha shkëlqeu në sfidën ndaj Romës, por doli i humbur. Portieri i Lacios bëri pritje shpëtimtare, veçse skuadra e tij gaboi shumë në ndeshjen e Serisë A. 

Ja një tjetër derbi, nga të shumtët këtë fundjavë.

Ishte dita e prezantimit të librit të Françesko Totit, dhe Roma e përshëndeti siç duhet ish-kapitenin duke triumfuar ndaj Lacios, e duke u rikthyer në shina në Serinë A.

Formacioni i trajnerit Di Françesko ia doli, pavarësisht se pati përballë një portier të shkëlqyer, padyshim ndër më të mirët e kampionatit, si Tomas Strakoshën.

Numri 1 aktual i kombëtares shqiptare bëri pritjet e tij, madje jo edhe aq të pakta, por diferenca në fushë ishte e madhe.

Gjithsesi, edhe Strakosha e bëri ndonjë gabim, por ishte edhe i pafat në rastin e golit të parë, duke u penguar nga mbrojtësi i skuadrës së tij, ndërsa Lorenco Pelegrini realizoi bukur me thembër.

Shqiptari dhe shokët e tij u duk sikur u shpëtuan nga gabimi i mbrojtësit të Romës, Facio, që i dha mundësi Çiro Imobiles ta shënonte golin e tij, por nuk ishte e thënë.

Gabimet vazhduan, siç ndodhi në goditjen e dënimit të mjeshtrit Kolarov, kur muri lacial u hap, dhe Strakosha e pati të pamundur ta ndalonte gjuajtjen e serbit.

Në një derbi të fortë, Roma u tregua jo thjesht skuadra më e mirë në fushë, por sidomos ajo që e deshi më shumë fitoren.

Verdhekuqtë ishin me shpatulla pas murit për shkak të rezultateve të fundit negative, ndaj nuk mund t’i lejonin vetes asnjë gabim tjetër.

Të dyja kryeqytetaset vazhdojnë të jenë në pretendime për në Champions, ndonëse diferenca me Juventusin apo Napolin ende duket e madhe. /abcnews.al

FUTBOLLISTET-SHQIPTARE-NE-EUROPE-1280x720.jpg
ent ela18:25 | 17/09/2018

Dy futbollistë të Shqipërisë dhe një i Kosovës shkëlqyen këtë fundjavë në Europë. Tomas Strakosha shpëtoi Lacion, ndërsa i riu Kolaj realizoi dy herë në Greqi.

Mundi i gjithë ekipit mund të kishte shkuar kot. Lacio vërtet fitoi 1-0 në fushën e Empolit, por sfida e Serisë A do të kishte përfunduar fare mirë në barazim, nëse në portën mike nuk do të kishte qenë Tomas Strakosha.

Ai që tashmë është titullar i kombëtares shqiptare, bëri pritjen ndoshta më të vështirë të javës, pse jo edhe të gjithë kampionatit deri tani, duke mos lejuar tundjen e rrjetës.

Një instinkt i pastër që shpëtoi trajnerin Simone Inzagi dhe i dha mundësi Lacios të vazhdojë pretendimet për në Champions.

Një tjetër lojtar kombëtareje, veçse i asaj U19 shkëlqeu në Itali.

Aristidh Kolaj realizoi dy gola në kampionatin e Shpresave, duke i dhënë një fitore të madhe Sasuolos ndaj Romës.

Miqtë nga kryeqyteti ishin në epërsi 3-0, por Kolaj ndryshoi një ndeshje që u duk se ishte e vendosur.

Ishte ai që shënoi dy golat e parë për Sasuolon që mori zemër dhe përmbysi shifrat në 5-3.

Vendimtar edhe një djalë fare i ri nga Kosova.

Lirim Kastrati, tashmë pjesë e ekipit përfaqësues të të rriturve, ishte I papërmbajtshëm në Ligën e Parë të Kroacisë.

Realizoi tri herë në suksesin 5-2 që Lokomotiva e Zagrebit e arriti në fushën e Sllaven Belupos.

Kastrati 19-vjeçar kaloi në avantazh 1-0 Lokomotivën në minutën e 23-të, pastaj shënoi për 3-0 me të nisur pjesa e dytë dhe mbylli paraqitjen e tij të madhe me golin e katërt të ekipit 7 minuta para fundit, kur vendasit ishin afruar në 2-3. /abcnews.al

LIGA-E-EUROPES-ELEMINOHET-LACIO-1280x720.jpg
ent ela12:39 | 13/04/2018

Edhe Liga e Europës pati një të papritur të madhe. Pas emocioneve të mëdha në Romë e Madrid në Champions, erdhi eleminimi i Lacios nga një skuadër austriake.

Ndodhi në Champions, duhej të ngjante edhe këtu.

Liga e Europës nuk mund të vazhdonte pa të papriturën e saj të madhe, dhe e tillë ishte disfata eleminuese e Lacios në fushën e Salcburgut.

Çerekfinalet e të dyja kompeticioneve kontinentale për klubet patën nga një skuadër italiane në çdo surprizë, pra Romën për mirë, Juventusin pranë mrekullisë, dhe Lacion që u eleminua pa u menduar aspak.

Salcburgu arriti gjysmëfinalen e një kupe europiane për herë të parë që nga viti 1994, kur drejtohej nga ish-trajneri I kombëtares shqiptare, Oto Bariç, dhe kur diskutoi edhe finalen e Kupës UEFA, humbur përballë Interit.

Austriakët u treguan edhe një herë tjetër shumë të fortë, ashtu si ndaj Dortmundit, duke treguar se tradita e futbollit të Europës Qendrore sikur po rikthehet.

Vendasit nuk e patën problem që pësuan gol të parët, nga Çiro Imobile, por i mjaftuan vetëm 20 minuta në pjesën e dytë që të shënonin katër herë dhe të kualifikoheshin.

Skuadrat e tjera pretendente nuk gabuan.

Atletiko e Madridit u mund në Portugali, në derbin e Gadishullit Iberik, por pa pasoja.

Sportingu I Lisbonës fitoi 1-0 me rrjetë të realizuar nga Fredi Montero që në pjesën e parë, por nuk e përmbysi dot humbjen 0-2 të çerekfinales së parë në Madrid.

Edhe Arsenali e kaloi raundin, ndonëse vuajti në Moskë ndryshe nga sa priste.

Londinezët kishin fituar 4-1 në fushën e tyre, por rusët arritën epërsinë 2-0 në nisje të pjesës së dytë, ndaj kishin shpresa të plota për kualifikim.

Gjithsesi, rrjetave të Çalovit e Nababkinit, iu përgjigjën Dani Uelbek dhe Aron Ramsej, dhe skuadra e trajnerit Arsen Venger e vazhdoi momentin pozitiv, që nisi që pasi eleminoi Milanin, po në Ligën e Europës.

Pretendime ka edhe Olimpiku I Marsejës.

Skuadra e famshme franceze, por jo aq e fortë sa dikur, fitoi duelin franko-gjerman, duke eleminuar Lajpcigun.

Edhe në stadiumin “Velodrom” pati dramë, pasi gjermanët kaluan të parët në avantazh, por në një përballje me shumë gola, Olimpiku doli fitues.

Marseja triumfoi 5-2, duke zhvleftësuar humbjen e takimit të parë, me shifrat 0-1. /abcnews.al

LACIO-SERIA-A-1280x720.jpg
ent ela12:36 | 12/03/2018

Ka pakënaqësi për përdorimin e teknologjisë në Serinë A italiane. Lacio akuzon gjyqtarët, se po e dëmtojnë duke i rrezikuar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Ishte autor i një goli të cilësuar “super” apo stër të bukur.

Çiro Imobile pati lumturinë e pamasë që të shpëtonte Lacion e tij nga humbja në ndeshjen e Serisë A në fushën e Kaljarit, por gëzimi nuk ishte i plotë për ato që kishin ndodhur më parë.

Sulmuesi kryesor i skuadrës pretendoi me të drejtë për një 11-metërsh, kur rezultati ishte 1-0 për Kaljarin.

Dy mbrojtës vendas e futën Imobilen në mes dhe e rrëzuan, pa u interesuar aspak për topin, veçse për gjyqtarin e garës nuk ishin kushtet për të dhënë penallti, madje as nuk shkoi të shikonte pamjet me ngadalësim.

Vetë lojtari me numrin 17 në shpinë, u shpreh i acaruar me mënyrën sesi përdoret sistemi i teknologjisë, VAR, në Serinë A.

“Ndaj meje ishte penallti e pastër, – u shpreh ai pas ndeshjes, – përse për Lacion nuk e shohin kurrë VAR-in”.

Edhe trajneri Simone Inzagi ishte tepër i pakënaqur, madje jo vetëm për këtë ndeshje në Kaljari.

Inzagi: “Për atë që dhamë në fushë meritonim më shumë, por episodet e dyshimtë, kohët e fundit, I kemi të gjithë kundër. Nuk dua të flas për më sistemin VAR, pasi e kam thënë mendimin tim që 3-4 muaj më parë. Nuk fola as pas ndeshjes me Juventusin, kur nuk na u dha një penallti e pastër 20 minuta para fundit, nuk dua të flas as sot, sepse më duket sikur do t’u jap justifikime lojtarëve të mi që të pranojnë humbjet. Gjithsesi, në 3-4 muaj kemi qenë krejtësisht të pafat në përdorimin e VAR-it”.

Një nga momentet për të cilët flet Inzagi ndodhi në ndeshjen ndaj Juventusit, të humbur në fund 0-1.

Ndaj Lukas Leivës u bë ndërhyrje e gabuar në zonë nga Medi Benatia, por gjyqtari nuk dha sërish penallti, dhe as nuk u këshillua me VAR-in.

Lacio lufton për një vend në Champions, por mendon se faktorë të jashtëm po i prishin punë në favor të skuadrave të tjera.

Imobile, ndërkaq, me rrjetën e shënuar në Kaljari, barazoi rekordin e Lacios për golat në një sezon, rekord që e ka bashkë me Xhorxho Kinalian, me 34 të tillë.

Sulmuesi ka mundësi që ta thyejë në ndeshjet e ardhshme. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono