Laçin

vllaznia-1-1280x720.jpg
nev ila19:00 | 24/08/2019

Vllaznia rikthehet me sukses në Superligë duke fituar ndeshjen e parë, atë ndaj Laçit. Në stadiumin “Loro Boriçi” vendosi goli i brazilianit Hygor.

Frika ishte e madhe për ndonjë dështim, kur ekipi doli në fushë.

Gjithsesi, përtej kritikave për klubin dhe kaosit në Bashkinë e Shkodrës, Vllaznia nderoi emrin e saj në ndeshjen e parë të rikthimit në Superligë.

Nuk pati përballë ndonjë kundërshtar dosido, por Laçin, një nga ekipet më të mirë të sezonit të kaluar dhe pjesëmarrës në Ligën e Europës, veçse djemtë e drejtuar nga Mirsad Jonuzi, thuajse u dhanë një leksion atyre të mjeshtrit Sulejman Starova.

Një pjesë e parë e interpretuar shumë mirë nga shkodranët që krijuan rast pas rasti, duke luftuar me më shumë dëshirë në fushën e “Loro Boriçit, si për të thënë se edhe kur punët nuk u shkojnë mirë, ata mbeten djepi i futbollit shqiptar.

Sidoqoftë, u desh një gol i veçantë i brazilianit Hygor, pikërisht në minutën e fundit, që të mposhtej portieri i kurbinasve, moldavi Stazhilla.

Pesëmbëdhjetë minutat e pushimit nuk i mjaftuan Laçit për të mbledhur veten, pasi Vllaznia mund të kishte shënuar edhe golin e dytë, por megjithatë kur ekipi i Starovës doli në lojën e tij, krijoi panik në “Loro Boriçi”.

Redon Xhixha u bë heroi i rasteve të humbura, ndërsa portieri Sherri dhe fati ndihmuan vendasit.

Çfarë mund të thuhet për skuadrën më të vjetër të Shqipërisë pas kësaj fitoreje?

Me shumë shkodranë e disa të huaj në përbërje mund të paraqitet mirë, gjithnjë nëse nuk pengohet nga ndërhyrjet e së kaluarës nga jashtë ekipit.

Është vetëm java e parë e kampionatit dhe gjithçka mund të ndodhë në vazhdim./ABC News Albania 24/7

tirana-dhe-laci.jpg
ent ela21:08 | 30/03/2019

Përfundoi në barazim 1-1 dueli mes Tiranës dhe Laçit në takimin e vlefshëm për javën e 26 të kategorisë Superiore. Bardheblutë shënuan të parët por Laçi barazoi në minutën e fundit shtese.

Përfundoi në barazim 1-1 ndeshja ndaj Tiranës dhe Laçit e vlefshme për javën e 26 Kategorisë Superiore. Një ndeshje ku nuk mungoi asgjë duke filluar nga golat, kartoni i kuq apo polemikat e ashpra. Tirana merr një pikë që nuk e ndihmon shume në garën për mbijetesë ndërkohë që Laçi shmangu humbjen vetëm në sekondat e fundit të lojës.

Pjesa e parë e lojës nuk dhuroi shumë raste shënimi. Dëmtimet e Ngo dhe Turtullit nuk e zbehen aspak motivimin e bardhebluve që realizuan në fundin e pjesës së parë. Sentamu i ardhur nga stoli zhbllokon rezultatin duke kaluar në avantazh vendasit. Pjesa e dytë e lojës nis me një episode. Gjyqtari akordon 11 metërsh për Tiranën pasi Sefgjini ndërhyn m faull ndaj Halilit. Hasani merr përsipër ekzekutimin por Selmani kupton krahun.

Në minutën e 65, Halili realizon për Tiranën por gjyqtari e anulon golin për një prekje të topit me dorë madje i tregon kartonin e verdhë. Gjyqtari akordon 6 minuta shtesë që ndryshon afatet e takimit. Në minutën e 94, Najdenov ndërhyn me faull ndaj Hasanit dhe ndëshkohet me karton të kuq. Moment tensioni tek lojtarët. Në minutën e ‘99, Xhixha vendos baraspeshen duke mposhtur portierin Abibi. Tirana shpërdoron shumë dhe në fund ngushëllohet me një pikë. Në takimin tjetër, Teuta fitoi minimalisht 1-0 ndaj Kastriotit./abcnews.al

KUKESI-1280x642.jpg
ad min17:00 | 26/01/2019

Kukësi nuk mori dot më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Laçit, duke mbetur edhe më prapa Partizanit në renditjen e Superligës. Për fat të keq, u kthyen skenat e dhunës nga tifozët

Futboll do të thotë ajo që japin lojtarët në fushë, veçse për ndeshjen në stadiumin e Kamzës ia vlen ta nisim me atë që ndodhi në tribuna.

Tifozë të Kukësit goditën me sende të forta gjyqtarin anësor, Denis Rexha, duket të pakënaqur me arbitrimin e tij në sfidën ndaj Laçit.

Për fat, Rexha nuk pati pasoja, dhe loja nisi pas disa minutash ndërprerje, veçse veprimi I rëndë nuk mund të harrohet kaq lehtë.

Tifozët kuksianë, dhe këtu e kemi fjalën, për shumicën dërrmuese, u mërzitën edhe më shumë pasi fitorja nuk u arrit dhe skuadra e tyre mbeti 5 pikë prapa Partizanit, që kryeson Superligën.

Pavarësisht se ishte favorit, dhe ndonëse në formacion ishin dy blerjet e reja, mesfushori Rrocaj e sulmuesi Shkurtaj, skuadra e trajnerit Cungu nuk mundi të shënonte asnjë gol, dhe gjithçka u mbyll 0-0.

Natyrisht, kuksianët patën epërsi ndaj kurbinasve, duke krijuar rastet më të shumta për të shënuar, diçka që pritej.

Për fat të keq, nuk patën saktësi për të realizuar, ndërsa përballë tyre, portieri I Laçit, Selmani, ishte në një ditë shumë të mirë.

Kukësi, padyshim, ka edhe një problem shtesë në krahasim me ekipet e tjerë të Superligës, pasi nuk luan dot në stadiumin e tij, madje as nuk stërvitet përpara tifozëve në Kukës.

Kjo mund të rezultojë fatale në luftën për titull me Partizanin, madje në një kampionat me kaq shumë rivalitet, çdo dështim mund të rrezikojë edhe kualifikimin për në Ligën e Europës, që është objektivi minimal I presidentit Gjici.

Pasi luajtën ndeshjet e javës së 19-të, Kukësi ka 35 pikë ndaj 40 të Partizanit, që kryeson edhe më bindshëm Superligën.

22’ Kukësi kërkon penallti

31’ Laçi

41’ Kukësi

47’ Kukësi

62’ Goditet anësori Denis Rexha

66’ Kukësi


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono