LAC
Formacioni më i mirë sipas Blick

pallati963.jpg
in a14:09 | 09/12/2019

Një pallat 5 katësh në Laç nuk është inspektuar ende nga ekspertët. Vetëm përfaqësues të Bashkisë së Kurbinit ju kanë thënë banorëve që të mos hyjnë në apartamentet e tyre deri sa të bëhen verifikimet e plota. Banorët të indinjuar thonë se dëmet janë të mëdha dhe po bëhet gati dy javë pas tërmetit që ata nuk hyjnë dot brenda sepse nuk kanë garanci për jetën e tyre.

Banorët e pallatit 106 për shkak se nuk kanë pasur asnjë vëmendje nga institucionet shprehen se mund të ketë diçka të dyshimtë që deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

“Na thonë mos hyni në shtëpi po nuk kanë vënë ende një shenjë për të qënë më  të sigurt se është i pabanueshëm a jo”, shprehen banorët.

Në këtë pallat jeton dhe nënprefekti i Kurbinit po me sa duket dhe ai nuk e ka vënë ujin në zjarr që inspektimet të përshpejtohen./abcnews.al

1ad8c587-a923-4f46-82f2-5eaf4cfe9ac4.jpg
R D23:01 | 08/12/2019

Kryetari i PD-së Lulzim Basha  ishte sot në disa zona të goditura nga termeti, fillimisht në Fushë-Mamurras e më pas në Laç. Basha tha se banorët janë në gjendje të mjerueshme. Ai ngriti tonet ndaj qeverisë, duke thënë se është skandaloze të shpenzojë 150 mln dollarë për koncesionet dhe të lërë pa bukë të prekurit nga termeti.

Statusi i Bashës:

Kurbini është në gjendje emergjence por shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit.

Shtëpitë e tyre janë të shkatërruara ose me dëmtime serioze, por deri më sot askush nuk ka shkuar ti shohë në çfarë gjendje janë, të vlerësojë dëmet që kanë, të përcaktojnë nëse janë apo jo të banueshme.

Ngricat, shirat, lagështira me të cilën bashkëjetojnë banorët mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e fëmijëve dhe të
banorëve të tjerë që kalojnë netët në tenda plastmasi.

Duhet të nisë sa më parë riparimi apo rindërtimi i banesave, dhe për këtë duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë dhe i drejtë i dëmeve te shkaktuara. Duhen gjetur mundësi strehimi për të gjithë banorët e pastrehë, pa diskriminim.

Ndonëse ndër zonat më të varfera në Shqipëri, askush nga institucionet shtetërore nuk u ka çuar asnjë ndihmë për të perballuar këtë fatkeqësi. Kjo është skandaloze, kur po hyjmë në javën e tretë nga tërmeti. 150 milion dollarë të taksave të qytetarëve shkojnë për dhjetë oligarkë e mijëra qytetareve nuk u është dërguar as një bukë e vetme nga shteti.

Boll me shfaqje që nuk e fshehin mjerimin e banorëve dhe dështimin e shtetit për tu ardhur në ndihmë! Duhet ndërhyrje e menjëhershme për çdo banor dhe familje që po kalon momente të vështira.

 

banorja.jpg
ger ta14:14 | 06/12/2019

Tërmeti nuk ka kursyer as banorët e fshatit Delbnisht në Laç, e megjithatë ata ankohen se askush nuk po i ndihmon. Për “Abc Neës” banorët thonë se për ta nuk ka as çadra mjaftueshëm, ndërsa banesat paraqesin rrezikshmëri.

Banorët e fshatit Delbnish të Laçit janë harruar nga shteti. Tërmeti i 26 nëntorit edhe në këtë fshat ka kthyer disa banesa në gërmadha.

Numërohen rreth 10 shtëpi të rrënuara dhe dy prej tyre janë të familjes të Ndoc Gjokës dhe Leonard Vathit. Ata ankohen për autoritetet që nuk ju ka rënë në mendje të shkojnë të shohin dëmet

“Është dëmtuar, mirë që kanë shpëtuar fëmijët, inxhinierët akoma nuk kanë ardhur ‘.

Jo vetëm këta banorë por dhe të tjerë të këtij fshati kanë të njëtin hall.

“Unë jam vetë i pestë, nuk kemi ku të jetojmë, kemi shkuar në bashki, do vimë sot, do vimë nesër’, thotë një tjetër banir.

Në Deblnish të Laçit rreth 80 banore jetojnë në qiell te hapur. Edhe disa familje që janë pajisur me çadra kanë problem me të ftohtin, erën e fortë dhe shirat e rrëmbyer. /abcnews.al

lacc.jpg
ger ta12:14 | 04/12/2019

Ende shume banorë të qytetit të Laçit prej më shumë se një javë po jetojnë jashtë.  Pallatet e tyre janë dëmtuar nga tërmeti. Rreth  90 banorë nuk kanë lëvizur nëpër streha të sigurta por po qëndrojnë në lulishte apo makina, pasi çadra e vetme që ju është dhënë është shumë e vogël, ska vend ku të ulen jo më të vendosen shtretër.

“Jetojmë të gjithë në këtë çadër, dikush nëpër makina, kemi një javë, presim të vijnë ekspertët që të shikojnë pallatin”, thotë një prej banoreve.

Kjo pjesë e banorëve të Laçit që po qëndron jashtë duhet të marrë menjeherë vëmendjen e institucioneve vendore dhe qëndrore. Kryesisht të moshuarit mes tyre dhe invalid, por dhe fëmijët nuk mund të qëndrojnë më në këto kushte pasi shëndeti I tyre do të përkeqësohet./abcnews.al

rama-banoret.jpg
nev ila15:52 | 02/12/2019

Kryeministri Rama ka vendosur që përmes humorit të lehtësojë dhimbjen e banorëve që humbën shtëpitë e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga Laçi, kreu i qeverisë premtoi një zgjidhje të shpejtë, por i kërkoi qytetarëve durim përballë situatës në të cilën ndodhet vendi.

Tërmeti i la në qiell të hapur mijëra familjen në të gjithë vendin ndërkohë që sytë janë drejtuar të gjitha nga qeveria dhe kryeministri Rama për zgjidhjen që do të ketë për vlerësimin e dëmeve.

Në Laç kreu i qeverisë shkoi të takonte banorët, banesat e të cilave pas 26 nëntorit janë shpallur të banueshme. Pavarësisht se në një terren të panjohur, në pozitat e udhëheqësit Rama zgjodhi të gjej vetë rrugën drejt banorëve.

Lleshaj: Nuk ke aty…

Rama: Po hajde… nuk kam nuk kam. Prandaj jam duke ecur këtej që të gjej shtegun aty ku duket sikur s’ka.

Lleshaj: S’ke ça shef aty..

Rama: Eee… skam ça shof…

Përjetimet negative që banorët kishin me tërmetin, kryeministri u kujdes ti zbus me humor duke ia bere te qarte se thirrjet “Rama IK” t’i terheqin sepse jane ne duart te sigurta.

Këta janë demokrat. Këta që ikin mbrapsh,hajeni këtu hajeni, këta janë ata që thonë Rama ik!”

Zgjidhjen ja premtoi te shpejt por kerkesen e kishte te njejte per ata qe vijojne ti kerkojne largimin

Më lini rehat mos më lodhni kokën me ato Ik Ik Ik. të ishte për gratë unë rroja 100 vjet po s’dun burrat”

Per ata qe nxituan ti kerkonin zgjidhje te menjehershme, Rama i kujtoi ardhjen ne jete te femijeve.

Sa fëmijë ke? Dy fëmijë ke? Pyet grun sa  vështirë bëhen se ti e ke pas kollaj po gruja…”

Për këdo që takonte kryeministrin, zgjidhja ishte e menjëhershme njësoj si rasti i kesaj gruaje te moshuar e cila u akomodua ne nje nga hotelet ne Durres.

“Merreni zgjidhjen menjëherë, tani, tani. Merreni  në makinë, çojeni te plaku”

Me te paduruarve i kujtoi Francen dhe goditjet qe ajo ka pasur nga termetet, per te cilat edhe vete francezet kishin shprehur rezerva per ndihmat qe po vijne drejte shqiperise.

E pe ca i shkruanin Presidentit të Francës? S’je marrë me ne jemi akoma në baraka. Ne po bëjmë maksimumin”.

Durimin e humbi kur dikush i foli per sjelljen e kryebashkiakes

Ska nevojë se i njof unë mirë këta. Këta jënë kafe muhabet, edhe kur i bie… shohin nga gratë dhe thonë Si do ja bëjmë gru? Burra Burra, mbahu fort aty edhe mos u qa si gru”

Dhe në fund me premtimin se zgjidhja do te jete e shpejte, mori si falenderim nje puthje nga banoret qe nga mengjesi i 26 nentorit jane ne çadra.

“Hajde të të puth si Salushja me stresin”./abcnews.al

rama-lezhe-1280x561.jpg
nev ila11:55 | 02/12/2019

Kryeministri Edi Rama është ndalur pak më parë në qytetin e Laçit ku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj kanë inspektuar disa nga godinat që sipas disa inxhinierëve të pranishëm ndërtesat nuk bëhen më pasi kanë shkatërrime strukturore.

Janë ato pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati”, e mbani mend atë shprehjen? Urdhëro begatinë tani. Edhe jam unë i keqi pastaj që prish. Këtu duhet bërë e gjitha nga e para është muhabet kot ky”, tha Rama.

Hajde se nuk ka më ca të shohim andej”, tha në një moment ministri Lleshaj.

“Hajde nuk ka nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ke ça shef Sandër?”, iu drejtua ministrit Rama, teksa takoi një grua.

“Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë”.

Sandër Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjende, sa herë bie shi aty bëhet nami.

Rama: Këta janë ata të Rama ik, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.
Qytetari: Kryeministër të gjithë thonë Rama ik ne po themi Rama hajde tani”.

Rama: E di e di se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.

Qytetari: Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi.

Rama: Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj./abcnews.al

Screenshot_2.png
R D16:09 | 30/11/2019

Banorët e Laçit janë ndër më të dëmtuarit nga termeti. Ata ankohen se kanë mbetur në qiell të hapur dhe ndërkohë nuk kanë marrë asnjë ndihmë ushqimore nga shteti. Të revoltuar ata i janë ankuar kreut të PD, Lulzim Basha, i cili i ka vizituar sot këtë qytet.

“Nuk kemi marrë gjë, ngelen duke i ndarë për robt e vet”, – shprehet një zonjë e cila ka 5 ditë që kalon natën jashtë dhe pa asnjë ndihmë.

“As çadra nuk na kanë sjellë”, – i thotë Bashës një banor tjetër i dëmtuar nga termeti.

Një nënë me 4 fëmijë thotë se është e detyruar të jetojë në kushte të rënduara me fëmijët e saj dhe se askush nuk ka marrë mundimin të interesohet për të.

“Jetoj te nana me 4 kalamajt. Nuk më është dhënë asnjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush ska ardhë. As sot skam marrë asnjë ndihmë”, – thotë ajo e dëshpëruar. Gruaja betohet në kokën e fëmijëve për ta bërë të besueshme dëshminë e saj.

*Në video bashkëbisedimi i Bashës me një grup banorësh të Laçit

SHTEPIA-E-SHEMBUR-LAC-1280x720.jpg
ent ela11:50 | 29/11/2019

Banesa e Familjes Kuka në periferi të Laçit është ndërtuar para viteve 90, por fenomenet natyrore njëra pas tjetrës e kanë dëmtuar totalisht. 4 vite më parë erozioni shembi një pjesë dhe tërmeti i së martës i dha goditjen e fundit.

Sipas tyre institucionet qëndrore prej vitesh janë në dijeni, por askush nuk është kujtuar. /abcnews.al

rae-2-1-1280x582.jpg
in a09:23 | 29/11/2019

Prime Minister Rama has declared today a state of emergency in the city of Laci, which turns out to be heavily damaged by the powerful November 26 earthquake.

Rama wants the opposition with two representatives to be included in the National Reconstruction Committee.

At the extraordinary government meeting, Rama said that every penny will become transparent and there will be no abuse.

“I understand the opinion of the opposition leader, that Lac is included in this perimeter I say that our concerns and ideas match.

Today we must include the affected area of ​​Laçi in the same program ”, said the prime minister.

“I would appreciate and we would have appreciated if the opposition would include in the National Reconstruction Community, two representatives either in financial or technical terms.

We have the common need to do what is best for our people.

This community is not the electoral reform commission neither of decriminalization nor of the separation of angels and devils.

It is good to be together and work together, ”said Rama./abcnews.al

pallati-lac.jpg
nev ila17:12 | 27/11/2019

Lëkundjet e fundit të tërmetit kanë dëmtuar një kat të pallatit në qendër të Laçit. Nga të dhënat më të fundit mësohet se bëhet fjalë për shtesën e saj.

Nuk është raportuar për të lënduar por shembja e tij ka shkaktuar panik.

Me sa duket, shtesa e pallatit, goditjen më të fortë e ka marrë nga tërmeti i ndodhur ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që sot, nga lëkundjet e orës 16.00, duket se e kanë rrëzuar plotësisht./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono