kylian mbappe

Haaland-Mbappe-e1582223140886.jpg
Igli Nikolli19:28 | 20/02/2020

Sfidën e parë mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland e fitoi sulmuesi norvegjez. 19-vjeçari shënoi dy golat e Dortmund në fitoren 2-1 kundër PSG-së në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 në Champions League, teksa francezi u mjaftua vetëm me asistin për Neymar. Ish-kampioni i botës me Francën, Christophe Dugarry ka një këshillë për patriotin e tij dhe gjithçka lidhet me “gjigantin” Erling Haaland.

Kylian, ti di të bësh shumë gjëra, por ajo që të mungon është ajo që bëri Haaland në një orë e gjysmë. Ditën që do ta bësh këtë, do të fitosh ‘Topin e Artë’ dhe do të jesh futbollisti më i mirë në botë.

Mbappe është një lojtar madhështor, por nëse dëshiron të fitojë gjithçka duhet të ulet të shohë në dvd atë që po arrin të bëjë Erling Haaland“, thekson Christophe Dugarry në një prononcim për Radio Monte Carlo. /abcnews.al

 

Dugarry me kupan e botës në vitin 1998
Mbappe-Neymar-e1580581305828.jpg
Vladimir Prenga09:48 | 16/02/2020

Barcelona duhet të shohë për ndonjë objektiv tjetër, pasi Kylian Mbappe e ka vendosur se ku do të transferohet. Gazetari i njohur, Edoardo Inda, ka zbuluar se katalanasit kanë pasur një komunikim me babain e sulmuesit francez, Wilfried.

Ky i fundit ka qenë i qartë: “Djali im do ta lërë PSG-në vetëm për Real Madrid”. Kjo është përgjigja që Barcelona ka marrë dhe kjo madje ka ndodhur dy herë.

Qartazi, katalanasit nuk kanë asnjë shans të transferojnë Mbappe, i cili e ka thënë hapur disa herë që Reali është klubi që ka ëndërruar të luajë. /abcnews.al

Mbappe-Kylian.png
Igli Nikolli15:57 | 13/02/2020

Real Madrid nuk dorëzohet lehtë për Kylian Mbappe, por PSG nuk mund ta humbasë një fenomen si francezi. Kontrata e sulmuesit me kampionët e Francës përfundon në verën e vitit 2022, por PSG synon të zgjasë bashkëpunimin dhe e ka një plan.

AS raporton se drejtuesit e klubit janë gati t’i afrojnë 21-vjeçarit një rrogë të çmendur prej 50 milion eurosh në sezon, duke e barazuar me atë të Leo Messit. A do të mjaftojë diçka e tillë për ta bindur yllin francez që të mos ndryshojë ekip.

Asgjë nuk është e sigurt deri në momentin që PSG nuk është kompetitive për të fituar Champions League. Francezët po shpenzojnë pafund në përforcimin e skuadrës, por dështojnë nga viti në vit për të fituar kupën me veshë të mëdhenj. /abcnews.al

mbape-dhe-leonardo.jpg
Klejdi Kaimi12:24 | 04/02/2020

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, nuk i ka kërkuar falje trajnerit Tuchel pas debatit që dyshja pati në ndeshjen e fundit. Gjigantët francez ishin duke fituar me një rezultat të thellë kundër Montpellier dhe tekniku francez vendosi ta zëvendësonte Mbappen. Por, ylli francez nuk e priti mirë dhe pati një debat mes tyre, ku Tuchel kërkonte ta qetësonte sulmuesin.

21-vjeçari u ul në stol për pjesën e mbetur të takimit dhe të gjithë e panë reagimin e tij. Trajneri gjerman u shpreh mbas ndeshjes se do të merrte një vendim për të ditën e nesërme. Asgjë nuk ndodhi ditën e diel, pasi ekipi vazhdoi stërvitjen normalisht dhe nuk pati asnjë reagim nga asnjëri prej tyre.

Kur zihen dy veta gjithmonë përfiton një i tretë dhe në këtë rast është Real Madrid. Spanjollët kanë ndjekur me kujdes episodin e fundit dhe kanë nisur kontaktet me agjentin e sulmuesit francez. Mediat në Spanjë raportojnë se madrilenët do të bëjnë një ofertë zyrtare për Mbappen në merkaton e verës dhe me shumë mundësi i riu do të tundohet nga kalimi në Madrid. /abcnews.al

Tuchel.jpg
Igli Nikolli17:32 | 03/02/2020

Kylian Mbappe nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen kundër Montpellier (PSG fitoi 5-0) dhe reagoi keq ndaj Thomas Tuchel. Trajneri i PSG është ndalur te kjo çështje në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së ditës së nesërme me Nantes.

Gjermani sqaron raporton me yllin francez dhe shpjegon se pse vendosi ta nxjerrë para kohë nga fusha (e zëvëndësoi në minutën e 68-të me Mauro Icardin). Trajneri i kampionëve të Francës ndalet edhe tek e ardhmja e sulmuesit 21-vjeçar dhe nuk beson se ky “fërkim” mes tyre do të ketë pasoja negative.

Nuk ka asgjë personale mes meje dhe Mbappe. E di që nuk i pëlqen ta zëvendësoj, është normale kjo gjë, por dua t’u jap minuta edhe lojtarëve të stolit. Jam i sigurt që në dhomat e zhveshjes mirëkuptohen vendimet e mia. Nuk besoj se ajo që ndodhi mes nesh do ta shtyjë të largohet nga PSG. Ai është një lojtar i joni dhe është nën kontratë“, deklaron Thomas Tuchel. /abcnews.al

mbape-dhe-leonardo.jpg
Vladimir Prenga10:12 | 03/02/2020

Kylian Mbappe ka filluar me tekat e tij te PSG. Sulmuesi nuk pranon të bisedojë për rinovimin e kontratës me kampionët e Francës, ndërkohë që nga ana tjetër sjellja nuk është e duhura. Për të dytën herë ai ka reaguar keq pas një zëvendësimi, madje herën e fundit ajo që ndodhi mund të konsiderohet e patolerueshme.

Pas ndeshjes kundër Montpellier, trajneri Thomas Tuchel mbajti një qëndrim mbi atë që ndodh mes tij dhe sulmuesit të talentuar të PSG-së: “Kylian nuk do që të zëvendësohet, kjo është e qartë. Nuk donte të zëvendësohej kundër Nantes, nuk donte as sot.

Por ndeshja ishte 5-0 në favorin tonë dhe mendova se duhet të pushojë. Çdo gjë është lënë pas. Choupo-Moting meriton të luajë, ai është një lojtar që më është përgjigjur gjithmonë. Mbappe e kupton këtë gjë dhe e ka mirëkuptuar”.

Ndërkohë Le Parisien raporton se një ditë më parë ka qenë drejtori Leonardo, ai i cili ka ulur në tavolinë sulmuesin francez dhe trajnerin gjerman. E gjitha që mes tyre të mos ketë fërkime, edhe pse që raporti i tyre do duhet kohë që të rregullohet. /abcnews.al

Mbappe-3.jpg
Igli Nikolli17:29 | 22/01/2020

Kylian Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit. Ylli i PSG-së është ende i ri, por ka fituar tituj me Monacon dhe PSG, teksa u shpall kampion bote si protagonist me Francën e tij.

Në prononcimin e dhënë për Gazzetta dello Sport, sulmuesi 21-vjeçar tregon edhe lojtarin që i ka bërë më shumë përshtypje nga të gjithë dhe ai është një italian.

Verratti është një fenomen dhe kjo është e dukshme nga të gjithë. Është lojtari që më ka impresionuar më shumë që prej momentit që erdha te PSG. Marco është shumë i fortë, është fat i madh që e kemi në skuadër. Ndihem krenar që luaj në një ekip me të“, thekson Kylian Mbappe. /abcnews.al

 

Mbappe dhe Verratti
Mbappe.jpg
Klejdi Kaimi14:16 | 22/01/2020

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, e ka një idhull si çdo futbollist tjetër. Në një intervistë të fundit, ai nuk e mohon admirimin për Zidane, por heroi i tij ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo. Madje sulmuesi i kombëtares franceze kërkon që karriera e tij të jetë si ajo e sulmuesit të Juventusit.

“Idhulli im i fëmijërisë ka qenë Ronaldo. Ëndrra ime është bërë realitet, pasi unë pata mundësinë të luaja si kundërshtar kundër tij me ekipet kombëtare. Mendoj se shembulli që unë duhet të ndjek është pikërisht portugezi. Është shumë vonë për mua për të ndërtuar një karrierë si ajo e Messit. Duhet të kisha qëndruar tek Monaco,” deklaron francezi për “La Gazzetta dello Sport”.

“Neymar? Është një lojtar i madh dhe bashkë kemi një miqësi shumë të mirë jashtë fushe. Ai ka kaluar dy sezone të vështira, por tashmë po kthehet si dikur. Më vjen mirë që kemi në ekip një sulmues si Mauro Icardi. Ai është një nga më të mirët në botë dhe po e ndihmon ekipin me golat e tij,” mbyll 21-vjeçari francez. /abcnews.al

 

 

mbape-me-femijet.jpg
Vladimir Prenga09:19 | 21/01/2020

Kylian Mbappe ka realizuar një ëndërr të tij për të ndihmuar fëmijës. Sulmuesi francez ka prezantuar në Paris fondacionin e tij, ku synohet të ndihmohen 98 fëmijë të moshës nga 9 deri në 16 vjeç. Sulmuesi ka theksuar se nuk kërkon thjesht t’i ushqejë me ëndrrën për t’u bërë futbollistë.

Fëmijët janë të lirë të zgjedhin dhe të realizojnë ëndrrat e tyre. Mbappe thjesht dëshiron atyre t\u dhurojë atyre një mundësi, një buzëqeshje. Dhe sulmuesi thekson se të gjithën këtë e bën se e ndjen dhe jo për imazh.

“Atë që kjo shoqëri për mua, dua ta kthej mbrapsht. Jam i privilegjuar, pasi unë fitoj nga pasioni im. Nuk e bëj këtë gjë për imazh, e bëj se e ndjej me zemër. Nuk mund të kontrollojmë dot atë që njerëzit mendojnë, por qëllimi nuk është ai.

 

Mbappe gjatë prezantimit të Fondacionit

Dua t’u shtrij një dorë ndihmë këtyre fëmijëve dhe t’u dhuroj një buzëqeshje. Unë do të jem mbrapa këtij fondacioni në çdo moment, edhe pse nuk do të jem i pranishëm”, ëshët shprehur Mbappe gjatë hapjes së fondacionit në Paris.

ËNDRRA DHE IDHUJT– Mbappe është i ri dhe ka edhe ai ëndrra dhe dëshira, sikurse edhe idhuj. “Nuk do të ishte keq të fitoja tripletën: Champions League me PSG, që do të ishte trofeu im i parë në Europë, pastaj kampionatin Europian me Francën dhe Lojërat Olimpike”, shprehet sulmuesi francez, i cili më pas zbulon idhujt e tij.

“Ka qenë me faza. Për t’ia nisur di fëmijë, ishte Zidane. Nëse jeni djalë dhe francez, atëherë pa diskutim që ishulli juaj është Zidane. Më pas ka qenë Cristiano, me të cilin kam pasur fatin të përballëm. Gjithashtu edhe brazilianët, për mënyrën tyre të lojës”, përfundon Mbappe. /abcnews.al

mbape.jpg
Vladimir Prenga09:52 | 16/01/2020

PSG mposhti 1-4 skuadrën e Monaco dhe protagonist në këtë përballje ishte edhe sulmuesi Kylian Mbappe, autor i dy golave. Francezi i shënoi ish-skuadrës së tij golin e parë dhe të fundit, ndërkohë që respekti i la vendin festës në minutat shtesë.

Mbappe ka treguar për “Canal +” se pse festoi te goli i dytë: “Nuk festova te goli i parë, më duhet t’i respektoj tifozët e Monaco. Jam zbuluar në atë klub dhe kam pasur momente të shkëlqyeshme, ndaj duhet t’i respektoj.

Festimi te goli i dytë? Disa më ofenduan dhe duhet t”u përgjigjesha”. Mbappe u transferua në verën e vitit 2017 te PSG, që pagoi te Monaco shumën e 180 milionë eurove. Sulmuesi është një nga lojtarët më të mirë, i cili në të ardhmen mund të fitojë edhe “Topin e Artë”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono