Ky

61386742_10156396516185838_8195553424817782784_o.jpg
ad min11:30 | 29/05/2019

Mario Trupja, është studenti i dytë shqiptar i diplomuar në Akademia e Marinës Amerikane, një ndër institucionet më prestigjioze që përgatit kuadro-elitë të ushtrisë amerikane.

Ai do të shërbejë me Forcat Detare shqiptare, në kuadër të një programi që mundëson aftësimin e një brezi të ri ushtarakësh në vendet anëtare të NATO-s. Ai është një nga 1052 studentët që përfunduan studimet këtë vit në këtë akademi, pas një pune të vështirë prej katër vjetësh.

“Ka qenë e vështirë. Ka pasur disa faza. Shoku i parë kulturor, ushqimi, shoqëria, gjuha, duhej të mësoheshe në fillim me mënyrën e jetesës. Plus që Akademia kishte traditat e veta me të cilat duhej të mësohesha, trajtimi, orari shumë i ngjeshur… Normalisht, tani është një moment shumë i veçantë, është momenti kulminant i gjithë asaj pune”, tha Mario Trupja.

Shkollimi në Akademinë e Marinës Amerikane konsiston në një stërvitje të fortë fizike dhe një punë akademike rigoroze, në një degë si ajo e inxhinierisë dhe arkitekturës detare, ku ai u diplomua.

“Me trajnimin u mësova, për shkak të mjedisit, por pjesa akademike gjithmonë ofron sfida të madhe. Dega ime inxhinieria dhe arkitekturës detare, ka të bëjë me projektimin e anijeve”, thotë Mario.

Edhe pse vetëm një përqind e studentëve të pranuar në këtë akademi nuk janë nga SHBA, Mario thotë se kurrë nuk është ndier i huaj dhe ka krijuar miq të çmuar.

“Kur vjen ditën e parë, … të gjithë i presin flokët zero, nuk ka dallime dhe kjo është pjesa më e veçantë besoj … Miqësia, është një nga gjërat më të bukura që fitova”, thotë Mario.

Shqipëria po jep kontributin e saj modest në forcat e NATO-s dhe diplomimi i studentëve si Mario në akademitë ushtarake amerikane, – siç thotë “VOA”, – do të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura shqiptare drejt standardeve të aleancës, veçanërisht në operacionet paqeruajtëse./abcnews.al

alibeja-1280x732.jpg
ad min18:45 | 02/04/2019

Opozita është mosbesuese rreth këtij qëndrimi të socialisteve për reformën zgjedhore. Pas deklaratës së kryetarit të Komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha në studion e ABC News, se problemin nuk e zgjidh reforma. Prioritet i opozitës sipas Alibeajt është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Mirela Milori: PS në Komisionin për Reformën Zgjedhore ju jep një avantazh dhe iu thotë eja të ulemi në tryezën e bisedimeve që të keni të njëjtin status si deputetët e mandatar dhe të kenë edhe të drejtën të vendosin veton, për aq kohë sa OSBE thotë janë dakord me propozimet e tyre. Do ta vlerësoni këtë ftesë?

Enkelejd Alibeaj: Nuk e fsheh që ka njëlloj lëshimi njëlloj çedimi nga pozitat e tyre të forta dhe kokëfortë në fakt. Ne e patëm për një vit e gjysmë mos më tepër Komisionin e Reformës Zgjedhore kur opozita ishte në Parlament. Ne i paraqitem shumë më herët se cilat ishin kërkesat për një proces teknikisht të rregullt. Në fakt ajo çka është kërkesa jonë tani nuk është një kërkesë  që përjashton ato çfarë ne kemi thënë kohë më parë por kërkesa ka evoluar jo thjesht si një dëshirë e jona. Por kërkesa ka evoluar për shkak të atyre që kanë ndodhur të paktën nga 2017 e këtej. Dhe teksa dëgjoj në fakt ato çfarë thotë zotëria që sapo dëgjova tha në fakt më shkon në mëndje një gjë fare e thjeshtë: Thënë kjo nga Damian Gjiknuri, është njeriu i cili organizoi ato zgjedhje të Dibrës të cilat tashmë janë të fshehura ne dosjen 184. Dhe çështja nuk është se do të rregullonin Komisionin e qendrës së votimit i cili realisht mund të bëhet edhe me njerëz apolitik. /abcnews.al 

47813551_303.jpg
ent ela09:15 | 09/03/2019

Katër nëna shqiptare në Gjermani që kanë sfiduar kompromisin martesor dhe i rrisin fëmijët vetë e pa hequr dorë nga profesioni, ndajnë me DW-në përvojat e tyre.

Sadbere Emshiu, mësuese në Hamburg

Dhjetë vjet iu deshën Sadbere Emshiut të sfidonte traditën dhe të largohej nga  jeta bashkëshortore. “Unë nuk isha e lumtur. Për këtë mund të flisja me prindërit, ata kishin mirëkuptim për mua, por nuk e pranonin kurrsesi shkurorëzimin”, rrëfen Sadberja për Deutsche Welle-n. Familja e Sadberes është me origjinë nga malësia e Tetovës dhe kishte emigruar në Hamburg qysh në kohën e Jugosllavisë. Ajo vetë kishte ardhur aty në moshën e adoleshencës dhe habitej me hendekun e madh mes jetës së shoqeve të saj në metropolin verior të Gjermanisë dhe jetës që i imponohej asaj si pjesë e komunitetit të emigrantëve nga Tetova në Hamburg.

Goditja çliruese

“Pa përkrahjen emocionale të prindërve të mi, unë nuk mund të ndahesha”, thotë ajo, e cila  prej kohësh ndjente se me të shoqin nuk e lidhte më asgjë. U desh një moment dhune, kur bashkëshorti, gjatë një zënke e sipër iu vërsul aq keq, sa ajo do të përfundonte në reanimacion, që asaj t’i bëhej e qartë se rruga që do të ndërmerrte këtej e tutje do të ishte njëdrejtimëshe: “Ky ishte fundi im emocional, material e financiar”, kujton Sadberja. Fëmijët e mi ishin 9 dhe 3 vjeçarë. Por aty vendosa se duhej ta merrja në dorë jetën time”.

Sadberja ishte me fat, se i kishte prindërit pranë, kështu që mund ta vazhdonte punën si mësuese në një shkollë të Hamburgut. Por gjithsesi, ajo duhet t’u rrinte fëmijëve tek koka për detyrat, t’i shoqëronte në jetë, në hallet dhe vendimet e tyre të vështira: “Shumë herë kisha nevojë për pushim, por nuk mundesha, sepse nuk mund t’i lija nxënësit pa mësim”, rrëfen ajo që tani është bërë gjyshe. Dhe kur sheh fëmijët e saj që janë rritur dhe po ecin në rrugët e tyre, e ndien veten të plotësuar:

Ajo kthen kokën pas nganjëherë me keqardhje, që iu deshën dhjetë vjet për të dalë nga letargjia martesore. Tani është e lumtur që ka arritur t’i mbajë të dyja me sukses: edhe punën edhe fëmijët. Një sakrificë që ia ka vlejtur dhe që në vendlindjen e saj do të ishte shumë e vështirë të realizohej.

Zgjim në Berlin

Me dy fëmijë të vegjël përdore (6 dhe 4 vjeç) erdhi Feride Berisha në vitin 1993 në Berlin për t’iu bashkuar të shoqit që jetonte këtu si refugjat. Më pas do të lindte edhe të tretin. Në valixhe ishte edhe një diplomë inxhinierie nga Prishtina, por atë askush nuk donte ta shihte. Kur kalon ndër mend stacionet e Feride Berishës gjatë këtyre 25 vjetëve emigracion, shikon një odise e tërë përpjekjesh për të mbijetuar, ecejake nëpër zyra për leje qendrimi, për njohje diplome, specializime, studime, vende pune nga më të ndryshmet, që nga specialiste e sistemeve diellore e mësuese, e deri te përkthyese e botuese (Botimet PA). Jeta si një varg betejash? “Shumica kanë qenë më tepër sfida sesa beteja”, thotë Feridja me buzëqeshje.

Videostill Feride Berisha albanische Verlegerin Interview Tribuna Channel (Tribuna Channel)
Feride Berisha, botuese (PA), përkthyese, terapiste, menaxhere dhe nënë e tre fëmijëve në interviste në televizionin Tribuna Channel

Ishte ardhja në Gjermani, integrimi në këtë vend, që i hapi sytë për të parë se ka edhe mënyra të tjera jetese. Edhe ajo e gjen rrugën e çlirimit pas 18 vjet martese (jo pa dhunë) e më në fund e bën hapin dhe ndahet nga i shoqi.

Megjithëse Gjermania një nënë pa burrë e përkrah shumë më tepër se Kosova, jeta edhe aty nuk është fushë me lule. “Në Gjermani është më e lehtë, sepse nuk e ke ngarkesën e shoqërisë, je jashtë kontrollit social, ku çdokush i jep vetes të drejtë të të kontrollojë, ke një autonomi shpirtërore dhe i rrit fëmijët ashtu siç do ti, por nga ana tjetër nuk ke atë përkrahje që e ke në Kosovë nga familja dhe rrethi shoqëror. Këtu duhet të organizosh gjithçka vetë, si jetën tënde, ashtu edhe të fëmijëve, jo vetëm t’i përgatisësh për shkollë edhe t’u ndihmosh për detyrat, por edhe t’i shoqërosh në kohën e lirë që është e mbushur me aktivitete.” E tëra kërkon sforco fizike dhe mendore: “Unë gjithmonë kam pasur së paku dy gjëra njëherazi në kokë, ndryshe s’bëhej”, rrëfen ajo.

Aktualisht ajo punon si menaxhere në një organizatë që kujdeset për ish-azilkërkues të refuzuar, Asyl in der Kirche (Azil në kishë). Por gjatë viteve të fundit ajo ka zbuluar një pasion të ri: Atë të terapistes familjare, të cilin e ushtron paralelisht me të parin dhe me veprimtarinë si botuese e përkthyese. Forcën kryesore për të përballuar këto sfida ia kish dhënë besimi i së ëmës: “Ajo gjithnjë ka pasur besim se do t’ia dilja.”

Kur shikon jetën e saj të sotme nëna e tre fëmijëve mund të thotë se është e lumtur: ushtron profesionin e saj, shëtit nëpër botë me bashkëshortin e dytë, i cili ndërkohë i ka birësuar fëmijët tashmë të rritur dhe vazhdon të jetë e hapur për projekte të reja profesionale. Vetëm për një gjë i vjen keq, që fëmijët e saj, u rritën pa figurën e babait në shtëpi. “E kjo është  diçka e rëndësishme për zhvillimin e një fëmije”, thotë terapistja.

Midis shesheve të xhirimit dhe shesheve të lojërave

Figura e babait nuk i mungon vajzës së Kristine Nrecajt, regjisore dhe skenariste me banim në Berlin. Kristine është lindur dhe rritur në Gjermani, por prindërit e saj janë nga Kosova. Imazhi negativ i gruas që kishte njohur ajo në fëmijëri, kanë bërë që për të pavarësia të ketë prioritetin më të lartë. Prandaj edhe nuk donte kurrë të martohej. Kristine dhe babai i së bijës, të cilët nuk jetojnë më si çift bashkë, kujdesen bashkarisht për fëmijën. E kjo ia bën shumë të lehtë Kristines që të realizojë projektet e saj filmike.

Regisseurin Kristine Nrecaj (privat)
Kristine Nrecaj, regjisore dhe skenariste, Berlin

“Skenarët e mi lindin në tryezën e shkrimit në shtëpi, nganjëherë kur vajza ime ka rënë në shtrat për të fjetur”, thotë kineastja. “Por kur ka aktivitete që zhvillohen mbrëmjeve ose kur jam jashtë shtetit me xhirime, atëherë më duhet të gjej një mënyrë organizimi me babanë e vajzës, dado ose mikesha”. Të vështira janë vetëm ato momente të rralla, kur ajo është në xhirim jashtë shtetit dhe mëson se e bija është e sëmurë. “Kjo më rëndon shumë emocionalisht”, thotë dokumentaristja.  “Por kur jam pastaj  me të në Berlin, e fik celularin dhe merrem vetëm me të!”

Kristine Nrecaj thotë në intervistë me DW-në se është e bindur, se me qendrimin e saj këmbëngulës në profesion do të shërbejë si shembull pozitiv për të bijën. “Ajo duhet ta kuptojë se edhe një grua mund të bëjë çdo profesion dhe të jetë nënë njëherazi. Unë ndiej se si ia përçoj asaj pasionin që kam për punën dhe kjo është diçka shumë e bukur.”

Pa stigmatizime

Një vjeç ishte i biri i Mimoza Veliut kur ajo u nda nga babai i djalit. Që të dy përkujdesen për të, por përgjegjësinë kryesore e ka pasur mamaja. Ishte një hap i guximshëm për Mimozën, e cila atëherë nuk kishte shumë vite që kishte ardhur në Gjermani nga Tetova.

Albaner in Deutschland Fotografie Mimoza Veliu (Mimoza Veliu)
Mimoza Veliu, fotografe dhe nënë

Me fëmijën në kopësht ajo nisi të bënte trajnimin si fotografe, një profesion, që në Berlin, kryeqytetin e artistëve, është biznes i ashpër. Por Mimoza ia ka dalë: ka hapur disa ekspozita, ka fituar disa çmime dhe prej vitesh ka hapur edhe studion e saj fotografike Jammin në Berlin-Koepenick, që shërben edhe si galeri dhe lokal eventesh kulturore.

Kalendari i sipërmarrëses, artistes dhe nënës është i mbushur dhe sigurisht që i mungon pak ajo mbështetje familjare që e kanë shoqet e saj në Tetovë. Por kjo e mirë ka anë të tjera: “Kur ke parasysh qe nuk sigmatizohesh për faktin që je nënë e vetme dhe këtë fat e ndan me shumë të tjera, jeta është më e lehtë”, thotë Mimoza. Motoja e Mimozës është: Çdo ditë duhet të më çojë pak përpara.

 Kur në fundjavë ulet në divanin e saj me një gotë verë në dorë, ndien një ngrohtësi të brendshme që i jep lumturia kur sheh të birin se si po i kapërcen fazat e adoleshencës dhe se si po krijon gradualisht personalitetin që do të ketë në të ardhmen. Atëherë e di se vendimi që ka marrë asokohe për të mos bërë kompromise martesore ka qenë i drejtë./DW
gjermeni-1280x730.jpg
ent ela18:20 | 15/02/2019

Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni ka folur për planin “B” që ka Partia Socialiste lidhur me protestën që do organizojë opozita nesër përpara Kryeministrisë. Sipas saj, të gjitha kërkesat që janë bërë deri në këto momente janë politike. Ajo është shprehur se zërit të qytetarëve PS do i përgjigjet me dialog.

“Ky është një miting i organizuar nga opozita dhe është një protestë politke e drejtuar nga PD dhe LSI. Në momentin që qytetarët do japin një sërë kërkesash ata do marrin një përgjigje. Në momentin që do kemi një sërë kërkesash ne do reagojnë dhe do jemi gati për dialog. Qytetarët janë të lirë të kërkojnë të drejta e tyre dhe të nxjerrin një axhendë dhe të thonë që të drejtat tona po thyhen”.

Më tej ajo është shprehur se krerët e opozitës po kërkojnë pushtetin në tavolinë.

 “Me këtë lloj qasjesh agresive dhe duke shantazhuar, mbase ky është synimi i dy krerëve të opozitë që duke sjellë këtë lloj qasje agresive duan të  ulen në tavolinë për të fituar pushtetin në tavolinë. Uroj që protesta të mos jetë e dhunshme dhe të jetë protestë qytetare. Uroj dhe besoj që opozita të mbajë përgjegjësi për atë që po bën. Presim kërkesat e qytetarëve ndërsa ato që janë thënë deri tani janë kërkesat e opozitës. Për kërkesat e popullit ne iu ofrojmë dialog”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono