kuvend

emergjenca.jpg
in a16:45 | 16/12/2019

Qeveria kërkon pëlqimin e Kuvendit që faza e emergjencës në Tiranë, Durrës dhe Lezhë të zgjasë deri në fund të marsit. Komisioni i Sigurisë Kombëtare e pranoi këtë kërkesë, pasi vendimi i qeverisë kishte fuqi vetëm për 30 ditët e para.

Fuqia ligjore e qeverisë për të shpallur gjendjen e emergjencës në qarqet e prekura nga tërmeti, përfundon në fund të dhjetorit.

Zgjatja e saj përtej afatit 30-ditor  kërkon  pëlqimin e Kuvendit, ndaj Qeveria ka dorëzuar këtë kërkesë, që gjendja e fatkeqësisë natyrore në Tiranë, Durrës dhe Lezhë të zgjasë deri në fund të muajit mars.

Ky dokument u shqyrtua nga Komisioni i Sigurisë.

Zgjatja e afatit do të miratohet të mërkurën në seancë plenare, dhe kjo periudhë do të ndihmojë që gjithë aparati shtetëror të fokusohet në rimëkëmbjen e këtyre zonave./abcnews.al

cc.jpg
in a12:01 | 10/12/2019

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi u është drejtuar me një letër kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian, ShBA, vendeve të rajonit si edhe vendeve të tjera mike e partnere të Shqipërisë.

Ruçi falenderon homologët mbi kontributin që kanë dhënë vendet e tyre në përballimin e fazës së emergjencës për familjet e prekura dhe i informon mbi masat e Qeverisë për zgjidhjen afatgjatë të problemeve të strehimit dhe pasojave të tjera të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Letra:

Kryetari i Kuvendit, z. GramozRuçi, u drejton letra kryetarëve të parlamenteve për të kontribuar për rindërtimin pas tërmetit: Mbështetjen tuaj nuk do ta harrojmë kurrë!

“Mbështetja e ndihma që keni dhënë e po jepni në shpëtimin e jetëve njerëzore do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Megjithë përpjekjet intensive të Qeverisë, institucioneve, ekspertëve, sipërmarrjeve private, shoqërisë civile dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, të mbështetur edhe nga organizata, sipërmarrje dhe qeveri të mjaft vendeve mike, të cilët po tregojnë një solidaritet dhe humanizëm të pashoq, burimet dhe kapacitetet tona në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore janë të kufizuara dhe të pamjaftueshme. Prandaj ne po mobilizohemi për të fituar sa më shumë mbështetje ndërkombëtare për të rikuperuar sa më shpejt që të jetë e mundur pasojat e rënda të kësaj tragjedie. Duke Ju shprehur mirënjohjen e thellë timen, të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, do të vlerësoja shumë nëse do të ishte e mundur që ky kontribut të vazhdojë me burime financiare e burime të tjera edhe në fazën e ndërtimit të banesave për të prekurit nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar. Ju falenderoj edhe njëherë nga zemra për ndihmën ndaj vendit tim në këtë kohë të vështirë. Këtë mbështetje nuk do ta harrojmë kurrë”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. /abcnews.al

meta.jpeg
in a12:16 | 09/12/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer pas në Kuvend ligjin për Rininë. Ai kritikon qeverinë se përmes këtij ligji, rrezikon që të përjashtojë nga veprimi publik zërat rinorë opozitarë dhe tu japë Këshillave Rinorë një varësi të rrezikshme partiake.

Në relacionin e tij, Presidenti Meta kritikon nenet që përcaktojnë se Këshilli Kombëtar për Rininë kryesohet nga ministri përgjegjës, i cili emëron dhe anëtarët.

Ky proces emërimi politik dhe ky nivel përfaqësimi që ngelet sërish në lirinë e veprimit të një funksionari politik, vendos realisht nën kontroll dhe mbikëqyrje rininë shqiptare dhe krijon rrezikun që çdo përfaqësues me peshë dhe zë objektivisht opozitar me vullnetin politik  të qeverisë, të ngelet jashtë këtyre organizmave apo zëri i tij të mos merret parasysh.

E njëjta kritikë është edhe për Këshillat Vendore të Rinisë, të cilat drejtohen nga kryetari i Bashkisë, dhe është pikërisht kryetari ai që emëron anëtarët e Këshillit Vendor.

Vetë strukturat drejtuese të këtyre këshillave janë parashikuar të jenë funksionarë politikë. Vendosja e të rinjve apo organizatave të tyre nën këtë udhëheqje nuk mundet të sjellë përkrahjen e duhur, por saktësisht efektin e kundërt, atë të vënies në dispozicion të organizatave rinore, rrjeteve rinore e të rinjve nën drejtimin ekskluziv politik.

Ligji për Rininë u miratua nga Kuvendi në 4 nëntor, dhe Presidenti ka firmosur rishqyrtimin në 25 nëntor./abcnews.al

certifikim.jpg
in a12:10 | 09/12/2019

13 ditë pas certifikimit zyrtar të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka ende një marrveshje për koalicion qeveritar mes dy partive që u renditen në dy vendet e para në këto zgjedhje.

Bisedimet për presidentin e ardhshëm të Kosovës, thuhet se po krijojnë ngërç në negociatat për formimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por edhe pse nuk është arritur ende një marrëveshje rreth qeverisë, sipas njohësve të çështjeve juridike, mund të vijojnë procedurat për konstituimin e Kuvendit.

Në kushtetuten e Kosovës parashikohet që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Seanca e parë e Kuvendit mund të thirret nga Presidenti i Republikës ose nga vetë Kuvendi, nëse kreu i shtetit nuk e bën këtë gjë.

Analistë të çështjeve politike thonë se Kuvendi dhe qeveria duhet të formohen sa më shpejt, duke marrë parasysh faktin se Kosova funksionon me një qeveri në largim që nga muaji korrik.

Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë bërë thirrje që qeveria e re të formohet sa më shpejt./abcnews.al

edi-rama-ne-kuvend-1280x548.jpg
nev ila14:58 | 05/12/2019

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës parlamentare ditën e sotme ka folur për situatën tragjike që la tërmeti i 26 nëntorit. Rama duke sjellë shembullin e SHBA, paralajmëroi ndryshime ligjore që në rastet e fatkeqësive natyrore siç tha ai të mos ketë “sharlatanë që bëjnë sizmolgun e prokurorin”.

Dëgjova që flitej për Japoni e OECD e për…në fakt meqë jemi në një situatë të jashtëzakonshëm dua të ndaj me ju nevojën që në kuadrin e adresimit të problemeve të konstatuara, të marrim edhe shembullin e Japonisë, Amerikës, Izraelit që kur ndodhin fatkeqësi të këtyre përmasave jua mbyllin gojën të gjithë atyre që s’kanë ç’a thonë, jua mbyllin me ligj e nuk u jepet mundësia lloj-lloj të çorodisin e dëshpërojnë miletin.

Besoj se kjo do jetë, një nga gjërat që do adresojmë në reformën e përgjithshme ligjore në rastet e fatkeqësive të mëdha natyrore se nuk është e mundur që përvec halleve të mëdha populli të ketë edhe këtë hall të madh që me ditë e me netë bombardohet nga sharlatanë që shfaqen si sizmologë, inxhinierë, konstruktorë e prokurorë.

Dëgjova këtu që Ralfi kërkonte matrapik dhe ishte shumë i shqetësuar që në vrapin e tij për ti ardhur në ndihmë njerëzve s’kishte parë matrapik, nuk përdoret Ralf në rrënojat ku ka ende jetë.

Dëgjova zonjën tjetër që fliste për buxhetin e se kishte lexuar fare e fliste për makina luksi ndërkohë që në këtë buxhet janë hequr të gjitha shpenzimet për makina e vitrina e çdo nevojë tjetër të kësaj natyre, s’ka as mobilime asgjë, të gjitha fondet i kalojnë fondit të ndërtimit. E mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të vetën edhe mbi ju dhe mbi familjet tuaja”, tha Rama./abcnews.al

parlament-1280x718.jpg
ent ela13:22 | 11/11/2019

Plotësimi i vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese ka shkaktuar debat në distancë mes presidentit të republikës dhe mazhorancës në parlament. Letrës së presidentit për të lexuar mirë se çfarë parashikon Kushtetuta në këtë rast i ka dhënë përgjigje Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla duke i kërkuar kreut të shtetit të heqë maskën e të flasë troç. /abcnews.al

taulant-balla-2.jpg
ent ela11:19 | 29/10/2019

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla depozitoi sot në Kuvend projekt-rezolutën për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare.

Në rezolutën prej  faqesh thuhet se Kuvendi konsideron se ndërhyrja elektorale synon të ketë ndikim në përbërjen e institucioneve të vendit. Kuvendi beson se këto kërcënime nuk mund të adresohen vetëm nga autoritetet kombëtare që punojnë në izolim dhe as nga vetë-rregullimi i sektorit privat, por kërkojnë një qasje të koordinuar në shumë-nivele, me shumë palë të interesuara.

Për këtë arsye Kuvendi, konsideron se një kornizë ligjore për trajtimin e kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet në internet dhe dezinformimin, duhet të zhvillohet si në Shqipëri ashtu edhe në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, në mënyrë që të mundësojë një reagim të efektshëm ndaj këtij fenomeni;

Po kështu u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të siguruar që procesi demokratik, si dhe zgjedhjet, të mbrohen nga ndërhyrjet dhe manipulimet e aktorëve të huaj shtetërorë dhe jo-shtetërorë.

Projekt-Rezoluta

rudina-hajdari123.jpg
Autor E10:19 | 28/10/2019

Deputetja demokrate Rudina Hajdari bëri një deklaratë të fortë në nisje të seancës së sotme se është kërcënuar fizikisht nga deputetë të tjerë në zyrën e saj tek selia e Kuvendit.

Madje ajo foli për viktima duke kërkuar që të marren masa pasi mund të ndodhin gjëra të rënda.

Eshtë e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam raste që në zyrën time të vijnë persona që të më kërcënojnë“, tha Hajdari duke kërkuar nga Ruçi që të marrë masa.

Merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë këtu në Kuvend. Siç janë masat që mërren në Seancë Plenare ashtu edhe në selinë e Kuvendit ku askush të mos hyjë dot dhe të kërcënojë deputetët“, tha Hajdari duke përmendur kështu problemet që ka me Korab Litën dhe grupin e tij.

Pas Rudina Hajdari edhe Kujtim Gjuzi thotë se u kërcënua: Të mos guxojë njeri

Ndërkohë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj se duhej që deputetët t’i zgjidhnin vetë problemet brenda grupit. /abcnews.al

taulant-balla-3.jpg
ad min16:16 | 17/10/2019

Parlamenti diskutoi sot për shanset e Shqipërisë për të hapur negociatat. Mazhoranca këmbëngul se qeveria ka bërë gjithçka duhej, ndërsa opozita parlamentare e quajti Edi Ramën një dështak që nuk merr përgjegjësi. Në seancë nuk munguan dhe incidentet në foltore, ku një përplasje e Ralf Gjonit me Eduard Shalsin, ndërpreu punimet.

Me sytë nga Brukseli, Parlamenti Shqiptar u përfshi në gjetjen e fajtorëve nëse BE nuk pranon të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë.  Për socialistët, fajtori është pak në Partinë Demokratike, e pak në Paris.

Rudina Hajdari fajëson Edi Ramën për shmangie nga përgjegjësitë. Për ish-ministrin Ditmir Bushati, Evropa nuk është udhëtim i thjeshtë, as në hyrje e as në dalje.

Në seancën parlamentare nuk ishte gjithçka evropiane. Opozita e re riktheu skenat e parapëlqyera nga opozita e vjetër./ABC News Albania 

KED-1280x823.jpg
nev ila13:08 | 14/10/2019

Këshilli i emërimeve në Drejtësi i dërgon Kuvendit të Shqipërisë renditjen e emrave të kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Renditja sipas pikëve e këtyre gjyqtarëve është:

-Arta Vorpsi me 89 642 pike,

-Elsa Toska me 85 845 pike dhe

-Besnik Mucci me 81 928 pikë.

Emrat e propozuar nga Këshilli i Emërimeve në drejtësi, janë për të plotësuar dy prej vendeve vakante./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono