kutive

1563798220_shqiptarebritani.jpg
ad min13:40 | 22/07/2019

Policia ka arrestua ka 4 shqiptarë të cilët ishin përpjekur të futeshin ilegalisht në Britani të Madhe. Ata janë gjetur të fshehur në pjesën e pasme të një furgoni brenda kutive prej kartoni.

Rojet kufitare ndaluan furgonin, i cili po udhëtonte nga Frankfurti në Derby, në Calais para se të kalonte Kanalin në Britani të Madhe. Shqiptarët kishin paguar 700 euro secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, ku njëri nga personat është arrestuar.

Në mesin e personave të ndaluar është edhe Vladimir Tollumi, 39 vjeç, që trafikonte emigrantë të paligjshëm në Britani. Që nga viti 2004 Tollumi qëndronte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishte i pajisur me dokumente të rregullta.

Pas përfundimit të dënimit me 40 muaj burg, 39-vjeçari do përballet me dëbimin. Hetimet zbuluan se Tollumi ishte përpjekur që të mos linte gjurmë dhe të mos kapej nga autoritetet britanike, por ato dështuan. Qindra telefonata që ai kishte bërë ishin dukshëm për trafik njerëzish./abcnews.al

kqzz-1280x724.jpg
ad min15:20 | 10/07/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi disa kërkesa të Bindjes Demokratike e cila kërkoi hapjen e kutive të votimit me dyshimet se ato ishin mbushur fiktivisht. PS dhe KQZ nuk e pranuan kërkesën, me argumentin se partia e Patozit nuk kishte sjellë asnjë provë konkrete për shkelje. Disa ankimime të tjera të Bindjes, janë ende në proces shqyrtimi nga KQZ.

Me argumentin se kutitë e votimit janë mbushur në mënyrë fiktive nga komisionerët e partisë socialiste, Bindja Demokratike kërkoi nga KQZ të hapë kutitë e votimit në 41 bashki të vendit.

Por partia socialiste e kundërshtoi këtë pretendim, duke thënë se partia e Patozit nuk kishte sjellë asnjë provë konkrete qoftë edhe për një qendër votimi.

Të njëjtat dyshime ngritën dhe anëtarët e KQZ-së. Pas disa orësh debate, KQZ rrëzoi të gjitha kërkesat që mori në shqyrtim./ABC News Albania 24/7

kqz-2-1280x710.jpg
ad min19:45 | 04/07/2019

Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u përfshinë në debate të forta ne mbledhjen e pasdites së sotme, të thirrur për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve vendore në disa bashki. Komisioni rrezoi kërkesën e kryetarit Zguri për hapjen e kutive për verifikimin e pjesëmarrjes në votime.

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri kërkoi hetim administrativ për të nxjerrë shifrat e sakta të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 Qershorit përmes verifikimit të procesverbaleve të mbylljes së votimit dhe listave të zgjedhësve.

Por  nënkryetari i Komisionit Denar Biba e cilësoi këtë kërkesë si hedhje në erë të procesit zgjedhor të 30 Qershorit.

Biba i përmendi Zgurit se nuk e ka pranuar asnjëherë procesin zgjedhor të 30 Qershorit prandaj kërkon ta sabotojë.

Edhe anëtarët e tjerë te KQZ rrezuan kërkesën e kreut Klement Zguri, pasi sipas tyre në këtë moment ku ndodhet procesi nuk mund të kryhet asnjë hetim, pa u miratuar tabelat e rezultateve për çdo bashki.

Gjate kësaj mbledhjeje, KQZ miratoi tabelat e rezultateve të zgjedhjeve të së djeles për Bashkinë e Elbasanit dhe atë të Lushnjes./ABC News Albania 24/7

images.jpg
ad min09:21 | 02/07/2019

Ka përfunduar këtë të martë në Tiranë, procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie. Erion Veliaj ka fituar një mandat të dytë përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj.

Nga 919 kuti, Veliaj fitoi 94.21% të votave ose e përkthyer në shifra 152.230 të tilla. Në mandatin e parë, kryebashkiaku i Tiranës mori 160.235 vota.

Nërkohë, kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj mori në total 9,364 vota. Ndërkohë vazhdon numërimi për këshillin bashkiak, ku nga 809 kuti të numëruara deri më tani PS udhëheq me 84.67% të votave.

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar. Veliaj ka falenderi të gjithë ata që e votuan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se tashmë që gara mbaroi, është koha për t’i përveshur sërish mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranës. Duke garantuar qytetarët për angazhim maksimal në detyrën si kryetar Bashkie, Veliaj vlerësoi edhe rivalin e tij në këtë garë.

“Tirana u kry! Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty! Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranës që duam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falenderoj e përqafoj! Forca!”, shkruan Veliaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono