kushtetuesja

komisioni_venecia-1280x832.jpg
eri Ida07:47 | 13/02/2020

Komisioni i i Venecias këtë të enjte do të mbërrijë në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë- Presidencë vitin e kaluar.

Delegacioni i Venecias kanë marrë në shqyrtim kërkesën e dërguar nga Kuvendi dhe Presidenca dhe pritet që të japin dhe opinionin e tyre në lidhje me këtë çështje.

Mes takimeve, Komisioni i Venecias do të pritet nga Ruçi, Meta, anëtarët e komisionit hetimor parlamentar, Arta Vorpsi dhe kreu i KED Ardian Dvorani.

Axhenda e plotë:

13 shkurt

Nesër ne 9:30 delegacioni i Venecias takon Ruçin.

Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta.

Ne orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor

Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin

14 shkurt

Në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED./abcnews.al

ademi-1.jpg
nev ila17:06 | 28/01/2020

Presidenti i Republikës dhe opozita kanë shënuar një hap përpara në betejën e tyre ligjore për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  Tre gjyqtarë kushtetues në Dhomën e Këshillimit kanë vendosur që ta kualifikojnë padinë e Voltana Ademit për shqyrtim në seancën plenare të kësaj gjykate.

52 ankime të tjera janë rrëzuar që në këtë fazë, ndërsa kjo padi së bashku me padinë e Presidentit për Teatrin Kombëtar e kanë kaluar këtë filtër.

Kjo është vetëm faza e parë e shqyrtimit të kërkesës së kryebashkiakes së Shkodrës, pasi gjykimi dhe vendimi do të kryhen kur Gjykata Kushtetuese të plotësohet me të paktën edhe 2 anëtarë të tjerë.

Aktualisht kushtetuesja ka vetëm 4 anëtarë dhe të vetmet vendime që mund të marrë, janë ato për kalimin ose jo të çështjeve në seancë plenare.

Por që të ketë një vendim përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit gjykata duhet të ketë minimalisht 6 anetare, dhe parashikimi se kur kjo mund të ndodhë është i paqartë.

Padinë në Gjykatën Kushtetuese për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit u bë në 18 korrik nga kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi e cila kërkoi shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit.

Ankimimi i saj prej 23 faqesh, kishte si argument kryesor faktin se data 30 qershor ishte anuluar me dekret presidencial dhe se në 31 bashki të vendit kandidatët socialistë nuk kishin rivalë.

Kërkesave të opozitës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, diplomatët amerikanë i janë përgjigjur në mënyrë të vazhdueshme duke treguar derën e Gjykatës Kushtetuese, si e vetmja që do të vendosë nëse zgjedhjet ishin apo jo të ligjshme./abcnews.al

30-1-1280x590.jpg
ent ela19:34 | 21/11/2019

Për deputeten socialiste Ermonela Felaj, nuk ka konflikt të institucioneve, por ëhstë një konflikt i ngritur vetë nga meta për të postuar vëmendjen nga komisioni hetimor për shkarkimin e tij dhe për t’u faktorizuar si kryepozitar.

“Gjuha dhe sjella e një Presidenti nuk kanë të bëjnë me atë që një President duhet të komunikojë me publikun. Presidenti kërkon të zhvendosë vëmendjen. Në fakt nuk ka konflikt të institucioneve, por është një konflikt që Meta e ngriti vetë për të spostuar vëmendjen nga komisioni hetimor ndaj tij dhe për t’u faktorizuar te opozita. Rolin e kryeopozitarit po e merr Meta”.

E pyetur deklaratat e Besnik Muçit pas shkarkimit nga KPA, ku theksoi se ky organ nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk e njeh këtë vendim, Felaj thekson se fakti që nuk kaloi vetingun e  heq Muçin automatikisht nga Gjykata kushtetuese në të nëjtën mënyrë sikur hoqi edhe të tjerët./abcnews.al

Takim-i-Presidentit-Meta-me-ish-Presidentin-Topi.jpg
ent ela19:07 | 21/11/2019

Ish-presidenti Bamir Topi është takuar me Kreun e Shtetit, Ilir Meta. Pas takimit  Topi u shpreh se me Presidnetin ka diskutuar për krizën institucionale brenda paramentrave logjike, politike dhe juridike.

“Biseda me presidentin Metën u zhvillua brenda paramentrave logjike, politike dhe juridike.Konsultuam krizën institucionale që ka të bëjë me ngritjen e Gjykatën Kushtetuese. Historia e përplasjeve institucionale është histori e trishtë”.

Sipas topit gjendja e institucioneve sot është pasojë e 21 prillit të vitit 2008, ndërsa apeloi palët që të gjejnë zgjidhje jo për pushtet personal.

“Gjendja e institucioneve sot është pasojë e 21 prillit të vitit 2008. Palët duhet të kenë vullnetin të gjejnë një zgjidhje që nuk është e pushtetit personal. Përplasja për Gjykatën Kushtetuese është e paprecedentë. Nuk është në vullnetin e askujt për të shpërndarë parlamentin. Presidentit ka detyrim të shpërndajë parlamentin atëherë kur një qeveri nuk formohet. Zgjidhja nuk vjen nga aktorët jashtë-institucionalë. Palët që janë në këtë përplasje duhet të gjënë vullnetin për t`i dhënë zgjidhje krizës. Duhet t`i japim zgjidhje institucionit më të rëndësishëm, jo ta bllokojmë atë”. /abcnews.al

Gazment-Bardhi-1280x853.jpeg
ent ela16:51 | 21/11/2019

Partia Demokratike mbështet qëndrimet e mbajtura nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar kryeministrin Rama se po bën gjithçka për kapjen e kësaj gjykate.

Në një reagim për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi sqaroi se PD mbështet plotësisht qëndrimin institucional dhe kushtetutes të Presidentit të Republikës për emërimet në Gjykatën Kushtetutese.

“Është provuar qartë dhe pa asnjë mëdyshje se Edi Rama kërkonte të vidhte një anëtar që i takonte ta emëronte Presidenti. Edi Rama shkeli Kushtetutën dhe ligjin, jo vetëm duke emëruar njëkohësisht dy anëtarë në Parlament, por mbi të gjitha, duke mos zbatuar kushtin kushtetues dhe ligjor që për çdo vend vakant duhet të kishte jo më pak se 3 kandidatë të vlefshëm. Lidhur me dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, Partia Demokratike shpreh bindjen se për Shqipërinë dhe qytetarët e saj është me rëndësi themelore vënia në funksionim sa më parë e Gjykatës Kushtetuese.

Duke patur në konsideratë se Komisioni i Venecias nuk jep vendime por opinione, e vetmja pasojë do të ishte vonesa e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe hapja e një debati tjetër mbi lexime të kundërta të çfarëdo opinioni të Komisionit të Venecias nga palët”, sqaron Bardhi.

Lidhur me shkarkimin e gjyqtarit Besnik Muçi nga KPA, Bardhi ka sqaruar se PD nuk ka komentuar dhe nuk do të komentojë asnjë vendim të vetingut për përjashtim nga sistemi i drejtësisë, me të drejtë ose me të padrejtë, por nxiti këdo prokuror dhe gjyqtar ta kërkojë të drejtën e tij në institucionet vendase dhe ndërkombëtare. /abcnews.al

KRONIKE-THIRRJET-PER-KUSHTETUESEN-ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
ent ela16:34 | 18/11/2019

Bashkimi Evropian në Shqipëri, nuk rreshtohet përkrah kryeministrit, në debatin mbi anëtaret e reja të gjykatës Kushtetuese, duke thënë se BE ofron ekspertizë, por nuk interpreton kushtetutën tonë. Soreca ju bëri thirrje palëve të ulen në dialog për institucione të besueshme.

Edi Rama tha në Parlament se veprimet e mazhorancës për të dërguar Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese ishin 100 % në dakordësi me SHBA dhe BE, por Luigi Soreca nuk pranon të mbajë anë, nëse karrigia e gjyqtares i takon Vorpsit apo Xhaferllarit.

Në vend të kësaj, Soreca, kërkon dialog.

“U bëjmë thirrje institucioneve, që të lënë mënyrë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe  të ngrenë një institucione të besueshëm. Dialogu është i domosdoshëm në këtë situatë. Ne u bëjmë të gjitha institucioneve të bëhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje në Kushtetutë. Ne japim asistencë teknike dhe nuk mund të vlerësojmë si është zbatuar Kushtetuta”.

Ndërkohë, në komisionin e ligjeve, sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese u përball me akuzat se po paguan dy persona për një vend pune.

Aktualisht, me vendim të drejtueses së kësaj gjykate, Vitore Tusha, Arta Vorpsi punon në institucion si më parë, në pozicionen e këshilltares ligjore, ndërsa Marsida Xhaferllari ka marrë statusin e gjyqtares. /abcnews.al

 

balla15.jpg
ent ela10:25 | 15/11/2019

Kuvendi ka nisur seanca e jashtëzakonshme parlamentare për diskutimin e projektrezolutës për zgjidhjen e ngërçit në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij në kreu i grupit socialist Taulant Balla akuzoi Presidentin Ilir Meta se po tenton të nxisë një krizë kushtetuese dhe po bëhet pengesë për reformën në drejtësi.

“Shqipëria ndodhet në mënyrë të padrjetë për shkak të një akti antikushtetues të Presidentit përballë një krize që synon të deligjitimojë Gjykatën kushtetuese dhe ne si republike e pastër parlamentare, kemi detyrimin të gjejmë zgjidhje. Baballarët e kushtetutës ishin të bindur nga rreziqet e një Presidenti me pushtet të madh dhe iu atribua kompetenca honorifike, por nuk parashikuan që ende ka tentativa për të bllokuar dhe nxitur një krizë kushtetuese. Ky president do mbahet mend gjatë se doli dhe u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës kushtetuese duke stimuluar një krizë kushtetuese po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatën kushtetuese”.

Sipas Ballës ekspertët që kanë punuar me ndryshimet kushtetuese kanë parashikuan dhe mekanzmat zhbllokues.

“Ekspertët që kanë punuar me ndryshimet kushtetuese që u miratuan me 140 vota të Kuvendit kanë parashikuan dhe mekanizmat zhbllokues

Afati 30 ditor është njëri nga mekanizmat. Nëse i i referohemi opinionit të Venecias qasja është e qartë Gjykata Kushtetuese mbetet e një rëndësie të veçantë.

Komisioni i Venecias shprehet se funksionimi i gjykatës kushtetuese si arbitri i fundit është parësor për demokracinë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Gjykata Kushtetuese është çështje e një rëndësie të veçantë. Komisioni i Venecias ka sugjeruar mekanizma në funksion të zhbllokimit

Kom venecias sugjeroi mekanizëm të paracaktuar

Presidenti po bën gjithçka për të frenuar reformën në drejtësi, por kjo reformë është e shumicës së shqiptarëve. /abcnews.al

vijon…

kuvend.jpg
ent ela08:11 | 15/11/2019

Parlamenti  do të mblidhet st në një seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00.  Ky vendim u mor ditën e djeshme, menjëherë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese ndezi debatet mes institucioneve shtetërore KED-Presidencë-Qeveri. Konferenca e Kryetarëve e cila u mbajt dje në mesdite arriti në një rezolutë të posaçme në të cilën do të bazohet sot Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën ende nuk dihet konkretisht se çfarë do të vendoset.

Kreu i shtetit dekretoi dje tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari, ndërsa Arta Vorpsi u betua si anëtare në noteri duke anashkaluar institucionin e Presidencës.

Ky veprim u interpretua në forma të ndryshme edhe pse Vorpsi  dje u paraqit zyrtarisht në Gjykatës Kushtetuese. /abcnews.al

berisha-1280x720.jpg
ent ela22:55 | 14/11/2019

Sali Berisha e vlerëson si nul deklarimin para noterit të kandidates për Gjykatën Kushtetuese Arta Vorpsi. Në studion e Mirela Milorit në ABC News, ish kryeministri tha se ajo sjellje antikushtetuese ishte e diktuar nga kryeministri. Duke folur për opozitën, Berisha tha se kushti i Bundestagut për reformën zgjedhore është edhe për opozitën, e cila sipas tij duhet të marrë pjesë aktive në atë proces.

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të paimagjinueshme situatën me emërimet në Gjykatën Kushetuese. Në një intervistë në studion e ABC News, Berisha shprehet i befasuar nga sjellja e kandidates kushtetuese Arta Vorpsit që e zëvendësoi presidentin me një noter, ndërsa tha se Rama po synon të kapë gjykatën më të lartë në vend.

“Nga të gjithë kandidatët unë e kam njohur Vorpsin e kam patur mendim pozitiv. Me aktin e sotëm: në rast se ta diktuan për të poshtëruar institucuionin është keq, në rast se e ke bërë vetë, dy herë më keq. Ajo duhet të largohet e të kalojë në politikë. Nuk mund të imagjinohet t’i marrësh tjetrit kandidaturën. Në interpretimin tim, Vorpsi është nul, nul është edhe këshilltaja që u vu në listë me Besnik Muçin. Për t’u bërë tre emra Gramoz Ruçi vuri në listë jo kandidatin, por gjykatësin që ka filluar punë në Gjykatë Kushtetuese Besnik Muçin”.

I pyetur për qëndrimet përshëndetëse të ndërkombëtarëve, Berisha tha se po i bëjnë dëm vendit me ato deklarata.

“Në mënyrë absolute nuk them dot se qëndrimet e tyre janë antikushtetuese, ata s’kanë asnjë detyrim ndaj kushtetutës së këtij vendi. Është jashtëzakonisht e dëmshme për vendin të inkurajohet dhunimi i kushtetutës. Tërësisht të pamerituar të Ramës. Nëse shihni të gjitha deklaratat e tyre ata janë për një realitet që s’ekziston kund në Shqipëri”.

Ish-kryeministri rrëfen edhe një episod mbi një kërkesë të ndërkombëtarëve në kohën e hartimit të reformës në drejtësi.

Më erdhën në zyrë e më thanë  se kërkonin një nen në kushtetutë që ata që svetoheshin të mos emëroheshin në Gjykatë Kushtetuese, Basha i refuzoi …zgjodhën metodën top doën nga lart poshtë…por a pranoja unë të lija vendin pa gjykata”

Sipas Berishës jo të gjithë në BE janë entuziastë me këtë lloj reforme në drejtësi

Mos mendo se kanë të njëjtin mendim për këtë reformë vende të ndryshme, apo të futet minarja në thes me këtë situatë, kushdo të vijë gjen kunatin në krye të KLP, që nuk është magjistrat e ka bërë reformën në drejtësi, në krye të KED një njeri që ka fshehur 120 milionë lekë, që shkonte në mbledhjet e PS”.

Berisha e vlerëson si institucional qëndrimin e Metës, përballë përpjekjes së Ramës për t’i marrë kompetencat. Nga ana tjetër, lideri historik i PD thotë se opozita duhet të marrë pjesë në hartimin e reformës zgjedhore sepse kushti i Bundestagut është edhe për të.

“Nga një anë citohen 9 kushtet, por nga ana tjetër ai kusht edhe për opozitën jo vetëm për Ramën. Unë jam që opozita të marrë pjesë aktive e të japë kontributin e saj për reformën zgjedhore. Opozita e qeveria duhet të bien dakord të marrin ekspertët e ODIHR-it…Pa ODIHRIin, unë  jam për pjesëmarrje 100 % në reformë”.

Sipas Berishës, opozita ka program shumë të mirë e duhet të bëjë punë intensive, ndërsa zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më parë. /abcnews.al

06fe6efb-e909-484a-b959-acb881639498.jpg
ent ela22:30 | 14/11/2019

Janë betuar në Presidencë 3 gjyqtaret e reja për në Gjykatën Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, të cilat u votuan nga Kuvendi dhe Marsida Xhaferllari, e dekretuar nga kreu i Shtetit.

E para në Presidencë për të marrë detyrën e gjyqtares në Kushtetuese është betuar Elsa Toska. Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit, që zëvendëson ish-gjyqtarin, Vladimir Kristo. Në Presidencë është betuar mbrëmjen e sotme, edhe anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e dekretuar nga kreu i Shtetit.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj. Ndërkohë që për të njëjtën vakancë KED, emëroi automatikisht gjyqtaren Arta Vorpsi, të betuar para noteres.

E treta në Presidencë është betuar gjyqtarja, Fiona Papajorgji, e cila plotëson vakancën e dytë të Kuvendit, duke zëvendësuar ish-gjyqtarin Bashkim Dedja. Presidenti Ilir Meta deklaroi se Gjykata Kushtetuese nga sot nis funksionimin.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate!”, u shpreh Meta.

Në ceremoninë e betimit të tre gjyqtareve Meta ka ftuar edhe anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Të pranishëm kanë qenë edhe gjyqtarja Vitore Tusha së cilës i ka mbaruar mandati dhe pret të zëvendësohet, si dhe Besnik Muçi, i dekretuar nga kreut i Shtetit për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por që nuk ka ende një vendim përfundimtar për procesin e vetingut. Që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale ka nevojë për 6 anëtarë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono