kushtetuese

RAMA-KUNDER-METES-1280x720.jpg
ent ela22:11 | 08/11/2018

Kryeministri Rama do të çojë nesër në Presidencë sërish dekretin për emërimin e Sandër LLeshit në detyrën e ministrit të Brendshëm. Teksa bëri këtë deklaratë në studion e emisionit “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla, kreu i qeverisë tha se dekretin do ta shoqërojë dhe me një relacion shterues për emrin e propozuar prej tij për ministër të brendshëm. Në këtë mënyrë kreu i shtetit, sipas Ramës, do të mund të krijojë bindjen për ministrin e ri të Brendshëm në 7 ditët e ardhshme, sipas afatit kushtetues. Rama u shpreh i sigurt se në përfundim të këtij afati, presidenti Meta do të dekretojë Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm.

Rama deklaroi gjithashtu se të hënën do të çojë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të interpetuar të drejtën e Presidentit për të rrëzuar emrat e ministrave. Rama tha se kjo kërkesë do të arkivohet dhe do të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, që sipas tij do të jetë funksionale brenda pranverës. /abcnews.al

Screenshot_9-8.jpg
ent ela18:05 | 20/03/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Përmes një njoftimi zyrtar, KPK bëri me dije se ka referuar në prokurori gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ i ish-gjyqtarit Imeraj gjatë procesit të vettingut.

Procesi i rivlerësimit të ish-gjyqtarit Imeraj u ndërpre në 12 shkurt.

Shkak për këtë u bë vendimi i vetë gjyqtarit për të hequr dorë nga mandati i tij në Kushtetuese. Gjyqtari Imeraj e motivoi dorëheqjen e tij me arsye personale dhe shëndetësore. Tashme, i mbetet prokurorisë të verifikojë dhe vlerësojë dyshimet e ngritura nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. /abcnews.al

 

vlcsnap-error760-1-1280x720.jpg
ent ela14:06 | 27/02/2018

Pas krijimit të dy vakancave në trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta hapi procedurat për plotesimin e tyre. Lista e kandidaturave që aplikuan për vendin vakant është publikuar në faqjen e institucionit të presidencës. Janë 21 të interesuar mes të cilëve nënkryetari i Komisionit qendror të zgjedhjeve Denar Biba, ish gjyqtari i Gjykatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Strasburgu Kristaq Traja dhe ish-drejtoresha për marrëdhëniet me jashtë në prokurori Rovena Gashi.

Aktualisht trupës së Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 2 nga 9 anëtarët e parashikuar në ligj, kjo për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi dhe dorëheqjes së Besnik Imerajt nga kjo trupë. Për këtë arsye, në mbështetje të Kushtetutës dhe parashikimeve të ligjit, Presidenti Meta pas hapjes së procedurave ftoi të aplikojnë të gjithë të interesuarit që plotesojnë kriteret. Por sa i takon anëtarëve të Kushtetueses kujtojmë se njërës prej tyre, gjyqtares Vitore Tusha i ka mbaruar mandati. /abcnews.al

Gjykata-Kushtetuese.jpg
ent ela13:26 | 08/02/2018

Me krijimin e dy vakancave në trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta hap procedurat për plotesimin e tyre. Ky hap i Kreut të Shtetit erdhi pas vlerësimit të njoftimeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi vakancat e krijuara në këtë trupë gjyqësore. Aktualisht trupës së Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 2 nga 9 anëtarët e parashikuar në ligj, kjo për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi dhe dorëheqjes së Besnik Imerajt nga kjo trupë. Për këtë arsye, në mbështetje të Kushtetutës dhe parashikimeve të ligjit, Presidenti Meta pas hapjes së procedurave fton të aplikojnë të gjithë të interesuarit që plotesojnë kriteret. Por sa i takon anëtarëve të Kushtetueses kujtojmë se njërës prej tyre, gjyqtares Vitore Tusha i ka mbaruar mandati./abcnews.al

 

vlcsnap-error324-1-1280x720.jpg
G. P.17:17 | 19/01/2018

Këshilli i Legjislacionit sipas rregullores është organi, i cili me kërkesë të komisionit të ligjeve vlerëson impaktin në legjislacion të shkaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, thirri mbledhjen e parë për këtë legjislaturë, pas shfuqizimit të disa neneve në ligjet organike të Reformës në Drejtësi.

Këshilli i legjislacionit miratoi me votat e opozitës propozimin e kreut të këshillit, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit puna e këtij Këshilli do të shqyrtojë jo vetëm nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese të ligjeve të Reformës në Drejtësi, por edhe ato vendime të kësaj gjykate mbi ligjet organike të Reformës, të shqyrtuara dhe të mbetura në fuqi.

Enkelejd Alibeaj: “Propozimi im është i tillë që PO, të gjitha vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese e cekin ligjet e Reformës në Drejtësi, të cilat kanë krijuar boshllëqe në legjislacion e për të cilat është e thjeshtë për t’i verifikuar ti kemi pjesë të debatit”.

Si shembull të kësaj pune të shtuar të Këshillit, Oerd Bylykbashi risolli vendimin e Kushtetueses për ligjin e Vetingut, vendim ky i shoqëruar me interpretimin e ligjit.

Oerd Bylykbashi: “Kemi një situatë, ku kemi boshllëqe dhe duhet të punojmë me kujdes që t’i propozojmë Kuvendit zgjidhjen, rrugën që duhet të eci, por siç e theksuam, ne kemi vendime qartazi. Gjykata Kushtetuese ka qenë në pamundësi për të marrë nje vendim përfundimtar thotë Kushtetuta. Por ama qartazi, Gjykata Kushtetuese ka shprehur vullnet me një shumicë të gjyqtarëve kushtetues, që një numër dispozitash janë antikushtetuese, që do të thotë shtrëngata është aty dhe do të vijë prapë. Po ashtu siç kemi dhe një rast tjetër. Pra Gjykata Kushtetuese thotë efekti detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese edhe me pjesën arsyetuese të vendimit. Sepse kemi një vendim ekzemplar, nuk ka ndodhur herë tjetër. Kur vërtetë është ai mbi ligjin për Vetingun. Vërtetë ka një rrëzim në fund fare, por kushdo që e lexon kupton që Gjykata Kushtetuese me arsyetimin e saj ka ndryshuar mënyrën se si do të zbatohet ai ligj. Pra jo siç shkruhet në ligj por siç e thotë gjykata. Për fat të keq sot, ne nuk kemi një instrument që të monitorojë se si po zbatohet ky ligj në një rrëmet institucuionesh të Vetingut dhe Paravetingut”.

Edhe propozimi i socialistit Alket Hyseni u miratua nga Këshilli me votë unanime.

Alket Hyseni: “Unë propozoj që të fitojmë kohë. Një javë kohë apo 10 ditë kohë si ta gjykojmë sebashku për të shqyrtuar secili nga ne këto ligje për t’u konsultuar secili nga ne me ekspertizën e duhur dhe në mbledhjen tjetër të vendosim hapat konkretë që do ndiqen. Le të jetë për secilin nga këto ligje, nismë e një deputeti të mazhorancës dhe një të opozitës dhe të ecim shpejt”.

Mbledhja e parë e këtij Këshilli u thirr nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili vonesën e institucionit të Kuvendit në përgjigje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkoi rishikimin ligjor të disa neneve të Reformës e justifikoi me datat e botimit në fletoren zyrtare./abcnews.al

 

vlcsnap-error242.jpg
us er14:34 | 07/11/2017

Vendimi i KQZ për mandatin e Agron Kapllanajt përfundoi në Gjykatën Kushtetuese. Socialistët thanë ai është dënuar për vjedhje 10 vite më pare dhe u mbrojt nga Basha dhe KQZ. Demokratët thonë se efekti ligjor ëshët zero. Ata sjellin në vëmendje se Kapllanaj ka pranuar se është subjekt i ligjit, por se periudha e ndalimit të ushtrimit të mandatit për veprën penale për të cilën është dënuar ka përfunduar.

Partia Socialiste ankimoi në  Gjykatën Kushtetuese vendimin e KQZ-së për mandatin e kryebashkiakut të Mallkastrës, Agron Kapllanaj. Për këtyë kërkesë janë investuar plot 49 deputetë të Partisë Socialiste. Klotilda Ferhati Bushka, tha se kryebashkiaku demokrat Kapllanaj sipas dokumentacioneve të mbërritura nga Italia rezulton se 10 vite më parë është dënuar me dy vjet burgim për akuzën e vjedhjes dhe Lulzim Basha po e mban në detyrë.

Socialistët akuzojnë kryetarin e KQZ se ka shkelur ligjin duke mos marrë në shqyrtim në kohë çështjen e mandatit të Agron Kapllanajt.

“Për të gjithë është shumë e qartë pse Lulzim Basha po sillet si polic prokuror apo gazetar, sepse Lulzim Bash nuk e bën dot detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike. Kryebashkiaku i Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj është dënuar me dy vjet heqje lirie e 200 euro gjobë për veprën penale të vjedhjes. Përmes ndërhyrjeve të paligjshme KQZ ka vendosur që Mallakastra të vazhdojë të ketë kryebashkiak një të dënuar me dy vite burg për vjedhje vetëm sepse ai është përfaqësues i PD. Jo vetëm është i paligjshëm, në përmbajtje dhe arsyetim, por dhe për shkak të shkeljes së afateve të shqyrtimit”, tha deputetja e Partisë Socialiste.

Ka reaguar kësilltar ligjor i Grupit parlanentar demokrat, ish-ministri teknik i SDrejëtsisë GAzmend Bardhi, duke e kosnideruara këtë kërkesë të mazhorancës me efekt vetëm mediatik dhe jo ligjor.

“Të bëjmë zhurmë, që qytetarët të harrojnë skandalin e trafikut të drogës, 863 mijë eurot dhe patentat e “ministrit kampion. Opinioni publik e ka të qartë seK Q Z, ka vepruar 2 herë në rastin e Kryetarit të Bashkisë Mallakastër dhe është shprehur me VENDIM, në përputhje të plotë me qëndrimin e prokurorisë, se ai është subjekt i ligjit (e ka deklaruar vetë), por mandati i tij nuk është i pavlefshëm për shkak se nuk përfshihet brenda periudhës së ndalimit të parashikuar nga ligji. Për pasojë, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta marrë në shqyrtim kërkesën e mazhorancës, për shkak se kërkesa është pa objekt!”, tha Gazment Bardhi.

Nga ana tjetër Bardhi deklaron se Gjykata Kushtetuese merr vendim vetëm nëse organi kompetent nuk shprehet me vendim për një rast konkret. Sipas tij meraku i PS nuk është te kryebashkiaku i Mallakastrës, por tek nevoja për të bërë propagandë dhe për të krijuar perceptimin se janë të gjithë njëlloj, ndërsa akuzoi qeverisjen e majtë si unike në promovimin, lehtësimin dhe mbështetjen ndaj krimit të anizuar në këtë vend./abc news


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono