kushtet

Capture-3-1280x714.jpg
Sej rie16:10 | 08/07/2019

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në rajon të familjeve që nuk mund të sigurojnë kushtet bazë për të jetuar. Kjo sipas Barometrit të Ballkanit për vitin 2019, i cili thekson se më shumë se 1/3 e shqiptarëve e kanë të pamundur plotësojnë nevojat për ushqim e veshmbathje.

Disa kthehen në shtëpi duarbosh. Të tjerë i bëjnë llogaritë mirë para se të shpenzojnë.

Buxheti nuk iu del për t’i blerë të gjitha. Kjo zonjë na tregon se për të përmbushur nevojat bazë duhet te shpenzoje rreth 1 mijë lekë të reja në ditë.

31 % e familjeve shqiptare sipas Barometrit të Ballkanit për vitin 2019 e kanë të pamundur të përmbushin nevojat për ushqim, veshje apo shërbime të tjera bazë.

Kjo është përqindja më e lartë në rajon.

Familjet shqiptare që nuk mund të plotësojnë nevojat minimale për të jetuar janë gati dyfish i atyre serbe të cilat renditen të dytat me 17%.

Më mirë paraqitet Kosova dhe Mali I Zi ku 14%  e familjeve të pyetura kanë pohuar se kanë hasur vështirësi për të blerë ushqime dhe veshje në 12 muajt e fundit.

Nivelin më të ulët të familjeve në varfëri e ka Maqedonia e Veriut me 13% dhe Bosnje Hercegovina me 8%./ABC News Albania 24/7

IMG-20190629-WA0004-622x477.jpg
ent ela12:05 | 29/06/2019

Të paktën 1 restorant është mbyllur nga Autoriteti Kombëtar Ushqimor në plazhin e Golemit në Kavajë për shkak të mungesës së higjenës dhe të përdorimit të produkteve të skaduara. Ndërsa një tjetër restorant është gjobitur për mosimplementimin e planit të vekontrollit.
Gjobë ka marrë dhe një market në Tiranë, pasi gjatë kontrollit u konstatua se ky aktivitet ushtronte  veprimtarinë pa u pajisur me licensën përkatëse, Tregtim produktesh ushqimore”.
Lidhur me këto shkelje, Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka marrë masa për secilin subjekt.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që janë më të frekuentuara gjatë gjithë sezonit sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzive në dëm të konsumatorëve, ka kryer kontrolle zyrtare në tre subjekte, në Golem dhe Tiranë, nga të cilat ka rezultuar se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Market” me aktivitet  “Tregtim produktesh ushqimore” Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licensën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz” (kategoria II.1.B).

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën totale 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “A.H.” me aktivitet “Restorant”  Golem, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare (në kuzhinë kishte prezencë të sendeve të tepërta dhe pajisje të amortizuara me prani të ndryshkut, muret kishin prezencë lagështire dhe kishte prani të insekteve). Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte me afat të kaluar përdorimi (niseshte, bukë e bluar për gatim). Gjithashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrolli (HACCP).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën totale 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

“Gjobë” me vlerën totale 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

“Gjobë” me vlerën totale 100,000 lekë për mosimplementimin e planit të vekontrollit (HACCP),

“Bllokimi i aktivitetit” dhe “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “I.H.G.” me aktivitet “Restorant (produkte mixe)” Tiranë, u konstatua se subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën totale 100,000 lekë për mungesë të implementimit të planit të vetëkontrollit (HACCP).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm. /ABC News Albania 24/7

banoret-1280x705.jpg
Sej rie18:30 | 06/06/2019

Banorëve të fshatit Floq të Korçës, u ndryshoi tërësisht jeta pasi humbën shtëpitë e tyre nga lëkundjet sizmike. ABC News është rikthyer në zonën që u godit nga fatkeqësia natyrore ku gjithçka është rrënuar. Le të ndjekim materialin e përgatitur nga korrespondentja jonë në Korçë Daniela Zisi.

Toka në Floq, epiqendra e valës së tërmeteve në Juglindje, nuk po gjen qetësi. Edhe pas gjashtë ditësh, lëkundjet sizmike vazhdojnë. Banoret janë në ankth. Me dridhjet nën këmbë presin goditjen e radhës.

Dy lagjet e sipërme të fshatit, aty ku u ndjenë më fort lëkundjet, kanë mbetur si ditën e parë të fatkeqësisë natyrore. Shtëpi të rrafshuara përtokë, mure të çarë dhe pirgje masive gurësh, brenda dhe jashtë tyre.

Banorët të zhvendosur në çadra dhe ambientet e shkollës, orët e ditës i kalojnë mes gërmadhave. Jeta e tyre ndryshoi kaq befasisht dhe  tani gjithçka u zhbë mes rrënojave. Po mundohen t’i kthehen përditshmërisë por pa një çati mbi kokë bëhet gjithmonë dhe më e vështirë.

Bajram Bekolli e kishte ndërtuar shtëpinë pak vite më pare. Por edhe pse e re tërmeti nuk e kurseu. Përjetimet e mëngjesit të 1 Qershorit, i ka ende të forta. Lëkundjet e gjetën në gjumë dhe kur u zgjua nuk donte ta braktiste shtëpinë. Banesa dykatëshe ishte gjithçka donte tu linte trashëgim fëmijëve.

Nuk kanë asnjë plan, se si  dhe ku do t’i kalojnë muajt, derisa shtëpitë e tyre të rindërtohen. Të prekurit nga tërmeti ankohen për mungesa në ushqime dhe veshje për fëmijët. Jetesën në çadra nuk e shohin si zgjidhje afatgjatë. Shumica e banorëve merreshin me bujqësi dhe blegtori. Sot askush nuk ka punë për të bërë.

Komisionet e verifikimit të dëmeve, po vijojnë vlerësimin dhe fatura financiare pritet të mësohet pas dy javësh. Bëhet fjalë për më shumë se 65 banesa të shkatërruara dhe 100 të tilla të dëmtuara. Ndërkohë bashkia e Korçës nuk ka mbledhur Këshillin Bashkiak për të çelur fondin e emergjencave civile./ABC News Albania 24/7

AUTOBUZAT-E-DEMTUAR-DURRES-1280x720.jpg
ent ela13:30 | 31/05/2019

Transporti urban në Durrës nuk ka njohur asnjë ndryshim edhe pas rritjes së çmimit të biletës. Qytetarët thonë për ABC Neës se autobusët janë të dëmtuar dhe pa kushte, të njëjtën gjendje paraqesin edhe vendstacionet e tyre.

Në Durrës, qytetin e dytë më të madh në vend, autobusët urbanë janë totalisht të dëmtuar. Pjesa më e madhe e tyre janë të amortizuar dhe pa kondicioner, duke vështirësuar udhëtimin e qytetarëve, por edhe turistëve të huaj. Tre muaj më parë Këshilli Bashkiak Durrës miratoi me 10 lekë rritjen e çmimit të biletës. Gjithçka ndodhi pas ankesës që bënë operatorët për rritjen e shpenzimeve.

“Rritja e çmimit të biletës të transportit urban nuk solli asnjë ndryshim në përmirësimin e këtij sherbimi.

Qytetarët vijojnë te presin në stacione totalisht të dëmtuara, siç është edhe ky në të cilin ndodhemi, ndërsa autobusët nuk ofrojnë kushtet e duhura për një transport dinjitoz”.

Edhe përdoruesit e përditshëm të autobusëve thonë se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ne hyjmë që mos të na zërë shiu këtu”.

“Ato as kanë kondicioner asgjë, si me u fut në inkubator, kur të arrijnë temperaturat e larta aty s’durohet fare”.

Durrësi ofron gjashte linja shërbimi me 39 autobusë.

Gazetare ABC News: Enkeleda Arapi

manastirliu-1280x701.jpg
ent ela16:20 | 18/03/2019

Spitalet publike ose private që nuk plotësojnë kushtet jo vetëm që nuk do të akreditohen, por do t’u pezullohet licenca deri në përmbushjen e tyre. Ndryshimet në ligjin e kujdesit shëndetësor u bënë të ditura nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha;  “Nëse nuk plotësojnë kushtet bazë, nuk do të munden të operojnë më, pasi do t’u pezullohet licenca deri në plotësimin e këtyre kushteve.  Më pas do të mund të përfshihen në procesin e akreditimi”.

Me ligj shpjegoi ministrja do te garantohet dhe funksionimi i portalit “Infermierë për Shqipërinë”, Manastirliu tha se bëhet “për të mos u kthyer kurrë prapa në punësimin me taraf e parti, por për të ligjëruar këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithsecilit”. Deklaratat, ministrja i bëri gjatë një takimi me 218 infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore të punësuar së fundmi./abcnews.al

durresi-1280x717.jpg
ent ela15:30 | 17/03/2019

Në Durrës çdo ditë ka vizitorë dhe pushues që shfrytëzojnë ditët me diell. Por në plazh ende nuk ka kushte për të nisur vërtet një sezon turistik.

Moti me diell ka gjallëruar plazhin e Durrësit. Shëtitjet buzë detit apo edhe aktivitet e ndryshme sportive mbeten disa prej zgjedhjeve të frekuentuesve. Por, në plazhin më të madh të Durrësit asgjë nuk po ndryshon.

“Marsi konsiderohet si muaj i duhur qe vendoret dhe institucionet e tjera ti paraprinë masave për sezonin turistik. Por në fakt në plazhin e Durrësit ende nuk ka nisur puna”.

Vendasit shpresojnë për një sezon të mbare turistik. Kërkesat e tyre edhe për këtë sezon mbeten ato të përvitshme. Më shumë pastërti, hapësira publike dhe siguri.

Plazhi i Durrësit futet ndër plazhet më të frekuentuara ne vend përgjatë stinës se verës. Por pavarësisht kësaj infrastruktura turistike nuk ka qenë e duhura, duke bërë qe ankesat e pushuesve të jene të vazhdueshme./abcnews.al

105228366_compopelosi.jpg
ent ela09:32 | 25/01/2019

Shtëpia e Bardhë pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në kufi me Meksikën në mënyrë që të mund të përdorë fondin e emergjencave për ndërtimin e murit anti emigrantë.

Një tjetër goditje për Donald Tramp nga kryetarja e Kongresit Amerikan Nensi Pelozi. Kjo e fundit refuzoi kushtet e vendosura nga presidenti amerikan për të mbështetur një marrëveshje të përkohshme për shatdaun: futja në ligj e një amendamenti për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Pelzoi u shpreh se ky nuk ishte një propozim i arsyeshëm.

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë po përgatit një dokument për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare në kufi me Meksikën në mënyrë që të përdoren 7 miliard dollarë për ndërtimin e murit. Plani njëkohësisht do i jepte fund dhe bllokimit të aktiviteteve federale, duke anashkaluar kongresin. /abcnews.al

MAJA-MBULIM-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.00-1280x767.jpg
ent ela19:20 | 14/09/2018

Zëdhënësja e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç ka deklaruar se Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Europian vetëm kur të ketë plotësuar të gjitha kriteret. Deklarata e Koçijançiç vjen pas asaj të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për agjencinë “Reuters”, se në rast të një marrëveshjeje me Kosovën, Serbia do garanci që anëtarësimi i saj të ndodhë në vitin 2025.

Duke iu referuar strategjisë së zgjerimit, Koçijançiç ka sqaruar se viti 2025 është vetëm një datë referencë dhe ka shtuar se avancimi në procesin e integrimit varet nga vetë Serbia. Në reagimin e saj, zëdhënësja e Federika Mogerinit ka nënvizuar se mes kritereve që duhet të plotësojë Serbia është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën./abcnews.al

SHBA-MEKSIKE-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela21:18 | 27/08/2018

Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë shmangur një luftë të mundshme tregtare, duke rënë dakord për kushte të reja. Qeveritë e dy vendeve kanë përcaktuar kuota të reja sa i takon qarkullimit të mallrave, ndërkohë që për finalizimin e marrëveshjes nevojitet edhe konsensusi i Kanadasë.

Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë gjetur gjuhën e përbashkët për modifikimin e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë të Amerikës së Veriut, e njohur si NAFTA. Ka qenë vetë presidenti Donald Trump, një kritik i ashpër i kushteve aktuale të marrëveshjes, që ka bërë të ditur lajmin në Tuiter. Sidoqoftë, finalizimi i marrëveshjes kërkon edhe nënshkrimin e Kanadasë, që është pjesëtari i tretë i traktatit që prodhon 1 trilion dollarë në vit.

Bisedimet për ndryshimin e kushteve nisën rreth 1 vit më parë, pasi Trump kërcënoi me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara. Presidenti kërkoi me ngulm rinegocimin e paktit të vitit 1994, të cilin e fajëson për rënien e vendeve të punës në Amerikë, sidomos në industrinë e automjeteve. Sipas mediave amerikane, të hënën dy vendet ranë dakord që 75 për qind e produkteve që do të qarkullojnë pa taksë mes tre vendeve duhet të prodhohen në Amerikën e Veriut, ndërkohë që në kushtet aktuale kuota është 62.5 për qind. Sa i takon tregtisë së automjeteve, palët gjetën gjuhën e përbashkët që ato të prodhohen në fabrika që ofrojnë rroga të larta për punonjësit, në përpjekje për të dekurajuar firmat që ngrenë impiante në ato zona të Meksikës ku standardet janë të ulëta./abcnews.al

FLECKENSTEIN-VLAHUTIN-1280x720.jpg
ent ela12:07 | 02/07/2018

Bashkimi Evropian i ka vendosur kushte Shqipërisë por ato nuk janë kushte të reja. Kështu tha raportuesi për  Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në aktivitetin që u organizua në Tiranë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Ndërsa Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë ka kërkuar bashkëpunimin e mazhorancës me opozitën, me qëllim përmbushjen e këtyre kushteve deri në qershorin e ardhshëm.

Basha: “Nuk janë me 5 kushtet fillestare, janë 13 sa i përket Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian dhe akoma më shumë sa i përket vendeve anëtare”.

Rama: “E vërteta është se nuk ka kushte të reja”

Për ta sqaruar ka ardhur në Shqipëri deputeti i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein.

Fleckenstein: “Ka kushte, por nuk janë kushte të reja”.

Për ta bërë edhe më të qartë , ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin tha se nuk është e rëndësishme data e hapjes së negociatave sa realizimi i kushteve të Bashkimit Evropian.

“Në qoftë se përfundimet e Këshillit do të kishin thenë se do të nsimim më një korrik, ju sërish duhet të kalonit një vit në këtë proces analitik. Komisioni ka një kush të ndalë negociatat nëse nuk ka përpparim në kapitujt 23, 24. Komisioni ka mundësi që të shohë ritmin e procesit nga pikëpamja e mbështetjes në meritë”.

Opozita përfaqësohej në këtë tryezë me deputeten e Lëvizjes Socialiste për integrim Kejdi Mehmetaj. Ajo kërkoi nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian që të jenë më të qartë mbi kushtet që i kanë vendosur vendit tonë Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian.

“Diçka që unë e shoh të shtuar, është aty ku thuhet se vendimarrjen për të hapur negociatat këshilli do ta marrë në qershor të 2019-ës, varur nga progresi i bërë për shqiptarët dhe pasi të kalojë edhe në parmaentet e vendeve anëtare”.

Përgjigja që i dhanë diplomatët e huaj është rëndësia që ka mbrritja në pikën finale për hapjen e negociatave. Dhe për këtë politika duhet të bashkohet dhe të bëjë mirë detyrat e shtëpisë.

Fleckenstein: “Më pëlqeu diskutimi sepse na duhet të përmendim që nuk është rezultati që na bën që të kërcejmë, por ka ende shumë gjëra për të bërë. Ka mbi 150 kushte të tjera para se dera të hapet një ditë.

Vlahutin: “Do keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të keni bashkim, jo retorik, por një objektiv i mirëfilltë kombëtar që punon gjithkush. Është tejet me rëndësi që të punohet për këtë unitet, është përgjegjësi e shumicës dhe pakicës. Shumica duhet të shtrijë dorën sepse pa bashkimin kombëtar ky është një proces i vështirë dhe thuajse i pamundur”.

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati i cili pjesë e tryezës së organizuar nga fondacioni Friedrich Ebert përsëriti se tashmë qeveria i ka ndezur motorrët për plotësimin e kushteve që i ka vendosur këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono