kush

0_SSR_MEN_110619warringtondrugsgang_13JPG.jpg
Sej rie10:45 | 12/06/2019

17 anëtarë të një bande janë dënuar, pas një operacioni sekret në Britani. Në mesin e të ndaluar janë edhe dy shqiptarë të identifikuar si Taulant Paja dhe Islam Grana, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet. Mediat britanike shkruajnë se një nga detajet që tradhtoi bandën ishte jeta e luksit që bënin anëtarët e saj. Ndërsa mediat e huaja kanë publikuar edhe videon e momentit kur njëri prej pjesëtarëve të bandës, Jamie Simpson është arrestuar, pasi policia rrethoi automjetin e tij tip Ford Transit. Oficerët kanë gjetur 185 kg kokaine të pastën, me një vlerë 20 milionë £, të fshehura brenda në makinë./abcnews.al

gjergji-cukali.png
Sej rie08:45 | 31/05/2019

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Gjergji Cukali, i akuzuar si autori i vrasjes së ish-policit Arben Bilali. Por, emri i  Gjergji Cukalit nuk është i panjohur për policinë e kryeqytetit. Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet.  Jo vetëm personazh i njohur në botën e errët të krimit, por 40 vjeçari është edhe mik i ngushtë i Emiljano Shullazit.

Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk mbaruan.

Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Arrestimi i tij është bërë asokohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Korrik të vitit 2016, ai ishte si pjesë e një rrjeti kriminal të përbërë nga 16 persona, të cilët shpërndanin kokainë të cilësisë së parë në Tiranë. Personat u arrestuan në saj të  operacionit të koduar “Tangent” dhe në  pranga përfundoi edhe i forti i “Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali.

Por si u zhvilluan ngjarjet që prej arrestimit në vitin 2016 deri në lirimin e tij?

Një vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që mban datën 24 Maj 2017, i dha lirinë Gjergji Cukalit duke vendosur masë sigurie “arrest shtëpie”, gati një vit pas arrestimit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë argumentonte se u vendos që Gjergji Cukali të qëndrojë në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Rezulton se “i forti i Myslym Shyrit” vuan nga astma bronkiale dhe ka kriza të shpeshta. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë vendosi që Gjergji Cukali nuk mund të mjekohej në Institutin e Kujdesit të Veçantë Shëndetësor të të burgosurve Tiranë.

12 Prill 2018: Policia e Tiranës arrestoi sërish Gjergj Cukalin, pasi kishte thyer masën e “arrestit shtëpiak”. Gjykata e Lartë kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Gjergj Cukalin, pasi në vitin 2016 është arrestuar si drejtues i një grupi që shpërndante kokainë në Tiranë. Pavarësisht se është një person i rrezikshëm, i dënuar për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje, Gjykata e ka lënë në arrest shtëpie Cukalin, ndërkohë që vendimi i formës së prerë ende nuk është dhënë. Policia e Tiranës deklaronte në atë kohë se Cukali akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, që parashikon dënim deri në 4 vite burg. /abcnews.al

Edjoni-makina-810x445.jpg
Sej rie09:48 | 25/04/2019

Identifikohet i riu shqiptar që ndërroi jetë në një aksident mes të martës dhe të mërkurës të ndodhur në Pianvallico të Firences. Ai është Edjon Kapllani, 26 vjeç, i cili ndodhej në bordin e një mjeti që drejtohej nga një shok i tij, edhe ai 26-vjeç. Në automjet bashkë me dy të rinjtë ishte edhe vëllai i Kapllanit, 19-vjeçarit.

Sipas mediave italiane i riu jetonte në Borgo San Lorenzo bashkë me familjen dhe po udhëtonte për në Scarperia, pasi do të shkonte për të takuar të fejuarën. Por sikundër edhe shkruajnë mediat e vendit fqinj, një kthesë e ‘mallkuar’ ndoshta edhe shpejtësia e lartë, bëri që automjeti të humbte kontrollin dhe të rinjtë të përplaseshin me një pemë.

Për pasojë aksidenti ishte fatal për 26-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij i vogël dhe miku i tij mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha vëllai i Kapllanit fatmirësisht  është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i makinës, mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit. Ndërsa hetimet për aksidenti vijojnë nga karabinierët e Borgo San Lorenzo./abcnews.al

Fuga-dhe-Mirela-1280x749.jpg
Sej rie19:05 | 16/04/2019

Akademiku Artan Fuga i ftuar në “Mbrëmje Ide” ka folur për situatën politike në vend. Sipas tij për të dalë nga ky ngërç i madh, palët duhet të ulën të tavolinë, duhet të krijohet një  KQZ e fortë,  si dhe duhet t’i hiqen kompetencat nga Kryeministri, si garanci për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Artan Fuga: Opozita për mua e braktis Parlamentin sepse kuptoi se më shumë po humbiste elektorat duke qëndruar sesa duke ikur. Kjo është e para. E dy është se mekanizmat e jashtëm janë relativisht më pak të fuqishëm për të ushtruar presion. Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe transformimet që kanë ndodhur tek partnerët e Shqipërisë, tek fqinjët janë të tilla që presioni për mua është më pak i fortë sesa më parë, gjë që i jep më shumë liri opozitës. Në momentin q opozita ikën, problemi është që nxjerr sistemin politik jashtë loje. Unë nuk e di se si mund do vejë, por di që nuk mund të vazhdojë gjatë që një Kuvend të jetë monopartiak. Unë nuk besoj të shkohet në zgjedhjet lokale vetëm me partitë e mazhorancës duke përjashtuar partitë opozitare. Zgjidhje për mua nuk ka zgjidhje tjetër vetëm se do hynë në dialog. Në një dialog ku është raporti i forcave ku do vendosin se çfarë do të ndodhi.

Mirela Milori: Mendoni se do e gjejnë gjuhën, apo do futen në një përplasje kaotike?

Artan Fuga: Unë nuk mendoj se do të ketë një përplasje kaotike për shkakun që unë e mendoj se popullsia e gjerë nuk është përfshirë në këtë përplasje. Shqipëri ka disa mekanizma siç është familja, rrethi shoqëroi dhe apatia e shqiptarit që nuk besojnë. Por ka edhe disa valvula, ka qytetarë të pakënaqur shqiptarë, sidomos rinia ku një pjesë e madhe e tyre është larguar. Ka një lloj plakje dhe lodhje të popullsisë nuk sjell më ’97. Por jemi në një situatë ku dy palët mendojnë se do të ndërhyjnë të huajt se kjo ndërhyrje do jetë shumë e butë dhe shumë e zgjatur në kohë, sepse kanë halle të tjera. Ata nuk do lejojnë kurrsesi që këtu të ketë një kaos. Unë mendoj se kjo agoni do të zgjatet në kohë.

Por, ka një mundësi për të krijuar zgjedhje ku të dy palët mund të jenë të kënaqura.  Në Shqipëri zgjedhjet monitorohen nga mazhoranca. Kjo mund të zgjidhte duke krijuar një tampon midis dy palëve, duke e sfomuar shumë rolin e Kryeministrit në procesin e zgjedhjeve, duke krijuar një komision zgjedhor shumë të fuqishëm sikundër e ka Australia, Kanadaja, ku kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka në kontroll edhe Ministrinë e Brendshme, edhe administratën dhe gjithçka është në funksion të tij. Një arbitër i tretë në këtë mënyrë i organizuar mirë për mua mund të zgjidhi të dyja alternativat që tani duket se janë të papajtueshme. Kjo kërkon guxim politik nga të dyja anët./abcnews.al

skynews-donald-tusk-brexit_4569672-1280x720.jpg
ent ela19:58 | 06/02/2019

Brukseli ka acaruar Londrën me deklaratën e radhës në lidhje me Breksit. Përfaqësuesit e BE-së i kanë uruar ferrin zyrtarëve britanikë që insistojnë për një Breksit pa marrëveshje, ndërsa kanë përsëritur se pakti i arritur nuk mund të preket. E irrituar ka reaguar klasa politike në Londër.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka ashpërsuar gjuhën ndaj asaj pjese të klasës politike në Mbretërinë e Bashkuar që propozon një Breksit pa marrëveshje. “Iu uroj të gjejnë një vend në ferr atyre që promovuan një Breksit pa një copëz akordi për të patur një proces të kontrolluar”, ka deklaruar Tusk pas një takimi me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Bruksel.

Në përfundim të konferencës për shtyp, kreu i qeverisë irlandeze e paralajmëroi Tusk se do të përballej me shtypin britanik për atë që kishte thënë, por zyrtari i lartë europian e priti paralajmërimin me një të qeshur.

Dhe në fakt, reagimet nga Londra nuk munguan. Komentuesit e akuzuan zotin Tusk për arrogancë. Një zëdhënës i qeverisë britanike i bëri thirrje presidentit të KE të mendohet mirë nëse një gjuhë e tillë i shërben marrëdhënieve dypalëshe.

“Ne mbajtëm një referendum të fuqishëm dhe në atë që ishte ushtrimi më i madh i demokracisë në historinë e vendit tonë qytetarët votuan pro largimit nga BE”, deklaroi zëdhënësi i Theresa Mej.

Ndërsa ish-lideri i JUKIP, Najxhel Farazh reagoi në Tëitter duke thënë: “Pas Breksit do të çlirohemi nga zyrtarë të pazgjedhur dhe arrogantë si ty dhe do të vetëqeverisim vendin tonë”. Por reagimet e ligjvënësve britanikë nuk kanë ndikuar shumë tek Brukseli, që edhe njëherë përsëriti se nuk do të ketë negociata të reja për Breksit. Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker deklaroi të mërkurën se do t’ia bëjë të qartë këtë kryeministres Mej gjatë vizitës së saj në Bruksel ditën e enjte. “Breksit nuk është një çështje dypalëshe mes Republikës së Irlandës dhe Britanisë. Është një çështje europiane, ndaj dhe ne nuk mund ta pranojmë idenë për të rihapur marrëveshjen e tërheqjes”, deklaroi Junker pas takimit me kryeministrin e Irlandës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono