kurikulat

JULI-ME-TE-FTUAREN.mpg_snapshot_11.04-1280x720.jpg
ent ela12:00 | 25/07/2019

Dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Ksenofon Krisafi ka folur në studion e  ABC News për risitë e këtij universiteti në vitin e ri akademik.

Sipas tij fryma dhe filozofia e reformës është bërë pjesë e kurikulave dhe këta studentë do jenë pjesë përbërëse e kësaj reforme, për t’u përfshirë menjëherë në strukturat e drejtësisë.

“Reforma në drejtësi po ecën dhe këta studentë do jenë pjesë përbërëse e kësaj reforme.

Ne që kur u hap ky fakultet bëmë një lloj rikoncpetimi të fakultetit juridik që studentët të përfshihen menjëherë në strukturat përkatëse të drejtësisë që do dalin nga reforma. Refoma është bërë pjesë përbërëse e kurikulave tona dhe vërehet dëshirë për të përvetësuar këto risi që sjell reforma në drejtësi.

Është e re për vendin, për ne, por jo e pamundur dhe ne gjykojëm që e kemi arritur. Fryma dhe filozofia e reformës është bërë pjesë e kurikulave tona”.

Për shqetësimin e superprodhimit të juristëve dhe mundësisë së punës, Krisafi shprehet se ky shqetësim nuk është i përligjur, pasi shkalla e punësimit të studentëve është mjaft e lartë.

“Një nga shqetësimet e mëdha është që ka superprodhim juristësh dhe meraku është  se ku do punojnë. unë gjykoj që ky shqetësim nuk është i përligjur. Juristi është profesion interesant, i kërkuar. Shkalla e punësimit të studentëve tanë është mjaft e lartë”.

Ai foli edhe për marrëveshjet me institucionet dhe universitete të tjera brenda e jashtë vendit me qëllim formimin dhe punësimin e studentëve. /abcnews.al

PERPARIM-KABO-1280x720.jpg
ent ela21:17 | 02/08/2018

Dekani i Fakultetit të Shkencave Psiko Sociale në Universitetin Mesdhetar  Përparim Kabo, ka folur në studion e ABC News për Sistemin Arsimor Universitar në vend. Sipas tij në këtë 10 vjeçar ka një rritje të trefishtë të trendit në këtë universitet, çka sipas tij shton besimin.

Ai ka folur për ndryshimin e kurikulave dhe revolucionin kurikular që sipas tij është një sfidë që ende nuk është marrë me seriozitet nga instancat që kujdesen për arsimin universitar në vend.

Gjatë intervistës në ABC News Kabo e vuri theksin edhe tek projektet, objektivat dhe sfidat e Universitet Mesdhetar./abcnews.al

foto-020.jpg
ent ela13:13 | 10/05/2018

Akademia e Forcave të Armatosura festoi 60- vjetorin e krijimit të saj. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e pranishme në këtë aktivitet tha se janë të nevojshme ndryshimet në kurrikula me qëllim që të arsimojë e kualifikojë në fushën e sigurisë specialistë të lartë të personelit të institucioneve të tjera të sigurisë në vend.

Ministrja e Mbrojtjes gjatë fjalës së saj theksoi se, në kuadër të detyrave të reja që qeveria shqiptare i ka ngarkuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, duhet të përshtasë edhe ndryshimet në kurrikula për të qenë sa më efiçent.

Është 60 vjetori i krijimit të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shpjegoi se misioni i kësaj akademie do të vijojë të mbetet përgatitja, arsimimi e kualifikimi i specialistëve të lartë të personelit ushtarak e civil.

“Vëmendja duhet të përqendrohet tek përgatitja e oficerëve të rinj, duke filluar nga modeli që do të zgjedhim, model, i cili të jetë i integruar me arsimin e lartë kombëtar por edhe me ato të vendeve të NATO-s”.

Për të qenë sa më eficent Ministrja e Mbrojtjes ka propozuar edhe ndryshimet në kurrikula.

“Në kushtet kur qeveria shqiptare i ka ngarkuar ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura menaxhimin e emergjencave civile, si dhe të iniciativës së Kryeministrit për të promovuar në detyrat e prefektëve, dhe në institucionet e të tjera të sigurisë në vend të oficerëve në rezervë, detyra e akademisë është të përgjigjet edhe me ndryshimet përkatëse në kurrikulat e saj me qëllim të arsimojë e kualifikojë në fushën e sigurisë specialistë të lartë të personelit të institucioneve të tjera të sigurisë në vend”.

Akademia e Forcave të Armatosura përfaqëson nivelin më të lartë të arsimimit dhe kualifikimit në Forcat e Armatosura.Akademia e Forcave të Armatosura u krijua më 10 maj 1958, në Tiranë, në rajonin e Rrapit të Treshit, fillimisht me emërtimin Shkolla e Lartë Ushtarake. Gjatë historisë së saj 60-vjeçare, ajo ka ndryshuar disa herë emërtimin, por asnjëherë nuk ka ndryshuar misioni i saj në funksion të edukimit të brezave të tërë ushtarakësh për t’i shërbyer në çdo kohë dhe në çdo situatë atdheut, në përshtatje me sfidat që shtron koha./abcnews.al

 

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono