kurbin
Artikulli i botuar nga Gazzetta Dello Sport

policiaa.jpg
nev ila13:05 | 09/11/2019

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje të kostumeve kombëtare në një pikë shitjesh në Kurbin.

Të arrestuarit janë ‘S. B.’, 54 vjeç dhe ‘M. D.’,  51 vjeçe, banues në Tiranë dhe me anë të mashtrimit kishin vjedhur edhe kostumet popullore. Kallëzimi ndaj tyre është bërë nga M. H., dhe K. B.

Njoftimi i policisë: 

Falë reagimit të shpejtë të Policisë lokalizohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetas të cilët me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare.

Specialistët për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, nisur nga kallzimi që
shtetasit M. H., dhe K. B., bënë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, se dy shtetas me anë të mashtrimit iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare, organizuan operacionin policor të koduar “Tapiza”.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy autorët e vjedhjes po lëviznin me mjet në drejtim të Tiranës, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të tyre, ku në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin.

Në vijim është ushtruar kontroll në mjetin e bllokuar, ku gjatë kontrollit u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arretimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, të dy autorëve, shtetasve:

– S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Mashtrim”);
– M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.”/abcnews.al

policia-shkoder-1.jpg
nev ila08:59 | 05/11/2019

Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar

Në pranga ka rënë K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin. Sipas plicisë, ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

permbytje-1280x672.jpg
nev ila08:43 | 11/10/2019

Reshjet e fuqishme të shiut natën kanë përmbytur pjesën më të madhe të Kurbinit. Dhjetëra hektarë tokë dhe disa banesa kanë mbetur të rrethuara nga uji.  Gjithashtu raportohet i bllokuar nënkalimi i superstradës në Fushë-Mamurras, ku mjetet kanë devijuar rrugën.

Reshjet e shiut kanë  bllokuar në të njëjtën kohë  superstradën deri në qytetin e Laçit.

Uji ka dalë nga kanali duke mbuluar rrugën   Mamurras – Laç. Siç raporton gazetari Ahmet Zani  pranë fshatit Gjorme lëvizet me vështirësi.

Uji që ka dalë nga kanalet  ka përmbytur disa hektarë tokë dhe disa banesa./abcnews.al

 

 

FESTA-NE-KISHEN-E-SHEN-PRENDES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela14:50 | 27/07/2019

Si çdo vit në fshatin Gallatë të Malësisë së Kurbinit është organizuar festa e zonës. Në oborrin e kishës së Shën Prendës është ngritur një panair me produktet e zonës dhe banoret shijuan një atmosferë festive me këngë dhe valle.

Fshati Gallate ka festen tradicionale të zonës. Mblodhi të gjithë banorët dhe jo vetëm në kishën e Shën Prendës në Malësinë e Kurbinit.

Një pritje e cila organizohet çdo vit. Por këtë herë me një të ftuar special imzot Xhorxh Frendo.

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit u bëri apel të gjitha institucioneve që të kthejnë vëmendjen tek këto zona, të cilat ofrojnë shumë.

Atmosfera festive zgjati për disa orë me muzikë popullore nga trevat shqiptare.

Panaire me produke bujqësore dhe artizanale.

Fshati Gallatë është përzgjedhur ndër 100 zonat turistike në vendin tonë. /ABC News Albania 24/7

policia-lezhe.jpg
nev ila22:38 | 09/07/2019

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Kurbin bënë arrestimin e shtetasit Sh.I., 48 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë konsumuar vepren penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin./abcnews.al

fushe-kuqe-banoret-1280x694.jpg
ent ela15:10 | 24/06/2019

 Në Fushë-Kuqe të Kurbinit banorët po vuajnë nga thatësira. Ata nuk kanë as ujë të pijshëm e madje as për vaditje.

Bimet në fusha po u thahen. Është koha kur bujqësia duhet të ishte në lulëzim, por këtu në Fushë Kuqe të Kurbinit, thatësira po i ndëshkon banorët.

Janë pesë fshatra të kësaj njësie adiministrative që duket se nuk do të marrin prodhim. Uji për vaditje mungon dhe pse sipërfaqe të tëra janë mbjellë me perime, misër apo grurë.

Sistemi i kanaleve është dëmtuar me parcelizimin e tokës, dhe bordet e kullimit nuk kanë ndërhyrë për të investuar në zonë.

“Ka 10 vjet, kanali kryesor, ala s’kanë fut eskavatorin”,

“Jo, ku e ke ujin?”

Në Fushë Kuqe mungesa e ujit për vaditje nuk është i vetmi problem. Prej disa ditësh banorëve po u mungon dhe uji i pijshëm.

“Në mesjetë kështu nuk bëhet, në mesjetë kështu nuk bëhet, na ra bretku”.

Ironike është fakti që nga Fushë Kuqja furnizohet Durrësi, kurse këtu as puset nuk po nxjerrin më ujë. Banorët duken të zënë në kurth dhe pak besojnë se situata do të ndryshojë për ta. /ABC news Albania 24/7

lac-1280x705.jpg
ad min08:15 | 13/06/2019

Policia e Laçit ka shpallur në kërkim një person nga Tirana për vrasjen e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti. Paraprakisht dyshohet se vrasja ndodhi gjatë sherrit për një vend parkimi.

Sherri për një vend parkimi çoi në vrasjen e një të riu në Laç. Për ketë krim policia është duke kërkuar 32-vjeçarin E. K nga Tirana.

Krimi ndodhi mesnatën e së mërkurës, pranë Gjykatës së Kurbinit.

Viktima Viktor Shkorreti u qellua me kallashnikov dhe vdiq në vend.

Nga shoqërimet e personave në vendin e ngjarjes, policia zbuloi se midis autorit dhe të vrarit, pati fillimisht konflikt fizik.

Sebepi ishte një vend-parkim. Kur u duk se sherri u mbyll, autori hapi makinën dhe nga aty nxori armën e zjarrit.

Ai shtiu mbi 24 -vjeçarin disa herë dhe u largua me shpejtësi.

Viktor Shkorreti, me origjinë nga Mirdita, jetonte prej disa vitesh në qytetin e Laçit, bashke me familjen e tij.

Kurse autori 32 -vjeçar nga Tirana ndodhej në Laç për t’u takuar me disa shok të tij. Për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte të metropolit. Patrullat kontrolluan lokalet e banesa gjatë natës dhe ditën e enjte, por pa marrë rezultat të menjëhershëm. /ABC News Albania 24/7

CELET-FUSHATA-NE-KURBIN-DHE-MIRDITE-1280x720.jpg
ent ela21:01 | 03/06/2019

Kurbini ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Rama gjatë pasdites së të hënës për të prezantuar kandidaten për këtë Bashki për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë fjalimit të tij para kurbinasve, kryeministri tha se këto zgjedhje janë demokratike edhe pse opozita nuk pati kurajon të na dalë përpara.

“Jemi në një betejë që nuk është pa kundërshtarë, por një betejë politike për ta çuar vendin përpara, edhe pse opozita nuk pati kurajon për të na dalë përballë. Ata janë pak dhe do të jenë gjithmonë edhe me pak, ne do jemi gjithmonë shumë e më shumë”.

Rama iu drejtua kundërshtarit të tij politik Basha duke thënë se ka frikë nga zgjedhjet dhe se opozitës i ka ngelur sahati i orës.

“Luli ka frikë nga zgjedhjet sepse nuk e zgjedhin. Kur ai ishte në Bashki, 4 vjet sahati i Tiranës nuk punonte, pasi kishte ngelur, njësoj siç i ka ngelur Partisë Demokratike”.

Teksa u ndal te kandidatja për Bashkinë e Kurbinit, Majlinda Cara, kryeministri nuk I kurseu fjalët mira duke qenë se ajo është një kandidate femër

“Shyqyr u erdhi radha të votoni për një grua, keni votu për burra 30 vjet. Kujtoni ça thotë Margaret Thetcher, për muhabet burrat, për punë gratë. Ju e dini shumë mirë se kush është Kryeministri kur shkoni në shtëpi, ministri brendshëm apo i Financave kur shkoni në shtëpi”.

Në përmbyllje të fjalës së tij para qytetarëve të Kurbinit, kryeministri Rama nuk i kurseu edhe thumbimet për kreun e opozitës

“Më 1 korrik do shohim se kështu nuk ecet larg, por bie në gropë. Nëse treten këta do lindin forca të tjera. Kasollja e Lulit nuk ngelet gjë për ju se i ha kunati i Lulit”.

Ndërsa gjatë takimit që zhvilloi në Mirditë për të kërkuar një mandat të dytë për kryebashkiakun Ndrec Deda, Kryeministri tha se falë punës së tij, zona ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë 4 viteve. /ABC News Albania 24/7

edi-1280x727.jpg
ad min19:10 | 03/06/2019

Kurbini ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Rama për të prezantuar kandidaten për kryetare ne këtë Bashki ne zgjedhjet e 30 qershorit. Rama përsëriti se këto zgjedhje janë demokratike, ndërsa opozita zgjodhi vete t’i braktise ato.

Edhe nga Kurbini, kryeministri Rama iu drejtua kundërshtarit të tij politik Basha duke i kujtuar se opozita nuk hyn ne zgjedhje nga frika e humbjes

Edi Rama: “Luli ka frikë nga zgjedhjet sepse nuk e zgjedhin. Kur ai ishte në Bashki, 4 vjet sahati I Tiranës nuk punonte, pasi kishte ngelur, njësoj siç i ka ngelur Partisë Demokratike”.

Rama nuk kurseu fjalët e mira për kandidaten socialiste për Bashkinë e Kurbinit, Majlinda Cara.

Edi Rama: “Shyqyr u erdhi radha të votoni për një grua, keni votuar për burra 30 vjet. Kujtoni ça thotë Margaret Thetcher, për muhabet burrat, për puna gratë. Ju e dini shumë mirë se kush është Kryeministri kur shkoni në shtëpi, ministri Brendshëm apo i financave kur shkoni në shtëpi”.

Bindjen e ka se kandidatja socialiste do të votohet edhe nga gratë e demokratëve. Ndërsa një apel u bëri edhe çunave laçianë për 30 Qershorin./ABC News Albania 24/7

makina-3.jpg
ad min12:50 | 03/06/2019

Një 28-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në fshatin Gjorm të Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen i riu. Shkak i aksidentit tragjik dyshohet te kete qenë lagështira në rrugë.  /ABC News Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono