Kupa e Shqipërisë

Kupa.jpg
Vladimir Prenga16:06 | 02/10/2019

Mësohen çiftet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ndeshje që luhen në fund muajit janar dhe fillimit të shkurtit. Dy përballje janë mes skuadrave të Superiores: Laçi-Bylisi dhe Vllaznia-Flamurtari.

Kukësi, fituesi i Kupës në fuqi, gjen Lushnjën si rival, kurse Partizani Besëlidhjen. Në Kupë Tirana do të përballet me Kastriotin dhe objektivi është çerekfinalja, ku mund të provojë dy sfidat derbi me “demat e kuq”.

Teuta e ka derbi me Erzenin, ndërsa Skënderbeu përballet me Besën e Kavajës. Një takim tjetër i këtij turi është ai mes Apolonisë dhe Luftëtarit. /abcnews.al

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

GRUPI A
Partizani-Besëlidhja
Teuta-Erzeni
Flamurtari-Vllaznia
Tirana-Kastrioti

GRUPI B
Kukësi-Lushnja
Skënderbeu-Besa
Laçi-Bylis
Luftëtari-Apolonia

/abcnews.al

IMG-20191002-WA0014-1280x959.jpg
Vladimir Prenga14:48 | 02/10/2019

Partizani, Apolonia, Luftëtari dhe Kukësi janë skuadrat që e kanë siguruar kalimin në turin e dytë, ndërkohë që sot mësohen edhe skuadrat e tjera që do të përparojnë në Kupën e Shqipërisë. Janë luajtur pjesët e para dhe ekipe si Vllaznia, Tirana, Laçi, Teuta dhe Bylisi pothuajse e kanë siguruar kualifikimin. Flamurtari ende nuk është zhbllokuar.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I PARË

GRUPI A
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00

Teuta- Terbuni 2-1 (2-0)
Shënues: Vila 8′, Kapllani 12’/ Isaraj 29′

Flamurtari- Veleçiku 0-0 (2-3)
Shënues:

Tirana-Shënkolli 3-0 (0-0)
Shënues: Karabeci 30′, Muçi 38′, Çelhaka 41′

Kastrioti- Iliria 1-0 (1-2)
Shënues: Basha 41′

Vllaznia-Burreli 2-0 (1-0)
Shënues: Wenderson 22′, Emerson 24′

Dinamo-Erzeni 0-0 (0-3)
Shënues:

Besëlidhja-Korabi 0-0 (1-2)
Shënues:

GRUPI B
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00

Skënderbeu-Devolli 0-1 (4-1)
Shënues: Rrapo 34′

Laçi-Elbasani 2-0 (0-0)
Shënues: Fangaj 18′, Malçi 36′

*Kamza-Apolonia

Bylisi Pogradeci 0-2 (4-0)
Shënues: Olli 24′, Dervishi 45′

Besa-Egnatia 2-0 (1-0)
Shënues: Hoxha 16′, Cara 45′

Oriku-Lushnja 0-2 (1-2)
Shënues: Allkanjari 17′, Mezini 40′

*Kamza është përjashtuar nga Kupa, pasi nuk u paraqit ndeshjen e parë

/abcnews.al

shenkolli-Tirana.jpg
Vladimir Prenga08:40 | 02/10/2019

Kupa e Shqipërisë sot do të njohë çiftet e turit të dytë. Prej orës 14:00 janë programuar ndeshjet e kthimit të turit të parë dhe pikëpyetjet janë të vogla. Nga ekipet e Superiores vetëm Flamurtari duhet të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë. Vlonjatët janë thyer 3-2 nga Veleçiku në Shkodër.

Laçit dhe Tiranës gjithashtu u duhen fitore, pasi kanë barazuar pa gola me Elbasanin dhe Shënkollin në takimet e para. Bylisi, Skënderbeu dhe Teuta e kanë mbyllur çështjen e kualifikimit, sikurse edhe Vllaznia që nuk besohet ta vërë në diskutim. Më poshtë ju sjellim të gjitha përballjet e sotme.

GRUPI A
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00

Teuta-Tërbuni (2-0)
Flamurtari- Veleçiku (2-3)
Tirana-Shënkolli (0-0)
Kastrioti- Iliria (1-2)
Vllaznia- Burreli (1-0)
Dinamo-Erzeni (0-3)
Besëlidhja- Korabi (1-2)

GRUPI B
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00

Skënderbeu-Devolli (4-1)
Laçi-Elbasani (0-0)
*Kamza-Apolonia
Bylis- Pogradeci (4-0)
Besa- Egnatia (1-0)
Oriku- Lushnja (1-2)

*Kamza është përjashtuar nga Kupa, pasi nuk u paraqit ndeshjen e parë

/abcnews.al

partizani-kup.jpg
Vladimir Prenga16:00 | 01/10/2019

Kukësi dhe Partizani, sikurse pritej, kanë triumfuar edhe ne ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë dhe kanë kaluar në raundin e dytë. Verilidnorët nuk u kursyen ndaj Shkumbinit, duke i shënuar gjashtë gola. Tre prej tyre i realizoi Markovanbasten Çema.

Rrugën e rrjetës e gjetën edhe të rinjtë Domi, Rasha dhe Mirlind Daku, i huazuar nga kroatët e Osijek. Me rezultatin e përgjithshëm 9-1, Kukësi ka kaluar tutje. Partizani, ndryshe nga skuadra e Duros, ka shënuar vetëm një gol ndaj modestëve të Vorës.

Edhe atë të kuqtë e kanë realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Mesfushori Bruno Telushi është treguar i saktë dhe Partizani ka fituar 1-0. Ndeshjen e parë “demat” kishin realizuar tre herë në portën e Vorës.

Është kualifikuar edhe Luftëtari, që ka mposhtur 2-1 cërrikasit e Turbinës. Rapo me penallti shënoi golin e parë të takimit, kurse Vyent i dyfishoi shifrat. Për miqtë realizoi sulmuesi Jurgen Peqini dhe deri në fund nuk pati gol tjetër.

KUPA E SHQIPËRISË – Turi i parë

GRUPI A
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Partizani-Vora 1-0 (3-0)
Shënues: Telushi 68’ (pen.)

Partizani: Teqja, Idrizi, Dajci, Bilali, Hakaj, Telushi, Kodra, Kote, Brown, Bardhi, Ekuban.

GRUPI B
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Kukësi-Shkumbini 6-0 (3-1)
Shënues:
Domi 11’, Çema 20’ (pen.), 39’, 90’ Daku 33’, Rasha 79’
Kukësi: Avdyli, Maliqi, Lulaj, Teqja, Obanor, Kotobelli, Domi, Camara, Mateli, Daku dhe Çema.

Luftëtari-Turbina 2-1 (1-0)
Shënues:
Rapo 43’ (pen.), Vyent 49’ / Peqini 67’

/abcnews.al

cema.jpg
Vladimir Prenga15:04 | 01/10/2019

Kukësi dhe Luftëtari janë duke fituar edhe ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro i ka shënuar katër gola Shkumbinit në 45 minuta. Domi hapi serine golave, ndërkohë që më pas shënoi dygolësh Çema dhe një Daku.

Luftëtari ka pritur fundin e pjesës së parë për të shënuar herë në portën e Turbinës. Rapo ka realizuar në portën kundërshtare, sërish me penallti. Partizani ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj Vorës, edhe pse në sulm ka hedhur treshen Brown-Ekuban-Bardhi.

KUPA E SHQIPËRISË – Turi i parë

GRUPI A
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Partizani-Vora 0-0 (3-0)

Partizani: Teqja, Idrizi, Dajci, Bilali, Hakaj, Telushi, Kodra, Kote, Brown, Bardhi, Ekuban.

GRUPI B
E martë, më 1 tetor, ora 14:00
Kukësi-Shkumbini 4-0 (3-1)
Shënues:
Domi 11’, Çema 20’ (pen.), 39’, Daku 33’
Kukësi: Avdyli, Maliqi, Lulaj, Teqja, Obanor, Kotobelli, Domi, Camara, Mateli, Daku dhe Çema.

Luftëtari-Turbina 1-0 (1-0)
Shënues:
Rapo 43’ (pen.)

/abcnews.al

kukesi-tirana-1.jpg
Vladimir Prenga10:16 | 01/10/2019

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot dhe janë programuar të luhen tre nga ndeshjet e kthimit të turit të parë. Partizani, Kukësi dhe Luftëtari janë skuadrat e elitës që do kërkojnë të zyrtarizojnë kalimin në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Kukësi, fituesi në fuqi i Kupës, luan në qendrën stërvitore të kombëtareve në Kamzë. Shkumbini është rivali dhe kjo sfidë do i shërbejë skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro për t’u përgatitur për ndeshjen me Vllazninë, në kampionat.

Po sot, në Pezë-Helmës, luan Partizani. Një formalitet për “demat e kuq” sfida me Vorën. Luftëtari është skuadra tjetër e Superiores që luan dhe përballë do të ketë Turbinën. Në ndeshjen e parë gjirokastritët vuajtën, por gjithsesi triumfuan dhe kualifikimi duket çështje e mbyllur.

GRUPI A
E martë, më 1 tetor, ora 14:00

Partizani-Vora (3-0)
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00
Teuta- Tërbuni (2-0)
Flamurtari- Veleçiku (2-3)
Tirana-Shënkolli (0-0)
Kastrioti- Iliria (1-2)
Vllaznia- Burreli (1-0)
Dinamo-Erzeni (0-3)
Besëlidhja- Korabi (1-2)

GRUPI B
E martë, më 1 tetor, ora 14:00

Kukësi-Shkumbini (3-1)
Luftëtari-Turbina (1-0)
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00
Skënderbeu-Devolli (4-1)
Laçi-Elbasani (0-0)
*Kamza-Apolonia
Bylis- Pogradeci (4-0)
Besa- Egnatia (1-0)
Oriku- Lushnja (1-2)

*Kamza është përjashtuar nga Kupa, pasi nuk u paraqit ndeshjen e parë

/abcnews.al

kukesi-laci-1.jpg
Vladimir Prenga15:46 | 30/09/2019

Kupa e Shqipërisë rikthehet nesër dhe luhen tre përballje. Oraret janë ndryshe, pasi Sektori i Garave në FSHF ka vendosur që të nisin prej orës 14:00. Shkurtimi i ditës, apo edhe mundësia që ndonjë ndeshje të vendoset nga penalltitë, ka sjellë këtë vendim.

Pikëpyetjet për skuadrat që kalojnë në turin e dytë janë të pakta. Nga ekipet e Superiores vetëm Flamurtari është mposhtur dhe duhet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë me Veleçikun. Tirana dhe Laçi kanë barazuar pa gola, respektivisht me Shënkollin dhe Elbasanin. Gjithsesi zor se do e vënë në diskutim kualifikimin.

Për shkak edhe të kalendarit të Superiores, është vendosur që tre prej ndeshjeve të zhvillohen nesër. Partizani, Kukësi dhe Luftëtari janë ekipet që do të zbresin në fushë, përballë ekipeve si Vora, Shkumbini dhe Turbina. Pjesa tjetër e ndeshjeve zhvillohen të mërkurën.

GRUPI A
E martë, më 1 tetor, ora 14:00

Partizani-Vora (3-0)
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00
Teuta- Tërbuni (2-0)
Flamurtari- Veleçiku (2-3)
Tirana-Shënkolli (0-0)
Kastrioti- Iliria (1-2)
Vllaznia- Burreli (1-0)
Dinamo-Erzeni (0-3)
Besëlidhja- Korabi (1-2)

GRUPI B
E martë, më 1 tetor, ora 14:00

Kukësi-Shkumbini (3-1)
Luftëtari-Turbina (1-0)
E mërkurë, më 2 tetor, ora 14:00
Skënderbeu-Devolli (4-1)
Laçi-Elbasani (0-0)
*Kamza-Apolonia
Bylis- Pogradeci (4-0)
Besa- Egnatia (1-0)
Oriku- Lushnja (1-2)

*Kamza është përjashtuar nga Kupa, pasi nuk u paraqit ndeshjen e parë

/abcnews.al

PRAG-KAMZA-KASTRIOTI-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
Vladimir Prenga14:57 | 20/09/2019

“KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me KF “Apolonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0”, thuhej në vendimin e Komisionit të Disiplinës, që është korrigjuar më tej.

Klubi periferik i kryeqytetit jo vetëm eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, por është përjashtuar të marrë pjesë në këtë kompeticion në dy sezonet e ardhshme. Disiplina ka korrigjuar vendimin, si më poshtë:

“KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me KF “Apolonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 54/2 të KDS, dënohet me mos pjesëmarrje në këtë garë për 2 sezonet e ardhshme futbollistike”. / abcnews.al

shenkolli-Tirana.jpg
Vladimir Prenga09:05 | 19/09/2019

Dita e djeshme pa në fushë të gjitha ekipet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë, pasi u zhvilluan takimet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Këtë vit munguan goleadat e frikshme, siç ka ndodhur në të shkuarën. Bylisi ishte ekipi që regjistroi fitoren më të thellë, 4-1, kundër Pogradecit në transfertë.

Katër gola shënoi edhe Skënderbeu ndaj Devollit, por korçarët e kanë pësuar një. Partizani, Teuta dhe Kukësi i kaluan me sukses ndeshjet e para. Të kuqtë thyen Vorën me rezultatin 3-0, Kukësi 3-1 mposhti Shkumbinin, ndërsa Teuta triumfoi në Pukë ndaj Tërbunit me shifrat 0-2. Dje pati edhe surpriza.

Laçi nuk ia doli të shënojë në portën e Elbasanit, në një ndeshje ku Starova kishte lënë pushim titullarët. Barazoi pa gola edhe Tirana, që ishte vënë përballë Shënkollit. Nga ekipet e Superiores u mposht vetëm Flamurtari. Vlonjatët u thyen 3-2 nga Veleçiku në Shkodër dhe ky ishte rezultati më i papritur.

Vllaznia dhe Luftëtari festuan fitoren minimale 1-0 në transferta, respektivisht ndaj Burrelit dhe Turbinës. Gjirokastritët iu falën një goli të Filit me penallti, ndërkohë që cërrikasit kanë shfaqur pakënaqësi për gjykimin. Sa i takon Vllaznisë, shkodranët triumfuan ndaj Burrelit me një gol të çuditshëm të Wenderson.

GRUPI A
Vora-Partizani 0-3
Tërbuni-Teuta 0-2
Veleçiku-Flamurtari 3-2
Shënkolli-Tirana 0-0
Iliria-Kastrioti 2-1
Burreli-Vllaznia 0-1
Erzeni-Dinamo 3-0
Korabi-Besëlidhja 2-1

GRUPI B
Shkumbini-Kukësi 1-3
Devolli-Skënderbeu 1-4
Elbasani-Laçi 0-0
Turbina-Luftëtari 0-1
Apolonia-Kamza (nuk u zhvillua)
Pogradeci-Bylis 0-4
Egnatia-Besa 0-1
Lushnja-Oriku 2-1

Goli i shënuar nga braziliani Wenderson, pamjet ShkodraSport.com

IMG_2526-1280x853.jpg
Vladimir Prenga09:34 | 18/09/2019

Kategoria Superiore i ka lënë vendin Kupës së Shqipërisë. Ditën e sotme luhen ndeshjet e para të turit të parë dhe normalisht klubet e elitës janë favoritet për të kaluar në raundin e dytë. Kukësi është fituesi në fuqi i këtij kompeticioni, ndërkohë që janë disa klubet që kërkojnë kompeticionet evropiane përmes Kupës. Ndeshjet e ditës së sotme do të luhen prej orës 16:00.

RRUGËTIMI NË KUPË – Në grupin A, referuar skemës në Kupën e Shqipërisë, në fazën çerekfinale mund të ketë një derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Shanset që mos të ndodhë diçka e tillë janë të vogla. Në turin e parë bardheblutë duhet të eliminojnë Shënkollin, kurse të kuqtë Vorën e Kategorisë së Dytë.

Kukësi, fituesi në fuqi i Kupës, duhet të eliminojë Shkumbinin, ndërkohë Teuta përballet me Tërbunin. Flamurtari udhëton në Shkodër, ku gjen Veleçikun, kurse Vllaznia edhe këtë vit ndeshet me Burrelin. Një tjetër ekip që pretendon Kupën është edhe Laçi, që përballet me Elbasanin.

Kurbinasit, në turin e dytë kanë sfidën më të vështirë. Bylisi, që sfidohet nga Pogradeci, është ekipi me të cilin bardhezinjtë e Starovës do të duhet të diskutojnë kalimin në çerekfinale. Në atë tur me shumë mundësi do të gjejnë Skënderbeun, që e ka rrugën të shtruar deri në atë fazë të Kupës.

GRUPI A
Vora-Partizani
Tërbuni-Teuta
Veleçiku-Flamurtari
Shënkolli-Tirana
Iliria-Kastrioti
Burreli-Vllaznia
Erzeni-Dinamo
Korabi-Besëlidhja

GRUPI B
Shkumbini-Kukësi
Devolli-Skënderbeu
Elbasani-Laçi
Turbina-Luftëtari
Apolonia-Kamza
Pogradeci-Bylis
Egnatia-Besa
Lushnja-Oriku


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono