kunder

bushati.jpg
ger ta11:27 | 06/11/2019

Komisioni i Jashtëm diskutoi sot mbi projekt-rezolutën e Partisë Socialiste për “Ndërhyrjet e huaja në procesin elektoral dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Projekti është prezantuar nga Taulant Balla i cili u shpreh se në vend ka influencë ruse. Ndërkohë, kundër kësaj ka dalë ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Pas debateve të shumta ish ministri nuk mori pjesë në votimin e rezolutës.

Nuk është propagandë. E kam të nevojshme të them, nuk jemi vend dordolec, nuk është vend anëtar i NATO. Zonja Kdheli edhe ju e dini shumë mirë si ish-ministre, dy vjet donit të lëviznit nga një vend në një vend tjetër, sepse jemi vend anëtar  Nato-s, sepse në ministri kishte një server që donte shumë kujdes. Nëse ju duket se po ju bezdis, bëjini të gjitha por unë po ju them se na duhet një qasje kombëtare, siç e ka qeveria shqiptare me të metat dhe të mirat e tyre”, tha Bushati, ndërsa në momentin e votimit refuzoi të merrte pjesë.

Më herët ish-ministri u shpreh se nuk ka një influencë të tillë ose sipas tij, nëse ka duhet marrë informacion i specializuar nga shërbimet informative, ndërsa shtoi se në rezolutë mungon edhe një kriter mjaft i rëndësishëm, siç është prania e Shqipërisë në NATO./abcnews.al

stef_blok-780x405.jpg
nev ila16:56 | 04/10/2019

Shefi i diplomacisë holandeze ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave. Duke folur pas një mbledhjeje qeverie, Stef Blok ka ritheksuar se Shqipëria duhet të bëjë progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që sipas tij ka arritur rezultate të mëdha.

Ministri i Jashtêm hollandez, Stef Blok e thotë shkoqur:

“Shqipëria nuk është gati pêr hapjen e negociatave të anëtarêsimit në Bashkimin Europian”.

Këtë deklaratë ministri Blok e ka bërë për mediat hollandeze pas mbledhjes së Kêshillit të ministrave.

“Shqipëria ende duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit”, është shprehur Blok.

Ndërkohë, për Maqedoninë e Veriut, rruga duket e qartë për të filluar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa të mëdha përpara. Përparimi në sundimin e ligjit duhet të vazhdojë, kështu që ne shohim hapësirë atje”, është shprehur ministri Blok.

Ministri mbështet mocionin e Parlamentit të Hollandës, të aprovuar në qershor të 2019 kundër hapjes së negociatave të anëtarêsimit me Shqipërinë nga një shumicë prej 105 deputetësh në favor dhe 45 kundër.

Deklarata e ministrit Blok vjen pas letrës së përbashkët tê 3 tetorit 2019 të presidentit të këshillit Europian, Donald Tusk, të Parlamentit Evropian, Davide Sassoli dhe të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ku kërkohej hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pritet të marrin një vendim në 15 tetor lidhur me këtë.

Nëse ata nuk gjejnë konsensus, çështja  kalon te kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian në samitin e 18 tetorit në Bruksel./ABC News Albania 24/7

irlanda-brexit-1280x724.jpg
nev ila18:33 | 03/10/2019

Irlanda ka dalë kundër propozimeve të Londrës në lidhje me Breksit. Ministri i Jashtëm irlandez ka deklaruar se plani i kryeministrit Boris Xhonson përmban shumë paqartësi dhe nuk lë vend tjetër veç se për një dalje pa marrëveshje.

Ministri i Jashtëm irlandez Sajmon Kovenej ka deklaruar të enjten se, në rast se propozimet e prezantuara nga pala britanike për Breksit janë oferta finale e Londrës, atëherë i vetmi skenar që mbetet është ai i daljes pa marrëveshje.

Të mërkurën, kryeministri britanik Boris Xhonson publikoi propozimet e tij, që kishin në fokus mënyrën se si të shmangej kufiri në ishullin e Irlandës.

Një numër i konsiderueshëm zyrtarësh europianë kanë shprehur dyshimet e tyre se, propozimet në fjalë mund të çojnë në një marrëveshje përpara afatit të 31 dhjetorit, kur Breksit pritet të finalizohet.

Mendimi im është se Boris Xhonson nuk dëshiron një marrrëveshje dhe se propozimet e bëra prej tij janë një përpjekje për të na çuar neve drejt një akordi. Por nëse ato janë propozimet finale të tij, atëherë marrëveshje nuk do të ketë”, tha Kovenej në Parlament.

Sipas tij, propozimet e Xhonson kanë një sërë problemesh thelbësore, edhe pse përmbajnë një progres të moderuar në disa aspekte të tjera.

Shefi i diplomacisë irlandeze shtoi se edhe BE e konsideron dokumentin britanik një “propozim serioz” me disa pika pozitive, por edhe me dy probleme të rëndësishme.

I pari është se nuk ka asnjë tregues se si do të funksionojë infrastruktura kufitare për të shmangur kontrollet doganore. E dyta, nuk është ende e qartë nëse propozimet i japin Irlandës së Veriut të drejtën e vetos.

“Ne nuk mund të pranojmë një propozim që sugjeron se një minoritet si Irlanda e Veriut të vendosë për shumicën”, shtoi Kovenej./ABC News Albania 24/7

Bashkimi-Europian.jpg
nev ila20:01 | 02/10/2019

Vështirësohet njehsimi i qëndrimeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në takimin e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së mbajtur në Bruksel, Franca nuk ka prezantuar ende një qëndrim lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Holanda është mjaftuar duke thënë, që qëndrimi i saj për Shqipërinë nuk ka ndryshuar.

Për qeverinë holandeze, aktualisht mbetet ende në fuqi mocioni i  parlamentit holandez të aprovuar në qershor të këtij viti, kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kjo është konfirmuar sot për ABC News nga burime zyrtare holandeze.

Ndërkohë një tjetër shtet i është shtuar listës së skeptikëve për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Danimarka ka lënë të kuptohet, se tashmë vendi ka një qeveri të re, që nuk është entuziaste për zgjerimin dhe rrjedhimisht mund të jetë më strikte se qeveria e mëparshme.

Këto elementë pengojnë ambasadorët e përhershëm që të punojnë mbi një tekst të përbashkët për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Askush deri tani nuk mund të thotë nëse ky tekst do marrë formën e vendimit të Bundestagut për të dyja vendet apo jo.

Paralelisht me këtë, ka shtete anëtare të BE-së që shohin probleme me qasjen e deritanishme për zgjerimin, pasi nuk po jep rezultatet e pritshme edhe me vendet që kanë hapur negociatat, si Serbia dhe Mali i Zi, lidhur me forcimin e shtetit ligjor dhe të drejtat themelore.

Kjo po e thellon ndarjen brenda shteteve anëtare.

Ambasadorët e përhershëm do të mblidhen sërish të mërkurën e ardhshme për të diskutuar qëndrimet e tyre.

Nga eksperienca e vitit të shkuar, nuk përjashtohen disa takime të tilla për të mundësuar formulimin e teksteve për të dyja vendet deri në datën 15 tetor, kur pritet të merret vendimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7

hong-kong-armet-1280x717.jpg
nev ila22:37 | 01/10/2019

Policia në Hong Kong ka përdorur për herë të parë armë zjarri ndaj protestuesve pro-demokracisë, që kundërshtojnë vartësinë nga Kina. Plumbat kanë plagosur një 18-vjeçar, që i ishte bashkuar protestës që përkonte me 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore Kineze.

Një aktivist i përfshirë në protestat anti-qeveritare në Hong Kong është qëlluar me armë zjarri në gjoks nga policia gjatë përleshjeve.

Incidenti ndodhi teksa disa mijëra persona demonstruan të martën në shenjë sfide ndaj ndalimit të protestës së urdhëruar nga autoritetet me rastin e 70-vjetorit të Kinës Komuniste.

Edhe pse më parë protestuesit janë qëlluar me plumba gome, kjo është hera e parë që dikush plagoset nga një armë zjarri.

Në thuajse 4 muaj protesta, qytetarët e Hong Kongut kanë sfiduar presidentin kinez Xi Jinping dhe vizionin e tij për unitet kombëtar.

Në atë që u pagëzua si “dita e zisë”, njerëzit mbushën rrugët në qendër të Hong Kongut dhe në të paktën 6 zona të tjera të tij, duke bllokuar edhe akset e trafikut.

Të paktën 51 persona mbetën të plagosur gjatë përballjes me policinë, e cila qëlloi gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën e pajisur me bomba molotov.

Mësohet se 4 nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, personi i qëlluar me armë zjarri, 18 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike dhe gjendja e tij nuk dihet ende se si paraqitet.

Policia deklaroi se ai ishte qëlluar pranë shpatullës së majtë.

Në një video të publikuar në mediat online shfaqet një polic që hap zjarr me një revolver teksa një grup manifestuesisht përpiqet të sfidojë forcat e rendit./ABC News Albania 24/7

shkembi-1280x719.jpg
nev ila13:59 | 28/09/2019

Teuta ka besim se mund t’ia dalë edhe ndaj kryesuesit të Superligës, Kukësit. Trajneri Bledi Shkëmbi ka emocione në përballjen me ish-teknikun e tij, Shpëtim Duro. Mund të jetë një nga ndeshjet më të vështira të sezonit.

Teuta, me ulje ngritje në Superligë, vihet përballë Kukësit në “Niko Dovana”, në orën 16:00, me objektiv rezultatin pozitiv. Trajneri Bledi Shkëmbi vlerëson kryesuesin e kampionatit, dhe flet për emocionet e duelit me ish-trajnerin e tij, Shpëtim Duro.

Duro, tekniku i Kukësit, gjithashtu e theksoi përballjen me ish-nxënësin, duke vlerësuar se së bashku fituan trofe, si kampionatin dhe Kupën. Kuksianët nuk pritet të kenë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fituar ndaj Tiranës. Shqetësim është fusha në “Niko Dovana”, që u përdor për çadrat e familjeve të goditura nga tërmeti.

Një tjetër duel i fortë i javës së 6-të është ai mes Luftëtarit e Laçit. Trajneri i vendasve, Jorgos Mantaras flet për problemet dhe shpresat. “Kemi përballë ekip të fortë, por mendoj se do të marrim rezultat të mrië. Po të luajmë si dneshjet e kaluar, do të arrojmë aty ku besojmë. Kemi shumë probleme, me dëmtime dhe pezullime”./ABC News Albania 24/7

flamuri-serb-1280x714.jpg
nev ila14:12 | 28/08/2019

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, partitë rivale serbe vendosin të sfidojnë Listën serbe. Ata kanë krijuar një koalicion të gjerë parazgjedhor për të garuar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Disa parti politike serbe janë bashkuar për të garuar në një koalicion të gjerë në zgjedhjet 6 tetorit.

Këtij koalicioni të cilit i prin Sllavisha Petkoviq i janë bashkuar partia e Nenad Rashiqit, ajo e Rada Trajkoviqit dhe Dragisha Miriqit.

Qëllimi i tyre është që qytetarët serbë të kenë një alternativë më shumë karshi Listës Serbe e cila konsiderohet partia më e madhe serbe në Kosovë.

“Për shkak të mënyrës se si vepron Lista Serbe , jemi të detyruar të bashkohemi dhe dhe ti kundërvihemi kësaj partie me idetë tona. Marrëveshja është arritur kemi vënë principet e koalicionit dhe jemi të hapur për të gjithë që duan të na bashkohen”, tha Sllavisha Petkovic nga Koalicioni i Gjere i Partive Serbe.

Edhe Partia e Pavarur Liberale Serbe është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por ankohet në fushatën agresive të Listës Serbe.

 

Sic e shihni fushata ende nuk ka filluar ndërsa ata (Lista Serbe) kanë filluar me kërcënime të kundërshtarëve politik. Ata kanë filluar të marrin madje edhe anëtarë të partive kundërshtare në partinë e tyre, dhe sikur kjo nuk mjafton ata po merren edhe me shpifje ndaj nesh. Kjo është mënyra në të cilën ata funksionojnë qe 5 vjet që kur kanë hyrë në politikë. Atfosfera edhe në këto zgjedhje duket se do të jetë e njëjtë. Ne nuk jemi organizatë mafioze e as kriminale. Kushdo të vij vjen e kushdo shkon. Është vullnet i tyre i lirë”, tha Sllobodan Petrovic nga Partia e Pavarur Liberale Serbe.

Lista Serbe do të marrë vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor në Kosovë, pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Konsultimet priten gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Beograd.

Kjo parti e ka përkrahjen e Beogradit dhe direkt të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç./ABC News Albania 24/7

protesta-1-1280x709.jpg
ad min11:00 | 17/08/2019

Banorët e katër fshatrave të Matit kanë protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i në zallin e Melthit. Ata kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve dhe të ruhet burimi i zonës.

Banorë të fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin dhe Lam i Madh në Bashkinë e Matit prej disa ditësh protestojnë kundër ndërtimit të një HEC-i në zallin e Melthit.

Ata u grumbulluan në kantierin e ndërtimit të firmës duke i kërkuar kësaj të fundit të ndërpresë punimet.

Mes tyre kishte qytetarë të ardhur edhe nga Tirana të cilët mbanin në duar pankarta ku shkruhej  “Jo HEC por Turizëm”, “Nuk e japim lumin tonë”.

Në mbështetje të protestuesve ishte edhe ambjentalisti Sazan Guri i cili u bëri thirrje instancave shtetërore që të pezullojnë lejen e dhënë.

E gjithë protesta e banorëve të 4 fshatrave te Matit u monitorua nga Policia e Shtetit./ABC News Albania 24/7

donald-trump-1280x785.jpg
ad min17:15 | 14/08/2019

Demokratët në Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qartë presidentit Trump se do t’ia bllokojnë marrëveshjen që ai dëshiron të nënshkruajë me Britaninë e Madhe pas Breksit. Për demokratët, që kontrollojnë shumicën në Kongres, për çdo marrëveshje duhen marrë parasysh efektet anësore të saj.

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se nuk do ta lejojnë një marrëveshje tregtare me Britaninë, nëse ajo minon akordin e paqes së Irlandës, e njohur si Marrëveshja e së Premtmes së Mirë.

Paralajmërimi është bërë nga kryetarja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nensi Pelozi, e cila ka theksuar se dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja nuk mund të pranohet nëse vë në rrezik marrëveshjen në fjalë.

Komentet e saj vijnë pasi këshilltari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton deklaroi se Britania e Madhe do të jetë e para në radhë për një marrëveshje tregtare sapo të lërë Bashkimin Europian.

Vetë Bolton foli pas një takimi të zhvilluar në Londër me kryeministrin britanik Boris Xhonson. Rivendosja e kontrolleve kufitare mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës nëse Mbretëria e Bashkuar largohet pa një marrëveshje më 31 Tetor shihet si kërcënim për paktin e vitit 1998, Marrëveshja e së Premtes së Mirë, që i dha fund dekadave gjakderdhje në Irlandën e Veriut.

“Çfarëdo forme që të marrë, Breksit nuk mund të lejohet të vërë në rrezik këtë marrëveshje, përfshirë kufirin pa vijë ndarëse mes Republikës Irlandeze dhe Irlandës së Veriut”, tha Pelosi./ABC News Albania 24/7

aksioni-informaliteti-1280x720.jpg
nev ila15:00 | 13/08/2019

 

Kontrollit te Tatimeve  nuk do ti shpëtojë as biznesi i vogël. Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Elton Harxhi  e paralajmëroi  pas një trajnimi të administratës tatimore në Lezhë.

Pas afro një muaj e gjysmë monitorim të bizneseve në terren Hetimi Tatimor ka dalë në këtë përfundim.

Gjithë shkeljet më të mëdha janë kryer nga bizneset të mëdha, më shumë sesa ato të vogla”.

Por kjo nuk do të thotë se në vijim biznesi i vogël do ti shpëtojë kontrolleve.

“Do të ketë një kontroll rutinë edhe tek bizneset e vogla për përmbushje të disa komponentëve thelbësorë të legjislacionit tatimor, siç është: lëshimi i kuponit, apo edhe regjistrimi në organet tatimore, duke qenë se ata kryejnë një aktivitet ekonomik, por kjo nuk do të thotë që kjo është një fokus i kësaj ndërmarrjeje të Administratës Tatimore, pasi fokusi është biznesi i madh”.

Deklaratat  e Zëvendësministrit te Financave dhe Ekonomisë vijnë pas trajnimit të punonjësve të Tatimeve në Lezhë me qëllim aftësimin profesional lidhur me legjislacionin fiskal./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono