Kumbaro

FOTOGRAFI-GJON-MILI_ABC-M2-T1_1.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ent ela14:29 | 23/12/2018

Nga sot në qytetin e Korçës do të ketë një muze për fotografin e njohur Gjon Mili. Në ceremoninë e rastit u ekspozuan 240 foto.

Fotografi i përbotshëm Gjon Mili, do të ketë një muze, në vendlindjen e tij. Perla arkitekturore e Korçës, që të gjithë e njohin si “shtëpia rumune” në zemër të qytetit, do të jetë tani e tutje shtëpia e artistit, që pavarësisht famës dhe suksesit, mbeti korçari, që mburrej me origjinën e tij. Për kreun e Bashkisë, muzeu i Milit, pasuron zinxhirin e trashëgimisë kulturore të qytetit dhe vjen si atraksion i rrallë për vizitorët, që përpos të tjerash, plotësojnë në Korçë edhe shijet artistike.

Sotiraq Filo: “Muzeu është i veçantë unë kam patur fatin ta ndjek ecurinë e punimve, jo vetëm për setin e fotove të shkrepura prej tij dhe koleksionin e fotove dhe objekteve që i takojnë Gjon Milit dhe familjes së tij, por edhe për disa detaje që vizitorët do t’i shohin”.

Në ambjentet e muzeut, është ekspozuar fondi prej 240 fotosh të shkrepura nga Mili, por edhe ekspozitore me detaje nga jeta dhe aktiviteti i tij dinamik dhe i shumëllojshëm, sa i përket tematikës dhe teknikës së realizimit. Në qytetin që ka sot numrin më të madh të muzeve, ky i Gjon Milit, për Ministren e Kultures Mirela Kumbaro, vjen si aset i çmuar i kurorës së trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.

Mirela Kumbaro: “Trashëgimia kulturore nuk është vetëm gur e mur, por edhe shpirt dhe art i fotografisë, që na vjen si një aset i jashtëzakonshëm”.

Në dy prej hapësirave interaktive të muzeut, kuriozët e fotografisë mund të eksplorojnë lojën e dritës, për të njohur edhe dimensionin tjetër të Milit, si shkencëtar, duke marrë me vete edhe një shkrepje, si kujtim të njohjes me artistin, që jetësoi në celuloid, më të mëdhenjtë e politikës dhe artit botëror. /abcnews.al

Abc-News-HD_2018_0705_1049_27-1-1280x720.jpg
ent ela10:54 | 05/07/2018

Kuvendi nisi sot me debate diskutimet për projektligjin e Teatrin Kombëtar. Debati nisi me përplasje, ku ministrja Kumbaro mbrojti projektligjin e qeverisë, ndërsa opozita kërkonte praninë e kryeministrit në seancë.

Kuvendi ka nisur sot diskutimin për projektligjin për ndërtimin e teatrit Kombëtar. Në rend të ditës është projektligji për  “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”, i cili u fut me procedurë të përshpejtuar në punimet e kuvendit të enjten e kaluar, me votat pro të mazhorancës e ato kundër të opozitës.

Në fjalën e saj Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro tha se godina e teatrit Kombëtar është në gjendje emergjente dhe nuk i qëndron kohës.

“Ajo godinë nuk i qëndron  kohës, më shumë sesa muret aty vlerë kanë pasur shpirtrat që kanë hyrë e kanë dalë. Nuk janë kryer asnjëhërë ndërhyrje. Teatri është në gjendje emergjente”-tha Kumbaro.

Ndërkaq protesta e artistëve dhe e qytetarëve të Tiranës është zhvendosur sot para sallës së seancave plenare, pas debatit publik që vijon prej ditësh mbi çështjen e Teatrit Kombëtar,

Artistë dhe Shoqëria Civile i bënë thirrje deputetëve të mos e miratojnë projekligjin për projektin e ri për godinën e Teatrit.

Opozita e ka kundërshtuar edhe në komisionet parlamentare ku ky projektligj u diskutua gjatë javës. Ajo ka bërë të ditur votën kundër dhe i ka kërkuar Presidentit të Republikës që të mos e miratojë ligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit, duke e konsideruar një aferë korruptive që synon grabitjen e tokës publike përmes partneritetit privat. /abcnews.al

 

KUMBARO-PER-ERMONELA-JAHON-1280x720.jpg
ent ela13:34 | 08/06/2018

Ministrja e Kulturës Mirea Kumbaro gjatë vizitës në Paris prezantoi zyrtarisht kandidaturën e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, si Ambasadore e Vullnetit të Mirë ne UNESCO. Ministrja theksoi se  Ermonela Jahos  do te vë emrin, zërin dhe famën e saj në shërbim të kauzave dhe projekteve të UNESCO-s. Mirela Kumbaro gjatë  vizite në selinë e UNESCO preku çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kumbaro nënvizoi se kjo duhet parë si një çëshje kulturore e ndarë veçmas nga politika. “Ne mbështesim kontributin kulturor të Kosovës, krahas të gjitha vendeve të tjera, në UNESCO, si në një familje të madhe kulturore ku secili është pjesë e mozaikut të kësaj hapësire pa kufi, ku sidomos të rinjtë duhet të jenë prioritet”- theksoi Kumbaro. /abcnews.al

ANTIGONEA-1280x720.jpg
ent ela20:02 | 18/05/2018

Antigoneja antike çeli zyrtarisht sezonin turistik ku u promovuan veshjet karakteristike të zonës, gatimet, këngët dhe vallet. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Sipas drejtorit të këtij parku Shkëlqim Guçe parku i Antigonesë është gati për të pritur turistët dhe është pajisur me sinjalistikën e duhur. Deri tani për këtë vit 200 vizitorët e parë kanë mbërritur në qytetin antik. Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër mbetet një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëri. /abcnews.al

thumbnail_41605004222_a3386ed06c_k-1280x853.jpg
ent ela13:46 | 23/04/2018
Një pjesë e mjedisit urban të Tiranës do të shkojë në Bienalen e Venecias. Në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2018, Shqipëria do të përfaqësohet me projektin “Hapësira zero”, i cili ka zgjedhur portat e vjetra të marra nga banesa në Tiranë, si element për të shpjeguar Tiranën ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia.

I pranishëm në prezantimin e këtij projekti që mbështetet nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi idetë e prezantuara dhe pritshmëritë e larta për pavionin shqiptar. Ai u shpreh i entuziazmuar për përfaqësimin e vendit tonë në Bienalen e Venecias, si një mundësi për të prezantuar një pjesëz të Shqipërisë në botë. “Me çelësin e dyerve do të takohemi në Venecia. Është një fabul fantastike. Historia jonë duhet treguar. Jemi të lumtur që do shkojmë ta tregojmë historinë tonë falë këtij grupi historik dhe që jam i sigurt do na bëjnë shumë krenar”, nënvizoi ai.

 Veliaj shtoi se Tirana është një nga qytetet më me jetë, i mbushur me plot sfida dhe ku ia vlen që të jetosh. “Në punën time qëllon që takoj shpesh shumë kryetarë bashkie të qyteteve më të zhvilluara, të cilët kanë infrastrukturën, pra tramin, metrotë, ndërtesat luksoze, rrugët me infrastrukturë shumë moderne, por s’kanë njerëz, s’kanë jetë. Nëse do të kisha një zgjedhje midis kësaj Tirane me shumë sfida në infrastrukturë dhe një qyteti me infrastrukturë perfekte, por pa jetë, ku çdo gjë mbyllet në orën 5, do të zgjidhja Tiranën. Kam përshtypjen që për të gjithë ne që kemi zgjedhur Tiranën si vendin ku jetojmë, kemi familjet tona, kjo vepër është konfirmimi i kësaj zgjedhje që kemi bërë. Kemi zgjedhur të jetojmë me shumë sfida në infrastrukturë, por me jetë kudo”, tha kreu i Bashkisë.

 Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nënvizoi se projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë bienale jo vetëm sjell një ide, por mbi të gjitha qytetari. “Erioni e ndërton dhe e zhvillon bashkë me ekipin e tij në Bashki dhe Ministria e Kulturës ka marrë përsipër përgjegjësinë ta transformojë në një projekt, që përmes arkitekturës ta përcjellë artistikisht në një publik ndërkombëtar, me një kalendar shumë të ngjeshur 6-mujor, duke synuar që të shkojmë jo vetëm në Venecia, por përtej Venecias, përtej Italisë, të bëjmë një ekspozitë shëtitëse. “Kati zero”, që ne në shqip i themi kati përdhes, atje ku ndodh gjithçka, ku është Tirana jonë me zhurmë, me ndryshim, pa zhurmë, me imazhe, me zërin e njerëzve që çdo ditë të jetojnë, çdo ditë të gëlojnë nëpër rrugët e Tiranës dhe të gjithë bashkë duam ta çojmë si një pasaportë në këtë ekspozitë botërore të arkitekturës”, deklaroi Kumbaro.

 Seria e dyerve e instaluar në ‘Hapësirën Zero’ linjëzon kalimin mes të brendshmes dhe të jashtmes në urbanistikën bashkëkohore të Tiranës, karakterizuar nga prezenca e shumë dyqaneve, punishteve, kafeneve, të pranishëm kudo nëpër qytet dhe pothuaj 24 orë në shërbim të qytetit. Pasuri e një kulture antike e adaptuar në mënyre kreative me nevojat e përditësuara të qytetarëve për një hapësirë totalisht në dispozicion, një hapësirë të lirë për publikun. Për këto arsye, “Hapësira Zero” e Tiranës ridimensionon qytetin në shkallë njerëzore, duke u kthyer tashmë në këtë hapësirë ku gjeneratat e ardhshme njohin vetveten. /abcnews.al

 

vlcsnap-error577-1280x720.jpg
ent ela17:32 | 27/02/2018

Për të shpëtuar 219 monumentet e kulturës që janë rrezik nevojiten 12  milionë euro. Të dhënat u bënë publike nga ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e thirrur për të raportuar në Komisionin parlamentar të medias i cili u shoqërua me shumë debate midis mazhorancës dhe opozitës.

Disa monumente të kulturës janë në rrezik pas reshjeve të fundit.Cili do të jetë fati I tyre ? Për të marrë një përgjigje komisioni parlamentar I medias ka thirrur ministren e kulturës  Mirela Kumbaro e cila saktëson numrin e monumenteve të rrezikuara.

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës u bënë bashkë në ngritjen e shqetësimeve.

Por vetëm për pak kohë pasi në këtë komison që zgjati rreth 2 orë e gjysëm më shumë debatuan anëtarët me njëri-tjetrin se sa me ministren e thirrur.

Përtej zhurmës ndër 219 monumentet e kulturës rezultojnë ura dhe shkatërrimi i një manastiri 400 vjeçar thellim e çarje në kalanë e Gjirokastrës. Për t’i shpëtuar të gjitha këto objekte kulturore ministra e kulturës kërkon 12 milionë euro. /abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error240-1-1280x720.jpg
ent ela15:16 | 13/02/2018

Artistët e skenës së pavarur janë të parët që kanë nisur dialogun me ministren e Kultures Mirela Kumbaro. Pasditen e së mërkurës përfaqësues të Teatrit Kombëtar dhe sindikatës së artistëve të skenës dhe ekranit kanë pranuar ta zhvillojnë në Ministrinë e Kulturës, diskutimin për shqetësimet e tyre, edhe pse ishin zotuar se debati do ndodhte veç në teatër.

Dialogu mes artistëve të skenës së pavarur dhe ministres së Kulturës, ka nisur pasditen e së hënës. Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro, thotë se diskutimi ka qenë konstruktiv, mes palëve, për projektligjin e artit dhe kulturës.

Artistet e Teatrit Kombetar u deklaruan se takimi me ministren do zhvillohet vetëm në Teatër.

Ndërkohë që Kumbaro thotë se artistët kanë rënë dakord që përfaqësues të SASE, të vijnë në Ministrinë e Kulturës për diskutim.

Problemi kryesor i ngritur nga artistët dhe që u mbështet edhe nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika në fillim të protestës ishte godina e teatrit kombëtar, ku u tha se ata nuk do pranojnë të zhvendosen te “Turbina”, pa u njohur me  projektin e ri të Teatit Kombëtar.

Ministrja pranon se nuk ka një projekt ende, ndërkohë që siguron se sipërfaqja e Teatrit Kombëtar do të jetë vetëm në funksion të tij.

Diskutimi dhe debati mbi projektligjin për artin dhe kulturën që lidhet me interesat e aktorëve, krijuesve dhe godinën priten të sqarohen pasditen e mërkurë në ambjentet e Minitrisë së Kulturës./abcnews.al

ent ela14:27 | 09/02/2018

Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, i është përgjigjur pozitivisht takimit me artistët për të diskutuar mbi dy çështje, të ardhmen e Teatrit Kombëtar dhe projektligjin për artin dhe kulturën.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i është përgjigjur me po kërkesë së aktorëve dhe regjisorëve për një takim në Teatrin Kombëtar brenda javës së ardhshme.

“Patjetër që do t’i takoj artistët”…

Qëndrimit të aktorit të karrierës Robert Ndrenika për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një kulle, Mirela Kumbaro tha:

 

Për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar ne skenën e re të quajtur “Turbina” dhe që mbi 70 artistët kërkojnë anulimin e këtij vendimi, Ministrja e Kulturës pohon se kjo është dakortësuar më herët me ata.

 

Për projektligjin për artin e kulturën e që komuniteti i artistëve pretendon se ai është centralizues duke i dhënë pushtet absolut Ministrit të Kulturës në emërimin e drejtorëve të institucioneve kulturore, bordeve artistike, krijimin e kolegjiumeve që miratojnë kalendarët dhe projektet artistike, Kumbaro pohon se ai është keqkuptuar.

 

Sipas Ministres së Kulturës deri në draftin final të projektligjit për artin e kulturën janë të ftuar gjithë artistët të japin sugjerimet e tyre./abcnews.al

vlcsnap-error566-1-1280x720.jpg
ent ela15:21 | 26/01/2018

Gjatë një takimi në Durrës Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shpjegoi ligjin e ri për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.

Vlerësimi, ruajtja, administrimi dhe mbrojtja e trashëgimisë, janë këto katër shtyllat në të cilën mbështetet ligji i ri për trashëgimine kulturore dhe muzetë.

Për nisjen e turit shpjegues për ligjin e ri, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zgjodhi universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

Kumbaro tha se ligji ekzistues është miratuar që në vitin 2003 dhe nuk i përshtatet kohës, ndaj harrimi i një ligji të ri mbetet i domosdoshëm.

Kumbaro shpjegoi  se ministria e kultures do të jetë aktori kryesor në zbatimin e projektligjit te ri së bashku me qeverisjen vendore dhe institucione të tjera.

Ligji i ri përbëhet nga 280 nene dhe në një fare mënyre mund të cilësohet si një kod për shkak të shtrirjes dhe përfshirjës me detaje të gjithckaje që ka të bëjë me administrimin dhe ruajtjen e trashegimise kulturore.

Kumbaro ka shtuar se për 25 vite me radhë  nuk ka pasur një inventar të monumënteve të kulturës ndërsa duke iu refëruar godinës aë kampusit të universitetit në Spitallë shtoi se askush nuk e di nëse këtu janë bërë kontrollet teknike të nëntokës.

Në hartimin e ligjit te ri ka punuar keshilli kombetar i arkelogjisë dhe ai i restaurimeve./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono