kumarxhiu

SHFAQJA-KUMARXHIU-SHKODER.mpg_snapshot_00.32-1280x720.jpg
ent ela19:30 | 04/06/2019

Për herë të parë është vënë në skenën e teatrit “Migjeni” komedia “Kumarxhiu” e cila trajton  problematikën e kumarit, një ves ku humb gjithçka. Shfaqja u prit mjaft mire nga publiku shkodran.

Vesi del vetëm me shpirtin. Kështu ndodh edhe me kumarin.

Virusi i tij të tërheq gjithmonë drejt humnerës ku humb gjithçka familjen, miqtë, paratë.

Ky fenomen trajtohet në komedinë Kumarxhiu” i Carlo Goldoni me regji të Michele Modesto Casarin.

Për herë të pare vepra është vënë në skenën e tetatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Aktori Shqiptaro-Italian Indri Qyteza-Shiroka ishte në rolin kryesor.

Në komedi luajnë aktorë të njohur shkodranë dhe jo vetëm.

Shfaqja erdhi si një bashkëpunim mes Teatrit “Migjeni” Shkodër dhe Institutit Italian të Kulturës. /ABC News Albania 24/7

KUMARXHIU-NE-SHKODER-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela15:21 | 26/05/2019

Një shfaqje nga Comedia Del Arte “Kumarxhiu” do të shfaqet për herë të parë në Shqipëri dhe pikërisht në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. I shkruar shumë shekuj me parë “Kumarxhiu” i Carlo Goldonit është një pasqyrë se deri në çfare mase shkon shpërfytyrimi i një personi i zhytur aq thellë në bixhoz.

Për herë të parë në Shqipëri një shfaqje nga Comedia Del’Arte. “Kumarxhiu” nga Carlo Goldoni vjen me regji dhe adoptim të tekstit nga regjisori i njohur venecian Michele Modesto Casarin. Spektatori do të ketë mundësi të njihet me produktin e Comedia Del’Arte në skenen e teatrit ” Migjeni” në Shkodër.

Për regjisorin e shfaqjes ardhja në Shqipëri dhe puna me një tekst të tillë ka qenë i një rëndësie të veçantë.

Michele Modesto Casarin, Regjisor: “Ka qenë një punë e rëndësishme për mua, sepse për herë të parë në Shqipëri bëhet një shfaqje e Komedia Del’ Arte, dhe Shkodra ka shumë ngjashmëri me Venecian. Zgjodha këtë tekst që godet së tepërmi ashtu si në periudhën kur është shkruar ludopatine, ose maninë e bixhozit. Që edhe sot është shumë problematik sa cilësohet si një sëmundje. Puna është krejt ndryshe dhe është një teatër ndryshe. Nuk synoj të ndryshoj aktorët, por tek ata të lërë diçka që do munden ta zhvillojnë, siç është teatri që unë bëjë”.

I shkruar shumë shekuj më parë ” Kumarxhiu” i Carlo Goldonit është një pasqyrë se deri në çfarë mase shkon shpërfytyrimi i një personi i zhytur aq thellë në bixhoz. Makinacionet që ai përdor duke mashtruar dhe duke zhgënjyer edhe veten. Në shfaqje luajnë aktoreët e Teatrit Migjeni të Shkodrës si Zyliha Miloti, Merita Smaja, Linda Jarani, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Fritz Selmani, Vladimir e Doda, si dhe aktori Shqiptaro-Italian Indri Shiroka.

Maskat janë punuar enkas nga mjeshtri Stefano Parroco di Media dhe shfaqja vjen si një bashkëprodhim i Teatri ” Migjeni” Shkodër dhe Insitutit Italian të Kulturës. /ABC News Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono