kultivim

kanabis-1280x853.jpg
G. P.09:58 | 17/07/2018

Fenomeni i kultivimit të kanabisit nëpër shtëpi është shtuar ndjeshëm edhe në Australi. Të martën, autoritetet atje arrestuan pesë persona të cilët ishin pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar krimi.

Gjithashtu nëpër këto ferma kultivimi të kanabisit në Sydney, ata sekuestruan më shumë se 2.200 rrënjë kanabis, vlera e të cilave në treg do të sillte një përfitim prej 6.2 milionë dollarë australian.

Policia në një deklaratë tregoi se shumica e fermave të kanabisit drejtohen nga grupet kriminale shqiptare dhe vietnameze. Ata, sipas policisë, i përdorin paratë që përfitojnë nga këto shtëpi për të financuar të tjera biznese të jashtëligjshme siç është trafikimi i metamfetaminës, heroinës dhe kokainës.

Përveç kultivimit të drogës, mediat australiane shkruajnë se bandat përdorin dokumente false në mënyrë që të marrin me qira shtëpitë, ku do të shtrihet i gjithë aktiviteti ilegal.

“Mos harroni, ky është krim i organizuar. Ata që përfshihen duan vetëm të përfitojnë  pavarësisht gjithçkaje. Ne duam të shkatërrojmë çdo aspekt të veprimit të tyre, jo vetëm duke u prishur infrastrukturën, por edhe t’i largojmë kriminelët nga rrugët. Shtëpitë me kanabis janë potencial për të vënë shtëpitë e tjera dhe njerëzit që i rrethojnë në rrezik”, tha inspektori Stuart Bell.

Gjithashtu Bell tha për mediat se publiku mund të sinjalizojë policinë kur ka raste të tilla. Gjeneratorët që punojnë gjatë gjithë kohës, sasi të mëdha mbeturinash si dhe mbetje përdorimit të kimikateve janë një tregues i mirë që po kultivohet kanabis./abcnews.al

ragusa.jpg
G. P.11:51 | 12/07/2018

Policia italiane ka arritur të zbulojë një serë në Ragusa, ku kultivohej drogë mes rreshtave të domateve. Për këtë ngjarje në pranga kanë rëndë dy shqiptarë dhe dy rumunë.

Bimët në serën ku kultivohej droga arrinin deri në dy metra lartësi dhe u zbulua gjatë një kontrolli të rastësishëm të një agjencie agrokulturore. Sera menaxhohej nga 36-vjeçari shqiptar A.S, që jetonte në Itali në mënyrë ilegale.

Pas ndërhyrjes së policisë në pranga përveç 36-vjeçarit ra edhe një shqiptar tjetër me iniciale E.T, 18 vjeç si dhe dy rumunët M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç.

Qentë anti-drogë arritën të zbulojnë disa rreshta me marijuanë të fshehura mes domateve. Gjatësia e tyre shkonte nga 180 deri në 230 centimetra. Menjëherë pas kësaj është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë ku rrinin të ndaluarit.

Atje u sekuestruan 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik në dhomën e gjumit, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete. Gjithashtu u zbulua se të arrestuarit vidhnin energji elektrike.

Të katërt janë dërguar në burg me akuzën e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike si dhe të municioneve.  /abcnews.al

gjovalin-loka.jpg
G. P.14:16 | 31/05/2018

Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet nga ajri për monitorimin e kanabisit në vend.

Drejtori për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, dha rezultatet e luftës ndaj kanabisit, ku tha se nga fillimi i Prillit deri sot janë kryer 29 misione fluturimi.

Misioni ka hartuar 17 raporte monitorimi ajror, por nuk është konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar.

“Rastet e konstatuara në këto pesë muaj të vitit 2018 janë 23 parcela me 2579 bimë. Nëq krahasim me një vit më parë janë 53 parcela më pak ose rreth 1 mijë e 500 bimë më pak të kultivuara”./abcnews.al

kanabis.jpg
G. P.10:37 | 13/05/2018

Policia e Vlorës ka goditur dy raste të të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar në këtë mënyrë tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Autoritetet arrestuan në flagrancë kushurinjtë Abedin Jonuzin dhe Lejli Jonuzin, ndërkohë që shpallën në kërkim Xh. J. Të tre këta persona janë banues në Oshtimë.

Në banesën e tyre u gjetën 2800 fara kanabis sative, 167 fidanë-bimë kannabis sative, 169 bimë kannabis sativa, si dhe 132 kilogramë lëndë narkotike kannabis sativa, në gjendje të thatë e të grirë.

Gjithashtu në flagrancë u arrestua edhe Artur Aliaj, banues në Vlorë. Aliaj kishte kultivuar në një sipërfaqe toke në Lapardha 55 bimë kanabis sativa.

Këto aksione të policisë së Vlorës janë në zbatim të të plan-masave për kontrollin e territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të prodhim shitjes së lëndëve narkotike./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono