kukesi

Lushkja.png
Igli Nikolli09:49 | 11/11/2019

Kukësi po kalon një moment jo të mirë, por mund t’i gëzohet faktit që vendi i parë është vetëm katër pikë larg. Humbja e djeshme me Laçin nuk u prit mirë, ndërkohë që pati kontestime të shumta për penalltinë e akorduar në dëm të tyre, që vendosi edhe ndeshjen.

Gjithsesi në kampin verilindor janë të detyruar të shohin përpara. Ndaj Laçit nuk kishin disa titullarë të rëndësishëm dhe situata kundër Bylisit do të jetë tjetër. Kapiteni Besar Musolli e ka shlyer pezullimin prej kartonëve dhë do të jetë nën urdhrat e Duros në ndeshjen e radhës.

Veç tij, priten që edhe Veseli Limaj dhe Vasil Shkurtaj të jenë rikuperuar plotësisht dhe të kenë kapur formën e duhur sportive. Dyshimi i vetëm është Kristal Abazaj, i cili pësoi një shembje në sfidën me Flamurtarin dhe mungoi në Laç. /abcnews.al

Gjici-1.png
Igli Nikolli08:12 | 11/11/2019

Shpërthen Safet Gjici. Presidenti i Kukësit nuk kursen arbitrat dhe lojtarët e tij pas humbjes së pësuar me Laçin ditën e djeshme. Kreu i klubi verilindor është i irrituar dhe thekson se penalltia e dhënë dje nuk ishte dhe tregon se do të ankohen në FSHF.

Nuk e di si e patë ju, po për mua ajo nuk ka lidhje me penalltinë. U bë e dyta herë që arbitrat me Laçin vendosin rezultatin. Ky është turp i madh. Nuk e kuptoj se çfarë arbitrash janë këta që marrin këtë iniciativë për të shkatërruar investimet që bëjmë ne në futboll”, ka deklaruar mes të tjerash Gjici në një prononcim për “Panorama Sport”.

Shënjestra më pas është nga ekipi: “Mjaft i kam duruar, do të ketë një analizë të thellë. Disa lojtarë që vijnë te Kukësi vetëm për të marrë rrogën, nëse nuk reagojnë, nuk do ketë shans që të paguhen”. Sikurse kuptohet situata te Kukësi nuk është aspak e mirë, kjo për shkak të rezultateve të deritanishme. Verilindorët, pas 12 javëve kampionat, numërojnë vetëm 18 pikë. /abcnews.al

meta-teqja.jpg
Igli Nikolli15:57 | 10/11/2019

Olsi Teqja ndihet shumë keq pas humbjes me Laçin. Mbrojtësi i Kukësit ishte pjesë e episodit që shkaktoi penalltinë e vendasve. Teqja nuk e preku topin me dorë dhe nuk e fsheh irritimin në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Lojtari zbulon bisedën e bërë me kryesorin Hamiti dhe tregon se kush e akordoi penalltinë.

HUMBJA – “Ne e dinim që ishte një transfertë delikate. Laci është ekip i vështirë në fushën e tij. Forma e mirë e Nwabuezes na bëri të mendonim më tepër për markimin e tij”.

RASTI – “Jam shumë i mërzitur, e mbajta veten nga eksperienca. Hamiti më tha se do të më kërkojë falje pasi të shohë pamjet dhe i thashë se ti do më kërkosh falje. Penalltinë e dha Klajdi Kola dhe kjo më irritoi shumë”.

EPISODET – “Nuk është hera e parë, edhe në Durrës u ndëshkuam. Kundër Laçit nuk na u dha në Shkodër, kemi edhe një penallti në Ballsh. Tani u bënë katër raste. Jemi të mërzitur. Nuk ishim brilant, por vetëm nga këto lloj episodesh mund të humbnim. Ishim të bindur për një barazim, por edhe mund të fitonim me një kundërsulm. Mos të harrojmë edhe mungesat”.

THIRRJA – “Duhet të jem i kujdesshëm me deklaratat, pasi mora një dënim nga Disiplina. Nuk mund të flas asgjë për arbitrat. I bëj thirrje presidentit, ai është shumë i fuqishëm, duhet ta tregojë fuqinë e tij me ne. Janë disa episode që na kanë hequr pikë. Duam vetëm drejtësi”. /abcnews.al

Duro.png
Vladimir Prenga15:51 | 10/11/2019

Shpëtim Duro, trajneri i Kukësit, pas ndeshjes me Laçin, në Supersport u shpreh:”E thanë në studio që nuk është penallti, s’kam nevojë ta komentoj unë. Nuk jam i mërzitur nga loja, me përjashtim të minutave të parë. Ishim më superiorë se kundërshtari.

U goditëm në momentin e parë, e dija. U kisha thënë çunave që të ishin të kujdesshëm, pasi edhe në fazën e parë nuk na e dhanë. Këto penallti jepen vetëm në Laç, askund tjetër. Po bëhet rrugë, mbaj mend penalltitë në Ballsh dhe në Durrës, ku kemi lënë pikë”.

“Këto janë ndeshje që zgjidhen në momente të veçanta. Patëm një rast me Dallkun, u zgjidh me penallti. Jam i kënaqur me skuadrën, pasi patëm shumë mungesa. Ju përgjigjem Laçit, jo me ndonjë lojë brilante. Sulmuesin e ndaluan gjithë ndeshjen, nuk goditi portën në aksione. Normalisht quhen golat edhe me penallti”.

“Arbitrimi? Thënien këto penallti jepen vetëm në Laç e dëgjova te ju. Nuk i ul vlerat e Laçit. Djemve nuk kam çfarë u them, pasi na ndodhi në Durrës e njëjta situatë. Në pushim u thashë të kishin kujdes, pasi u pretendua për penallti në fillim. Çdo prekje duhet të jetë e kujdesshme dhe ndodhi që u ndëshkuam. Sa di unë e dha gjyqtari i katërt, që as për i katërt nuk është. Tallen me sakrificat tona”.

“Dhjetë minutat e para janë të vështirë. Nuk janë të lehta ndeshjet në Laçit. Luajtëm mirë në mbrojtje. E rritëm agresivitetin në Laç. Nuk i shfrytëzuam mundësitë. Laçi u mbrojt me 11 vetë pastaj. Mungesat normal bënë punën e vete. Nuk jam i kënaqur vetëm se humbëm”. abcnews.al

laci-kukesi-ndeshja.jpg
Vladimir Prenga15:23 | 10/11/2019

Derbi i veriut shkon për Laçin pas katër vitesh. Kurbinasit mposhtën Kukësin me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga i zakonshmi Kyrian Nwabueze. Një penallti e dhënë nga Hamitaj pritet të hapë polemika, por gjithçka tashmë është mbyllur dhe kurbinasit janë ngjitur në vendin e katërt në klasifikim, me një pikë më shumë se Kukësi dhe Teuta që renditen poshtë.

PJESA E PARË – Ndeshje e hapur në Laç, mes vendasve dhe Kukësit. Gjithsesi në 45 minutat e para nuk pati asnjë gol. Kurbinasit pretenduan për një penallti në minutën e 12-të, pasi Nëabueze përfundoi i shtrirë pas një dueli me Obanor. Protestat e bardhezinjve shkuan kot, pasi Hamitaj ishte i vendosur për të vijuar lojën.

Kukësi lë terren dhe Laçi mundohet të rrezikojë portën e Xhikës dhe në një moment ishte Deliu që me një goditje dënimi bëri miqtë të dridheshin. Kavajasi, nga një goditje dënimi, e dërgoi topin pranë shtyllës së djathtë pingule.

Verilindorët kundërsulmuan disa herë, por nuk i zgjidhën si duhet situatat e krijuara. Laçi në fund pretendoi sërish për penallti. Teco bëri me shenjë për një prekje të topit me dore nga Kotobelli. Pjesa e parë u mbyll me një goditje këndi të rrezikshme, por vendasit nuk shënuan dot.

PJESA E DYTË – Kukësi e nisi mirë dhe ishte Rroca ai që dha sinjalin e parë. Më pas Daku në zonën e kurbinasve shmangu bukur Domgjonin, por gjuajtja e tij u devijua dhe shkoi jashtë. Edhe pse verilindorët po komandonin, Laçi arriti që një një kundërsulm të fitonte një penallti.

Gabim i arbitrit Eldorian Hamiti, i cili akordoi penallti. Teqja, ndali me trup topin dhe lezhjani mendoi se e preku me dorë. Nwabueze nga pika e bardhë u tregua i saktë dhe Laçi në minutën e 63-të e pa veten në avantazh. Katër minuta më pas ishte Teco ai i cili mund të dyfishonte, por gjuajtja e tij me të djathtën shkoi ngjitur me shtyllën pingule.

Duro hedh në fushë Mustën për t’i dhënë diçka më shumë skuadrës së tij në sulm. Obanor ishte ai që rrezikoi për Kukësin pas një goditjeje këndi, por porta e Stajila mbeti e paprekur. Teco për Laçin ishte sërish protagonist, me një roveshatë të bukur në zonë. Kukësi provoi deri në fund të realizonte, por pa sukses. 1-0 dhe Laçi mori fitoren e katërt radhazi.

Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 13:30
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI-KUKËSI 1-0
Shënues: Nëabueze 63′ (pen.)
Laçi:
Stajila, Fagaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha (Berisha 88′), Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski (Musta 65′), Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Çokaj, Erind Burgu, Renato Malaj; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Klajdi Kola

Kartonë të verdhë: Lushkja 54′, Fangaj 65′, Domgjoni  / Kotobelli 63′, Maliki 77′, Xhika 83′

/abcnews.al

daku-aksion-1280x853.jpg
Vladimir Prenga14:19 | 10/11/2019

Ndeshje e hapur në Laç, mes vendasve dhe Kukësit. Gjithsesi në 45 minutat e para nuk pati asnjë gol. Kurbinasit pretenduan për një penallti në minutën e 12-të, pasi Nwabueze përfundoi i shtrirë pas një dueli me Obanor. Protestat e bardhezinjve shkuan kot, pasi Hamitaj ishte i vendosur për të vijuar lojën.

Kukësi lë terren dhe Laçi mundohet të rrezikojë portën e Xhikës dhe në një moment ishte Deliu që me një goditje dënimi bëri miqtë të drisheshin. Kavajasi, nga një goditje dënimi, e dërgoi topin pranë shtyllës së djathtë pingule.

Verilindorët kundërzbriten disa herë, por nuk i zgjidhën si duhet situatat e krijuara. Laçi në fund pretendoi sërish për penallti. Teco bëri me shenjë për një prekje të topit me dore nga Kotobelli. Pjesa e parë u mbyll me një goditje këndi të rrezikshme, por vendasit nuk shënuan dot

Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 13:30
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI-KUKËSI 0-0
Laçi:
Stajila, Fagaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Çokaj, Erind Burgu, Renato Malaj; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Klajdi Kola

abcnews.al

sali-musta.jpg
Vladimir Prenga12:36 | 10/11/2019

Laçi dhe Kukësi janë gati për derbin e veriut. Armando Cungu dhe Shpëtim Duro kanë vendosur në lidhje me formacionet. Asnjë ndryshim në kampin kurbinas, ndërkohë që te Kukësi mungojnë lojtarë si Abazaj dhe Musolli, kurse Limaj e Shkurtaj janë në stol. Sulmuesi mund të marrë minuta, kurse për mesfushorin është shumë e vështirë.

Duro ka vendosur që të luajë me Kotobellin në të majtë të mbrojtjes, kurse Kitanovski do të luajë si mesfushori i majtë. Lulaj është pozicionuar si mesfushor qendre, kurse në sulm do të aktivizohet sërish Mirlind Daku, i cili i nderoi verilindorët në ndeshjen me Flamurtarin.

Vlerësim maksimal i ka bërë Laçi-Kukësi dhe Sektori i Arbitrave, teksa do të ketë edhe gjyqatarë linje, madje njëri prej tyre është Juxhin Xhaja, i cili mban edhe stemën e FIFA-s. Po një ndërkombëtar është zgjedhur si kryesor, lezhjani Eldorian Hamiti.

Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 13:30
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI-KUKËSI
Laçi:
Stajila, Fagaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Ccokaj, Erind Burgu, Renato Malaj; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Klajdi Kola

/abcnews.al

IMG_2526-1280x853.jpg
Vladimir Prenga09:31 | 10/11/2019

Tre ndeshje, Superiore dhe Kategori e Parë. Partizani, kryesues në kampionatin elitar të futbollit në vend, ka mundësinë të krijojë një distancë të re me Bylisin, Tiranën dhe Teutën, që u ndalën këtë javë. Të kuqtë luajnë në transfertë, ndaj Flamurtarit të vendit të fundit. Kuqezinjtë kanë bërë paraqitje të mira në dy ndeshjet e fundit dhe trajneri Lerda e vuri në dukje diçka të tillë. Armiku i përbashkët do të jetë terren, por në Vlorë do të zhvillohet një ndeshje e gjitha për t’u parë.

Njëjtë edhe në Laç, aty ku vendasit me formacionin e zakonshëm do tentojnë të marrin fitoren e katërt radhazi dhe të vijojnë ngjitjen në renditje. Një ndeshje derbi me Kukësin, që në këtë takim nuk ka Abazajn, Limajn dhe Musollin, ndërsa Shkurtaj pritet të jetë në stol. Mungesa të rëndësishme, ndërkohë që edhe një pikë konsiderohet pozitive te verilindorët duke marrë parasysh që luhet në transfertë dhe ndaj një ekipi që po paraqitet mirë.

Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 13:30
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI-KUKËSI
Laçi:
Stajila, Fagaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro

Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 16:30
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-PARTIZANI
Flamurtari:
Moçka, Gocaj, Sarris, Zeqaj, Pjeshka, Ribaj, Rrapaj, K. Nebihu, Hoxhaj, Vatnikaj, Sukaj. Trajner: Luan Birçe
Partizani:
Hoxha, Bitri, Belica, Boldor, Mala, Cordeiro, Telushi, Broja, Trashi, Bardhi, Çinari. Trajner: Franco Lerda

Edhe në Kategorinë e Parë zhvillohet një takim shumë i rëndësishëm. Kastrioti, pasi pa dje Korabin të mposhtej në Rrogozhinë, ka në dorë të marrë vendin e parë në grupin B. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, pasi Erzeni gjithashtu është një ekip me pretendime dhe në stadiumin “Redi Maloku” shkon për të marrë pikë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 8
E diel, më 10 nëntor, ora 13:00

KASTRIOTI-ERZENI

/abcnews.al

Laci.jpg
Vladimir Prenga18:36 | 09/11/2019

Laçi dhe Kukësi përballen nesër prej orës 13:00 dhe kurbinasit duan të marrin fitoren e katërt radhazi. Skuadra verilindore ka disa mungesa të rëndësishme dhe bardhezinjtë normalisht do mundohen ta shfrytëzojnë diçka të tillë.

Klubi i Laçit ndërkohë nuk ka humbur kohë dhe fton tifozët që të jenë të shumtë në numër në takimin e nesër. Gjithashtu janë publikuar edhe çmimet e biletave për këtë përballje, që pritet të jetë mjaft e luftuar.

THIRRJA E KURBINASVE – “Radha e Kukësit! Tre fitoret radhazi do të merrnin një tjetër vlerë me një triumf ndaj Kukësit. Skuadra po kalon një moment të mirë dhe nga java në javë po gëzon tifozët tanë anembanë. Edhe nesër, prej orës 13:30, synohet e njëjta gjë: fitore dhe festë me JU. Këtë herë duhet të jeni të shumtë në numër dhe ta mbështesni ekipin, që në çdo moment bën maksimumin të fitojë dhe t’u dhurojë gjithë kurbinasve momente gëzimi. Pra, ftoni miq e të afër, ejani në stadium dhe ta kthejmë në festë. Para Laçi breza pas brezi, njëherë lindi e kurrë s’do vdesë!”

Informacion për biletat
Tribuna përballë dhe pas portë – 200 lekë
Tribuna kryesore – 500 lekë

/abcnews.al

Domi-Kukesi3-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj23:24 | 08/11/2019

Talenti i Kukësit, Fluturim Domi, e ka nisur këtë sezon të ri në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe pse vetëm 19-vjeç, mesfushori anësor arriti të debutojë në Superiore me fanellën e verilindorëve, në atë fitore 1-0 kundër Flamurtarit.

Gjithashtu, Domi është një nga titullarët në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, aty ku ka shënuar dhe golin e parë me Kukësin, në sfidën ndaj Shkumbinit.

Në një intervistë për ABC News, Domi foli për arritjet e tij të deri tanishme, synimet që ka për të ardhmen dhe tregoi momentin e tij më të bukur në karrierë deri më tani, që padyshim ishte ai debutim në Superiore.

-Goli kundër Shkumbinit ishte i pari me fanellën e Kukësit. Çfarë menduat në ato momente?
“Ishte kënaqësi e papërshkrueshme të shënoja golin e pare. Për më tepër, edhe prindërit e mi ishin ne tribunë dhe ishte ndjenje e jashtëzakonshme”.

Domi duke festuar golin ndaj Shkumbinit | Kukësi – Shkumbini (6-0)

-Debutuat në Superiore kundër Flamurtarit, vetëm 19-vjeç. Një moment që vështirë të harrohet…
“Normalisht, si gjithmonë debutimi nuk harrohet kurrë. Ishte ëndrra ime te debutoja me fanellën e ekipit te qytetit tim dhe ishte një moment për të cilin ndihem krenar”.

-Edhe pse në moshë të re, dukeni shumë pranë ekipit të parë. Si kuksian, sa e rëndësishme është për ty të jesh i suksesshëm të Kukësi?
“Padyshim që është një nder për mua të jem pjesë e Kukësit, dhe pse jo, te mos fitoj sa me shumë me ekipin e zemrës dhe të qytetit tim”.

-Si një ndër lojtarët më të rinj në grup, të ngacmojnë “senatorët” e ekipit?
“Jo, përkundrazi. Më kanë ndenjur shumë afër dhe më kanë ndihmuar shumë. Musolli dhe Ethemi më janë gjendur gjithmonë afër, për çdo gjë, pasi jam një lojtar i ri”.

-Momenti më i rëndësishëm: Goli kundër Shkumbinit apo debutimi në Superiore?
“Te dy momentet janë ndjenja që do të mbeten gjithmonë në mendjen time. Do të veçoja debutimin në Superiore, por edhe shënimi i golit ishte një ndjesi e bukur”, përfundoi Domi./abcnews.al

Domi duke festuar golin ndaj Shkumbinit | Kukësi – Shkumbini (6-0)


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono