kukesi

shpetim-duro.jpg
G. P.14:45 | 03/07/2019

Dy prej skuadrave shqiptare kanë shanse më të mëdha për kualifikim në kupat e Europës. Trajneri i njohur Shpëtim Duro bën analizën e tij, dhe jep një vlerësim për ish-ekipin e tij, Partizanin.

Përgatitjet jashtë vendit janë në përfundim, dhe dita e së vërtetës po afron. Skuadrat shqiptare për pak ditë do të luajnë në dy konkurrimet europiane, duke bërë çfarë mendojnë më të mirën për t’ia dalë mbanë, dhe një vlerësim për to e jep një trajner me përvojë si Shpëtim Duro.

Si janë shanset në Europë?

“Duke iu referuar kundërshtarëve që kanë përballë kam mendimin që Teuta me Kukësin kanë mundësi më të shumta. Më të vështirë normalisht e ka Karabagu, por edhe Laçi që ka skuadrën izraelite. Megjithatë them që të gjitha skuadrat të bëjnë maksimumin në ndeshjet e para se janë shumë të rëndësishme”, tha Duro.

Duro, ish-trajner i Partizanit, vlerëson afrimet në ekip që rrisin konkurrencën, por quan minus një nga largimet.

“Ishte një ndryshim pas dorëheqjes së Skënder Gegës. Nuk ishte pozitive, klubi bëri zgjedhjen e tij. Zgjodhi totalisht një staf italian. Ky staf ka pasur kohën e duhur gjatë kësaj faze përgatitore për të njohur ekipin. Ajo që është e rëndësishme të Partizani është po ajo skuadër, madje kanë arritur të marrin dy-tre lojtarë të rinj”, tha Duro.

Shpëtim Duro ka punuar në Kosovën e Maqedoni, pra mund të bëjë një krahasim mes realitetit atje dhe në Shqipëri.

“Kur një skuadër fillon me probleme, me deficite institucioni i federatës të dalë bllok që kjo skuadër të mos marrë pjesë në kampionat. Të mos agravohen problemet vit pas viti dhe situata thellohet më keq. Në këtë aspekt në Kosovë dhe në Maqedoni nuk i lejojnë këto situata. Unë i kam parë vetë. Kanë qenë skuadra që kanë qenë gati për përjashtim, por kanë arritur të zbatojnë ligjin”, tha Duro.

Si pritet sezoni i ri i Superligës, për Shpëtim Duron?

“Vlen për t’u parë si do shkojë situata me Skënderbeun sepse Skënderbeu ka qenë një skuadër dominante këto vite. Tirana po lëviz, por unë jam pak skeptik”, tha Duro./ABC News Albania 24/7

fshf-1280x720.jpg
G. P.17:15 | 02/07/2019

Sezoni i ri i Superligës mund të nisë në 24 gusht. Ky është propozimi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërsa pritet vendimi i Komitetit Ekzekutiv.

Pritet të fillojë një javë më vonë se vjet. Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur për datën 24 Gusht si startin e Superligës, diçka që do të bëhet zyrtare vetëm pas miratimit nga ana e Komitetit Ekzekutiv, që mblidhet këtë të premte.

Shefi i Sektorit të Garave në Federatë, Lysien Nurishmi, e pohoi këtë vendim, në një komunikim telefonik me ABC News-in, ndërsa më parë është marrë mendimi i klubeve. Çdo klub duhet të ketë gati infrastrukturën për t’u licencuar në sezonin e ri, por besohet se me rënien e Kastriotit, problemet duhet të jenë më të pakta.

Gjithsesi, ekziston frika se mund të ketë shqetësime me dhunën e tifozëve, siç ndodhi në ndeshjen e parë të sezonit të kaluar, mes Skënderbeut e Partizanit në Korçë, për shkak të tërheqjes së Policisë së Shtetit jashtë rrethimit të jashtëm të stadiumeve.

Një tjetër propozim i Sektorit të Garave për Komitetin Ekzekutiv është që sezoni të mos nisë, sipas traditës, me Superkupën e Shqipërisë, ndërsa mendohet që finalja Partizani-Kukësi të luhet në Dhjetor ose Janar të vitit të ardhshëm.

Komiteti Ekzekutiv, të premten, duhet të vendosë edhe për datën e fillimit të kampionateve të tjerë, si të Kategorisë së Parë, të së Dytës, të femrave dhe të moshave U17 e U19. Pritet, ndërkohë, të propozohet formulë tjetër për Kategorinë e Parë./ABC News Albania 24/7

KUKESI-LUAN-MIQESOREN-E-PARE-ABC-M5T2.mpg_snapshot_00.34-1280x720.jpg
ent ela10:15 | 29/06/2019

Kukësi do të luajë sot miqësoren e parë në fazën përgatitore që po zhvillon në Ohër. Nënkampionët e Shqipërisë ndeshet në orën 17:30 me Laçin.

Kur ka zgjedhje, futbolli e vuan.

E tregon Kukësi që nuk shkoi në ndonjë vend të rëndësishëm për fazën përgatitore të verës, por zgjodhi Ohrin me pak shpenzime, por edhe me pak mundësi për miqësore të nivelit të lartë.

Skuadra e trajnerit Gjoka do të luajë pikërisht sot përgatitoren e parë, atë me rivalin e Superligës, Laçin në orën 17:30, duel që do të vlejë si një nga provat për ndeshjet e Ligës së Europës ndaj Debrecenit të Hungarisë.

Që nga e mërkura, kuksianët janë pranë Liqenit të Ohrit, në një klimë vërtet të mirë, ndërsa për disa ditë përgatitjet ishin në Elbasan.

Gjoka është shprehur I kënaqur me punën e bërë, dhe me faktin se skuadra pak a shumë është ajo që mbylli sezonin, veçse me disa përjashtime.

Përveç sulmuesit kryesor, Rezhinaldo, që u largua, i ikur mund të quhet edhe lojtari i kthyer nga huazimi te Kastrioti, Rozher Zhunior.

Braziliani ka vendosur të mos vazhdojë, duke kërkon pagesa të prapambetura.

Problem tjetër është kthimi në kufi i sulmuesit Kamara, të marrë nga Teuta, i cili kishte probleme me dokumentacionin në Shqipëri.

Për fat, përforcimi më i mirë i janarit, Valdet Rama, u bashkua me ekipin, veçse edhe për të ekziston mundësia që të divorcohet.

Ish-ylli 31-vjeçar i kombëtares besohet se ka oferta nga Gjermania, Kazakistani apo Katari.

Trajneri Gjoka pret, ndërkaq, dy përforcime në sulm, siç e ka deklaruar edhe në media.

Një prej tyre mund të jetë Azdren Llullaku, lojtar I organikës së kombëtares, për të cilin thuhet se mund të jepet oferta 100 000 euro në sezon.

Për fat të keq, sulmeusi tjetër I kërkuar nga Kukësi, Haruna Garba, lojtar që aktivizohej në Maltë, por zgjodhi Debrecenin, pikërisht kundërshtarin në kupat e Europës.

Gjithsesi, kukësianët vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet ndaj Debrecenit në datat 11 e 18 korrik, ndërsa në rast suksesi, në turin e dytë do të ndeshet me Torinon, pasi Roma kaloi në fazën e grupeve, për shkak të përjashtimit të Milanit. /ABC News Albania 24/7

ekipe-shqiperia.jpg
G. P.23:19 | 22/06/2019

Merkatoja e transferimeve ka nisur vrullshëm për skuadrat shqiptare që marrin pjesë në kupat e Europës. Skuadra kampione e Shqipërisë, Partizani vijon përgatitjet në Slloveni.

Të kuqtë kanë zyrtarizuar dy afrime në repartin difensiv. Bëhet fjalë për mbrojtësin Esin Hakaj dhe Uilliam Kordeiro. Kryeqytetasit kanë kompletuar fazën mbrojtëse dhe synimi kryesor i klubit është nënshkrimi me një bomber që garanton gola. Të kuqtë kanë si objektiv futbollistin shqiptar Mirlind Daku dhe sulmuesin e Kievos Bismark i cili konsiderohet si pasuesi i Ekuban.

Mjaft aktive në këtë merkato ka qenë skuadra nënkampion Kukësi. Verilindorët do të luajnë ndaj Debrecen në turin e parë të Europa League dhe përforcimet ishin të detyruara. Skuadra e teknikut Gjoka ka zyrtarizuar plot 5 futbollistë. Emiljano Musta, Mark Van Basten Çema, Ilir Avdli, Bruno Lulaj dhe së fundmi ka firmosur edhe mbrojtësi Kitanovski. Ashtu sikurse Partizani, edhe Kukësi synon nënshkrimin me një sulmues potent pas largimit të Rexhinaldos.

Skuadra tjetër shqiptarë që merr pjesë në kupat e Europës, Laçi ka  pasur një merkato më pasive, por ka siguruar dy futbollistë tepër të rëndësishëm. Sulmuesin Baubueze dhe mbrojtësin me origjinë serbe Aleksander Ignjatoviç.

Merkato e fuqishme për skuadrën e Tiranës. Bardheblutë synojnë një sezon madhështor dhe kanë ofruar në skuadër tre ish-lojtarë të Flamurtarit. Elton Kale, Agustin Torasa dhe Idriz Batha janë tre përforcimet e para të bardhebluve. Skuadra më e titulluar në Shqipëri ka objektiva tË tjera dhe priten zhvillime të reja./ABC News Albania 24/7

KUKESI-TRAJNERI-GJOKA-EUROPA.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
Sej rie19:20 | 19/06/2019

Kukësi do të përballet me skuadrën e Romës në rast se kalon turin e parë në Europa League përballë Debreçen. Sfida të vështirë parashikohen edhe për Teutën dhe Laçin.

Skuadra e Kukësit do të luajë ndaj ekipit hungarez të Debreçen në turin e parë të Europa League. Por cili do të jetë kundërshtari i radhës në rast se Verilindorët kalojnë më tej? Në shortin e hedhur për turin e dytë të Europa League, fati e ka vendosur skuadrën e trajnerit Gjoka përballe skuadrës italiane të Romës. Për të ëndërruar përballen me verdhekuqtë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Debreçen është një skuadër mjaft e fortë dhe me eksperiencë ndërkombëtare. Ka edhe një tjetër mundësi mbi kundërshtarin e mundshëm të Kukësit që mund të jetë Torino.

Nëse Milan përjashtohet nga Europa League do të zëvendësohet nga Roma ndërkohe që Torino do të sigurojë pjesëmarrjen në këtë kompeticion në turin e dytë kualifikues. Laçi do të luajë ndaj izraeliteve të Hapoel Ber Sheva dhe nëse ia del të sigurojë kalimin në turin e  dytë do të përballet me fituesin e çiftit Kairat Almaty të Kazakistanit dhe Siroki Brijeg i Bosnje Hercegovinës. E pafat skuadra e Teutës ku nëse kalon letonezët e Ventspils do të luajë në turin pasardhës me fituesin e çiftit Hajduk Split dhe maltezëve të Gziras ku skuadra kroate është favorite për të siguruar pjesëmarrjen ne turin tjetër./ABC News Albania 24/7

KUKESI-TRAJNERI-GJOKA-EUROPA.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela17:30 | 19/06/2019

Kukësi ka besim të plotë se mund t’ia dalë në Ligën e Evropës ndaj kundërshtarit hungarez. Trajneri Ernest Gjoka tregon sesi e sheh sfidën, në intervistën e dhënë  për ABC News.

Nuk pritet të jetë e lehtë, por nuk duan të jenë të dorëzuar.

Te Kukësi diskutuan për shortin e Ligës së Evropës, që i vendosi përballë skuadrës hungareze, Derbreceni.

Trajneri Ernest Gjoka, tregoi për Abc Neës-n sesi e vlerëson përballjen dhe se çfarë mendon për shanset e kualifikimit.

Gjoka thotë se ka nisur menjëherë studimin e kundërshtarit, diçka që do të thellohet në vazhdim.

Po vetë Kukësi si e sheh veten në prag të dueleve evropiane?

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë herë nuk do të ketë shpenzime të mëdha në fazë përgatitore. /ABC news Albania 24/7

 

 

SHORTI-EUROPA-LEAGUE.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela23:45 | 18/06/2019

Shorti i Europa League i hedhur në Nion të Zvicrës ka rezervuar sfida të vështira për ekipet shqiptare, me përjashtim të Teutës. Pas Championsit, në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për eliminatoret e Europa League. Goglat kanë përcaktuar çiftet e turit të parë kualifikues ku skuadrat shqiptare kanë rezultuar të pafata me përjashtim të Teutës. Skuadra nënkampione e Shqipërisë Kukësi do të përballet me ekipin hungarez të Debreccen.

Një emër i madh në raport me klubin verilindor duke komplikuar ecurinë e skuadrës së teknikut Gjoka në turet pasardhëse. Debreccen ka eleminuar sezone më parë skuadrën tjetër shqiptare të Skënderbeut. Skuadra e Laçit që mund të zëvendësohet nga Skënderbeu në rast se KAS i heq dënimin 10 vjeçar do të luajnë ndaj izraelitëve të Hapoel Bersheva. Skuadra izraelite ka një eksperiencë në kompeticionet Europian dhe konsiderohen si favorite për të kaluar në turin tjetër.

Shorti i lehtë për skuadrën e Teutës. Durrsakët peshkuan ekipin letonez të Ventspilsit që gjithsesi nuk duhen nënvlerësuar pasi sezonin e kaluar eleminuan Luftëtarin.

Skuadra e Prishtinës ka një duel të lehtë në turin paraeleminator ndaj skuadrës nga Gjiblartari Zhozef e më pas do të duelojë në Rangers. Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 11 korrik, ndërsa sfidat e kthimit në datën 18 korrik. /ABc news Albania 24/7

Capture8-2.jpg
Sej rie20:45 | 18/06/2019

Skuadra e Kukësit vijon përforcimet në prag të duelit ndaj Debreçen. Verilindorët kanë nënshkruar me mbrojtësin Bruno Lulaj.

Pas Emiljano Mustës, Mark Van Basten dhe portieri Ilir Avdyli skuadra e Kukësit ka prezantuar edhe goditjen e katër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Bruno Lulaj, i cili u transferuar nga skuadra e Skënderbeut. 24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me skuadrën nënkampione të Shqipërisë. Në të kaluarën, Lulaj është aktivizuar edhe me skuadrën e Laçit ku spikati si futbollist. Sa i përket të ardhmes së futbollistit Valdet Rama, skuadra verilindore ka reaguar zyrtarisht duke hedhur poshtë aludimet rreth largimit nga Kukësi. Në komunikatën e klubit theksohet se futbollisti do t’i bashkohet grupit tjetër të lojtarëve në fundjave për të nisur fazën përgatitore.

Duke iu referuar spekulimeve të medias, për largimin e Valdet Ramës nga skuadra jonë, njoftojmë tifozët dhe të gjithë opinionin sportiv, se mesfushori është në kontratë me FK Kukësin dhe do i bashkohet ekipit në fundjavë për të zhvilluar fazën përgatitore. Është njoftimi i skuadrës së Kukësit. Për Ramën ka një interesim të skuadrës së Tiranës ndërkohë që drejtuesit e klubit verilindor nuk lejojnë largime të tjera pas Rexhinaldos dhe Kordeiros./ABC News Albania 24/7

KUKSI-ZYRTARIZON-BLERJEN-E-PARE-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela13:25 | 15/06/2019

Skuadra e Kukësit ka prezantuar futbollistin Emiljano Musta. 27 vjeçari kaloi me sukses testet mjekësore dhe do të jetë gati për ndeshjet e Europa League.

Skuadra nënkampione e Shqipërisë, Kukësi ka prezantuar blerjen e parë për merkaton verore. Bëhet fjalë për futbollistin elbasanas Emiliano Musta i cili sezonin e kaluar ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës së Flamurtarit. 27 vjeçari kaloi me sukses testet mjekësore e më pas u prezantua nga drejtori sportiv i klubit, Nexhipi. Musta ka firmosur për një sezon me klubin verilindor. Kukësi ka zyrtarizuar edhe portierin Ilir Avdyli i cili ka mbrojtur fanellën e Kamzës, ndërkohë që kontrata e nënshkruar është një vjeçare dhe prezantimi do të bëhet së shpejti. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka do të grumbullohet së shpejti për të nisur fazën përgatitore për aventurën në Europe League. Veri lindorët do të kërkojnë me çdo kusht rezultate pozitive që do të pasoheshin me përfitime të mëdha financiare duke mbushur arkat e klubit. /ABC News Albania 24/7

gol.jpg
G. P.22:57 | 02/06/2019

Kukësi fitoi për herë të dytë në histori Kupën e Shqipërisë në futboll. Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka mundi Tiranën 2-1, në finalen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Ishte i fiksuar për të fituar një trofe, dhe ia doli. Kukësi i dha një kënaqësi të rëndësishme presidentit Safet Gjici, duke marrë Kupën e Shqipërisë në finalen e luajtur ndaj një rivali historik si Tirana.

Përfundoi 2-1 për veriorët në “Elbasan Arena”, sukses që i shton një tjetër titull klubit kuksian, dhe që besohet i garanton postin trajnerit Ernest Gjoka. Në një klub që ka kaq pak durim si Kukësi, vetëm trofetë mund ta shpëtojnë një trajner nga shkarkimi.

Skuadra e Gjokës luajti më mirë në pjesën e parë, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Vasil Shkurtaj, madje që në minutën e 4-ët. Veriorët, madje i patën mundësitë që të shkonin në pushimin e ndeshjes me avantazh edhe më të thellë.

Tirana reagoi në pjesën e dytë, besohet edhe pas motivimit dhe ndërhyrjeve të trajnerit Ardian Mema. Arriti edhe të barazonte me anë të sulmuesit anglez, Majkëll Ngo, por nuk mundi të fitonte, as ta dërgonte ndeshjen në shtesë.

Në të kundërt, pësoi golin e dytë kur duheshin edhe 11 minuta deri në përfundim, gol që vulosi edhe rezultatin final. A mund të quhet ky një sezon i mirë për Kukësin, dhe i dështuar për Tiranën?

Padyshim, pasi kuksianët morën një trofe dhe dolën në vend të dytë në Superligë, duke mos luajtur asnjë ndeshje në stadiumin e tyre, që ndodhet në rikonstruksion.  Tiranasit, ndërkohë, ishin një dështim në kampionat, por arritja në finalen e Kupës ishte e rëndësishme, duke pasur parasysh problemet që kishte skuadra.

Nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë që trajneri Mema të vazhdojë detyrën, apo do të zëvendësohet. Sa për Kukësin, tashmë ka 4 tituj në traditën e tij të shkurtër, dhe do të përgatitet për pjesëmarrje në Ligën e Europës./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono