Kukës

EKONOMIA-NE-KUKES.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela16:15 | 05/10/2019

Në Kukës boshatisja e tregut nga blerësit tregon për një vend të varfër.  Tregtarët tregojnë se ka ditë që nuk fitojnë dot as një mijë lekë të vjetra dhe shumë prej tyre kalojnë kohën duke pirë cigare.

Në tregun e Kukësit rrallë do të shikosh njerëz që hyjnë e dalin. Blerësit  numërohen me gishta në një vend me 60 mijë banorë dhe dy dogana. Kurse tregtarët kalojnë kohën duke pirë cigare apo ndonjë kafe.

Kjo është ekonomia e Kukësit ku vetëm stadium ka kushtuar 4 milionë euro. Më shumë pak blerës e po aq pak shitje. Tregu industrial i ngjan një ekspozeje veshmbathjesh jo një vendtregetimi.

75 vjeç ky tregtar  prej 25 vitesh shet këtu. Thotë se kurrë s’ka njohur kaq pak lëvizje Quhen të vetëpunësuar, por nuk arrijnë të fitojnë as 100 lekë në ditë në qytetin që ka dhe aeroport. Ngjitur me tregun e ri është  ai i rrobave të përdorura. Ka më shumë lëvizje, por edhe aty shumë pak blerës.

Tregtarët thonë se njerëzit nuk kanë lekë. Ka nga ata kuksianë që tregun e bëjnë në Prizren. Një nga faktorët kryesorë të varfërisë në Kukës është emigrimi. Aty ka shumë pak të rinj. Në përmirësimin e ekonomisë në Kukës nuk kanë ndikuar as Rruga e Kombit, aeroporti, spitali apo stadiumi, investime këto që kanë kushtuar miliona euro.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

 

kopshti-i-skaajve.jpg
G. P.12:45 | 03/10/2019

Katër persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopshti i Skacajve”. Policia e Kukësit ka njoftuar këtë të enjte se falë bashkëpunimit me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Kukësit, ranë në pranga A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç. Në bazë të hetimeve të kryera  rezultoi se këta persona do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë ndërhynë në vendin e quajtur Qafë-Shllak dhe bënë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kilogramë lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”./abcnews.al

dogana.jpg
ent ela18:55 | 02/10/2019

Në doganën e Morinës në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës problemet për tregtarët nuk janë shmangur. Radhët e gjata të mjeteve të mallrave vazhdojnë dhe drejtuesve iu duhet të presin për procedura më shumë sesa rruga që përshkojnë.

Më shumë se 300 milionë euro është shifra e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Kosovë. Por procedurat standarde doganore në Morinë, të përfoluara aq shumë për lehtësim, thuajse kanë mbetur në letër e pak fare të implementueshme.

Në çdo orë të ditës, dhjetëra automjete për transportin e mallrave i bien kryq e tërthor ambienteve të doganës. Sa në terminal, sa në parking e sa në pritje të procesit të skanimit.

Thonë se presin me orë të tëra. Aq sa shpesheherë u zgjat më shumë pritja se sa koha e udhëtimit nga njëri destinacion në tjetrin. Prej disa kohësh është punuar në unifikimin e sistemit doganor, kalimin vetëm me një kontroll, krijimi i doganës së përbashkët.

Por efektiviteti ka zbritur shumë pak tek ata që preken më shumë e që kanë kontakt të përditshëm me procedurat doganore.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

magazina.jpg
G. P.15:03 | 14/09/2019

Një magazinë me materiale ndërtimi u përfshi nga flakët mesditën e sotme në zonën industriale të Kukësit.

Dy zjarrfikëse prej disa orësh po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në magazine ndodhen edhe materiale të ndryshme si goma makinash apo bojëra e kimikate që nxisin zjarrin të përparojë akoma më shumë.

Aktualisht situata është nën kontroll. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në magazinë./ABC News Albania 24/7

MBIKALIMI-I-KUKESIT-URAT_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela15:00 | 04/09/2019

Ndërsa dublimi i urave në Rrugën e Kombit përfundon për pak ditë dhe pritet hapja e krahut të lëvizjes në drejtim nga Morina në Kukës, për mbikalimin e këmbësorë nuk është e njëjta gjë. Punimet janë ndërprerë dhe sipas burimeve të ABC News firma është larguar.

Gruaja çdo dite rrezikon jetën për të kaluar nga njëra anë e rrugës tek tjetra. Ka turp për atë që po bënë dhe i shmanget kameras. Por i duhet çdo ditë të zbresë në qytet për të shitur qumështin.

Prej mese një viti, mbikalimi i planifikuar për ndërtim ende nuk ka përfunduar.

Ka mbetur për fare pak punë, për të krijuar bazamentet anësore që shërbejnë për ngjitje në mbikalim, dhe shtresat për kalim të këmbësorëve mbi konstruksionin e metalit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kontraktoi një kompani për të kryer punimet e parashkuara për 10 muaj. Por burime për ABC Neës tregojnë se kjo kompani ka ndërprerë kontraten, për arsye financiare.

Tre të tilla ishin planifikuar për t’u ndërtuar në segmentin Kukës-Morinë, dy prej të cilave ishin thuajse drejt përfundimit. Kurse  mbikalimi i tretë në afërsi të liqenit nuk nisi asnjëherë.

Ndryshe po ndodh me dublimine urave. Punimet janë në përfundim e sipër. Pas dy ditësh mendohet të hapet i gjithë krahu i lëvizjes në drejtim nga Morina në Kukës.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

 

 

KOSOVARET-SEZONI-FUND_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.26-1280x720.jpg
ent ela13:04 | 02/09/2019

Për pushuesit kosovarë pushimet në Shqipëri përfunduan dhe ata janë kthyer në Kosovë apo në vende ku jetojnë e punojnë nëpër Evropë. Po si ishte ky sezon për këtë pjesë pushuesish? Gazetari Bujar Muçmata bisedoi me disa prej tyre në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Pamja në orët e mbrëmjes së dielë në Morinë është e fundit e sezonit veror. Mijëra automjete kalojnë kufirin drejt Kosovës e po aq gjarpërojnë në rrugën e Kombit.

Mbyllën pushimet e vitit e do ti’ kthehen përditshmërisë në punë e shkollë. Një pjesë tjetër, rrugëtimit në vendet e Perëndimit ku jetojnë.

Për ta Shqipëria ka ndryshuar  shumë. Nga sezoni në sezon gjetën atmosferë dhe kushte më pozitive. Por pritshmëritë janë akoma për higjienën e çmimet.

Ky sezon do të jetë i fundit edhe për problemet që pati Rruga e Kombit. Dublimi i urave përfundon e qarkullimi do të jetë më i normalizuar.

Kolonat e gjata të pritjes në autostradë ishin shqetësimi kryesor. Më shumë se 1,2 milion qytetare kaluan kufirin në tre muajt e verës, por pa mundur t’i afrohen rekordit të 2011 me rreth 2 milion kalime në sezon.

Ndryshime cilësore pati performanca e policisë kufitare dhe vënia në punë e pikës së përbashkët kufitare mes Shqipërisë e Kosovës në Morinë.

Zyrtarisht për këtë sezon përfundoi marrëveshja e patrullimit të përbashkët e policisë rrugore të dy shteteve në rrugën e Kombit dhe segmenteve të tjera problematike.

Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata

keshilli-i-qarkut-kukes-1280x719.jpg
nev ila15:15 | 29/08/2019

Pas marrjes së detyrës të kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiak, në Kukës u konstitua Këshilli i Qarkut.

13 anëtarët e këtij këshilli, përkatësisht 5 nga Bashkia e Kukësit, katër të Hasit e katër nga Tropoja, në mbledhjen e sotme zgjodhën kryetarin e këshillit të qarkut Avdullah Domi, i cili mori shumicën absolute të votave.

Këshilli i qarkut të Kukësit është i pari që konstituohet në 12 qarqet që pas përfundimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Tashmë i gjithë pushteti vendor në Kukës Has e Tropojë, zyrtarisht në të gjitha nivelet përfaqësuese është në duart e socialistëve.

Kryetari i ri i Qarkut i zuri vendin Abedin Orucit i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar bashkie të Kukësit si përfaqësues i Bindjes Demokratike./ABC News Albania 24/7

zjarre-ne-vend-1280x695.jpg
nev ila15:30 | 14/08/2019

 Disa vatra zjarri janë ndezur në disa rrethe të vendit. Shkaku kryesor kanë qenë temperaturat e larta dhe pakujdesia e banorëve. Në Ersekë, Borsh dhe në Kukës vatrat vazhdojnë të jenë aktive.

Temperaturat e larta nuk mund të kalojnë pa flakët. Vatra të forta zjarri këto ditë janë ndezur në pyje e kullota.

Në Kukës një masiv pylli u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës duke djegur rreth 6 mijë metra katrore. Vatra e zjarrit u shfaq  në Orçikel të njësisë administrative Zapod. Banorët e zonës u angazhuan. Më pas kanë mbërritur edhe punonjës të shërbimit zjarrfikës si dhe ato të Zonave të Mbrojtura.

Pas shumë orësh përpjekje zjarri u vu nën kontroll ndërsa policia lokale e Kukësit ka nisur hetimet për shkaqet.

Paraprakisht mendohet nga një pakujdesi njerëzore e ndihmuar edhe nga temperaturat e larta.

Një zjarr masiv ra edhe në fshatin Boshanj të Ersekës.  Më shumë se 15 hektarë me dushqe dhe pisha janë djegur.

Bëhet e ditur se janë shtatë vatra zjarri dhe zjarrfikëset e kanë patur të vështirë të hyjnë në këtë terren malor.

Vatra zjarri janë shfaqur në të gjithë vendin.  Një ditë më parë një zjarr i madh ra në rrugën Korçë-Kolonjë,  në vendin e quajtur Antenat. Aty banorët po pastronin tokat, duke djegur barishtet.  Zjarre ka patur në Borsh të Sarandës, Gjirokastër, Shkodër, Fier etj./ABC News Albania 24/7

zjarre-1280x720.jpg
G. P.12:12 | 14/08/2019

Një masiv pyjesh në Kukës u përfshi nga flaket mbrëmjen e së martës duke djegur rreth 6 mijë metra katrorë. Vatra e zjarrit u shfaq në Orçikel të njësisë administrative Zapod.

Banorët e zonës menjëherë u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve e më pas kanë mbërritur edhe punonjës të shërbimit zjarrfikës si dhe ato të  Zonave të Mbrojtura.

Mëngjesin e sotëm pas shumë orësh përpjekje, zjarri u vu nën kontroll ndërsa policia lokale e Kukësit ka nisur hetimet për shkaqet. Paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një pakujdesi njerëzore e ndihmuar edhe nga temperaturat e larta./ABC News Albania 24/7

kukes-2-1280x696.jpg
Sej rie11:30 | 08/08/2019

Një zjarr që ka rënë te vendi i quajtur Ura e Uzinës në Kukës ka shkaktuar probleme në Rrugën e Kombit. I gjithë tymi ka mbuluar fushëpamjen që në orët e para të mëngjesit dhe fluksi i mjeteve e ka patur të vështirë lëvizjen. Menjëherë janë vënë në alarm zjarrfikëset që kanë shkuar për të monitoruar situatën. Në të njëjtën kohë shkuan dhe patrullat e policisë që u kujdesen për të shmangur aksidentet. Vatra u shkaktua fillimisht në një grumbull plehrash dhe më pas u përhap më shumë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono