kukan

kukan-9-1280x854.jpg
ent ela14:34 | 21/05/2018

Eurodeputeti Eduard Kukan thotë për mediat serbe se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu paralajmëron vendet e rajonit se Franca, Gjermania dhe Holanda kanë qenë gjithmonë shumë të rrepta në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj.

Në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”, eurodeputeti Eduard Kukan ka folur gjerësisht për Ballkanin Perëndimor dhe për aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai nënvizon se edhe Brukseli duhet të luajë rolin e tij në këtë proces.

“Pa një rajon të rëndësishëm siç është Ballkani Perëndimor, BE nuk është e plotë e as e bashkuar. Duhet të jemi më të përgjegjshëm ndaj miqve tanë në Ballkanin Perëndimor. Nëse nga vendet kandidate kërkojmë që të plotësohen kërkesa të caktuara, atëherë edhe ne duhet t’i mbajmë premtimet tona”, është shprehur Kukan.

Eurodeputeti më tëj bën me dije se nuk pajtohet me deklarata e presidentit të Francës se nuk është koha për zgjerimin e BE-së, deri në momentin që BE të reformohet në themel. “Qëndrimi i Macron është vetëm një nga pikëpamjet në bisedimet për të ardhmen e BE-së. Kjo është një nga idetë e tij me të cilën unë thellësisht nuk pajtohem dhe jam kundër qëndrimeve të tij”, nënvizoi Kukan.

Ndërsa më tej paralajmëron në mënyrë indirekte Shqipërinë dhe Maqedoninë duke thënë se “Franca, Gjermania apo Hollanda kanë qenë gjithmonë shumë të rrepta në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj dhe kjo nuk ndryshon”.

Sa i përket vitit 2025, Kukan shprehet se së pari duhet të zbatohen reformat dhe më pas të shikohet çështja e anëtarësimit. /abcnews.al

vlcsnap-error670-1-1280x720.jpg
ent ela11:34 | 13/02/2018

Në ditën e dytë të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, që po mbahet në Tiranë, eurokomisioneri Eduard Kukan ka vlerësuar vullnetin e përbashkët të aktorëve politikë për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE. Kukan është deklaruar optimist se Komisioni Europian do rekomandojë hapjen e negociatave, por ka kujtuar se vendimin final e marrin udhëheqësit e vendeve të BE, përmes Këshillit Europian.

“Kemi opinion të qartë në lidhje me situatën në vend, është pozitive që ka një unitet për të mirëpritur hapjen e negociatave. E gjitha kjo është shumë inkurajuese për vendin. Të gjithë janë entuziastë për procesin e zgjerimit dhe kjo kërkon punë të madhe nga ana juaj. Shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete, sepse ju e meritoni këtë gjë, dhe mbase është me vonesë, këto negociata duhet të kishin filluar. Është këshilli ai që vendos, sepse është ai që merr vendime”- u shpreh Kukan./abcnews.al

d82f999a-ce78-4daa-8d90-7ed34bd707d2-1-933x445.jpg
us er19:05 | 07/12/2017

Gjatë vizitës në Bruksel, Ministri i Brendshëm shqiptar u takuan edhe me anëtarët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Gianni Pitella.

Europarlamentari Eduard Kukan u shpreh gjatë takimit se për arritjet e Shqipërise ka vlerësime pozitive në Bruksel.

“Po përpiqemi për çeljen e negociatave. Reformat e nisura duhet të vazhdojnë”, tha Kukan.

Ai shtoi në bashkëbisedimin me ministrin e Brendshëm Xhafaj se ekziston një atmosferë e mirë brenda institucioneve të BE-së në Bruksel, dhe Shqipëria ka bërë progres.

Kukan nënvizoi se kanë nisur shumë procese që duhet të përfundojnë e në këtë kontekst Ministria e Brendshme ka rol kryesor.

“Siç e kam thënë shpesh, BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin”, tha Kukan.

Ministri Xhafaj e falenderoi eurodeputetin për ndihmën e dhënë për reformën në drejtësi dhe theksoi se implementimi mbetet një proces shumë i rëndësishëm.

Në takimin me eurodeputetin Gianni Pitella, Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme.

Xhafaj kërkoi nga BE-ja të ndjekë procesin e implementimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, kjo reformë mund të jetë shembull për rajonin.

Ministri informoi deputetët e PE-së mbi rezultatet e vitit 2017 në luftën antikanabis dhe i njohu me detaje të përgjithshme nga Plani i Veprimit kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale/Operacioni “Forca e Ligjit”.

Ministri nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vendimtar për rrugëtimin evropian të vendit. Ministri theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur. /abcnews.al

vlcsnap-error758-1-1280x720.jpg
us er15:08 | 25/11/2017

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, raportuesi në hije për Shqipërinë, Eduard Kukan ka deklaruar, se institucionet europiane po përdorin një retorikë shumë pozitive, konstruktive dhe të bukur për anëtarêsimin e vendeve të Ballkanit, por kjo duhet vijuar me rezultate konkrete, se përndryshe do t’i kthehet si bumerang BE-së. Për Kukan, Shqipëria ka ende kohë dëri në prill për rezultate konkrete për të hapur negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm dhe nuk duhet t’a prishë këtë moment.

Një nga fjalimet e mbajtura nga deputetë të opozitës shqiptare gjatë këtij takimi është që Bashkimi Europian nuk i thotë gjërat siç janë në Shqipëri apo vende të tjera të rajonit. Ka shumë fjali të pompuara, me shumë fjalë përgëzuese dhe progres, që nuk i korrespondojnë realitetit. Nuk bëhet fjalë më shumë për Parlamentin Europian, sesa për Komisionin Europian, apo përfaqësuesen e lartë e BE-së. C’mendoni për këtë ? E pranoni këtë kritikë ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Nuk do flas në emër të Komisionit dhe përfaqësueses së lartë, që është shumë kompetetnte dhe shumë punëtore dhe që po jep maksimumin që t’a nxisë proçesin e progresit të integrimit përpara. E njëjtja gjë vlen për Christian Danielsson që ishte prezent dhe mbajti një fjalim edhe ditën e dytë. Nuk besoj, se do ishte e ndershme të thuhej kjo, por jam dakort me faktin që aktualisht të gjitha institucionet europiane janë shumë aktive për të promovuar vendet e Ballkanit dhe proçesin e integrimit. Eshtë e vërtetë që kjo po bëhet intensivisht dhe po përdoret një retorikë shumë pozitive, konstruktive dhe e bukur. Por ama duhet të ketë një vijueshmëri konkrete nga vendet e Ballkanit ndaj kësaj retorike të bukur, përndryshe kjo do të kthehet si bumerang për ne. Ne jemi të ndërgjegjshëm që situata e re perceptohet shumë mirë në vendet e rajonit.Tani po flasim për datat e anëtarësimit, gjë që ishte e pamendueshme disa vite më parë. Tani po flasim për 2025. Komisioneri Hahn tha në Shqipëri, që nëse vendet e rajonit duhan të anëtarësohen në 2025, atëherë ato duhet të mbarojnë negociatat e anëtarësimit në 2023-shin, pasi proçesi i ratifikimit të 27 shteteve anëtare merr dy vjet. Pra, ne po hyjmë në një fazë fare te re.

Por kjo nuk është realiste. Mendoni vërtet se këto vende mund të bëhen anëtare në 2025, kur shteteve si Austria iu janë dashur 10 vjet negociata anëtarësimi për t’u bërë pjesë e BE-së? 

Eduard Kukan, eurodeputet: Kur mua më shtorhet kjo pyetje, se kur mund të presim shtetet e reja anëtare në familjen europiane, unë them gjithnjë 10 vjet dhe llogaris që për Serbinë dhe Malin e Zi mund të marrë pak a shumë 10 vjet. Por dhënia e këtyre datave, mbart në vetvete parimin e motivimit. E di që kryeministri shqiptar është shumë aktiv aktualisht për të organizuar afatet kohore e proçesit të integrimit. Nëse ju dini, që ka një mundësi të vërtetë për të mbyllur negociatat në 2023, atëherë kjo ju shtyn të punoni më shumë, pasi dihet që proçesi varet nga ju. Dihet që proçesi i negociatave është i vështirë dhe kërkues, por ju po ankoheshit se BE-ja ishte shumë e ngadaltë dhe  po e zvarriste zgjerimin dhe ja tani kemi data.

Vullneti politik nga ana e BE-së është aty. Po si e shihni ju situatën politike në Shqipëri dhe kryesisht çështjen e luftës së krimit të organizuar dhe çështjen Tahiri, që e ka përçarë shumë klasën politike shqiptare ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Nuk do të komentoj çështjen Tahiri, pasi ne politikanët nuk duhet të komentojmë për çështje që janë sërish në proces. le të lemë drejtësinë të flasë për këtë. Përgjithësisht, dua të them që Shqipëria ka shanse të mira për vitin e ardhshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në shkurt Komisioni do të publikojë strategjinë e zgjerimit, në prill progres raportet. Pra, keni më shumë kohë për rezultate.

Ç’do të thoni me këto rezultate konkrete, Vetting ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Nga ç’po dëgjojmë nga Komisioni Europian, Veting ka filluar. Zonja Ruiz Calavera tha, se Vetting po shkon mirë. Nuk ka shumë burime financiare, por problemet mund të zgjidhen, pasi ato janë identifikuar dhe mund të korrigjohen. Pra, mos e dëmtoni këtë moment. Mos e prishni proçesin.

A prisni dhe ju kapjen e peshqve të mëdhenj siç ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë apo edhe komisioneri Hahn më parë ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Po zonjë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono