kujtim koxha

kujtim-koxhaaa.png
ad min14:48 | 17/06/2019

Gjykata e Matit ka lënë në burg të përjetshëm autorin e masakrës Kujtim Koxhën. Ngjarja me tre viktima, dy nga ata punëtorë të Bashkisë së Matit, ka ndodhur në Tetor të vitit të kaluar në fshatin Shëlli.

Personat që humbën jetën nga kjo ngjarje ishin Mentor Hoxha 35 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç si dhe Hamit Buçi 38 vjeç, banor i fshatit Shëlli. Më herët, autori kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin.

Në debat me punonjësit e bashkisë për një rrugë, Koxha u qëllua me shuplakë nga shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj. Më pas, autori shkoi në banesë dhe mori armën më të cilën qëlloi punonjësit që ishin duke drekuar./abcnews.al

KRONIKE-VRASES-I-TREFISHTE-MASA_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
ad min10:36 | 15/10/2018

Gjykata e Matit vendosi arrest me burg për Kujtim Koxhën i cili vrau tre persona dhe plagosi një tjetër. Në seancë nuk ishte asnjë familjar i tij, ndërkohë që ishin marrë masa të rrepta sigurie.

Masa të rrepta sigurie u morën në gjykatën e Matit, ndërsa do të jepej masa e sigurisë për vrasësin e trefishtë Kujtim Koxhën. Në seancë ashtu si edhe në polici dhe në prokurori, Koxha nuk ka folur shumë. Ai ka qëndruar fjalëve të tij që nuk kishte rrugë tjetër pasi viktimat e kishin ofenduar dhe qëlluar me shpullë në mes të banorëve. Gjatë gjithë kohës Koxha ka qëndruar me kokë ulur dhe në një moment kur gjyqtari i komunikoi masën “burg pa afat”, ai tha “si të jetë ligji”.

Avokati që autori i vrasjes priste nuk ishte në masën e sigurisë dhe ai u mbrojt nga një avokat kryesisht. Në sallë nuk ishte asnjë familjar i tij, të cilët mësohet se janë në ruajtje edhe nga policia për shkak të frikës nga gjakmarrja. Koxha la të vrarë dy punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç, nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja. Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti. Vrasja ndodhi pasi Kujtim Koxha u kërkoi punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij.

Fillimisht pati një debat verbal mes tij dhe viktimave. Koxha ka pretenduar se është qëlluar me shpullë dhe pas kësaj u tha punonjësve që po drekonin, “tani do të me njohni”. 20 minuta më pas u kthye nga shtëpia me automatik në dorë dhe la tre të vrarë, e një të plagosur./abcnews.al

kujtim-koxhaaa.png
ad min12:25 | 13/10/2018

Zbulohen detaje të reja nga dëshmia e autorit që kreu masakrën e trefishtë në fshatin Shëlli të Matit. Nga burime të ABC Neës  mësohet se Kujtim Koxha nuk ka shprehur pendesë për krimin. Madje ai ka refuzuar edhe avokatin duke deklaruar se do ta gjejë vetë.

ABC News ka mësuar detaje të reja nga dëshmia e Kujtim Koxhës që vrau tre persona dhe plagosi një tjetër në fshatin Shëlli të Matit.   Autori ka deklaruar se nuk është penduar për krimin. Madje ai ka refuzuar edhe avokatin e zgjedhur për të.

Koxha ka thënë se avokatin do ta gjejë vetë. Seanca ndaj tij do të zhvillohet ditën e hënë në Gjykatën e Matit. Krimi ndodhi mesditën e së enjtes. Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë.

Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.  Ky i fundit është larguar për të marrë automatikun dhe më pas ngjarja u kthye në masakër.

Nga të shtënat me armë gjeti vdekjen Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit.

Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie./abcnews.al

kujtim-koxha-vrasja.jpg
ad min14:16 | 12/10/2018

Tre viktimave nga masakra e djeshme në Shëlli të Matit u është dhënë lamtumira e fundit dhe bashkia ka marrë përsipër shpenzimet. Ndërkohë autori i masakrës, Kujtim Koxha, ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes. Ai ka pranuar krimin dhe u tha hetuesve se e qëlluan me shuplakë dhe i thane pijanec.

“Njëri nga viktimat më qëlloi me shuplakë dhe më tha je i pirë”.

Kjo ka qenë dëshmia e autorit të masakrës me tre të vrarë dhe një të plagosur në Shëlli të Matit. Autori i krimit të trefishtë, Kujtim Koxha, u tha hetuesve që nuk mbante mend më se çfarë ka ndodhur.

Kujtonte vetëm faktin që e fyen dhe e goditën me shuplakë. Ky ka qenë momenti kur pas debatit për rrugën me punonjësit e bashkisë ai ka vrapuar në shtëpi 500 metra larg lokalit ku po drekonin dhe mori automatikun. Më pas e gjitha u kthye në masakër. Vëllai i pronarit të lokalit tentoi t’ia hiqte armën nga dora, pasi Koxha qëllonte për t’i vrarë të gjithë të pranishmit.

Ndërkohë tre të vrarëve u është dhënë lamtumira. Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe stafi i bashkisë së bashku me këshillin bashkiak, si dhe deputeti Përparim Spahiu. Bashkia Mat vendosi një fond prej 1 milionë lekë për shpenzimet e varrimeve për tre viktimat që dje u shpallën “Qytetarë Nderi”.

Krimi ndodhi mesditën e të enjtes. Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij. Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie./abcnews.al

aaaaaaa.jpg
ad min15:46 | 11/10/2018

Tvklan.al sjell pamjet nga spitali i Burrelit, ku dy prej të plagosurve po transportohen drejt stadiumit të qytetit, për t’u sjellë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.

Të paktën një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën në plagosur mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Shëlli të Matit.

Disa prej tyre janë punonjës të Bashkisë së Matit, por mes tyre mësohet se është edhe një banor i zonës.

Punonjësit ndodheshin në këtë zonë pasi po punonin në ndërtimin e një rruge në Njësinë Administrative Nr.2.

Ata mësohet se ishin në pushimin e drekës, kur autori i identifikuar si Kujtim Koxha, 54-vjeç, hapi zjarr në drejtim të tyre.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa autoritetet policore po punojnë për kapjen e 54-vjeçarit. /tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono