kufiri

Prasines-piperies.jpg
nev ila14:15 | 12/10/2019

Autoritetet kufitare greke kanë njoftuar sekuestrimin e një ngarkese specash dhe kungujsh të njelmët që vinin nga Shqipëria. Shkak për sekuestrimin u bë fakti se kishin sasi të madhe të pesticideve.

Në të dy rastet, u gjetën mbetje insekticide, të cilat te specat ishin 0.098 miligram për kilogram dhe në kungullin e njomë 0.024 miligramë për kilogram.

Kapja e këtyre perimeve nga autoritetet greke, ka bërë të mundur ndalimin e këtyre produkteve, që të mbërrijnë konsumatorët në Shtetet Anëtare të BE-së. Ky rast është njoftuar nga autoriteti ushqimor i shtetit fqinj në 9 tetor, i cili u përshkrua si shumë serioz.

Sistemi i paralajmërimit për ushqimin (RASFF), i cili u krijua gati katër dekada më parë në 1979, është kryesisht një “mjet” që përdor BE, i destinuar për shkëmbimin e shpejtë të informacionit midis autoriteteve kombëtare, rreth rreziqeve shëndetësore që lidhen me produktet ushqimore.

Në deklaratat e bëra nga z. Georgios Polychronakis, Këshilltar Special i Shoqatës Incofruit – Greqi, tha:

Ne mirëpresim aktivizimin e autoriteteve greke dhe konfiskimin e dërgesave të rrezikshme të perimeve për import në Greqi. Vitet e fundit, raste të ngjashme të pezullimeve të ngarkesave të frutave dhe perimeve që importohen ose kalojnë nëpër vendin tonë janë të ulëta, në kundërshtim me punën e autoriteteve bullgare të inspektimit. Ne besojmë se të njëjtët mekanizma kontrolli, do të veprojnë për të mbrojtur reputacionin e prodhimeve të eksportuara, të papërpunuara, ose të eksportuara direkt nga produktet greke”. 

Kohët e fundit shqetësimet në lidhje me ekspozimin ndaj pesticideve dhe toksinave janë të larta.

Sipas ekspertëve, fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit sepse trupat e tyre të vegjël janë një shënjestër më e lehtë e toksinave./abcnews.al

polizia-malpensa-587210.610x431.jpg
ent ela17:15 | 08/10/2019

Ata përdorin dokumente të vërteta në kufi, por më pas ata nxjerrin ato false për të vazhduar udhëtimin. Mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë fundjavës aktiviteti i pandërprerë i Policisë Kufitare të aeroportit të Malpensa në Itali, që synon jo vetëm kundërveprimin e emigracionit të paligjshëm që hynin në territorin kombëtar, por edhe lëvizjet e parregullta drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, ka identifikuar dhe referuar tek Autoriteti Gjyqësor dymbëdhjetë të huaj që disponojnë dokumente udhëtimi ose leje qëndrimi dhe viza false.

Nga këta, tetë u arrestuan për posedim të dokumenteve false të përdorura në përpjekje për të arritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada. Të huajt janë kryesisht shqiptarë, të cilët, sapo mbërrijnë në Itali, menjëherë përpiqen të arrijnë destinacionet britanike dhe irlandeze duke përdorur një mënyrë që synon të shmangë kontrollet e kujdesshme të policisë kufitare.

Në fakt, pikërisht për të shpëtuar nga syri vigjilent i operatorit të policisë, shqiptarët shfaqen në kontrollin e pasaportës me dokumentin e tyre origjinal dhe biletën e udhëtimit, por pasi kanë kaluar kontrollin shkojnë në portat e  fluturimeve për në Londër dhe Dublin duke treguar një dokument të rremë, zakonisht një kartë me identitet italian ose grek, dhe një kartë tjetër me detaje personale false. Një prej këtyre kishte kaluar në Itali, aq sa i ishte nënshtruar masës së arrestit shtëpiak deri në prillin e kaluar për shpërndarje droge.

Tre të huaj të tjerë, një kinez, një algjerian dhe një shqiptar, të befasuar me dokumente false që gjithmonë niseshin nga Malpensa u hetuan në gjendje të lirë, ndërsa një shtetas togolez nga Akra ishte refuzuar në vendin e origjinës. Në kontrollin kufitar ai tregoi së bashku me pasaportën edhe një leje qëndrimi të falsifikuar belge.

Aktiviteti i zbatimit të ligjit çoi në sekuestrimin e 12 dokumenteve, përfshirë 5 pasaporta të falsifikuara nga vendet për të cilat nuk kërkohet vizë, 5 karta identiteti nga vende të ndryshme të Evropës, 1 vizë britanike dhe një leje qëndrimi belge. Gjithashtu në fundjavë, 19 shtetas të huaj u refuzuan në kufi dhe u hipën në fluturimet e origjinës, pasi gjatë kontrolleve kufitare u konstatua se u mungojnë kushtet ose dokumentacioni i përshtatshëm për hyrje në zonën Shengen.

Pasagjerët e kapur në tentativë për të kaluar kufijtë në mënyrë të parregullt u zbuluan se ishin  kryesisht shqiptarë (11 raste), por edhe kinezë, braziliane, algjeriane, maroken dhe togolezë.

San Paolo, Casablanca, Tirana, Isla do Sal, Moska , Ohri dhe Akra ishin destinacionet e fluturimeve të kthimit. /abcnews.al

 

johnson-boris.jpg
nev ila18:35 | 01/10/2019

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka dhënë garancinë e tij se kufiri i Britanisë së Madhe pasi ajo të dalë nga BE-ja do të jetë Irlanda. Xhonson nuk ka dhënë detaje se si planifikon ta realizojë këtë projekt, por ka shtuar se së shpejti do të publikojë disa propozime të reja.

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka deklaruar se realiteti i Breksit është aty dhe do të duhet të shoqërohet me kontrolle doganore në ishullin e Irlandës pasi Mbretëria e Bashkuar të braktisë BE-në.

Por kryeministri hodhi poshtë zërat se do të jetë një kufi i fortë, në formën e një seri pikave doganore të vendosura çdo 5 ose 10 milje. Ai tha për BBC se, një vend i bashkuar dhe sovran duhet të ketë një doganë të vetme në territorin e tij.

Xhonson refuzoi të jepte detaje, por shtoi se propozime zyrtare do të bëhen së shpejti. Ndërkohë, duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve, ministri për Breksit, Xhejms Dadrixh deklaroi se në ditët e ardhshme qeveria do të publikojë më shumë detaje për një alternativë ndaj kufirit irlandez, për t’ia paraqitur më pas BE-së.

Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor. Kryeministri Xhonson ka deklaruar disa herë se do ta realizojë këtë projekt me apo pa një marrëveshje, pavarësisht se muajin e kaluar ligjvënësit miratuan një ligj që e detyron atë të kërkojë një shtyrje nga Unioni, nëse Parlamenti nuk ka votuar në favor të një akordi të ri eventual që kreu i qeverisë mund të arrijë me Brukselin.

Çështja e kufirit irlandez dhe mënyra se si të mbahet i lirë nga kontrollet fizike kur ai të bëhet kufiri mes Britanisë së Madhe dhe BE-së ka qenë një pikë kyçe e negociatave të Breksit.

Qeveria aktuale thotë se zgjidhja e arritur nga BE dhe ish-kryeministrja Theresa Mej është e papranueshme, ndaj dhe duhet gjendur një alternativë e re./ABC News Albania 24/7

MESIC-PER-KUFIJTE-M1T1.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela14:13 | 19/09/2019

Në një intervistë për Deutsche Welle, ish presidenti kroat Mesiç u shpreh ndër të tjera se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është i paprekshëm. Ai shtoi se as Millosheviç nuk arriti ta ndryshonte atë.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, në një intervistë për Deutsche Vele foli për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Mesiç u shpreh se problemi i Bosnje e Hercegovinës është një prej problemeve që duhet zgjidhur, pasi, sipas tij, është një prej problemeve më komplekse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai kritikoi politikën e Beogradit karshi Bosnjës, duke thënë se ai mbështet politikat e Millorad Dodik, i cili nuk e njeh si shtet Bosnjën.

Por Mesiç foli dhe për paprekshmërinë e kufijve të shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar faktin se të gjitha luftërat në Ballkan janë bërë për shkak të kufijve.

Teksa ka folur për regjimin e Sllobodan Millosheviç, Mesiç u shpreh se presidenti famëkeq dëshironte një Serbi të Madhe, etnikisht të pastër. Ai theksoi se kur as Millosheviç nuk arriti të ndryshonte kufijtë në atë kohë, atëherë askush nuk mund ta bëjë tani. /ABC News Albania 24/7

policia-kukes-1280x669.jpg
nev ila21:50 | 14/09/2019

Policia e Kukësit ka shoqëruar në komisariat 26 irakianë që kishin mbërritur në këtë qytet gjatë pasdites, me qëllim kalimin në mënyrë ilegale të kufirit Shqipëri-Kosovë, përmes Morinit.

Refugjatët janë 13 burra, 5 gra dhe disa fëmijë të moshës 4 -13 vjeç. Policia  po punon për zbardhjen e mënyrës së mbërritjes së tyre në Kukës.

Sipas policisë së Kukësit, dyshohet se ata janë larguar nga qendra e azilkërkuesve në Tiranë./ABC News Albania 24/7

download-4-1280x853.jpg
nev ila17:30 | 30/07/2019

 

Kufiri mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, është kthyer në një park lojërash për fëmijët amerikanë dhe meksikanë si dhe për familjet e tyre.

Edhe pse të ndarë nga barrierat, fëmijët kanë luajtur së bashku në shenjë proteste kundër cdo lloj ndarjeje.

Ndërsa ideja origjinale e këtij parku lojërash ishte e dy arkitektëve nga Kalifornia./ABC News Albania 24/7

67033609_1819643534847772_3874339527837351936_n.jpg
ent ela09:20 | 24/07/2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte mëngjesin e sotëm në Morinë për të parë nga afër zbatimin e masave për përballimin e fluksit. Ai ka kërkuar masa shtesë me qëllim krijimin e lehtësirave për shmangien e radhëve të gjata si pasojë e fluksit.

Veliu i porositi drejtuesit e Policisë kufitare në Morinë që në raste fluksi të aplikojnë procedurë të përshpejtuar, por nga ana tjetër punonjësit e policisë të ushtrojnë kontroll në vijën e dytë për të gjitha mjetet që dyshohen për paligjshmëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar rritje të patrullimit në kufirin e gjelbër, pasi në sezone apo raste fluksesh tendenca për të zhvilluar paligjshmërinë orientohet në kufirin e gjelbër.

Gjatë mëngjesit të sotëm ka patur një fluks të madh të qytetarëve kosovarë në drejtim të Shqipërisë, ku vetëm orët e parë të mëngjesit kanë hyrë mbi 5000 shtetas. /ABC News Albania 24/7

pendarovski-1.jpg
G. P.14:45 | 16/07/2019

Në një intervistë të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, president i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski u shpreh se një ndryshim i mundshëm i kufirit Kosovë- Serbi do të shkaktonte konflikt të armatosur. Këto deklarata ai i bëri gjatë qëndrimit në Slloveni në kuadër të një vizite zyrtare.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u shpreh kundër ndaj çdo ndryshimi të kufijve në rajon kur u pyet që të komentojë mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, ide e cila është përfolur prej disa muajsh. Këto komente, Pendarovski i bëri në një konferencë për media gjatë vizitës së tij zyrtare në Slloveni, raporton Reuters.

“Kufijtë duhet të mbesin aty ku janë tani” theksoi ai. Më tej, ai u shpreh se çdo opsion tjetër mund të krijojë efekt domino, që mund të lëndojë disa vende në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se pret që vendi i tij të bëhet anëtar i NATO-s deri në fund të këtij viti, ndërsa tha se shpreson se do të marrë edhe datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE në muajin Tetor.

“Presim që Bashkimi Evropian do të pranojë në Tetor vendimin e saj për datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE”, përfundoi ai./ABC News Albania 24/7

trump.jpg
nev ila14:05 | 04/06/2019

Gjykata amerikane ka vendosur të qëndrojë jashtë përplasjes mes demokratëve dhe presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e murit me Meksikën. Gjykatësi Trevor Mekfadën vendosi se demokratët nuk mund t’i drejtohen më gjykatës për këtë temë.

Fitore e Donald Trump në gjykatë për murin me Meksikën. Drejtësia amerikane refuzoi përpjekjen e demokratëve për ndalimin e përkohshëm ndaj presidentit për përdorimin e fondeve të departamentit të mbrojtjes, për ndërtimin e murit. Gjykatësi Trevor Mekfaden, i emëruar nga vetë kreu i shtëpisë së bardhë, vendosi se demokratët nuk mund ti drejtohen gjykatës për këtë temë.

Për demokratët kjo përfaqëson një goditje e cila konfirmon vështirësitë e opozitës për të ndaluar Trump. Vendimi për këtë të fundit përfaqëson një fitore të rëndësishme që i jep më besim dhe mbështetje për të vazhduar.

Sipas Mekfade, demokratët në kongres, nuk munden, si është e parashikuar dhe në kushtetutë, që të ankohen për çështje si ajo e fondeve për murin dhe t’i drejtohen gjykatës. Kësaj i shtohet fakti se gjykata nuk dëshiron të jetë pjesë e përplasjes mes presidentit dhe kongresit.

Vendimi i gjykatësit dëshmon kompleksitetin e betejës mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve për një temë si muri me Meksikën që ka përçarë opinionin publik amerikan. Por ajo është një temë që e ndihmoi Trump të fitonte presidencën në 2016-ën./ABC News Albania 24/7

EMIIGRANTET-MEKSIKE-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela13:36 | 01/06/2019

900 emigrantë të vendosur në një qendër pritjeje e cila mund të presë maksimumi 125 persona. Është ky skandali më i fundit për sa i përket qendrave për pritjen e emigrantëve në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skandal në kufi me Meksikën për sa i përket kushteve në të cilat mbahen emigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Inspektori i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshëm ka zbuluar një strukturë pritjeje të mbipopulluar në El Paso, Teksas, pranë kufirit jugor. 750 e 900 persona, respektivisht në datat 7 dhe 8 maj, janë vendosur në një qendër e cila mund të presë vetëm 125. Lajmi është konfirmuar dhe nga CNN. Në një dhomë me kapacitet prej 12 personash maksimumi, ndodheshin 76 persona, ndërsa në një dhomë tjetër ku mund të qëndronin vetëm 8 ishin 41 persona. Shumë prej tyre qëndronin në këmbë në banjë, pasi nuk kishte vend, duke vështirësuar kështu jetesën e personave të tjerë të pranishëm në dhomë. Një konfirmim i numrit në rritje të emigrantëve që kalojnë kufirin, por dhe të mungesës së përgatitjes për të përballuar një emergjencë të tillë. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono