kufij

spiropali-1280x720.jpg
G. P.20:02 | 05/12/2018

Qëndrimi i Partisë Socialiste për idenë e korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës është që të gjithë shqiptarët të ulen sëbashku që të bëhet e mundur një plan i qartë për Kosovën. Elisa Spiropali tha në “Mbrëmje Ide” se faktori shqiptar nuk duhet të përçahet në një rast të tillë.

“Nuk na takon ne të marrim vendim për Kosovën. Ajo që ne duam është që të gjithë faktorët shqiptarë të ulen që të bëjnë të mundur që Kosova të ketë një plan të qartë. Sa më të përçarë aq më shumë fiton Serbia. Opozita dhe pozita në Serbi zihen e grihen për situata të brendshme, por kur vjen puna të Kosova ata bëhen bllok. Këtë nuk kemi kuptuar ne dhe kjo është ideja e bashkimi”, tha ajo./abcnews.al

MBULIM-AUSTRIA-SCHENGEN_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.11-1280x827.jpg
G. P.17:56 | 11/10/2018

Komisioni Europian bëri të ditur se ka marrë një lajmërim nga Austria, sipas të cilit vendi do të mbajë ende në fuqi kontrollet e përkohshme në kufijtë e brendshëm me Slloveninë dhe Hungarinë. Ky vendim do të zgjasë dhe për gjashtë muaj të tjerë deri në maj të vitit 2019. Vendimi është i bazuar në marrëveshjen për Shengen-in. deklarata u bë për mediat nga Natasha Bertod, zëdhënëse e Komisionit të Bashkimit Europian për emigracionin. Brukseli nga ana e tij do të monitorojë deri në fund mënyrën se si do të zbatohen këto kontrolle./abcnews.al

ramush-haradinaj_1499679648-5275555.jpg
G. P.14:01 | 31/08/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka saktësuar se nuk do të diskutojë lidhur me temën e rishikimit të kufijve. Nga ana tjetër, presidenti Thaçi vijon të mbështesë idenë e tij duke thënë se thirrjet për luftë i takojnë shekullit të kaluar.

Vijojnë në Kosovë përplasjet e ashpra mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi lidhur me fazën finale të dialogut me Beogradin. Shefi i qeverisë kosovare ka bërë me dije se do të largohet nga çdo tavolinë që do të flitet për kufijtË e vendit.

“Unë ju siguroj që pozicioni im është i qartë në atë moment që hapet kjo temë, nuk jam më në atë tavolinë”, u shpreh Haradinaj.

Pavarësisht se ai thotë se nuk ka pasur përplasje në takimet mes liderëve, deklaratat e Haradinaj dhe Thaçit tregojnë të kundërtën. Presidenti kosovar vijon të mbështesë idenë e tij për korrigjim të kufijve dhe nënvizon në një mesazh në Facebook se të gjithë aleatët perëndimor janë angazhuar në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke dhe perspektivë të sigurt të anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Por, fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion”, shkruan Thaçi.

Ndërsa më tej nënvizon se “thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”.

Ndërkohë, reagimi i presidentit Thaçi erdhi pas atij të kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili tha se diskutimi mbi kufijtë është “ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”./abcnews.al

nikos-kotzias12.jpg
G. P.18:03 | 03/07/2018

Ministri i jashtëm i Greqisë, Kotzias njoftoi se Turqia dëshironte të ndërtonte bazë detare në Durrës. Duke iu përgjigjur opozitës helene, ai thotë se rishikimi i kufijve është temë serioze dhe jo lojë politike.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, gjatë një interviste në një radio vendase i është përgjigjur pretendimeve të opozitës, që pretendon se shefi i diplomacisë ka bërë lëshime të shumta në negociatat me Shkupin dhe Tiranën. Duke u shprehur me shumë mllef, ai ripërsërit se çështja e Çamërisë nuk ka qenë kurrë në tavolinën e bisedimeve me Shqipërinë. Madje akuzon qeverinë e Demokracisë së Re të 1990-s që ka negociuar për këtë temë.

Duke iu referuar jugut të Shqipërisë si “Epiri i Veriut”, Kotzias nënvizoi se është qesharake të pretendohet se ai i përket Greqisë. Ministri i Jashtëm tha më tej se kërkesat e opozitës i kujtojnë ato të qeverisë turke, që kërkon rishikimin e kufijve.

“Këto nuk janë lojëra. Disa e bëjnë lojëra të vogla dhe në Perëndim. Përsa i përket Vorio Epirit, nuk i përket Greqisë dhe nuk ka çështje të tillë. Pranojmë kufijtë e aktit të Helsinkit, të traktatit së Parisit 1926, të drejtën ndërkombëtare, pasojat e dy luftërave botërore. Nuk bëjmë pazare të Çamërisë me Vorio Epirin. Akuzat mediatike dhe mikropolitike janë serioze. Doni luftë? Nuk luhet me këto tema”, u shpreh Kotzias duke nënvizuar edhe njëherë që “Vorio Epiri” tashmë i përket një shtetit sovran dhe të pavarur.

Ndërkohë, sa i përket heqjes së ligjit të luftës, ministri i Jashtëm thotë se kjo do lejojë rikthimin e pronave tek shtetasit shqiptarë, pronarë para lufte por jo tek çamët. Ndërkohë, zyrtari i qeverisë greke ka folur edhe për ndikimin e Turqisë në Ballkan. Sipas Kotzias, qeveria e Ankarasë dëshironte të ndërtonte baza detare në Durrës të Shqipërisë dhe bazë në Maqedoninë Veriore. Lidhur me marrëveshjen për emrin me Shkupin, Kotzias njofton se qeveria e Athinës i ka votat për ratifikimin e saj. Ai shton se anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është i dobishëm edhe për Greqinë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono