kthehen

bjeshket-1280x719.jpg
ad min16:15 | 06/06/2019

Zona turistike e Bjeshkëve të Namuna, që shtrihet në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi do të kthehet në park turistik të përbashkët për të tre shtetet. Këtë e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi I cili theksoi se kjo do të ofronte më shumë zhvillim për turizmin e zonës së Alpeve shqiptare.

Zona turistike e Bjeshkëve të Namuna, që shtrihet në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi do të kthehet në park turistik të përbashkët për të tre shtetet. Këtë e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një takimi me bazë trashëgiminë e pasur kulturore dhe mirëqenien e komuniteteve që jetojnë në zonat malore.

Ministri Klosi ndër të tjera theksoi se Alpet shqiptare vitet e fundit  janë kthyer në një atraksion për turistët nga e gjithë bota, kjo edhe për shkak të vëmendjes së kushtuar infrastrukturës dhe akomodimit.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit synon që me ndërtimin e hoteleve dhe bujtinave me standarde moderne në zonën e Alpeve shqiptare, siç është edhe pjesa e Bjeshkëve të Namuna, në vitet në vijim do të disafishohet numri i turistëve nga gjithë bota./ABC News Albania 24/7

kapshtice-1280x716.jpg
ad min18:30 | 30/04/2019

Kthimi i emigrantëve në Greqi, pas festes së Pashkëve ortodokse ka sjellë mbingarkesë dhe fluks  mjetesh në pikën doganore të Kapshticës.

Fluksi ka shënuar kulmin pas mesditës, kur në territorin tonë u grumbulluan dhjetëra mjete të vogla dhe autobusë, në pritje për të kryer procedurat doganore. Autoritetet kufitare shqiptare po punojnë me kapacitet maksimal sportelesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke shmangur vonesat për përpunimin e dokumentacionit të mjeteve dhe udhëtarëve.

Nga ana tjetër, edhe pala greke po punon me tre sportele në hyrje, çfarë ka sjelle menaxhimin e fluksit në rritje, që në 24 orët e fundit ka kaluar mbi 10 mijë persona që kanë hyrë dhe dalë nga Kapshtica./ABC News Albania 24/7

denimi-1280x692.jpg
ent ela12:25 | 18/03/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit të Apelit të Vlorës Skënder Damini. Ky i fundit kishte bërë kërkesë për rikthimin e sendeve të sekuestruara gjatë një kontrolli të ushtruar nga polica në banesën e tij në Vlorë. Gjyqtari Danini është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion, ky i fundit është një nga 3 gjyqtarët që e shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm.

Gjyqtarit të Apelit të Vlorës Skënder Damini i është rrëzuar kërkesa për rikthimin mbrapsht të sendeve që janë vendosur nën sekuestro, me vendim të gjykatës për Krime të Rënda, pas një kontrolli blits të zhvilluar në banesën e tij në Vlorë. Gjyqtari Damini është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Skënder Damini është një nga 3 gjyqtarët që i pranoi Dritan Dajtit kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda e përfaqësuar nga Liljana Bakur ka vendosur që të mos i kthehen as lekët djalit të gjyqtarit Lisien Daminit, dhe pse ky i fundit ishte shprehur se paratë i ka të justifikuara dhe me dokumentacionin përkatës. Banesa e gjyqtarit Skënder Damini dhe dy kolegëve të tij Astrit Aliaj dhe Aleks Nikollaj u kontrolluan me vendim gjykate pas vendimit për të pranuar gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin me dyshimet për korrupsion.
Aliajt dhe Nikollaj iu sekuestruan vetëm celularët, ndërsa në banesën e gjyqtarit Damini u gjetën disa fishekë dhe 17 mijë euro. Gjyqtari deklaroi se fishekët kishin mbetur nga arma që mbante me leje deri dy vite më parë, ndërsa paratë ishin të djalit të tij biznesmen. Burime për ABC News tregojnë se celularët e gjyqtarëve janë dërguar për ekspertim.

Këtë të Hënë gjyqtari dhe djali i tij nuk ishin të pranishëm në gjykatë por zgjodhën të përfaqësohen vetëm nga avokati i tyre Theodhori Sollaku, ky i fundit u largua nga gjykata pa dhënë asnjë koment për mediat. Gjyqi për gjyqtarin e Apelit të Vlorës Skënder Damini dhe djalit të tij Lisien Damini u zhvilluan të ndarë. Gjykata më herët ka rrëzuar dhe kërkesën e gjyqtarit Aleks Nikolli për kthimin e celularit. Ndërsa vendimit të Dritan Dajtit i është bërë rekurs në gjykatën e lartë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda Altin Dumani./abcnews.al

USHTARET-AMERIKANE-NE-KORE-1280x720.jpg
ent ela11:30 | 21/06/2018

Samiti mes Donald Trump dhe Kim Jong-un ka dhënë rezultatin e parë. Koreja e Veriut i ka kthyer Shteteve të Bashkuara eshtrat e 200 ushtarëve të rënë në luftën e Koresë.

Koreja e Veriut i ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara eshtrat e rreth 200 ushtarëve të vdekur gjatë Luftës së Koresë, në vitet 1950-1953. Njoftimi është bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi në Minesota. “Kemi rikuperuar heronjt tanë të rënë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti nuk ka dhënë detaje të tjera dhe nuk ka qartësuar nëse eshtrat kanë mbërritur në territorin e SHBA-ve. Mbi 36 mijë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën gjatë luftës së Koresë dhe për 7700 të tjerë nuk është mësuar kurrë fati i tyre.

Sipas vlerësimeve të ushtrisë, të paktën 5300 ushtarë kanë rënë në Veri. Mes 1996-ës dhe 2005-ës, puna e ekipeve të përbashkëta të ekspertëve amerikanë dhe koreanoverior kishte sjellë rikuperimin e 229 trupave. Më pas program u ndërpre me përkeqësimin e mardhënieve mes dy vendeve. Në 2007-ën Pheniani riktheu në SHBA 6 trupa të tjerë.

Ndërkohë, veprimi i fundit i regjimit të Kim Jong-un vjen pas samitit historic në Singapor. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme si është çarmatosja bërthamore, dy liderët u dakordësuan edhe për rikthimin e eshtrave të ushtarëve të rënë në luftën e Koresë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono