kryesia

lsi.png
ger ta14:41 | 06/11/2019

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka vendosur sot koordinatorët për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Sipas njoftimit të LSI bë Tiranë është vendosur Përparim Spahiu, në Durrës, Nasip Naço dhe në Vlorë, Flamur Çelaj.

Njoftimi i LSI:

Organizimi, Kryesia e Ekzekutive e LSI vendos koordinatorët për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, Kryesia e Ekzekutive e LSI vendosi ‘Koordinatorët e Qarkut’:

1.Tiranë- Përparim Spahiu
2. Durrës-Nasip Naço
3. Vlorë- Flamur Çelaj

Vendimi i Kryesisë Ekzekutive të LSI është vetëm për këto 3 qarqe të cilat ishin pa koordinatorë. Detyra e ‘Koordinatorëve të qarqeve’ do të jetë ndjekja./abcnews.al

edi-rama123-3.jpg
ad min16:11 | 21/10/2019

Kryesia e Partisë Socialistë vendosi të mos i njohë asnjë përgjegjësi qeverisë për mos hapjen e negociatave me BE. Kryeministri Rama tha pas mbledhjes se nuk do të japë dorëheqjen, ndërsa u zotua se do ta miratojë reformën zgjedhore pa Partinë Demokratike, por edhe pa Rudina Hajdarin nëse këta faktorë nuk ulen në tryezë.

Edi Rama nuk do ta japë dorëheqjen. Shembulli i Zaev që po e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme pas mos hapjes së negociatave, nuk  u pa si alternativë nga Kryesia e Partisë Socialiste.

Por mazhoranca është e vendosur të eci përpara me plotësimin e kushteve të Bundestagut gjerman, duke u zotuar të miratojë fazën e parë të reformës zgjedhore brenda këtij viti.

Rama është gati ta bëjë këtë, jo vetëm pa Partinë Demokratike, por edhe pa pranuar kushtin Rudina Hajdarit dhe opozitës parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kryesia e PS-së vendosi të thellojë zgjedhjet në parti dhe gjatë këtij muaji të zgjedhë 61 kryetarët e rinj të degëve socialiste në çdo bashki, si dhe e gjithë anëtarësia socialiste, në 19 nëntor do të votojë anëtarët e rinj të Kongresit të partisë.

Edi Rama ka pranuar kërkesën e zonjave të partisë, që çdo organizatë  socialiste të bashkëkryesohet nga një grua dhe një burrë./ABC News Albania

edi-rama-ps-1280x687.jpg
nev ila11:52 | 21/10/2019

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste. Pas takimit me anëtarët e kryesisë në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka dhënë edhe një prononcim për median, ku ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen ashtu si kolegu maqedonas, pasi nuk ka arsye për ta bërë këtë. Rama gjithashtu tha se po vazhdohet puna normalisht për reformat, dhe kushtet që ka vendosur Gjermania, për rrugën drejt integrimit.

“Kemi parë ecurinë e procesit kemi dakordësuar garën e grave të PS, kemi votuar për pro. Ky proces përbën një risi të rëndësishme, pasi ne jemi partia më e votuar nga gratë dhe vajzat në këtë parti. Ne themi “Kur duhet bërë muhabet, bëhet me burrat, kur duhet pune, bëhet me gratë”.

Kemi diskutuar për temën e ditës, lidhur me mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë ,dhe natyrisht që kemi rënë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren e qeverisë tonë. Në ditët në vijim kam një sërë komunikimish me presidentin e Francës dhe një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit. Në aspektin praktik jemi të qartë, duhet të vazhdojmë punën pasi edhe pse kemi marrë një jo ne duhet të ecim përpara me reformën zgjedhore duke reflektuar të gjithë rekomandimet e osbe odihr dhe me gjithë pikat e vendosura nga bundestagu gjerman.

E farë duhet të them unë, s’ka asgjë të re ata kanë punuar shumë fort dhe nuk ka lënë gjë pa bërë për të dështuar procesin. Duke marrë mbështetjen e kancelares qoftë Maqedonia dhe Shqipëria si rezultat i një përplasjeje të brendshme në BE. Sot është materializuar ajo që kam paralajmëruar përpara disa kohësh pra një konflikt brenda bashkimit evropian. Detyrat tona të shtëpisë janë të qarta si  e shikoni dielli ka dalë përsëri dhe dita jonë vazhdon përsëri. Reforma zgjedhore do e bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces. Në parlament në dijeninë time ka një opozitë dhe ka një karrige bosh për kolegët tanë të opozitës jashtë parlamentit. Ne do vazhdojmë procesin“, tha Rama./abcnews.al

kryesia-e-kuvendit.jpg
ad min13:45 | 24/09/2019

Tërmetit të së shtunës nuk i shpëtoi as Kryesia e Kuvendit. Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihen muret e Komisionit për Veprimtarinë, Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisit të cilat kanë pësuar plasaritje. Tani i mbetet ekspertëve të vlerësojnë nëse këto ambiente janë të rrezikshme apo thjesht kanë pësuar dëmtime të lehta.

Një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë më 21 Shtator. Epiqendra e lëkundjeve ishte në afërsi të Kepit të Rodonit. Dridhjet u ndien më shumë në Tiranë dhe në Durrës, duke qenë se ishte në afërsi të epiqendrës.

Në këto dy qytete pati shtëpi dhe pallate të dëmtuara. Fatmirësisht nga tërmeti nuk pati viktima./abcnews.al

selia-e-ps.jpg
ent ela17:00 | 21/09/2019

Ministret dhe deputetet e Partisë Socialiste, i janë drejtuar me një kërkesë kryesisë së partisë, duke kërkaur një mbledhje të shpejtë për barazinë gjinore.

Ato kërkojnë që të gjitha organizatat socialiste, të bashkëdrejtohen nga një burrë dhe nga një grua, duke krijuar kështu hapësira reale për zonjat.

“Sot, më tepër se gjysma e ministrave jane gra, por Organizata jonë socialiste, qeliza e organizimit tonë partiak, në tërësinë e saj, nuk e reflekton përgjithësisht këtë ndryshim historik.

Madje përkundrazi, ajo mbetet një hapësirë dominante e burrave, ndërkohë që vetë rezultatet elektorale dhe pjesëmarrja e grave në votime kanë ndryshuar pozitivisht.

Burrat drejtojnë në mbi 80% të organizatavve, ndaj propozojmë që secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua”-thuhet në kërkesën e grave socialiste.  /ABC news Albania 24/7

 

MBULIM-ASAMBLEJA-PS_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela22:59 | 28/08/2019

Situata në strukturat socialiste të Shkodrës, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kreut të bashkisë ishte në qendër të diskutimeve në mbledhjen e kryesisë së PS. Lidershipi i selisë rozë thotë se duhet një riformatim i PS në Shkodër. Ndërsa kryeministri Rama mësohet se u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve rajonalë.

Pas Valdrin Pjetrit Partia Socialiste i tregoi derën drejtorëve të Shkodrës. Vendimin e ka marrë kryesocialisti Edi Rama që ia komunikoi në një mbledhje të shkurtër drejtuesëve të insitucioneve publike në qarkun verior.

Edhe pse nën emocione kryetarja e këshillit Bashkiak Shkodër u bë zëri i zyrtar i diskutimeve me dyer të mbyllura.

Por selia e Partisë Socialiste nuk u boshatis pas kësaj deklarate, përkundrazi, një nga një mbrritën anëtarët e kryesisë.

Çështjet organizative që i paraprijnë zgjedhjeve në këtë parti në shkurt të vitit 2020 ishin pjesë kryesore e axhendës politike, por jo për Ditmir Bushatin që në dalje tha se kjo çështje nuk zgjidhet me shkarkime në masë.

Thelbi për atë që i la Valdrin Pjetrit vendin e koordinatorit politik për qarkun e Shkodrës është nevoja për një reform politike që të sjellë një sistem të ri llogaridhënës. Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është individuale i takon partive të marrrin masa e të krijojnë sisteme imunitare nënvizoi deputeti Ditmir Bushati.

Nuk i ka dëgjuar e as lexuar numri dy i Partisë Socialiste këto sugjerime të adresuara në letër nga kolegu I tij socialist.

Tashmë socialistët po punojnë për t’i dhënë një imazh të ri strukturave të tyre në Shkodër që rasti i kryebashkiakut të denoncuar nga Partia Demokratike të mos përsëritet më.

Nuk dihet ende se çdo të ndodhe më kryebashkiakun tjetër socialit, Agim Kajmakun në Vorë  për të cilin ka nisur të interesohet prokuroria. Por një gjë është e sigurtë sipas përfaqësuesve të mazhorancës mendimi i qytetarëve do të merret më shumë për bazë, edhe për të emëruar një drejtor.

/ABC News Albania 24/7

balla-1-1280x668.jpg
ent ela20:38 | 28/08/2019

“Kryeministri ka rishprehur domosdoshmërinë që përgjegjësinë personale të personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre ne ta ashpërsojmë përmes mekanizmave ligjorë”. Kështu u shpreh për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste për Shkodrën, sa i takon rastit të Valdrin Pjetrit.

Sipas Ballës përgjegjësia e tij është tërësisht personale , ndërsa PS do vazhdojë të jetë forca motor e reformimit.

“Sa i takon rastit të Valdrin Pjetrit i cili u votua por për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale nuk u betua për të qenë kryebashkiak pas provave të bëra publike.

PS do vazhdojë të jetë forca motor jo vetëm të reformit të brendshëm të saj.

I kemi kërkruar popullit të Shkodrës ndjesë për kandidaturën e Valdrin Pjetrit dhe pse përgjegjësia është tërësisht personale.

PS ka vënë standard ku nuk jemi bërë mburojë për askënd”.

Balla theksoi gjithashtu se në mbledhjen e sotme është marrë vendimi  për procesin e riformatimit të PS në Shkodër.

“Kishim një mbledhje për ripërtëritjen e partisë. PS është në proces ristrukturimi. Kemi marrë vendim për vëmendje të veçantë qoftë unë dhe gjithë sekretariati për të ndjekur procesin e riformatimit të PS në Shkodër, ku do të ndërtojmë në PS e Shkodrës një model konkurues e siç i ka hije Shkodrës”. /abcnews.al

 

ps.jpg
ad min13:47 | 28/08/2019

Kryeministri Rama do të mbledhë sot kryesinë e Partisë Socialiste në orën 18:00, për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar në Shkodër pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut.

Pas mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë në Lezhë me drejtuesit e rajonit të veriut, Edi Rama dhe PS duket se ka gati emrat e mundshëm me të cilët do tentojë për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Deputetja e Shkodrës dhe ish-zv/kryeministrja Senida Mesi shihet si kandidatura më potenciale për të marrë besimin e socialistëve, duke marrë parasysh edhe kërkesën e Ramës, që në të gjitha postet drejtuese në bashki të vendosen femra. Një tjetër emër i mundshëm është ai i Zef Çunit, ndërkohë që si kandidaturë potenciale shihet edhe mjeku Astrit Beci.

Strukturat e PS kanë propozuar edhe emrin e  ish-kryetares së Forumit Rinor Socialist, Megi Ajtyresa. Por, njësoj si edhe për përzgjedhjen e kandidaturave të mëparshme për rajonin e veriut, PS do të konsultohet edhe me aleatin Tom Doshi.  Aktualisht postin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, vijon ta mbajë demokratja Voltana Ademi./ABC News Albania 24/7

partia-socialiste.jpg
ad min09:47 | 17/07/2019

Partia Socialiste ka marrë një vendim të ri për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Nuk do të zhvillohet ne 22 Korrik siç u caktua një ditë më parë, por në 23 Korrik. Nuk dihen ende arsyet pse socialistët kanë bërë këtë zhvendosje, por mendohet se ka ndikuar axhenda e ngjeshur e deputetëve të mazhorancës.

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur prej orës 9 të mëngjesit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Kjo është mbledhja e dytë e kryesisë brenda dy ditësh në selinë rozë. Në fokus ka jo vetëm analizën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, por edhe zëvendësimet që do të bëhen në administratat e bashkive që deri dje drejtoheshin nga opozita.

Në Shtator, Partia Socialiste do i nënshtrohet zgjedhjeve në strukturat e saj nga Asambleja, organizatat, forumet, përmes Kongresit të ri zgjedhor./ABC News Albania 24/7

edi-rama123-1.jpg
ent ela10:51 | 10/06/2019

Pas këtij vendimi të kreut të shtetit, PS nisi procedurat për shkarkimin e presidentit. Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, mëngjesin e sotëm, u vendos që të enjten të paraqitet në Kuvend një rezolutë për shkarkimin e Ilir Metës. Për këtë qëllim ka nisur edhe mbledhja e firmave të nevojshme të deputeëve.

Nuk ndryshoi asgjë në axhendën e socialistëve anulimi i zgjedhjeve të 30 Qershorit nga Presidenti i Republikës. Menjëherë pasi kryetari i shtetit hodhi firmën në shfuqizimin e dekretit “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” kryeministri njëherësh edhe kryetari I Partisë Socialiste mbledh kryesinë për të marrë vendimin e radhës.

“Në fund do i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike, por ne si kryesi e PS-së mendojmë Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë funksion dhe Parlamenti do fillojë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës”, tha Spiropali.

Brenda mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste kryeministri Rama nuk është shprehur i surprizuar nga vendimi  i Presidentit.

“Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin.Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit.”

Në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë, kur të ngrihet sigurisht.

o t’i takojë Gjykatës Kushtetuese më shumë, por kjo nuk na heq ne të drejtën për të filluar procesin e shkarkimit të Ilir Metës”, tha Spiropali.

Ende pa i ezauruar të gjithë procedurat, socialistët e dinë se çdo të ndodhë me zgjedhjet vendore.

“Në 30 Qershor do ketë zgjedhje”, u shpreh Spiropali.

Pa humbur kohë mazhoranca nisi të mbledhë firmat e deputetëve të saj për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në kërkesën për mocion me debat dorëzuar Kuvendit e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla nënvizohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon të pengojë shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Neni 90 i Kushtetutës parashikon se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit pra jo më pak se 35 dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se 93 deputetët që janë dy të tretat e të gjithë anëtarëve parlamentit. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono