kryeprokurori

vlcsnap-error284-1-1280x720.jpg
us er15:01 | 16/12/2017

Me përzgjedhjen e tre kandidatëve për kryeprokuror të përkohshëm, lëvizjet jo shumë të dukshme të politikës, duken të fokusuara tek periudha e pas zgjedhjes së kreut të përkohshëm të organit qëndror të akuzës. Meraku më i dukshëm është se nga cila palë do të nisë zbatimi i reformës në drejtësi. Detajet na i sjell “Politika në ABC News”./abcnews.al

unnamed-2-13-1200x630.jpg
us er11:59 | 16/12/2017

Partia Demokratike planifikon që të nisë protestat kundër qeverisë. Sipas burimeve të ABC News, protestat e radhës do të jetë ditën e hënë më 18 Dhjetor në orën 09:30 përpara Parlamentit.

Selia blu i ka bërë thirrje bazës që të mobilizohen për këtë protestë, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që asnjë deputet të mos mungojë.

Protesta zhvillohet pikërisht kundër procesit të zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm. Të hënën, mazhoranca ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare ku do të votohen 3 kandidatët për kryeprokuror të miratuar nga Komisioni i Ligjeve.

Opozita e ka cilësuar që prej fillimit antikushtetues procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm dhe i ka kërkuar mazhorancës që të tërhiqet.  /abcnews.al

ulsi2-933x445.jpg
us er13:41 | 13/12/2017

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i bëri thirrje opozitës që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nëse ka pretendime në lidhje me procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. Manja iu përgjigj edhe akuzave në adresë të tij, në lidhje me kontaktet që ka pasur me palë të treta në lidhje me zgjidhjen e ngërçit të kryeprokurorit.

I gjendur përballë bojkotit të opozitës, që e quan anti-kushtetuese procedurën e nisur nga Kuvendi për zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ftoi pakicën që për pretendimet e saj t’I drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Opozita e ka akuzuar se nuk ka respektuar Komisionin që drejton, kur I është drejtuar palëve të treta për të kërkuar mendim mbi ngërçin e kryeprokurorit.

Ulsi Manja kishte edhe një këshillë personalisht për kryedemokratin Basha.

Kreu i Komisionit të Ligjeve falënderoi kandidatët, duke i siguruar ata për besueshmërinë dhe transparencën e procesit./abcnews.al

rama-2-892x445.jpg
us er12:49 | 13/12/2017

Pas akuzave të Lulzim Bashës për kryeprokurorin e përkohshëm, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në facebook Rama shkruan se askush nuk beson se SHBA dhe BE duan të mbyllin dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën.

“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde”, shkruan Rama.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kundërshtoi fort mënyrën se si po procedon Kuvendi për Kryeprokurorin e Përkohshëm. Basha i beri apel kryeministrit të tërhiqet sa më parë nga kjo shkelje kushtetuese, sepse, sipas tij nuk mund të ketë prokuror të ri të përgjithshëm pa veting dhe pa u ngritur KLP./abcnews.al

 

Edi-Rama-800x450.jpg
us er12:11 | 12/12/2017

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale për kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Kryeministrit thotë se tashmë është koha që palët të ulen në dialog për të zgjedhur kryeprokurorin.

“LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat me BE mbi gjithçka na ndan”, shkruan Kryeministri në rrjetet sociale.

Ky mesazh i Kryeministrit vjen disa orë pas thirrjes së ambasadorit amerikan Donald Lu për bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës./abcnews.al

untitled.jpg
us er11:00 | 12/12/2017

Ambasadori amerikan Donald Lu, i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të bashkëpunojë për të gjetur Prokurorin e Përgjithëm të Përkohshëm. Kryediplomati tha se palët duhet t’i japin fund kohës kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar.

“Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”. Kështu u shpreh ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, teksa ftoi mazhorancën dhe opozitën të bashkëpunojnë për të gjetur një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. Sipas ambasadorit, sistemi i vjetër i drejtësisë mbronte njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik.

“Sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të prokurorit të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm të cilit i mbaroi mandati 5-vjeçar në 7 dhjetor. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar. Në emër të grave dhe të fëmijëve që vuajnë si pasojë e një sistemi të korruptuar shpresoj që politikanët t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre të parëndësishme dhe do të zbatojnë këtë reformë në drejtësi”.

Kryediplomati amerikan theksoi se reforma në Drejtësi është në një cast vendimtar dhe se së shpejti do të përfundojnë çështjet e para të vetingut.

“Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera në drejtësi, përfshi SPAK dhe BKH. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë se “reforma në drejtësi ka vdekur”. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e rëndësishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur”.

Deklartat e ambasadorit Lu u bënë gjatë fjalës së tij në raportin vjetor të Avokatit të Popullit./abcnews.al

presidencccc.png
us er11:54 | 11/12/2017

Zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm është përgjegjësi e Kuvendit. Ndërsa aktorët politikë duhet të bashkëpunojnë pasi çdo vendim i njëanshëm do të cënojnë besimin në intstitucionet e drejtësisë.Kështu deklaroi presidenti i Republikës Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët në konferëncën e përbashkët për shtyp me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviç.

“Kjo është përgjegjësi e Kuvendit. Si president dua të nënvizoj që duhet të respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarte transparente, pasi çdo hap i njënashëm nuk do të ndihmonte në konsolidimin e pavarësisë së institucioneve”, tha Presidenti Meta.

Vujanoviç në Tiranë, konferencë e përbashkët me Metën

Presidenti i Malit të Zi ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.  Vizita e parë e një presidenti të Malit të zi si vend anëtari NATO-s. Ai u pret nga homologu shqiptar, presidenti Ilir Meta.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti i Malit të Zi vlerësoi miqësinë mes dy vendeve, ndërsa falenderoi Shqipërinë për ligjin e mbrojtjes së pakicave.

“Jemi mirënjohës për ligjin e mbrojtjes së pakicave. Falenderojmë Shqipërinë” – u shpreh Vujanoviç.

Nga na e tij Presidenti Meta ndërsa vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se ka ende vend për përmirësim në infrastrukturë dhe turizëm. Ai tha se pakicat kombëtare janë një pasuri.

“Pakicat kombëtare jane pasuri, janë ura bashkëpunimi”- tha Presidenti shqiptar./abcnews.al

 

vlcsnap-error662-1-1280x720.jpg
us er09:44 | 11/12/2017

Kryeministri Rama informoi sot grupin parlamentar socialist lidhur me rezultatet e takimeve që pati javën e kaluar me zyrtarë të lartë në Bruksel, për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Rama foli para deputetëve edhe për çështjen e prokurorit të përkohshëm, duke i bërë sërish ftesë për dialog kreut demokrat Lulzim Basha.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Kryeministri Rama i bëri edhe njëherë thirrje opozitës për zgjidhjen me mirëkuptim të çështjes së kryeprokurorit të përkohshëm, në funksion të integrimit të vend. “I lutem Lulzim Bashës që të marrë përgjegjësinë që të udhëheqë opozitën në drejtimin e duhur, që është çelja e negociatave”, tha Rama. Por ai shtoi se nëse opozita nuk shfaq interes, mazhoranca do ta zgjedhë me votat e saj Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm.

Pas kthimit nga Brukseli, Edi Rama nuk e fshehu optimizmin para grupit parlamentar socialist. Shqipëria është më afër se asnjëherë çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE, pohoi Kryeministri.

Nga mbledhja e grupit të PS-së, Rama i bëri edhe njëherë thirrje opozitës për të zgjidhur me mirëkuptim çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, për të hequr çdo alibi që mund të përdorej për të shtyrë procesin e integrimit të vendit.

Nga thirrja për rivalin kaloi te lutjet, ndërsa shpjegoi se Pakti për Europën që I propozon opozitës nuk do të thotë rrafshim i debatit të brendshëm, që do të cënonte demokracinë.

Për çështjen e kryeprokurorit të përkohshëm, deputetët socialistë u njohën nga kreun i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mbi procedurat e ndjekura, ndërsa nuk munguan prej tij akuzat në adresë të opozitës, për vonesat në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, siç është Këshilli I Lartë I Prokurorisë.

Manja tha se reforma në drejtësi nuk parashikon zgjatjen e mandatit të kryeprokurorit aktual dhe mos veprimi i Kuvendit me zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm, do ta vinte këtë institucion në kushtet e shkeljes së Kushtetutës./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error062-1280x720.jpg
us er16:27 | 09/12/2017

Në ditën e dytë të afatit pesë ditor të paraqitjes së kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, bëri një thirrje publike për prokurorët që përmbushin kriteret ligjore.

“Të bëhen pjesë e kësaj gare. Afati skandon në 12 dhjetor”

Duke shpjeguar se Prokurori i Përgjithsëm i Përkohshëm do të ushtrojë detyrën deri në krijimin e Këshillit të Lartë Prokurorisë, Manja ritheksoi kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

“E para duhet të jete prokuror i sistemit, sepse prokurori i përgjithshëm i përkokshëm do të jetë ushtrues i detyrës deri në kriminin e klp. E dyta, sic e përcakton kushtetuta dhe ligji për prokurorinë duhet të ketë mbi 15 vjet eksperiencë pune si prokuror, të ketë kryer magjistraturën ose gradës shkencore në drejtësi”.

Manja u shprej se Prokurori i Përgjitjshëm i Përkohshëm do t’i nënshtrohet me përparësi vetingut.

“Edhe prokurori i përgjithshëm i përkoshëms në momentin që do të caktohet në atë detyrë me vendim të kuendit kuvendit do t’i nënshtrohet me përparësi vetingut, njëlloj si gjykatës kushtetuese si kryetari i gjykatës së lartë”.

Deklaratat e kreut të ligjeve pas pjesëmarrjes së tij në një aktivitet të avokatëve penalistë të Shqipërisë.

vlcsnap-error227-1280x720.jpg
us er16:27 | 07/12/2017

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën drejtuar opozitës për një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Pergjithshëm. Këtë e bëri fillimisht përmes një statusi në Facebook, ndërsa në një prononcim për media nga Bullgaria, shpjegoi se çështja e Kryeprokurorit mund të jetë pikënisja për një pakt kombëtar për Europën.

Kishin kaluar pak minuta nga reagimet publike të Ambasadorit amerikan dhe delegacionit të BE-së, që mbështesnin qëndrimin e mazhorancës për çështjen e Kryeprokurorit, kur Edi Rama përsëriti ftesën për dialog në adresë të kreut të opozitës.

“Lulzim Basha mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit, po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”, shkruajti Rama në Facebook pa harruar të mbyllë postimin me ikonën e flamurit shqiptar.

Pak orë më pas, të njëjtën ftesë e përsëriti me zë dhe figurë nga Bullgaria, gjatë një prononcimi për media.

“Ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Kryeprokurorit të Përgjithshëm, pikënisjen e rëndësishme duke u nisur nga fakti se pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhjeje me shumicë të thjeshtë të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër, që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat”.

Ftesën e parë ndaj Bashës, Rama e bëri mbrëmjen e së mërkurës, kur po nga Facebook-u, i tha opozitës se i njihte pikat, ku kjo e fundit ndahet me Qeverinë, por pavarësisht të gjithave, ishte i gatshëm të dialogonte për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, në një funksion të një marrëveshjeje që do të bashkërendonte qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono