kryeprokurore

vlcsnap-error122-1280x720.jpg
G. P.15:38 | 24/01/2018

Zbardhen detaje nga struktura e miratuar nga kryeprokurorja Arta Marku për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Katër drejtoritë e ketij institucioni do të drejtohen nga Sokol Stojani, Adnand Xholi, Thoma Jano dhe Arqile Koca.

Struktura e re e drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme do të përbëhet nga 4 drejtori, Drejtoria Gjyqësore, Drejtoria e Përgjimeve, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Drejtoria e Inspektimit.

Mësohet se është shkrirë Drejtoria e Hetimit. Ndërkohë pas miratimit të strukturës së re, kryeprokurorja Arta Marku emëroi këtë të mërkurë, Sokol Stojanin, drejtor te Inspektimit. Stojani ka qenë drejtor hetimi në kohën ku institucioni qëndror i akuzës drejtohej nga Ina Rama. Ndërkohë, drejtorët e tjerë do të jenë në po të njëjtat pozicione.

Adnand Xholi te Drejtoria Gjyqësore, Thoma Jano te Përgjimet dhe Arqile Koça te Marrëdhëniet me Jashtë. Marku gjatë këtyre ditëve si kryeprokurore ka zhvilluar disa takime me vartësit e saj në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që njëherësh ka marrë dhe disa vendime duke realizuar ndryshimet në disa prokurori në rrethe dhe institucionin qëndror.

Mësohet se me ndryshimet e reja hiqen komandimet, gjë që pritet të pasohet më një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve të prokurorive në Tiranë e rrethe. Tashmë pritet të zbardhet edhe numri i prokurorëve që janë të komanduar në Prokurori, pasi kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të platformës së Arta Markut./abcnews.al

rovena-gashi-prokurore.jpg
ent ela13:33 | 16/01/2018

Gjykata Adminiatrative rrëzoi pezullimin e kërkesës së bërë nga prokurorja Rovena Gashi e cila kërkonte që të shpallej i paligjshëm largimi i saj nga detyra e drejtoreshës së marrëdhënieve me jashtë dhe atë të drejtueses së Njësisë së Dekiminalizimit. Në një seancë të zhvilluar ditën e sotme u shqyrtua padia e prokurores Gashi kundër vendimit të kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku. Vetë prokurorja Gashi nuk është e pranishme në seancën e sotme, ku u paraqit mbrojtësi i saj ligjor Çlirim Gjata. Ndërsa Kryeprokurorja Arta Marku u përfaqësua nga ndihmësja Ligjore Pranvera Gruda. Avokati i prokurores Gashi, Çlirim Gjata, tha se kemi të bëjmë me një emërim të ligjshëm të të mbrojturës prej tij dhe se urdhëri për lirim nga detyra të Rovena Gashit është i paligjshëm./abcnews.al

 

vlcsnap-error354-1-1280x720.jpg
us er10:42 | 21/12/2017

Ka zgjatur rreth 30 minuta takimi i sotëm mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurores së përkohshme të sapozgjedhur Arta Marku. Takimi i nisur rreth orës 10.00 ishte i pari pas zgjedhjes tri ditë më parë të zonjës Marku në krye të Prokurorisë.

Organi i akuzës ka tashme të paktën dy çështje të hapura në lidhje me incidentet e dhunën që shoqëruan votimin e kryeprokurores së përkohshme në parlament. Një çështje lidhet me hetimin e protestuesve, ndërsa e dyta është padia e bërë nga PD kundër gardistëve dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për shpërdorim detyre.

Emërimi i Arta Markut në detyrën e Kryeprokurores së Përkohshme sipas kryeministrit Edi Rama ka qenë një proces i mbështetur edhe nga ndërkombëtarët./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono