kryeministria

lulzim-basha-3.jpg
nev ila22:09 | 08/07/2019

22:09 –Protesta e 10-të kombëtare e opozitës përfundoi pas 2 orëve. Tubimi i sotëm përpara Kryeministrisë nuk u shoqërua me asnjë incident. Gjithashtu edhe pas zhvendosjes përpara parlamentit edhe pse qëndruan pak minuta, protesta ishte paqësore. Mbylljen e këtij tubimi kombëtar e bëri kryedemokrati Basha siç është bërë zakon me një fjalim.

22:02 – Pas tërheqjes në selinë blu, kryedemokrati Basha mban sërish një fjalim përpara mbëstetësve të tij.

“Falë sakrificës tuaj për liri dhe demokraci sot shumica absolute e shqiptarëve kanë përqafuar thirrjen tuaj Rama ik. e kanë refuzuar në mënyrën më bindëse më masive, më qytetarë dhe ditën më të zezë të qyqarit hajdut kur pa kundërshtarë përpara nisi të vjedhë votat e tij. Edi Rama e ka marrë vulën e largimit. Edhe njëherë dua t’ju falënderoj, njerëz të sakrificës, njerëz të betejës, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, që sëbashku e vazhduam dhe e vazhdojmë këtë betejë por sot të bindur se jemi në krye të një shumice absolute të votës më të pastër të 30 Qershorit, 85% e shqiptarëve që folën me heshtje, folën me tallje, folën me brohorima, Rama ik.

Dua ta dijë mirë sot dhe në ditët në vijim PD opozita e bashkuar e kanë dëgjuar klithmën tuaj për ndryshim. Ndryshimi është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia jonë absolute, prioriteti ynë i parë karshi çdo shqiptari edhe socialisti të ndershëm. Ditët dhe javët në vijim do jenë ditë dhe javë aksioni të ngjeshur politik për t’i dhënë formë, për t’i dhënë thelb dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për çdo shqiptar. Nuk do jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Edi Rama do të largohet, por është detyra jonë të mos mjaftohemi me rotacionin politik që po vjen, por t’i japim shqiptarëve fundin e tranzicioni, fillimin e Shqipërisë evropiane.

 Ky është zotimi ynë para jush, para flamurit kuqezi dhe para Zotit. Le ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit kriminal, le ta kthejmë mazhorancën absolute “Rama ik” në mazhorancën e ndryshimit të madh për çdo shqiptar. Le të vazhdojmë deri në kilometrin e fundit të binishit, betejë që sëbashku e nisëm në ditët më të errëta për këtë vend, të bindur se drita e lirisë dhe demokracisë do të burojë bujarisht nga i madh zot për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare e ndershme”, tha Basha.

21:50- Protestuesit drejtohen drejt selisë blu, ku kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbajë dhe fjalën përmbyllëse.

21:30 – Protestuesit marshojnë drejt parlamentit.

20:03 – Pasi iu bashkua protestës, Lulzim Basha mban fjalim: Një javë më parë me 30 Qershor ne refuzuam të keqen izoluam krimin, ndëshkuam korrupsioni, 30 Qershori është një referendum kundër të keqes, Rama ik! 30 Qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës, ku shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen na e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, ku shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin e korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës. Rama ik! Nga ky shesh dua t’i drejtohem socialisteve të ndershëm në Shqipëri, ju nuk jeni hajna, nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit. Është përgjegjësia juaj ndaj vetes dhe ndaj Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën, izolojeni Edi Ramën. Shpëtoni partinë tuaj të marrë peng nga banditët e rrugës. Sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh, por më pak se kurrë në Shqipëria. Shqipëria po shkretohet, shqiptarët po largohen nga varfëria dhe pamundësia. Po ikën elita, të rinjtë, e ardhmja e vendit. Jo ndryshim fasadë, por një ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe truamave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave perëndimore. Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës. Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit. Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë. Bashkë me ta, do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Njeriun që e solli krimin në politikë, njeriu që ia la shtetin në dorë krimit.

Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë. Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare! Me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve. Fund të fortëve të rrugës! Fund të fortëve të politikës! Fund të fortëve të medias! Fund të fortëve të biznesit! Për të patur një qeveri të popullit duhet, në radhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive. Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë. Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit”, u shpreh Basha.

20:57 – Ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i bashkohet protestës së opozitës.

20:47 – Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, del nga selia blu dhe sëbashku me mbështetësit që e prisnin aty i drejtohet bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

20:10 – Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita e bashkuar ka vendosur të vazhdojë me protestat e saj kundër qeverisë.

Kjo është protesta e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe e 10-ta që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar vendosën ta mbajnë përpara kryeministrisë duke filluar nga ora 20:00 e ditës së hënë. Kohëzgjatja e protestës së opozitës nuk është bërë ende e ditur./abcnews.al

basha-6-1280x755.jpg
ent ela21:14 | 21/06/2019

“E shoh këtë shesh si kurrë më parë nga Nënë Tereza te Skënderbeu, me pasardhësit e dy heronjve tanë: Rama ik”. Me këto fjalë e nisi fjalimin  tij para protestuesve të opozitës kreu demokrat Lulzim Basha.

“Një ditë e natë si kjo do mbahet mend në historinë tonë, bashkë kemi protestuar me dhjetra herë e qindra kundër padrejtësisë, krimit drogës, shkatërrimit të vlerave tona familjare, kombëtare, europiane. Shpesh na kanë përbuzur e mosbesuar. Sonte kjo merr fund njëherë  e mirë: Rama ik.

Del sot nga kraharori i çdo shqiptari si thirrja e kushtrimi i parë si hapja e derës që e ka mbyllur arkitekti i Shqipërisë, mafies, krimit, drogës, varfërisë, papunësisë. Ai ka një emër, është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria është njeriu që për pushtet e tij sakrifikoi të ardhmen tuaj e fëmijëve tuaj.

Por ora e të vërtetës erdhi. 6 vite me radhë qëndruam, qëndruat dhe ja më në fund e gjithë bota pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës që ka shkrirë në një shtetin, qeverinë, adimnistratën që e ka kthyer Shqipërinë në pronë parave të krimit, të drogës, mbajtjen me dhunë të pushtetit që nuk do ta pranojë kurrë: Rama ik

Rruga jonë është rruga drejtë Shqipërisë si gjithë Evropa.

Pupacëve të krimit në parlamentin e krimit u them sot se sa here ngrini kartonin në emër të krimit do bëhrni përgjegjëes moralisht, politikisht dhe ligjërisht

Ndizini dritat e shpresës për këtë bashkim të jashtëzakonshëm ta shohë gjithë bota: Rama ik

Ky oqean shprese e bashkim i jashtëzaknshëm është frika e Edi Ramës dhe shpresa e besimi i çdo shqiptari të ndershëm drejt ndryshimit që po vjen: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Zotohem para kombit, Evropës e Perëndimit se kjo betejë nuk do mbarojë me largimin e Ramës, po vetëm kur të kemi vendosur kushte për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi, nuk ka marrëveshje pa drejtësi, nuk ka paqe pa u ndëshkuar kriminelët e pa u vendosur drejtësia.

Ndryshimi nuk do jetë i thellë nëse nuk i japim fund Edi Ramës.

/abcnews.al

basha.jpg
G. P.22:14 | 02/06/2019

Rreth 3 orë zgjati protesta e opozitës këtë të diel. Ajo nisi rreth orës 19:00 ashtu siç ishte parashikuar ndërsa 30 minuta më vonë, protestuesve përpara Kryeministrisë iu bashkua edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha. Përgjithësisht aty nuk u prodhuan incidente, përveç një momenti kur drejt hyrjes së godinës u lëshuan kapsolla.

Më pas protesta u zhvendos tek Kuvendi ku u pasua edhe me tensione mes protestuesve dhe policisë. Tubuesit hodhën fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të forcave të rendit. Gjithashtu thyen traun hyrës dhe shembën kordonet metalike. Policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës.

22:10 – Lulzim Basha: Qindra mijë prej jush sollët me vete energjinë, vendosmërinë shpresën dhe besimin tek e e nesërmja e re që po vjen. Mesazhi i parë i qartë dhe i prerë është se Edi Rama dhe banda e tij ta harrojnë se do ta mbajnë pushtetin e marrë me dhunë duke dhunuar qytetarët.

Edi Rama dhe banda e tij ta harrojnë, shqiptarët nuk do të pranojnë dhe nuk do të lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë. Gjatë protestës tonë bëmë gjithçka siç kemi bërë gjithmonë që asnjë efektiv policie, e kam fjalën për ta që ju qan zemra si shumica e shqiptarëve që nuk duan më të jenë të çnderuar pasi Rama e ka vënë

Pavarësisht prej përpjekjeve tona përgjigja brutale e kupolës që nuk ka asgjë të përbashkët me policinë, me ligjin ishte dhunë disproporcionale si rezultat i së cilës janë plagosur disa protestues me fraktura në kokë dhe plagë të thella në këmbë. I the sot Edi Ramës dhe sejmenit të tij zuzar dhe sadist Sandër Lleshaj se do mbani përgjegjësi para ligjit. Përpjekja jua tinëzare për t’i faturuar dhunë një proteste kundër dhunës do të marrë përgjigjen e merituar.

21:42 – Ministri Lleshaj në Twitter: Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit.

21:26 – Policia fillimisht hedh ujë në drejtim të protestuesve. Më pas përdoret gaz lotsjellës. Protestuesit shpërndahen nga zona përpara parlamentit.

21:26 – Policia, thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës:

Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende të fortë në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, sendeve te forta  dhe lëndëve piroteknike po  rrezikon jetën e punonjësve të Policisë. Të nderuar organizatorë të tubimit:

I nderuar zoti  Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi merrni masa të menjëhershme që protestuesit të ndërpresin veprimet e dhunshme. Po dëmtoni e rrezikoni jetën e punonjësve të policisë. Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë.

21:06 – Një person i lënduar shoqërohet nga protestuesit për të marrë ndihmën e parë. Dyshohet se u godit nga mjete piroteknike.

20:49 – Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagon në Twitter: Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!

20:47 – Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve.

20:40 – Protestuesit mbërrijnë përpara Kuvendit dhe hedhin në drejtim të saj flakadanë, tymuese, kapsolla dhe fishekzjarre. Policia bën thirrje për qetësi.

20:24 – Basha u bën thirrje protestuesve të marshojnë drejt Kuvendit.

“Të gjithë bashkë drejt parlamentit për ta bërë të qartë se beteja jonë do vazhdojë deri në fitore”, tha Basha.

20:10 – Disa protestues heqin kordonin metalik që rrethon pjesë përara kryeministrisë. Basha bën thirrje që të mos preken policët.

Vëllezër dhe motra, mos lëndoni oficerët e policisë, mos prekni asnjë oficer policie, sepse hiq 2-3 servilë të inkriminuar, mendjet e tyre mendojnë, ata nuk flasin, por shpirti i tyre këndon ‘Rama ik’, tha ai.

20:00 – Protestuesit ndezin tymuese dhe hedhin kapsollash drejt Kryeministrisë ndërkohë që Basha mban fjalimin e tij.

19:47 – Kryedemokrati Basha mban fjalim.

Jeni mbledhur dhe keni derdhur në këtë shesh këtë energji, këtë vendosmëri. Dua t’ju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin dhe privilegjin tju shpreh mirënjohjen në emër të çdo vogëlushi shqiptar, në emër të gjithë fëmijëve shqiptarë, në emër të gjithë shqiptarëve për këtë asamble të paparë dhe të dëgjuar të lirisë dhe demokracisë. Të mbledhur kaq të vendosur e të qartë në kushtrimin tuaj që sonte u shkund por ta dëgjuar e gjithë bota: Rama ik!

Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, shqiptarëve të shtypur, shqiptarëve të dhunuar, është bashkimi i shqiptarëve të nëpërkëmbur, të mashtruar, të tradhtuar nga një bandë kriminale që kurrsesi nuk mund të jetë në krye të qeverisë.

Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Edi Rama është njeriu që u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve me banditët më famëkeq të Shqipërisë dhe Evropës. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë, sot duhet të jepte llogari për hajdutërinë e gjithë hajdutërive, vjedhjen e pushtetit që ju takon ju dhe që do ta merrni mbrapsht me çdo kusht”, u shpreh ai gjatë protestës së opozitës.

19:31 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha del nga selia blu dhe bashkohet me mbështetësit e tij para Kryeministrisë.

19:03 – Nis protesta përpara Kryeministrisë. Protestuesit e opozitës janë mbledhur para godinës së qeverisë.

Për këtë tubim ishte kërkuar leje deri në mesnatë. Ndërkohë Policia e Shtetit kaloi në gatishmëri të plotë. Mësohet se më shumë se 1500 forca u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës.

Kryeministria, Parlamenti, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe ajo e Tiranës ishin nën mbrojtjen e bluve deri në përfundim të protestës. Institucionet ku priten të kalojnë mbështetësit e opozitës janë rrethuar me barriera metalike.

Rruga pas Kryeministrisë u bllokua që në mesditë, ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në orën 17:30. Makinat u hoqën nga këto zona për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Policia në institucione ka instaluar kamera sigurie me rezolucion të lartë për të bërë të mundur identifikimin e atyre që shkelin ligjin. Oficerë të tjerë të policisë janë të vendosur në tarracën e kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit edhe ata të pajisur me kamera.

Kërkesat e opozitës mbeten të njëjta, ajo e krijimit të një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme./abcnews.al

basha-17.jpg
Sej rie21:30 | 25/05/2019

21:27 – Përfundon protesta e opozitës. Ajo zgjati rreth dy orë e gjysmë. Tubimi nisi përpara Kryeministrisë dhe më pas u zhvendos përpara Parlamentit. Përgjithësisht gjatë gjithë zhvillimit të saj nuk pati incidente, përveç një rasti përpara Kuvendit.

Aty u hodhën mjete piroteknike dhe flakadanë, çka solli dhe reagimin e policisë që hodhi ujë në drejtim të protestuesve. E gjithë situata zgjati pak minuta, pasi Basha u zhvendos shumë shpejt drejt selisë së Partisë Demokratike.

21:20 – Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalimit përmbyllës në selinë blu u bëri ftesë qytetarëve t’u bashkohen protestave të ardhshme. Gjithashtu ai deklaroi se vetëm largimi Ramës mund t’i hapë rrugë zgjidhjes politike.

“Shkaktari do largohet, kjo i jep rrugë zgjidhjes politike. Këtë e dinë të gjithë, e di dhe Europa. Rama ik, hapi rrugë zgjidhjes politike. Beteja jonë po shkon drejt fundit që paracakton historia për kombëtar që nuk pranojnë të keqen. Beteja jonë po shkon drejt çlirimit të Shqipërisë ndaj krimit, kërkesa ime është të qëndrojmë në këmë dhe gati për ta çuar misionin tonë deri në fund”, tha Basha.

21:06 – Lulzim Basha zhvendoset në drejtim të selisë së PD-së. Pavarësisht tërheqjes së tij, një pjesë e protestuesve vijuan të qëndrojnë përpara Kuvendit. Është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, që i bën thirrje pjesës që vijon të qëndrojë që t’i bashkohen masës tjetër që lëvizte drejt selisë.

21:04 – Pak minuta pas arritjes së tyre para Kuvendit, protestuesit kanë hedhur tymuese, kapsolla dhe lëndë piroteknike. Ndërkohë policia është kundërpërgjigjur dhe ka hedhur ujë në drejtim të protestuesve. Siç raporton gazetari i ABC News pranë ambienteve të Parlamentit, në përgjithësi situata ka qenë e qetë, ndryshe nga herë e tjera, ku është përdorur edhe gaz lotsjellës.

20: 30- Pas përfundimi të fjalës së tij para Kryeministrisë, Basha u ka kërkuar protestueseve që të drejtohen drejt Kuvendit. Ai u ka kërkuar që të ndezin dritat e telefonit duke i quajtur ata dritat e shpresës, dhe tubimi u zhvendos nga Kryeministria tek Parlamenti.

20: 00- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledh tek Kryeministria. Ai është shprehu se mesazhi i popullit është i qarët “Rama Ik”, ku sipas tij shumë shpejt do bëhet realitet.

“Në këtë bashkim historik të zemrës dhe mendjes, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i sovranit dhe janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Sonte shikojnë sytë tuaj, dëgjojnë zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, unë dhe gjithë Evropa, shpresën e këtij kombi të ngritur. Është mbushur ky shesh, me kurajo dhe vendosmëni dhe më një mesazh që duhet ta dëgjojë gjithë bota: Rama ik! “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” Ky është mesazhi, kjo është aspirata, ky është misioni që thonë shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt, të këtë tubim të 6-të. Nuk ka në Evropë Kryeministër që të kapet duke vjedhur zgjedhjet. Nuk ka në Evropë politikanë, kriminelë, përdhunues, dhe trafikantë. Atje ata shkojnë para drejtësisë. Sot e derisa të bëhet realit një mesazh ka populli: Rama ik!” Zëri juaj u dëgjua, po dëgjohet, nuk do të ketë asnjë fund tjetër për këtë betejë përveç largimit të qeverisë së krimit. Mjerë ai që nuk ka vesh dhe nuk dëgjon, e dëgjoi gjithë Shqipëria, e dëgjoi gjithë bota. Zgjedhje demokratike pa opozitën nuk do të ketë. Jepjani përgjigjen ta dëgjojë deri në Surrel, ta dëgjojë në çdo bunker që futet: Rama ik”, tha Basha.

19:43 – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, del nga selia blu dhe niset drejt Kryeministrisë.

19:00 – Nis protesta e 6-të kombëtare e opozitës së bashkuar, kundër qeverisë Rama. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Partitë opozitare kërkojnë largimin e Ramës, për krijimin e një qeverie tranzitore, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërsa Drejtoria e Policisë ka dhënë leje për tubimin nga ora 19:00 deri në mesnatë. Uniformat blu kanë kaluar në gatishmëri, por të pranishme do të jenë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Reparti Special RENEA.

Ashtu si në të gjitha tubimet e opozitës, policia ka rrethuar me gardh metalik institucionet ku pritet të kalojnë protestuesit. Ndërsa thuhet se do të jenë 1500 forca policie, që do angazhohen për mbarëvajtjen e protestës./abcnews.al

dritat-1280x727.jpg
Sej rie21:03 | 25/05/2019

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u kërkoi protestueseve të shkonin nga Kryeministria drejt Kuvendit me drita telefoni të ndezura në duar, duke i quajtur “dritat e shpresës”. Pamja e dhuruar nga kjo simbolikë ishte fantastike për syrin e teleshikuesit, ku Basha u shoqërua nën dritat e ndezura të telefonave nga Kryeministra tek Kuvendi.

Jo vetëm dritat e telefnave, simbolikë e kësaj proteste kanë qenë edhe minibalonat me flakë, por edhe tepsitë ku në to shkruhej “Rama ik!”

Ndërkohë në murin e godinës së Kryeministrisë, janë shfaqur sërish mesazhe të pasqyruar përmes video-projektorit ku është shfaqur simboli i shqiponjës, por edhe akuza të opozitës, e cila e quan atë qeveria e krimit dhe Kryeministria e PPP-ve./abcnews.al

kryemimistria-protesta-1280x720.jpg
nev ila09:30 | 25/05/2019

Opozita zhvillon sot pasdite në Tiranë një tjetër protestë kombëtare. Që një ditë para saj në institucionet kryesore, Kryeministria, Parlamenti dhe Ministria e Brendshme janë vendosur barrierat metalike.

Shtyllat e ndriçimit janë lyer me graso në mënyrë që protestuesit mos të hipin në to. Policia dhe Garda e Republikës kanë kaluar në gadishmëri.

Jo zyrtarisht thuhet se 1500 policisë do të angazhohen për ruajtjen e sigurisë. Protesta pritet të fillojë në orën 19:00 dhe leja është marrë deri në mesnatë.

Ka pak detaje nga plani i organizatorëve, por mësohet se Lulzim Basha do të mbajë një fjalim para Kryeministrisë./abcnews.al

protesta-opozites-2-1280x691.jpg
ent ela21:33 | 13/05/2019

21: 30-Për tre orë ka zgjatur sot protesta marshim e opozitës. Ndryshe nga protesta e 11 Majit në këtë tubin nuk janë shënuar shumë incidente. Por situata është shfaqur e tensionua në disa raste tek Drejtoria e Policisë së Tiranë, ku protestuesit kanë thyer xhamat e ndërtesë dhe një polic mbeti i lënduar. Ata kanë qëlluar me kapsolla dhe sende të fortja në drejtim të godinës. Ndërkohë gjatë gjithë kohës, protestuesit kanë bërë thirrje të tilla si “Rama ik”. “Qeveria krimit”; “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, etj. Ndërkohë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, protestuesit kanë kërkuar lirimin e qytetarëve të ndaluar në protestën e të shtunës duke bërë thirrje “lironi vëllezërit tanë”. Ashtu sikundër është bërë traditë tashmë, protesta u mbyll me një fjalë që mbajti kryedemokrati Basha para selisë së PD-së.

20: 45-Protestuesit e opozitës janë zhvendosur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Protestuesit kanë thyer disa xhama të ndërtesës së policisë së kryeqytetit. Ky është destinacioni përfundimtar i marshimit të sotëm të protestuesve opozitarë.

20: 10– Njoftim i Policisë së Shtetit: “Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë”.

19:55- Protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Gazetari i ABC News Andi Qosja raporton se policia ka marrë masat duke vendosur 3 gardhe para portës hyrëse të parlamentit.

19:50 –Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i kërkoi militantëve që të ndjekin liderin e opozitës, Lulzim Basha. Kjo është hera e parë që protestat e opozitës së bashkuar organizohen edhe përballë institucionit më të lartë të policisë në vendin tonë. Më herët është protestuar para Kryeministrisë, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por edhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por jo edhe para Policisë së Shtetit.

19:40- Pas Kryeministrisë, protestuesit kanë mbërritur te drejtoria e Policisë, ku edhe kanë hedhur tymuese drejt godinës së këtij institucioni duke thyer xhamat e hyrjes dhe pas kësaj po marshojnë drejt Kuvendit të Shqipërisë.

19:17 – Pas fjalës së kreut demokrat Lulzim Basha para Kryeministrisë, protestuesit po largohen drejt Drejtorisë së Policisë sipas itinerarit të paralajmëruar. Gjatë qëndrimit para Kryeministrisë nuk pati akte dhune dhe nuk është hedhur asnjë tymuese. Protestuesit nuk u afruan as te gardhi policor.

19: 00- Fjala e Bashës para protestuesëve tek Kryeministria https:

“Kërkojmë një të drejtë të pakontestueshme të kushtetutës tonë, themelin e vlerave evropiane, votën e lirë dhe të ndershme Shqipëria dhe kryeministri ilegjitim i dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë, provokime, rrahje, gaz lotsjellës e helmues. Qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen, zgjidhjen e vetme që ka ofruar Rama për plagën që i ka hapur këtij vendi. Përgjigjja e vetme e Edi Ramës ndaj votës së lirë ishte dhuna.

Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Tash 2 vjet prokuroria ka vetëm një mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur Rama në bashkëpunim me kupolën e mafies, për të blerë më të shtrenjtën vlerë që ka çdo shqiptar, votën e lirë.

Edi Rama vjedh shqiptarët, u vjedh taksat, u vjedh pronat gjithçka, sepse nuk jep llogari askund përveç se tek krimi i organizuar. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat evropiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin.Ne nuk jemi këtu për karrige e për pushtet, por jemi kundër dhunës, kundër krimit e kundër qeverisë së paligjshme të krimit. Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e çdo shqiptari”, tha Basha.

18:50- Kryedemokrati Lulzim Basha dhe protestuesit nga selia blu fillojnë marshimin protestën.

Nisi në orën 18:30 protesta kombëtare e opozitës. Mbështetësit janë mbledhur para Kryeminsitrisë. Ata do të marshojnë nga sheshi Skendërbej te kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlament, Ministria e Brendshme. Nga të dhënat paraprake mësohet se do të jetë një marshim, por ende nuk dihet skenari i saktë.

Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita: Sheshi “Skënderbej” Kryeministri Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Parlament Ministria e Brendshme Drejtoria e Policisë Tiranë.

Sipas PD, simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.

Pritet të ketë numër të konsiderueshëm përfaqësuesish pavarësisht kushteve të vështira metereologjike.

Në protestën e sotme marrin pjesë 1500 efektivë për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa Ministria e brendshme bëri apel për distancim nga dhuna.

Edhe trupat diplomatike në Tiranë reaguan duke bërë thirrje për distancim nga dhuna dhe bënë thirrje për dialog. /abcnews.al

protesta-shenjat.jpg
G. P.11:18 | 12/05/2019

Opozita zhvilloi mbrëmjen e së shtunës protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë. Tubimi u shoqërua që prej fillimit të saj me tensione të larta, ku disa protestues hodhën molotov dhe flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë.

Për pasojë dera hyrëse e saj u përfshi nga flakët. Siç shikohet dhe nga pamjet e ABC News mëngjesin e kësaj të diele, dera dhe shkallet janë nxirë për shkak të zjarrit. Ndërkohë në pjesën e përparme të murit të Kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur bojë të zezë, blu dhe rozë.

Nga ana tjetër, edhe tek Parlamenti janë ende të pranishme mjetet piroteknike dhe gazi lotsjellës që u përdorën gjatë protestës. Siç shikohet edhe nga pamjet, përveç molotovit, protestuesit përdorën aty fishekzjarre dhe kapsolla.

Ndërsa në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, protestuesit përdorën gurë, duke thyer disa dritare të godinës./abcnews.al

basha132-1280x712.jpg
G. P.09:18 | 12/05/2019

Pas orës 1 të mëngjesit, Basha shpalli vendimet e forumeve më të larta të PD të mbledhura në mesnatë: një protestë të dielën ora 11:00 para drejtorisë së spolicisë dhe një tjetër të hënën ora 18:30 para kryeministrisë. Vendimet, tha Basha, edhe për shkak të dhunës policore.

“Në këtë orë të vonë të natës, dua t’ju komunikoj vendimin unanim të forumeve më të larta të PD-së dhe opozitës së bashkuar për të thirrur një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18:30 në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në objektivin tonë për të larguar një orë e më parë qeverinë e krimit.

I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na bashkohen në orën 11:00 para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, drejtorisë së torturës dhe krimit, ku do të protestojmë për lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë. Në orën 11:00 të gjithë qytetarët e Tiranës janë të ftuar në protestën para drejtorisë së policisë”, tha Basha./ABC News Albania 24/7

RAMA-kryesia-1280x720.jpg
Sej rie22:36 | 11/05/2019

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për protestën e opozitës. Në një postim në rrjetet sociale ai i uron shërim të shpejtë policëve të plagosur.

“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, thotë Rama.

Në një postim tjetër më herët gjatë protestës, Rama theksoi se zjarri ndaj Kryeministrisë nuk i bën dëm aspak qeverisë, por i bën shumë dëm vendit.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruante se: “Një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan Rama në Twitter./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono