Kryeministri rama

KATER-INSPEKTIMET-E-RAMES-NE-BERAT.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ent ela19:16 | 17/03/2019

Kryeministri Rama ka kryer disa inspektime në qarkun e Beratit, ku investimet e qeverisë në qytet, por edhe fshat, synojnë zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Punimet  e kryera në rrugën “Mihal Komneno” segmenti më i shkurtër për të shkuar në lagjen “Kala” të Beratit u inspektuan nga Kryeministri Edi Rama.

 “Është një nga ndërhyrjet më cilësore, sepse është rikthyer komplet identiteti i zonës. Prekjet kanë qenë, jo vetëm në pjesën e nëndheshme, të gjitha kanalizimet, por edhe sistemimet e fasadave, të kalldrëmeve, e gjithë pjesa e ndriçimit, pra të gjitha kanë qenë pjesë e projektit, deri edhe elementët e vegjël arkitektonikë. Këto janë ndërhyrje të cilat vazhdojnë deri sipër, në pjesën e kalasë”.

Pronarët e shtëpive muze që dëshirojnë t’i kthejnë në bujtina në shërbim të turizmit tha Kryeministri do të mbështeten nga qeveria.

“Një program financimi ku t’iu jepet akses atyre që marrin këto iniciativa dhe t’iu lehtësohet nga pikëpamja e financimit i gjithë procesi. Mund të jenë fonde grant, mund të jenë fonde me kredi me interesa shumë të ulëta”.

Fonde nga buxheti i shtetit sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë janë lëvruar dhe për të eleminuar përmbytjet e tokave në fshatin Rreth Tapi shkaktuar nga lumi Osum.

“Kjo është mbrojtja lumore për këtë fshat që ka disa vite që vuan përmbytjen nga lumi. Nëse ne bëmë më parë mbrojtjen lumore në Urën Vajgurore, duke shpëtuar të gjitha ato shtëpi atje që përmbyteshin çdo vit, tani ka ardhur radha që ne të shpëtojmë të gjithë tokat edhe serat që fshatarët kanë këtu. Është një premtim i mbajtur në kohë të shkurtër, kështu që për këtë fshat është lajm i mirë”.

Një lajm të mirë kryeministria jep dhe per edhe për fermerët në Mbrakull të Poliçanit. 230 janë familje te zones do te kene mundesi te mbjellin tokat e tyre pas investimit prej 30 milion lekesh realizuar ne kanalin vadites.

Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adratik Zotkaj: “Një investim i munguar prej 30 vjetësh. Të gjitha këto fusha, të gjithë këto toka deri dje ishin të thata. Sot është bërë e mundur që të marrin shërbim rreth 230 fermerë. 30 vjet kjo tokë që shihni sot të gjelbëruar ka qenë e thatë. Kjo ka bërë edhe që të gjithë familjet e fshatit Mbrakull të merrnin rrugët e kurbetit”.

Kreu i bashkisë së Poliçanit shoqëroi kreun e qeverisë edhe në kantierin e ndërtimit të ujësjellësit të ri për qytetin e Poliçanit.

“Me një investim prej 80 milionë lekësh të reja ne do të bëjmë të mundur furnizimin e 10 mijë banorëve…Me këtë investim, ne mbyllim të gjithë gangrenën e madhe që ka qënë edhe kërkesa kryesore për sa iu përket investimeve në qytetin e Poliçanit. Falë këtij premtimi të përmbushur u bë e mundur që qytetarët tanë të kenë ujë 24 orë”.

Ndërkohë 54 milionë lekë janë investuar në shkollën “Refat Keli”.  Ndërsa në Peshtan të Beratit kryeministri Rama u njoh me transformimin e një kantine vere të kthyer në bujtinë me mbështetjen financiare të qeverisë. /abcnews.al

bujari.jpg
ent ela13:55 | 19/01/2019

Ish-Presidenti i Repulikës Bujar Nishani do të padisë për për shpifje kryeministrin Edi Rama. Ish-kreu i shtetit mori kete vendim pasi shefi i qeverisë deklaroi se vëllai i tij ktheu në lloto mensën në “Qytetin Studenti”.

Ish-Presidenti Nishani përmes një njoftimi për shtyp thotë se i vëllai as nuk ka tentuar e as nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti, ndërkohë që sfidon kryeministrin Rama të provojë publikisht të kundërtën përmes dokumentave.

Pas të njëjtës akuzë, pak kohë më parë, ish Presidenti Nishani publikoi çertifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që sipas ish-kreut të shtetit nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij. /abcnews.al

BERBERI-SANDRI-1280x720.jpg
ent ela19:20 | 18/08/2018

Kryeministri Edi Rama postoi pak ditë më parë një video në rrjetet sociale ku shfaqej te berberi. Po kush është berberi i parapëlqyer i kryeministrit? Gazetarja e Edicionit Veror ndodhet pikërisht te berber Sandri, aty ku Kryeministri teksa kalonte pushimet në Jug të vendit, shkoi të qethej. Një ngjarje kjo që u pasqyrua gjerësisht në rrjetet sociale. Gazetarja jonë është takuar këtu me djaloshin 17 vjeçar, i cili i preu flokët Edi Ramës. Të shohim se çfarë po flisnin te ajo video e famshme, që u shpërnda në rrjetet sociale dhe nëse i la apo jo bakshish Kryeministri berberit të Drimadhes.

Gazetarja: Si e ke emrin dhe sa vjeç je?

Berber Sandri: Aleksandër Hodaj.

Gazetarja: Aleksandër Hodaj, ose ndryshe berber Sandri që në këtë kioskë të vogël ju zgjidh punë gjysmës së Drimadhes, sepse nuk ka berberanë tjetër.

Berber Sandri: Është e vetmja berberanë këtu në Dhërmi, është viti i tetë që punoj me gjithë babain.

Gazetarja: Prej sa vitesh i dedikohesh këtij profesioni?

Berber Sandri: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Gazetarja: Ti duke qethur kryeministrin, çfarë po thonit?

Berber Sandri: Po bisedonim për shkollën, sa vjeç jam, ku banoj, për dyqanin, për punën, sa vite kemi këtu. Më përgëzoi që jam edhe i vogël, edhe punoj.

Gazetarja: A të pyeti a ke ndonjë gocë?

Berber Sandri: Vetëm biseda të zakonshme, shakara.

Gazetarja: Çfarë shakash bënte kryeministri me ty, jam kurioze?

Berber Sandri: Më shumë për punën e moshës që jam i vogël dhe punoj.

Gazetarja: Erdhi papritur, apo e prenotoi më parë?

Berber Sandri: Papritur, ishte shumë i thjeshtë, përshëndeti njërëzit që ishin përjashta si një klient normal.

Gazetarja: Ti si u ndjeve në ato momente?

Berber Sandri: Isha pak i emocionuar.

Gazetarja: T’u dridh pak dora kur po e qethje?

Berber Sandri: Jo, atë jo.

Gazetarja: Çfarë kërkesash kishte Kryeministri për lukun e tij?

Berber Sandri: Ishtë shumë i thjeshtë, nuk kishte luk të veçantë.

Gazetarja: Si quhej luku i tij?

Berber Sandri: Nuk ka emër se e ka flokun e shkurtër.

Gazetarja: Sa kohë u more me të?

Berber Sandri: Rreth 15-20 minuta.

Gazetarja: Dhe në fund i kënaqur?

Berber Sandri: Po u kënaq.

Gazetarja: Sa pagoi?

Berber Sandri: Nuk tregohet ajo.

Gazetarja: Po sa e keni ju?

Berber Sandri: Nuk thuhet.

Babai: Nuk thuhet

Gazetarja: Po kupon i dhatë?

Berber Sandri: Nuk kërkoi kupon.

Gazetarja: Po bakshish a la?

Berber Sandri: Po normalisht që la.

Gazetarja: E la të majmë, bakshish kryeministror?

Babai: Jo dhe shumë të majmë.

Gazetarja: Prisnit më shumë nga kryeministri?

Babai: Mirë, mirë.

Gazetarja: Të mori leje Rama para se ta postonte videon?

Berber Sandri: Jo, më tha që do të bëjmë reklamë.

Gazetarja: Ty të kanë shkruar pas videos?

Berber Sandri: Po shumë, shumë

Gazetarja: Çfarë të shkruajnë njerëzit?

Berber Sandri: Përgëzojnë, bëjnë dhe shaka

Gazetarja: Pas këtij mediatizimi keni në plan që ta ristrukturoni këtë vit apo vitin tjetër?

Babai: Mendojmë të bëjmë një dyqan të madh në Himarë, beharin prapë do jemi këtu.

Gazetarja: Të preferojnë ty më shumë apo babin?

Berber Sandri: Më së shumti mua, çunat e rinj.

Gazetarja-babait: Po kryeministri pse nuk erdhi që ta qethje ti?

Babai: Nuk donte kryeministri.

Gazetarja: Vipa të tjerë gjatë verës keni pasur?

Berber Sandri: Kemi edhe Gaz Pajën, aktorin që është i përvitshëm dhe Salsano Rrapin. /abcnews.al

MBULIM-MIELL-NE-KUVEND-1280x720.jpg
ent ela11:16 | 12/04/2018

Pas ndërprerjes së seancës, deputetët e opozitës kanë refuzuar të marrin fjalën, ndërsa mbanin të bllokuar foltoren e kuvendit. Deputeti democrat Flamur Noka ka hedhur miell në drejtim të kryeministrit e ministrave, simbolikë për akuzat për kanabizimin e vendit. Seanca është ndërprerë sërish dhe kryetari Ruci ka përjashtuar dy deputetë të PD, Flamur Noka dhe Ervin Salianji për hedhje sendesh të paligjshme ndaj drejtuesit të kuvendit e prishje të seancës. Demokratët kundërshtuan dhe seanca u ndërpre sërish. /abcnews.al

dalja-falas.jpg
G. P.16:46 | 07/04/2018

Me pankarat në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët të thirrur nga shoqëria civile protesuan përpara kryeministrisë në Tiranë kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Ndërkohë theksuan se protesta e tyre është kundër arrogancës, dhunës dhe koncesioneve.

“Më arrestoni edhe mua”.

Me këtë mesazh në mbështetje të 11 protestuesve kuksianë ende në qeli qytetarët në Tiranë nisën marshimin nga parku “Rinia” në drejtim të godinës së kryeministrisë.

Kryeministrit i vendosën traun ndonëse për të dalë nga zyra e tij nuk i duhet të paguajë. Aktivistët e shoqërise civile përdorën simbolikën për të kundërshtuar tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit.

Tregojnë se kanë dalë në protestë kundër arrogancës, dhunës dhe koncesioneve, ndërsa apelin ja drejtuan shefit të qeverisë.
Qyetarët tregojnë se ndjehen të papërfillur në vendimmarrje ndonëse thonë se zgjidhje nuk është dhuna, arrestimet dhe arroganca, por dialogu dhe qeverisja me ta./abcnews.al

vlcsnap-error527-1280x720.jpg
us er13:46 | 06/12/2017

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Poloni. Mesditën e sotme ai u prit përmes një ceremonie zyrtare nga homologia e tij polake Beata Szydlo. Pas kësaj ceremonie Kryeministri Rama dhe Kryeministrja Szydlo zhvilluan një takim mes tyre dhe delegacioneve që i shoqërojnë, takim që do të pasohet me një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 13.30. Në vijim të vizitës së tij në Poloni Kryeministri Rama do të marrë pjesë në forumin ekonomik që do të zhvillohet në kryeqytetin polak. Ndërsa, gjatë dy ditëve që lamë pas kreu i qeverisë shqiptare ishte në Bruksel, ku zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono