kryebashkiaku

prokuroria.png
nev ila18:06 | 16/09/2019

Pas këtij denoncimi të ri të Partisë Demokratike, prokuroria e përgjithshme ka nisur verifikimet për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se prokuroria e përgjithshme ka kërkuar informacion nga drejtoria e Gjendjes Civile, drejtoria e gjendjes gjyqësore, nga prokuroritë e shkallëve të para e të apeleve, si dhe nga ministria e drejtësisë për kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Në ditët e ardhshme prokuroria e përgjithshme do dërgojë letërporosi për marrje informacioni për Mark Babanin në Itali dhe në Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7

gazemend-bardhi-1280x712.jpg
nev ila15:11 | 16/09/2019

PD pas disa ditësh akuza, tregoi sot një dokument të autoriteteve italiane që sipas saj provon se Mark Babani është arrestuar dhe dëbuar nga vendi fqinj 25 vite më parë. Sipas Gazmend Bardhit, kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, është arrestuar për vjedhje makinash.

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Mark Babani është kryebashkiaku i tretë për të cilin Partia Demokratike kërkon ndërprerje të mandatit. Pasi depozitoi në Prokurori kërkesë për hetim të thelluar dhe priti një reagim nga vendori socialist, sekretari i PD, Gazment Bardhi publikoi dokumentet ku sipas tij, Babani rezulton se është individ me rekorde kriminale.

Për demokratët sigurinë për të deklaruar se është i pastër ligjërisht, kryebashkiakut të Vaut të Dejës ja jep vetë kryeministri Edi Rama. Bardhi kërkoi nga organi i akuzës ta procedojë Babanin edhe për falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Ky është denoncimi i tretë i demokratëve brenda harkut kohor të dy muajve. Nga denoncimet e demokratëve u dorëhoq pa marrë detyrën kryebashkiaku i zgjedhur i PS në Shkodër, Valdrin Pjetri./ABC News Albania 24/7

bill-de-blasio.jpg
G. P.16:10 | 11/09/2019

Kryebashkiaku i New York Bill De Blasio ka vendosur të taksojë çdo robot që zëvendëson punën e njerëzve në sipërmarrjet e mëdha. Sipas tij kjo gjë do të kufizojë pushimet nga puna.

Taksa për robotët për të kufizuar pushimet nga puna. Është ky projekti i ri i kryebashkiakut të New York Bill De Blasio, njëkohësisht kandidat për zgjedhjet paraprake të demokratëve për presidencialet e 2020-ës.

Masa mbështetet nga krijimi i një agjencie federale për kontrollin e automatizimit. Ideja nuk është e re, për herë të parë ishte Bill Gates në vitin 2017 që e përmendi. Madje është diskutuar dhe në Parlamentin Europian.

De Blasio theksoi se nëse projekti do të realizohej, nuk do të ketë nevojë për të zgjedhur mes risive teknologjike dhe të drejtës për punë.  Një masë tjetër në kuadër të këtij projekti është dhe vendosja e një takse mbi robotët, taksë e cila do të aplikohet në sipërmarrjet e mëdha.

Sipërmarrjet të cilat vendosin të zëvendësojnë njerëzit me robotë duhet të paguajnë një taksë pesëvjeçare për çdo nëpunës nga i cili vendosin të heqin dorë. Këto fonde më pas do të ri investoheshin në projekte infrastrukturore dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Sipas De Blasio, ata që do të mbeten të papunë ndoshta duhet të ndërrojnë sektor dhe të përfitojnë njohuri të reja, por ndërkohë do të vijojnë të marrin një pagë dhe  të ndihen të dobishëm për shoqërinë./ABC News Albania 24/7

wagim-kajmaku-pd.jpg
G. P.12:25 | 26/08/2019

Partia Demokratike ka publikuar dokumente për dënimin e kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku. Numri dy i demokratëve, Gazment Bardhi publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës për dënimin e Agim Kajmakut për falsifikim të kartëmonedhave nën identitetin Jorgo Toto. Demokratët pretendojnë se kryeministri Rama ka qenë në dijeni të këtij dënimi por ka heshtur duke pritur që vendimi i gjykatës të mos bëhet publik.  

Partia Demokratike vendosi edhe njëherë të jetë një hap përpara organit të akuzës. Dokumentet për një tjetër kryebashkiak me çështje të hapura me drejtësinë u bënë publike nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

“Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek. Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi”.

Në vendimin e lëshuar nga autoritetet greke konstatohet se bëhet fjalë për një pagesë prej 12 mijë eurosh për të blerë fidanë agrumesh në qytetin e Artës. Por nga totali i shumës, 4850 euro ose 97 prerje kartëmonedhash 50 euro ishin false. Prokuroria në shtetin grek, pasi konstatoi veprën penale të konsumuar nga Kajmaku kërkoi një dënim jo më të ulet se 10 vjet heqje lirie, vendim që nuk u zbatua asnjëherë.

“Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas prokurorisë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim. Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipëri. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të falsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku, biznesmeni i duhur për politikën kriminale të Edi Ramës.”

Për numrin dy të demokratëve kryeministri ka të gjitha mundësitë që të mësonte të vërtetën për kryebashkiakun e tij të Vorës, por heshti me shpresën që dënimi nuk do të bëhej publik.

Demokratët i kërkojnë Kajmakut largimin e tij nga detyra dhe Prokurorisë ta marrë menjëherë të pandehur për shkak të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, duke paralajmëruar se kanë të tjera prova mbi të kaluarën e kryebashkiakut të Vorës./ABC News Albania 24/7

basha-i-pergjigjet-rames.jpg
nev ila10:58 | 25/08/2019

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për lidhjen e tij me krimin dhe kapjen e pushtetit përmes kriminelëve. Duke iu referuar rastit të kandidimit të Agim Kajmakut për bashkinë e Vorës, Basha shkruan në facebok, se Edi Rama e dinte se Kajmaku ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

24 orë pas tri pyetjeve të Gazment Bardhit që ngelën pa përgjigje nga Agim Kajmaku, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se ka veshur me pushtet dhe nuk lejon veprimin e ligjit për të zgjedhurin e tij në Vorë.

Për liderin e opozitës, historia me Kajmakun është e njëjtë me atë të Valdrit Pjetrit në Shkodër, ku sërish Edi Rama kishte dijeni mbi dënimet por heshti.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën. Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke“.

Burime nga selia blu konfirmojnë për ABC News se disponojnë të dhëna që konfirmojnë akuzat e tij në drejtim të Kajmakut, ndërkohë që pyetjet për të vijojnë të jenë të hapura:

  1. Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?
  2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?
  3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?

Prokuroria e Përgjithshme me kërkesë të Partisë Demokratike ka nisur një hetim të thelluar për kryebashkiakun e Vorës, ndërkohë që Lulzim Basha ka kërkuar që Kajmaku të largohet menjëherë nga detyra dhe të merret i pandehur pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij./ABC News Albania 24/7

 

1076264206.jpg
nev ila14:21 | 17/07/2019

 

Një muaj pas vrasjes së politikanit gjerman nga radhët e CDU-së Valter Lubke, një tjetër politikan është bërë objekt i një sulmi të dhunshëm. Kryebashkiaku i Hokenheim ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi një i panjohur e qëlloi para shtëpisë së tij.

Një tjetër akt i pakuptueshëm dhune ndaj një përfaqësuesi të politikës vendore në Gjermani. Një i panjohur plagosi rëndë kryebashkiakun e Hockenheim para derës së banesës së tij. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së martës.

Dikush i ra derës së shtëpisë së politikanit 67 vjeçar Dieter Gummer, i cili vjen nga radhët e socialdemokratëve. Ndërsa politikani po i afrohej kopshtit të banesës së tij, agresori hyri nëpërmjet gardhit të hapur dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Gjatë rënies Gummer përplasi kokën në tokë, e tashmë është shtruar në spital. Agresori më pas arriti të largohej nga vendngjarja në këmbë. Zëdhënësi i policisë vendore deklaroi se po hetohet në të gjitha drejtimet. Gumer kryebashkiak i Hokenheim që nga viti 2004 po përgatitej  të largohej nga posti i tij në muajin gusht për shkak të moshës së madhe.

Të dielën e ardhshme do të mbahen dhe zgjedhjet për pasardhësin e tij.

Sulmi ndaj Dieter Gummer ndodh një muaj pas vrasjes së politikanit të CDU-së Valter Luebke, i vrarë nga një ekstremist i së djathtës për shkak të qëndrimit të tij pro emigrantëve. Por përjashtohet fakti që të dyja ngjarjet të kenë të njëjtin autor pasi dy javë më parë policia arrestoi një 45 vjeçar për vrasjen e Luebkes.

Ai u vra pak pas mesnatës së 3 qershorit teksa ndodhej në kopshtin e shtëpisë së tij në qytetin e Kasel. Ndërkohë politikanë të tjerë vendor në Gjermani kanë marrë kërcënime me vdekje./ABC News Albania 24/7

veliaj-ali-dem-1280x714.jpg
nev ila14:05 | 07/07/2019

Kryeqyteti do të ketë brenda 4 vitesh edhe 50 parqe të reja publike. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili foli edhe për dhënien e bursave për nxënësit ekselentë të klasave të gjashta.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës edhe për 4 vjet të tjera Erion Veliaj, është zotuar për ndërtimin e 50 parqeve të reja publike në kryeqytet, me qëllim që banorët e Tiranës e kryesisht fëmijët dhe mosha e tretë të kenë më shumë hapësirë ku të kalojnë kohën e lirë. Veliaj foli për këtë projekt, pas përfundimit të parkut të ri në zonën e Alidemit.

Para banorëve të zonës së Ali Demit, Veliaj foli edhe për pajisjen me bursa për nxënësit ekselentë të klasave të gjashta në Tiranë.

“Për të gjithë ata që do shkojnë në klasën e 6, bashkia jep edhe një bursë. Por, duhet të dalësh me 10, që pastaj t’ju japim disa fonde me të cilat mund të blini më shumë lodra, ose mund të qerasni shokët, ose mund të ndihmoni gjyshin dhe gjyshen. Kështu që, mos harroni të dilni me 10. Kush është i mirë i bën të gjitha, edhe pushimet, edhe librat, edhe shkollën”, tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku i Tiranës premtoi se do të ketë investime në çdo cep të Tiranës, por theksoi se ato duhet të mirëmbahen nga qytetarët./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

frrokaj-1280x728.jpg
ent ela14:00 | 26/06/2019

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj do të procedohet në gjendje të lirë, për vepren penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Sipas njoftimit të Policisë Vendore, gjatë një emisioni televiziv ai ka deklaruar se do të bëjë çmos që dekreti i Presidentit të zbatohet. Nën hetim janë vendosur dhe  dy persona të tjerë për vepra penale kundër zgjedhjeve. Bashkia e Lezhës është një nga 27 bashkitë e opozitës që kërkon lirimin e ambjenteve të KZAZ në zbatim të dekretit për anulim të zgjedhjeve të 30 Qershorit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. /ABC News Albania 24/7

kk-1280x705.jpg
ent ela19:50 | 20/06/2019

Kryetari i Bashkisë së Devollit Bledion Nallbati, ka akuzuar strukturat drejtuese të Policise lokale se po ushtrojnë terror mbi qytetarët, duke i shoqëruar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ditën e sotme policia shoqëroi duke mbajtur për tri orë në komisariat edhe vëllanë e kryebashkiakut si dhe një punonjës të bashkisë, me akuzën e pengimit të fushatës elektorale të kandidatëve të Devollit. Kjo situatë, sipas tij, ka për qëllim shtypjen e revoltës popullore. /ABC News Albania 24/7

kanoni.jpg
Sej rie23:42 | 05/06/2019

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani është një nga zyrtarët që ka rënë në përgjimet e Prokurorisë për dosjen “339/1”. Në përgjimet që ka publikuar të mërkurën gazeta gjermane “Bild”, Ardian Kokomani del në një bisedë telefonike që ka bërë me Astrit Avdylajn, i cili i kërkon që të shkojë në një takim ku i pranishëm do të jetë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe persona të tjerë.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kokomani thotë se nuk ju bind Astrit Avdylit dhe nuk shkoi në takimin që ai i kërkoi. Ardian Kokomani mohoi në mënyrë të përsëritur që të ketë qenë prezent në këtë takim, duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.

Blendi Fevziu: Ju ka telefonuar një person që njihet si Astrit Avdylaj dhe ju kërkon të bëhet takim mes jush dhe Vangjush Dakos. Duhet sikur jeni shumë i bindur ndaj tij.

Ardian Kokomani: Nuk ta pranoj atë që jam i bindur ndaj tij. Unë jam kryetari i Bashkisë. Zotëria më ka telefonuar mua, ato gjëra janë që dëgjohen. Ai takim s’është realizuar asnjëherë me mua të paktën prezent. Telefonat e zakonshme është me njerëz të zakonshëm. Ok i themi çdo njeriu. Ky është një qytetar i thjeshtë. Ai më ka thënë mua që është një takm, por unë s’kam shkuar në takim. Nëse janë takime zyrtare gjë tjetër, nëse janë takime shoqërie gjë tjetër. Më thotë ti duhet të jesh në takim, po unë s’jam. Me mua s’ka pirë kafe. Unë s’jam takuar asnjëherë dhe në asnjë takim që personi ka qenë prezent. Unë në memorien time nuk e mbaj mend këtë histori. Unë çdo ditë po të më telefononi, çdo njeriu i them që jam në takim. Në një moment, në një telefonatë, njeriu s’është i përgatitur ç’përgjigje do japi, e parë dhe e dyta, dhe kur është në lojë drejtuesi i qarkut mund të ketë thënë ai diçka. Si qytetar i Shijakut ka të drejtë të komunikojë me kryetarin e Bashkisë. Në mënyrë absolute nuk jam takuar në prezencë të këtij njeriu. Ai ka bërë ftesën e vetë.

Blendi Fevziu: Kush është Juli?

Ardian KokomaniNuk e di, janë njerëz të nderuar të zonës, janë kushërinjtë e deputetit.

Blendi Fevziu: Keni pasur kërcënime?

Ardian Kokomani: Unë s’kam marrë asnjë kërcënim në asnjë mënyrë. Nuk kam komunikime me zotërinë në fjalë. Nuk jam unë një nga ato njerëzit që ju mund të mendoni. Unë jam në fund të mandatit tim 4-vjeçar. Kur kam fituar atë bashki, njerëzit kanë qenë të privuar, kështu që nuk kanë lidhje me mua këta njerëz. Nuk kam lidhje me këto histori.

Fatos Hakorja: Në ç’rrethana e keni njohur Astrit Avdylajn?

Ardian Kokomani: Unë jam qytetar nga Shijaku, mund të njoh mbi 70% të popullsisë. E di që Astrit Avdyli ka qenë i dënuar për një hakmarrje. Nuk bëj takime, mund të hetoni, mund të vini të pyesni popullin e Shijakut, nëse Kokomani ka pirë një kafe me këto njerëz…. nuk jam takuar në këtë takim që bëhet fjalë për bisedën. Kam 4 vjet kryetar Bashkie, si s’jam takuar unë me qytetarët. /tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono