kruje

cb2e7b5b-34be-4fdd-b46d-183f32c07c23-1280x720.jpg
ger ta13:18 | 04/01/2020

Familja Vathi me dy vajza të vogla dhe një prej tyre e sëmurë mbi dy javë pas apelit në ABC News nuk do të jetojnë më në këtë çadër të shkatërruar nga era e fortë. Thirrja e nënë Dilas nga Murqine e Krujës ishte rrëngjethëse.

Një familje që nuk do të bëhet publike ju siguroi një ambient më të ngrohtë me të gjitha orenditë e nevojshme. Nga shtretërit, batanijet, një banjo me të gjitha pajisjet, lavatriçe madje dhe dy arusha pellushi që vogëlushet të luajnë. Gjyshi I dy vajzave të mitura shpreh mirënjohje.

Tërmeti I 26 nëntorit dëmtoi totalisht banesën e familjes Vathi dhe dimri ju vështirësoi jetesën në çadër. Tashëm kjo familje deri sa shteti të nisë ndërtimin e banesave të reja mund të jetojnë në këtë kontenier me kushte cilësore falë ndjeshmërisë së një familjeje bamirëse./abcnews.al

basha-ne-kruje.jpg
nev ila17:32 | 27/12/2019

Banorët e disa rrethinave të Krujës i thanë kryedemokratit Lulzim Basha se ndihma e shtetit ju është dhënë në mënyrë selektive, ndërsa kërkojnë urgjent çadra dimërore.

Shefi i opozitës u shpreh se me emërimin e Ahmetajt si ministër për rindërtimin, Rama po planifikon vjedhjen e radhës.

Figurën e Zotit e kanë marrë me vete edhe në çadër….

Të prekur nga tërmeti, këta banorë të Krujës i ankohen kreut të opozitës se ndihmat  shtetërore nuk kanë qenë të barabarta.

Kreu demokrat ka një propozim tjetër për rindërtimin.

Lulzim Basha përsërit thirrjen për të ndërprerë kontratat e koncesioneve me oligarkët, dhe për tua dhënë paratë të prekurve nga tërmeti./abcnews.al

pensionet-1.jpg
in a10:55 | 26/12/2019

Tryezat e pensionistëve në natën e ndërrimit të viteve do të jenë më të varfëra se një vit më parë. Qeveria caktoi një shpërblim më të ulët për shtresën më të varfër të shoqërisë. Nga 5 mijë lekë që ishte në 2018 këtë vit vlera do të jetë 3 mijë. Të moshuarit në pjesën më të madhe të rretheve të vendit ndjehen të zhgënjyer dhe të nënvlerësuar. Për pensionistët e Vlorës shpërblimi është i pamjaftueshëm, madje e ironizojnë atë.

“Është qesharake, çfarë do të marrim ne që jemi në pension me ato, nuk janë të mjaftueshme.

“Meqë shteti është shumë keq le ti mbajë dhe ne jemi shumë të kënaqur”, shprehet një tjetër pensionist i pakënaqur.

Edhe të moshuarit në Fier mbajnë të njëtin qëndrim. Ata janë të indinjuar për vendimin e qeverisë që ka ulur vlerën e shpërblimit.

“Është për t’u tallur, çfarë do të bëjë një pensionist me ato, nuk dalin vetëm për ilaçe”, shprehet pensionisti.

Kukësi njihet si një nga qarqet më të varfëra të vendit. Të moshuarit e kësaj zone do ta kenë edhe më të vështirë të kenë në tryezën e festës ushqime të bollshme.

“Nuk mjafton, nuk marr dot asnjë gjë”, thotë një tjetër.

Edhe në Lezhë e Kurbin të moshuarit ndjehen keq dhe të pavlerësuar.

“Kam mbushur vjetërsinë e pensionit”, kjo është një tallje që bën.

Para vendimit të qeverisë për masën e shpërblimit u përfol se nuk do të kishte fare para, por më pas u ndërhy në buxhet dhe u përcaktua vlera 3 mijë lekë. Por kjo vlerë që ka zhgënjyer pensionistët./abcnews.al

familja.jpg
in a10:32 | 26/12/2019

Situata në Thumanë vazhdon ende e vështirë, 581 familje një muaj pas tërmetit qëndrojnë ende në çadër.

Një prej lagjeve më të prekura në Bashkinë Krujë, Thumana, janë dy familje që qëndrojnë ende në çadër. Kësaj familje i rëndon edhe gjendja shëndëtësore e familjarëve. Në familjen e Mersin Koxhës bashkëshortja vuan nga epilipsia.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al dy familje të cilat jetojnë në kushte të vështira edhe pse ka kaluar një muaj nga tërmeti që goditi vendin.

Mersin Koxha kryefamiljari i një prej familje thotë se instancat nuk kanë dhënë asnjë ndihmë edhe pse familja e tij jeton në gjendje të mjeruar.

“Jemi ushqyer me ushqime të falura. Fugona janë ngarkuar me ushqime me çadra, se ku kanë shkuar nuk e dimë. Nuk kanë ardhur të më shohin se në çfarë gjendje jam. Nuk mund të largohem, sepse kam materialet e shtëpisë po të largohem do të mi marrin. Kemi bërë ndërmend të vdesim këtu, të paktën një pako ushme të sjellin. Deri me sot ushqime na ka dërguar Kisha që ndodhet në Thumanë. Një gazetar me mbiemrin Koka na ka ndihmuar për tu ushqyer. Nuk ia di për faleminderit as shtetit as Bashkisë sepse një krevat për gruan nuk na kanë sjellë. Kam fjetur dhjetë ditë në çimento”, tregon kryefamiljari.

Gjithashtu në familje është edhe një fëmijë i sëmurë me aftësi të veçanta.

“Nuk e di se si do të kalojë dimri, djali është 13-vjeç, ka qëndruar në shtëpi me mua nuk i kam bërë asnjë herë mjekim, shprehet nëna e fëmijës. Gjithashtu ajo treegon se i kanë çuar në Lezhë, por për shkak se Bashkia nuk i ka dhënë rekomandim i kanë kthyer.

Pas 30 ditësh nga tërmetit që tronditi vendin Thumanë ende nuk e kanë ndjerë dorën e shtetit./abcnews.al

apel.jpg
in a11:29 | 24/12/2019

Një nënë me dy fëmijë të vegjël, që jeton në çadër Borizanë të Krujës, i bën apel shtetit ta ndihmojë për strehim.

30 – vjeçarja nga fshati Borizanë e Krujës jeton në çadër bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël që pas tërmetit të 26 nëntorit. Shtëpia e saj është e pabanueshme, por edhe kushtet në çadër për të miturit në këto ditë të acarta janë tepër të vështira. Nëna bën apel për ndihmë.

“Zoti kryeministër reagoni sepse kam dy fëmijë në çadër, ju lutem vendosni dorën në zemër”, shprehet nëna e dy fëmijëve.

Shumë banesa në fshatrat e Krujës kanë pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i nëntorit dhe familjet e tyre e kanë ende të pazgjidhur problemin e strehimit./ abcnews.al

familje-cader.jpg
R D15:03 | 22/12/2019

Koha e keqe që ka përfshirë vendin ka vështirësuar jetesën për banorët e dëmtuar nga termeti që flenë në çadra. E tillë është kjo familje me 4 anëtarë në Murqinë të Krujës. Nëna me dy vajza të mitura bën apel për ndihmë, pasi ka edhe fëmijën sëmurë, për shkak të të ftohtit dhe lagështirës.

Katër anëtarët e familjes Vathi në fshatin Murqinë të Krujës, pas shembjes së shtëpisë nga tërmeti janë strehuar në këtë çadër, ku balta dhe reshjet e shiut e bëjnë jetesën më të vështirë

E zonja e shtëpisë Dila tregon për ABC News se jetesa në çadër është shumë e vështirë pasi njëra nga vajzat është e sëmurë, ndaj i bëjnë apel shtetit për ndihmë.

Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar rreth 10 banesa në fshatin Murqinë të Krujës, zonë e cila vuan shpesh edhe pasojat e përmbytjes. Sipas banorëve grupet e verifikimit kanë evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por deri më tani asnjë ndihmë nuk u është ofruar./abcnews.al

e-moshuara-ne-kruje.jpg
ger ta18:49 | 10/12/2019

Pas tërmeti po dalin dhe shumë problematika në zonat që nuk janë përfillur nga institucionet. Të moshuarit kanë dhe më pak mundësi për të jetuar në këto kushte siç është rasti i kësaj 73 vjeçarje. Xhuma Hoxha nga Kruja tregon se si pas tërmetit ka fjetur jashtë me familjarët e saj dhe më pas siguruan një çadër me qira.

“Natën e parë e kemi gëshirë jashtë, 2-3 netë kemi marrë një çadër me qira, në krye të 5 ditëve na solli bahskia këtë, dhe jemi këtu vetë i gjashti”, thotë e moshuara.

Në një çadër tashmë të dhënë nga bashkia familja Hoxha me 6 pjesëtarë nuk mund të jetojë dot më shumë ditë se ajo ka hapësirë shumë të kufizuar. Djali i zonjës është intersuar në bashki po s’ka marrë zgjidhje.

“Në këtë çadër jemi vetë i gjashti, kam shkuar në bashki për një çadër tjetër se jam ngushtë, nuk ka”, thotë ai.

Nënë Xhumaja tregon se dhe për tu ushqyer kanë vështirësi, ndërsa ka arsyet e saj që lidhen me të drejtë me moshën që nuk ikën dot larg./abcnews.al

cela-olsian.jpg
ger ta13:19 | 07/12/2019

Një ditë pasi mori detyrën e re Kryeprokurori Olsian Çela ka nisur menjëherë nga puna madje në terren.

Paraditen e sotme Çela zhvilloi një takim në Prokurorinë e Durrësit, ku fokusi ishte te hetimet për pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë, pas Durrësit, Kryeprokurori i ri ka shkuar të vizitojë një tjetër zonë të prekur nga tërmeti.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se Çela ka shkuar në Krujë për tu takuar me prokurorët që po merren me hetimet e tërmetit.

Ndërkohë, nga Durrësi Çela u shpreh sot se nga hetimet janë hasur shkelje dhe se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi./abcnews.al

 

bashkia-kruje.jpg
in a20:14 | 06/12/2019

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi 3 pallate në Thumanë ku fatkeqësisht humbën jetën 24 persona. Grupi i xhirimit të “ABC News” udhëtoi drejt dy njësive bashkiake dhe Bashkisë së Krujës për të marrë një informacion zyrtar mbi akt-konstatimet e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Sipas punonjësve vendorë, Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi nuk gjendej në zyrën e tij.  Pas disa tentativash për tu lidhur me të nga stafi i Abcnews kryetari i bashkisë së Krujës Artur Bushi, me anë të një mesazhi deklaroi se ka punë shumë më të rëndësishme, këto ditë. Askush nga zyrtarët e qeverisë vendore në Krujë nuk thyen heshtjen dhe të tregojnë të vërtetën, për tragjedinë e 26 nëntorit.

I paqartë mbetet fakti se përse Bashkia e Krujës nuk sqaron dyshimet e ngritura prej banorëve të Thumanës se 3 pallatet që shkaktuan 24 viktima ishin të dëmtuara që nga tërmeti i 21 shtatorit. Jashtë kamerave ata kanë deklaruar se pas tërmetit të parë disa kohë kanë qëndruar në çadra dhe më pas janë futur në shtëpitë e tyre pasi askush nga qeveria vendore nuk mori asnjë masë.

Zyra e informacionit në Bashkinë e Krujës i tha “Abc News” se kryetari  ishte në Fushë Krujë dhe në Thumanë së bashku më inxhinierë duke kryer inspektimet në terren. Ndërsa në njësinë administrative Thumanë u tha që drejtuesi i kësaj njësie gjendej në Krujë në mbledhje me Bushin. Kush nga këto institucione po thotë të vërtetën? Pse po fshihen drejtuesit e qeverisë vendore në Krujë?  Një kërkesë zyrtare për informacion Bashkisë së Krujës i është bërë edhe nga Partia Demokratike. Kërkesa ka 5 pyetje të cilat lidhen me dyshimet e ngritura nga banorët e Thumanës.

Ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar të gjithë dokumentacionet që i duhen për hetim. Burime nga organi i akuzës në Krujë bënë me dije se janë marrë mostra për të bërë analizën në çdo objekt të dëmtuar. Gjithashtu i kanë bërë një kërkesë Bashkisë së Krujës që asnjë objekt nuk do të shembet pa qenë prezent ekspertët e Prokurorisë. Po i njëjti burim saktëson se janë marrë në pyetje të mbijetuarit e 3 pallateve famëkeqe dhe banorë të tjerë. Ndërkohë plasaritje nga tërmeti ka pësuar edhe Prokuroria e Krujës./abcnews.al

 

ilir-metaaa.jpg
ger ta11:59 | 06/12/2019

Presidenti Ilir Meta ishte sot në kalanë e Krujës, pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ai u shpreh se gjendja e kalasë është shqetësuese.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, Meta është pyetur edhe për tubimin e paralajmëruar nga kreu i shtetit, i cili do të mbahej më 8 Dhjetor, me argumentinim për të mbrojtur Kushtetutën.

Meta u pyet nëse do të ketë një datë tjetër për tubimin e paralajmëruar, në një kohë kur vendi ende nuk e ka kaluar situatën e emergjencës në zonat e prekura nga tërmeti.

Lidhur me këtë Meta u përgjigj duke mos dhënë një datë tjetër: “Presidenti mbron Kushtetutën, por tani është koha për të bërë çdo gjë që vendi të rikthehet në një normalitet sa më të shpejtë si para tërmetit të 26 nëntorit”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono