kroaci

ilir-mettaa.jpg
G. P.20:00 | 18/07/2018

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, komentoi negociatat shtetërore me Greqinë për kufirin detar.

“Ky është një proces, i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti, edhe në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionin përkatës. Nga ana ime si president, dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë, ashtu edhe me Kuvendin e Shqipërisë, që kanë përgjegjësitë e tyre për këtë proces”.

Në lidhje me situatën aktuale të krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë për shkak të pamundësisë së plotësimit të vendeve vakante pa u ngritur institucionet e reja të drejtësisë, Presidenti vuri theksin tek bashkëpunimi i qeverisë me opozitën.

“Reforma në drejtësi është shumë e thellë, madhore, komplekse. Duke shrpesuar mbështetjen për ecurinë e kësaj reforme dua t’u siguroj për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që ka Presidenti për çështjet e drejtësisë në mënyrë më transparente. Ashtu siç kam bërë më herët, dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës për të kaluar çdo moment të vështirë që mund të vërë në vështirësi krijimin e institucioneve të drejtësisë”.

Në takimin që parapriu konferencën, dy presidentët biseduan për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë e Kroacisë, marrëdhëniuet në rajon dhe çështjet ndërkombëtare. Meta vlerësoi mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit.

Nga ana e saj, Kitaroviç theksoi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, duke hedhur idenë deri në një partneritet strategjik./abcnews.al

kolinda.jpg
G. P.11:22 | 18/07/2018

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović mbërrin sot në Tiranë me ftesë të Presidentit Ilir Meta.

Presidentja kroate do të pritet  me një ceremoni zyrtare në institucionin e presidentit për të vijuar me një takim kokë më kokë e më pas me takimin dypalësh në krye të dy delegacioneve respektive.

Pas takimit, në orën 18:00 do të zhvillohet edhe konferenca e përbashkët për shtyp e të dy presidentëve.

Gjatë vizitës së saj të dytë në Shqipëri, Presidentja kroate do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në sallën e parlamentit.

Presidentja e Kroacisë do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Në portin e Durrësit do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të projektit kroat për mbrojtjen e mjedisit në Berat e në Krujë./abcnews.al

kroacia-2.jpg
G. P.10:38 | 17/07/2018

Me brohoritje dhe urime për suskesin e arritur në Botërorin 2018 janë pritur dhe djemtë e kombëtares kroate. Rreth 250 mijë tifozë u mblodhen në sheshe e rrugë duke mirëpritur lojtarët.

Me një brohoritje të fuqishme krenarie dhe gëzimi, lojtarët e kombëtares kroate të futbollit kanë kaluar në tapetin e kuq të shtruar posaçërisht për ta në Zagreb. Disa dhjetëra mijëra njerëz të veshur me ngjyrat simbolike kombëtare të kuqe e të bardhë ngritën flamurin kroat në kryeqytetin e vendit për të përshëndetur ekipin.

Futbollistët, të cilët përshkuan rrugën kryesore të Zagrebit deri në sheshin qendror me një autobus të hapur, shtrënguan duart me tifozët dhe nënshkruan autografë. Policia deklaroi se mbi 250 mijë vetë ishin mbledhur në qendër të qytetit dhe shumë të tjerë përgjatë aksit nga aeroporti deri në shesh.

Autobusi udhëtoi për disa orë, shpesh herë duke u ndalur pasi bllokohej nga turma. Disa mijëra fansa, pjesa dërrmuese të cilëve vinin nga zonat e tjera të vendit, kishin mbërritur në Zagreb që në orët e para të mëngjesit dhe shumë prej tyre i zuri gjumi nga lodhja. Autoritetet u detyruan të dërgonin autobotë me ujë për t’u ardhur atyre në ndihmë.

Kroacia arriti për herë të parë në finalen e një botërori dhe pavarësisht humbjes përballë Francës, shpirti i saj luftarak spikati në ndeshjet e luajtura. “Bravo, ju lumtë”, “Jeni krenaria jonë”, apo “Jeni krenaria e Kroacisë” ishin parullat e sportdashësve të mbledhur në rrugët e qytetit./abcnews.al

NDESHJA-KROACI-ANGLI-1280x720.jpg
ent ela23:20 | 11/07/2018

Finalja e Kupës së Botës do të jetë Kroaci-Francë. Skuadra kroate triumfoi me meritë ndaj Anglisë, edhe pse sërish vuajti për 120 minuta.

Ballkani mund ta ketë më në fund një kampione të botës.

Ajo që mund ta bëjë quhet Kroaci, kombëtarja e një vendi fare të vogël me vetëm 4 milionë banorë, që bëri mrekullinë e radhës, duke eleminuar Anglinë e duke siguruar finalen ndaj Francës.

Ishte një tjetër dramë e kësaj Kupe të Botës, edhe pse nuk mund të quhet një e papritur, në një turne që ka pasur kaq shumë tronditje.

Formacioni I trajnerit Zllatko Daliç përballoi nisjen shumë të të mirë të anglezëve, që shënuan që në minutën e 4-ët me anë të Tripierit.

U përballua edhe stërlodhja e dy ndeshjeve radhazi nga 120 minuta dhe me gjuajtje penalltish, si edhe lodhja e gjysmëfinales që u luajt po 120’.

Kroacia, inferiore në pjesën e parë, reagoi në mënyrë madhështore pas pushimit, duke merituar gjithçka.

Jo vetëm barazoi me anë të Perishiçit, por iu afrua golit disa herë.

Forca e madhe e karakterit u duk në kohën shtesë, kur vendosmëria për të fituar doli më e fortë se lodhja.

Në një duel vullnetesh, triumfoi ai I kampionëve kroatë.

Përse fitoi Kroacia dhe përse humbi Anglia?

Përgjigja është për shkak të personalitetit më të madh të lojtarëve.

Modriç, Rakitiç, Lovren, Vrsaljko, Subashiç, Manxhukiç apo Perishiç janë yje që luajnë në klube të mëdhenj si Real, Barcelona, Liverpul, Atletiko, Monako, Juventus, Inter.

Fjalët e Luka Modriçit duken si profeci: Ndoshta është e shkruar të fitojmë duke vuajtur.

Ballkanasit duhet të përballojnë edhe vuajtjen e fundit për t’u shpallur kampionë të botës. /abcnews.al

 

kroaci.jpg
G. P.15:10 | 11/07/2018

Entuziazëm i jashtëzakonshëm në Kroaci për shancin e madh në Rusi. Mijëra tifozë nisen drejt Moskës për ndeshjen ndaj Anglisë.

I gjithë shteti në këmbë për kombëtaren. Kroacia duket sikur do të shkojë e gjitha në Rusi për gjysmëfinalen e Botërorit ndaj Anglisë, dhe në krye të eksodit janë dy dinjitarë tepër të lartë.

Kryeministri Andrej Plenkoviç dhe kryetari i Kuvendit, Gordan Jandrokoviç, morën avionin në aeroportin e Zagrebit, për të qenë në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Kryeministri dhe një foto në adresën e qeverisë kroate në Twitter, ku ishte në avion bashkë me kryetarin e Kuvendit: “Do të mbështesim të zjarrtët! Vetëm fitore!”

Plot 1.500 tifozë fluturuan drejt kryeqytetit rus, me 6 avionë çarter, më i madhi i të cilëve mbante 450 pasagjerë. Përpara kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, në Rusi ishte vetë presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila e ndoqi ekipin në çerekfinalen ndaj rusëve.

Numri 1 i shtetit shkoi më pas në hotelin e kombëtares, dhe u përshëndosh me ekipin, pasi duhej të kthehej në Zagreb për arsye pune. Gjithsesi, të mbiquajturit “të zjarrtët” nuk do të jenë vetëm.

Janë me mijëra tifozët në kryeqytetin rus, të cilët do të përkrahin kombëtaren në stadium, ose do të ndjekin ndeshjen në “Fan Zone”, për ta kthyer Moskën në një qytet kroat./abcnews.al

kroacia.jpg
G. P.13:20 | 11/07/2018

Anglia dhe Kroacia luajnë sot në Moskë, për një vend në finalen e Botërorit ndaj Francës. Anglezët jepen favoritë, edhe pse kroatët kanë shumë besim tek vetvetja.

Kthimi pas suksesit ishte triumfal.

Kombëtarja kroate festoi kualifikimin ndaj Rusisë me këngë në gojë, edhe pse trajneri Daliç nuk i lejoi lojtarët e tij të rrinin gjatë zgjuar.

Ditën tjetër, ata nisën përgatitjen për gjysmëfinalen, për Anglinë.

Daliç ka mungesë të sigurt mbrojtësin Shime Vrsaljko të Atletikos, por portieri Subasiç pritet të jetë gati.

Skuadra e tij nuk jepet favorite, por trajneri është sfidues.

 “Kroacia ka lojtarë të shkëlqyer që luajnë në klubet më të mirë të Europës. Është e vërtetë që, në të kaluarën, nuk kemi pasur rezultate të mira në turne të tillë, por kjo duhet të ndryshojë. Nuk është habi që jemi mes katër më të mirëve të botës. Synojmë të fitojmë sërish”.

Mbrojtësi Dejan Lovren, lojtar i Liverpool-it, është përballë vendit ku luan.

“Nuk jam i informuar se çfarë po ndodh në Angli, pasi jam i përqëndruar tek puna jonë, dhe tek lajmet nga vendi ynë. E imagjinoj se çfarë entuziazmi duhet të jetë në Angli, me tifozët që presin të fitojë ekipi i tyre, ndërsa tifozët tanë presin të fitojë Kroacia. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë”.

Po Anglia, si i ka punët?

Kapiteni i dytë, Jordan Henderson, besohet se është gati, por kjo nuk mund të thuhet për sulmuesin Jamie Vardy.

“Ne erdhëm në Rusi për t’u kënaqur me futbollin tonë. Ishim një nga skuadrat me moshën më të re. Nuk bëmë parashikime se deri ku mund të shkonim, por gjithçka e kemi merituar dhe jemi përmirësuar. Përballuam çdo vështirësi dhe shpresojmë të fitojmë sërish”.

Henderson u pyet sesa ndihet presioni për të fituar për herë të parë nga 1966-ta.

“Jemi të përqëndruar te ajo që duhet të bëjmë, dhe jo tek statistikat. Anglia ka pasur probleme për shumë kohë, por neve na takon të ecim përpara, t’i marrim ndeshjet njërën pas tjetrës. Nuk ia vlen ta vendosim veten nën presion”./abcnews.al

23-2.png
G. P.14:14 | 10/07/2018

Ismail Morina, ka fituar lirinë në Itali. Ai kërkohej nga drejtësia serbe për ngritjen e dronit në 2014-n në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Morina, i njohur ndryshe dhe si “Ballisti”, fillimisht u arrestua në Kroaci e më pas u ekstradua në Itali ku dhe fitoi lirinë.

Ismail Morina, i quajtur ndryshe dhe si “Ballisti” është liruar nga burgu në Itali. Këtë e ka bërë të ditur vetë shqiptari me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook. “Ballisti” ka shpërndarë një fotografi, ku shfaqet bashkë me konsullin e përgjithshën të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë, Adrian Haskaj.

“Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptar që janë pëfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbritën rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time”, shkruan Morina.

Ndërkohë, ai kërkohej nga drejtësia serbe për shkak të dronit të ngritur me 14 Tetor të 2014-s në stadiumin e Beogradit ku luhej ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri. Për këtë arsye fillimisht u ndalua në Kroaci, ku kaloi nëpër procese të gjata të drejtësisë. Fillimisht Shkalla e Parë e gjykatës vendosi pro ekstradimit të tij në Serbi.

Por pas apelimit, gjykata e lartë rrëzoi shkallën e parë duke urdhëruar dërgimin e tij për në vendin e origjinës, që figuronte Italia. Më pas drejtësia e Barit rrëzoi kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe e la të lirë. Tashmë Morina mund të udhëtojë në çdo vend të botës përveç Serbisë, ku kërkohet për akuzën e terrorizmit./abcnews.al

anijaaa.jpg
G. P.09:48 | 10/07/2018

Autoritetet portale të Durrësit njoftojnë se anija siriane, e cila u arratis nga brigjet tona disa ditë më parë u bllokua në Kroaci. Ajo ndodhet ne radën e jashtme, pesë milje larg portit të Rijekës në Kroaci dhe u bllokua menjëherë pas kërkesës së palës shqiptare, e cila njofton se u largua pa plotësuar dokumentacionin.

Anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë me 26 Qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 tonë, drejtuesit e anijes hynë në konfikt me pritësin e mallit, i cili nuk pranoi të merrte pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk ranë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 tonë./abcnews.al

JEHONA-E-KROACISE-DHE-ANGLISE-1280x720.jpg
ent ela17:09 | 08/07/2018

Entuziazëm i madh në Angli dhe në Kroaci pas mbërritjes në gjysmëfinale të Botërorit. Besimi është i madh se mund të fitohet titulli

Ndoshta nuk kishin besuar të ishin këtu deri tani. Tifozët anglezë kanë qenë gjithnjë optimistë, janë quajtur shpesh edhe arrogant, veçse kjo Angli I kishte bërë me zemër.

Sidoqoftë, kombëtarja e shpikësve të futbollit është në gjysmëfinale dhe publiku anglez, në Samarë, në Londër apo kudo qoftë, është në delir.

Trajneri Garet Sauthgejt po ashtu është I lumtur, por I përmbajtur.

“Kjo është dita ime më e mirë në karrierën si trajner, – tha Sauthgejt pas ndeshjes, – por ne nuk duhet të kënaqemi me kaq, duhet të mbetemi këtu edhe për një javë. Suksesi ka ardhur vetëm nga forca e skuadrës”.

Jehona mediatike ishte madhështore.

“Sandi Telegraf”: Përpara! Anglia marshon në gjysmëfinale!

“Indipendet”: Në majë të Botës! Na prit Kroaci!

“Sandi Tajms”: Shpresë dhe lavdi!

“Star Sport”: Ja ku jemi! Ëndërr suedeze, ndërsa Sauthgejti udhëheq 3 luanët në gjysmëfinalen e parë botërore në 28 vjet”.

Vetë skuadra nuk pati kohë për kremtim, por pati një seancë shlodhëse pas fitores ndaj Suedisë.

Lumturi edhe më e madhe në Kroaci.

Futbollistët festuan gjatë në dhomën e zhveshjes, madje duke kënduar këngë që mund t’i kushtojnë, pasi FIFA ka hapur një hetim.

Në ekstazë edhe presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Për tifozët është e kotë të flitet.

Qytetet kroate sikur u dogjën nga festa, më e madhja që nga viti 1998 kur Kroacia arriti për herë të parë në gjysmëfinale të Botërorit.

“Nuk e kam zakon të qaj, por ia vlen pas këtij suksesi, – ishin fjalët e trajnerit kroat, Daliç, – ndaj Rusisë ishte një betejë, por ne nuk jemi lodhur, do të kemi plot energji për Anglinë. Ne nuk duam të ndalemi”.

Mediat kroate nuk mbetën prapa atyre angleze.

“Jutarnji List”: Kroatët nuk dorëzohen! Fitore ndaj rusëve, betejë me anglezët për finalen!

“Sllobodna Dalmacija”: Do të rrëzohen edhe anglezët, do të jemi kampionë! Të zjarrtët mposhtin rusët, rruga për në parajsë është e hapur!

“Sportske Novosti”: Moskë, po mbërrijnë kroatët! Të dashur anglezë, sa të lumtur jemi që ju shohim përsëri! /abcnews.al

rus.jpg
G. P.16:57 | 07/07/2018

Rusi-Kroaci do të jetë çerekfinalja e fundit e Kupës së Botës. Skuadra vendase synon mrekullinë e radhës, pas eleminimit të Spanjës, por ballkanasit jepen favoritë.

Rikuperim mendor dhe jo vetëm fizik. Këtë mendoi stafi teknik i Rusisë, kur lejoi futbollistët të kishin pranë familjet dhe njerëzit e dashur, në prag të çerekfinales.

Vendasit duan të bëjnë gjithçka për të kaluar Kroacinë dhe për të arritur për herë të parë mes katër më të mirëve të Botërorit. Pasi ia dolën ndaj Spanjës, gjithçka duket e mundshme edhe pse rusët nuk jepen favoritë.

Udhëtimi drejt Sochi-t, në jug ishte i qetë dhe me optimizëm. Problemi i vetëm për Rusinë është dëmtimi i Zhirkovit, gjithë të tjerët janë në dispozicion të trajnerit Çerçesov.

“Është e qartë se përgatitjet tona kanë qenë disi më të ndryshme, – pohoi Çerçesovi, – pasi Kroacia është skuadër e ndryshme nga Spanja. Nuk mund të flas me hollësi për taktikën apo formacionin, por mund të them se kemi bërë gjithçka që në ndeshjet t’i kemi gati të gjitha “armët” tona. Historia e Spanjës ishte e bukur, por ajo kaloi dhe ne duam të shkojmë përpara”.

Ballkanasit cilësohen si tepër të fortë dhe duan të barazojnë rekordin e Botërorit të vitit 1998. Kroacia nuk ka asnjë mungesë, qoftë për dëmtim apo pezullim, dhe formacioni pritet të ketë i njëjtë si ndaj Danimarkës.

“Ne nuk mund ta zgjedhim kundërshtarin, – tha Daliç, – nëse mund të jetë i zoti i shtëpisë apo dikush tjetër. Ne thjesht mundemi të luajmë siç dimë dhe të fitojmë. Sfida do të jetë shumë e fortë, dhe problem shtesë do të jetë mbështetja e tifozëve rusë, por unë besoj tek lojtarët e mi, që kanë përvojë në ndeshjet nën presion”.

Fitorja e Rusisë jepet me kuotën 4.25, barazimi në 3.1 dhe fitorja kroate shihet si shumë më tepër e mundshme, me koeficient 2.1./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono