kriza

lulzim-basha-2.jpg
ad min12:22 | 25/10/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi këtë të enjte sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger.

Kreu i selisë blu tha se në fokus të diskutimit ishte kriza politika dhe gatishmëria e OSBE për të negociuar për të gjetur zgjedhjen.

Sipas Bashës, zgjidhja vjen vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme dhe vendore në të njëjtën ditë.

“Opozita është e vendosur të japë kontributin e saj për një reformë zgjedhore që të garantojë lirinë e votës. Duhet vullnet politik që mungon nga pala tjetër që është edhe pala e kapur në shkatërrimin e tre palë zgjedhjeve siç tregojnë edhe raportet e OSBE-ODIHR. Me sekretarin e përgjithshëm kemi diskutuar për ndihmën që mund të japë OSBE në këtë drejtim. Për opozitën rruga është e qartë. Miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje vendore ku vota është e garantuar dhe nuk tjetërsohet nga grupet kriminale.  Po them që OSBE ofron këto tre mundësi, t’i kujtojë detyrimin që ka vendi për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Së dyti të ofrojë ekspertizë dhe së treti të ndihmojë sa i përket rolit të OSBE në dialog të vërtetë dhe të ketë një produkt”, tha Basha.

/abcnews.al

lulzim-basha-3.jpg
ad min16:49 | 23/10/2019

Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se hapja e negociatave është interesi më i madh i vendit sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi.

Basha citon, kryetarin e komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister, sipas të cilit “Zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman. Drtia jeshile për Maqedoninë Veriore dhe ditë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë”.

Prandaj sipas Bashës, rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Gjermania.

“9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE. Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Basha./abcnews.al

109180780_hi057200920.jpg
ent ela18:53 | 10/10/2019

Qeveria rumune nuk i mbijetoi të enjten një votëbesimi në Parlament, duke bërë që vendi të hyjë në një krizë afatgjatë. Kjo, pasi opozita që pritet të marrë pushtetin është e fragmentarizuar dhe për momentin vendi e ka të pamundur të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Qeveria e majtë e kryeministres Viorika Dancila në Rumani u rrëzua ditën e enjte pasi doli e humbur përballë një mocioni mosbesimi në Parlament, duke ngritur perspektivën për një krizë të gjatë politike për shkak të opozitës së fragmentarizuar.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare nuk është një opsion për momentin, për shkak se Rumania pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm. Dhe sipas ligjit, vendi nuk mund të mbajë zgjedhje parlamentare nëse ndodhet më pak se 6 muaj përpara atyre presidenciale.

Opozita tani ka 10 ditë kohë për të nominuar një kryeministër të ri që do të duhet të ketë aprovimin e presidentit të qendrës, Klaus Johanis.

Gjithashtu, kryeministri i emëruar, së bashku me kabinetin e ri që duhet të formohet, do t’i duhet t’i nënshtrohen një mocioni përpara se të nisin nga puna. “Ju keni folur shumë, por tani dua të dëgjoj dhe të shoh se si do ta formoni ju qeverinë dhe me kë”, u tha kryeministrja Dancila ligjvënësve të opozitës.

Qeveria e re do të përballet me detyrën e vështirë të hartimit të një projekt/buxheti për vitin 2020, që të mundësojë një rritje prej 40 për qind të pensioneve, pa cënuar ndërkohë objektivat e defiçitit.

Qeveria Dancila ka qenë në rrezik rrëzimi që kur Social-demokratët humbën partnerin e ri të koalicionit të tyre në muajin gusht.

Analistët presin që qeveria e re të formohet përmes partisë kryesore të opozitës, Asaj Liberale, por duke parë fragmentarizimin e saj, nuk është çudi që më vonë të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. /ABC News Albania 24/7

pakti-rama-basha.jpg
ad min20:41 | 05/10/2019

Kredemokrati Lulzim Basha refuzon ftesën e Kryeministrit Rama për takim selinë e PD për zgjidhjen e krizës, duke deklaruar se koha për shfaqje ka mbaruar. Basha garanton se s’do të ketë më një marrëveshjes mes demokratëve dhe socialistëve si ajo e vitit 2017.

Lulzim Basha i ka mbyllur derën dëshirës së kryeministrit Rama për të zhvilluar një takim në selinë blu për zgjidhjen e krizës politike. Në një intervistë për Neës 24, Basha deklaroi se koha për shfaqje ka mbaruar dhe vendi ka nevojë urgjente për të dalë nga kriza.

Shprehet garant se një marrëveshje të dytë me Edi Ramën nuk do të ketë, ndërkohë që i rikujton kërkesën për planin që opozita ka paraqitur për daljen nga kriza. Për kryedemokratin 9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen e vendit nga kriza politike./ABC News Albania 24/7

INTERVISTE-GRIDA-DUME.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela15:10 | 01/10/2019

Anëtarja e Kryesisë së PD, Grida Duma është e bindur se 9 kushtet gjermane do ta detyrojnë kryeministrin Rama të ulet për zgjidhur krizën politike. Në një intervistë për ABC News, Duma thekson se PD mund të vijë në pushtet përmes një procesi të koordinuar dhe transparent brenda së djathtës.

Grida Duma është e bindur se opozita pas 6 vitesh e ka arritur qëllimin e saj. Imponimi që Bundestagu gjerman ka bërë përmes kushteve te vendosura për çeljen e negociatave, për anëtëren e kryesisë së Partisë Demokratike janë sinjal i qartë se Edi Rama nuk mund të refuzojë më zgjidhjen e krizës politike.

Llogaridhënien e kërkon nga forca e saj politike. Pas 6 vitesh beteja opozitare brenda dhe jashtë institucioneve, Duma e sheh ardhjen në pushtet përmes një procesi të kordinuar dhe transparent brenda vetë të djathtëve.

Kontributin në reformën zgjedhore e sheh si një hap pjekurie të Partisë Demokratike, por edhe në këtë rast sygjeron që garancia në proces të sigurohet nga ndërkombëtarët.

Bindjen e ka se ndryshimi i sistemit zgjedhor do të ishte një hap pozitiv, por vendimarrjen për këtë nismë e lë në gjykimin e opozitës së bashkuar.

Rikthimin e ish-funksionarëve të lartë të PD nuk e sheh si problem, por kërkon që për hir të aksionit opozitar të ketë një përpjestim të drejtë mes kontributit dhe vlerës që gjithësecili ka në parti.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi fundjavën që lamë pas strukturat më të larta të PD dhe kërkoi nga të gjithë mobilizim për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij kriza politike është në fazën finale të zgjidhjes së saj. /ABC News Albania 24/7

jozefina-topalli.jpg
ad min15:22 | 25/09/2019

Ish-nënkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli I ka bërë thirrje të rinjve që të krijojnë një lëvizje të re pasi vendi është i papërfaqësuar. 4 politikanët që sot drejtojnë vendin sipas saj, duhen larguar.

U deshën të kalojnë 40 vjet që të rikthehej në auditore të Universitetit të Shkodrës. Përballja me të rinjtë e bënë të udhëtojë në kujtime, të ndalet në ditët kulminante të jetës të cilat e kanë bërë të prekë ekstremet majën dhe fundin. Ndjesitë ia përcolli edhe me mesazhe.

“Siç e dini tashmë unë kam dështuar për shumë vite, deri sa hyra në universitet. Unë kurrë nuk e kasha menduar të bëhesha kryetare parlamenti. Por kurrën e kurrës nuk mund ta besoja se në liri vendi ynë të vuante nga mungesa e përfaqësimit sepse dikujt për të ruajtur karrigen e vet i interesonte djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhje”.

Ndonëse zhgënjimin më të madh ia dhanë të vetët brenda partisë, të rinjve u kërkon që alternativën të mos e shohin as në kampet e tjerë politikë.

“Pas 3 dekadave politika është në krizë, vendi është pa përfaqësim. Ekonomia nuk ec. Nuk ka asnjë qeveri dhe as opozitë. Ata kanë deformuar demokracinë e brishtë. Ata ose bëjnë pazare ose bëjnë shantazhe ndaj njëri tjetrit. Është më mirë të ikin 4 shahistat e të rrinë shqiptarët”.

Meta, Rama, Basha, Kryemadhi kanë të përbashkët një frikë sipas ish kryetares së kuvendit, të rinjtë duke iu propozuar që të krijojnë një lëvizje të re kundër këtyre katër personave.

“Nëse forcat e vjetra nuk reformohen ka vetëm një zgjidhje: një lëvizje të re. lëvizje për ndryshim. Dhe mendimi im është tek të rinjtë e të rejat dhe ju që e keni gjithmonë zemrën e re”.

Në ketë ditë Jozefina Topalli u vlerësua nga universiteti “Luigj Gurakuqi” dhe shoqata “Alumni” me çmimin e karrierës. Vitet që ka lënë pas e kanë bërë të arrijë në një përfundim./ABC News Albania 24/7

ambasadori-italian.jpg
ad min14:59 | 25/09/2019

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillio ka deklaruar nga Gjirokastra se zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në Bashkimin Europian. Cutillio u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur disa kushte dhe negociatat duhen hapur sa më parë.

“Përfitoj nga ky rast që të ftoj të gjitha partitë politike që të ulen në tavolinë të zgjidhin ato probleme të përbashkëta që kanë duke filluar nga reforma zgjedhore. Për sa i përket hapjes së negociatave Shqipëria i ka përmbushur kushtet prej disa kohësh tashmë dhe nuk e kuptoj pse u vendosën këto kushte.

Ne mendojmë se negociatat duhet të hapen sa më parë. Dua gjithashtu të them që hapja e negociatave nuk do të thotë që je pjesë e BE-së, por thjesht hap një shteg që Shqipëria duhet të ndjekë. E përgëzoj Shqipërinë që mori këtë hap drejt këtij shtegu. Është një shteg që kërkon shumë angazhim dhe kërkon që palët politike të jenë bashkë drejt një misioni të përbashkët”, tha Cutillio./ABC News Albania 24/7

basha-dhe-aleatet-1280x639.jpg
ent ela20:15 | 23/09/2019

Aleatët e Partisë Demokratike i kërkojnë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të kërkojë ndërmjetësim ndërkombëtar për zgjdhjen e krizës politike. ABC News ka siguruar propozimet e aleatëve të PD në atë që ata e kanë konsideruar si Platforma e Bashkëpunimit, ku kërkojnë riorganizim të opozitës  në funksion të arritjes së qëllimit kryesor, zgjedhjet e parakohshme. Në dokumentin me 7 shtylla kryesore, partitë e koalicionit opozitar vendosin që brenda 10 ditësh të dorëzojnë propozimet e saj për reformën zgjedhore. Aleatët kërkojnë që opozita të shprehet e unifkuar për reformën zgjedhore dhe një sistem drejtësie të pavarur, ndërkohë që ndryshime do të kërkohen edhe për Reformën Administrative.

Denoncimi ndërkombëtar i krizës politike dhe shkaqeve të saj do të jetë një nga hapat e rradhës që opozita do të ndërmarrë. Aleatët propozojnë krimin e një grupi pune për marrëdhëniet ndërkombëtare për të zhvilluar takime intensive në  Bruksel, Vjenë, Berlin, SHBA dhe Londër. Në këto tryeza opozita do të paraqesë një dokument të unifikuar ku do përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i DASH për krimin dhe trafiqet  dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA. Dialogu per zgjidhjen e krizes së rënde politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.

Aleatët besojnë se kanë gjetur edhe rrugën e kthimit në Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar të shumë prej figurave historike. Një nga kërkesat kryesore në Platformën për Bashkëpunimin është edhe krijmi i senatit të opozitës, pjesë e të cilit do të jenë Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale brenda dhe janë jashtë vendit. Ndërkohë që një rol të veçantë do të ketë edhe  Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat  dhe kryetarëve të bashkive.

Dokumenti zyrtar do të miratohet në mbledhjen që Basha do të zhvillojë me aleatët e atij, ku pritet të shprehen edhe qëndrimet zyrtare të opozitës për reformën zgjedhore. /ABC News Albania 24/7

 

 

INTERVISTA-EDMOND-SPAHO.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 16/09/2019

Bisedimet e fshehta për negociata mes PS dhe PD i mohon edhe nënkryetari i PD, Emond Spaho. Në një intervistë për “ABC News”, Spaho tha se PD është e gatshme të ulet në dialog, por sipas tij, Edi Rama refuzon të pranojë se ka krizë, duke refuzuar edhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Partia Demokratike është e gatshme të ulet në dialog për zgjidhjen e krizës politike nëse maxhoranca dhe vetë kryeministri Rama nuk do të refuzojë zhvillimin e negociatave. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një intervistë për ABC News tregon tentativat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës të refuzuara nga Edi Rama.

Spaho mohon të ketë negociata të fshehura me maxhorancën, duke bërë të qartë se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja ofertë që opozita ka për kryeministrin Rama.

Platforma për zgjidhjen e krizës do të jetë edhe oferta e demokratëve për Partinë Socialiste për zgjidhjen e krizës. Në këtë platformë do të pasqyrohen qëndrimet e opozitës për reformën zgjedhore dhe çështje të tjera që do të kërkojnë dialog me shumicën.

Partia Demokratike përjashton në mënyrë kategorike një koalicion bashkëqeverisës me Partinë Socialiste. Për demokratët do të ishte vrastare për opozitën, pjesëmarrja në një tjetër proces zgjedhor të drejtuar nga Edi Rama kryeministër. /ABC News Albania 24/7

 

luftetari.jpg
ad min12:51 | 14/09/2019

Në Gjirokastër do të luhet sot ndeshja mes dy skuadrave në krizë. Luftëtari e Flamurtari synojnë të fitojnë pikët e para në këtë sezon të Superligës.

Mund të quhet sfida mes më të dobtëve. Luftëtari-Flamurtari ka qenë duel me histori tjetër, por skuadrat nuk kanë asnjë pikë pas tri ndeshjeve të para të Superligës, duke mbajtur vendet e fundit. Luftëtari ka një tjetër ndryshim në stol, pasi tashmë trajner është greku Marantas, i cili sapo ka nisur të punojë me ekipin.

“Jam i lumtur që ndodhem tek Luftëtari, një ekip me histori të rëndësishme në Shqipëri. Shpresoj të kemi sukses dhe që tifozët të na ndjekin. Për ndeshjen ndaj Flamurtarit po punojmë fort, në kaq ditë sa kemi në dispozicion, dhe besoj se mund ta përballojmë. E njoh kundërshtarin, kam parë ndeshjet e tij, kam parë edhe lojtarët. Nga ekipi ynë janë larguar Muça dhe Morina, por nuk do t’i quaj mungesa, pasi rëndësi kanë lojtarët që kemi. Besoj se skuadra ka cilësi, që duhen përmirësuar”.

Flamurtari, ndërkaq, ka më pak shqetësime me trajnerin, pasi prej shumë javësh drejtohet nga Dritan Sadedini. Gjithsesi, problemet me financat e kanë dobësuar skuadrën, e cila i ka humbur të gjitha ndeshjet deri tani.

Për vlonjatët mungon Zeqaj, i pezulluar, ndërsa në dyshim janë mbrojtësit Sarris dhe Ibars. Sulmuesi shkodran Sukaj është rikthyer në skuadër pas dëmtimit, por nuk dihet nëse mund të luajë titullar, apo do ta nisë ndeshjen nga stoli./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono