Kritika

Golden-Globes-2020-nominations-revealed-–-here’s-who’s-up-for.jpg
So Nila11:04 | 11/12/2019

 Pasi Golden Globes publikoi listën me nominimet përkatëse në secilën kategori, nuk munguan kritikat e ashpra në lidhje me faktin se për të shumtën herë, nuk ka asnjë regjisore grua të nominuar për çmimin prestigjoz.

Që nga viti 2000, Golden Globes ka nominar më shumë se 100 burra në kategorinë “Regjisori më i mirë” dhe vetëm katër gra. Në Oscars gjithashtu janë nominuar vetëm tre regjisore gra në 20 vitet e fundit, krahasuar me 87 burra.

Nuk është hera e parë që Golden Globes kritikohet për nominimet. Vitin e kaluar, kur prezantoi çmimin, Natalie Portman tha se “këtu të gjithë të nominuarit janë burra”. Pas kritikave të një viti më parë, u mendua se këtë vit gjërat do të ishin ndryshe, por ja që fatlumët për çmim janë: Bong Joon-Ho (Parasite), Sam Mendes (1917), Todd Phillips (Joker), Martin Scorsese (The Irishman) dhe Quentin Tarantino (Once Upon a Time in Hollywood).

Rebecca Goldman nga fondacioni “Time’s Up” – që ka në qendër lëvizjen kundër ngacmimeve seksuale në Hollywood – tha se përjashtimi i grave nga kjo kategori nuk është një problem vetëm i Golden Globes – është një krizë e gjerë në të gjithë industrinë dhe është e papranueshme.

Charlize Theron tha për Los Angeles Times se mungesa e kandidateve gra në kategorinë e regjisorit/es më të mirë është “me të vërtetë, me të vërtetë qesharake”.

“Regjia nuk është një fushë ku gratë kanë patur mundësi të depërtojnë,” tha kryetari i “Time’s Up”, Heather Rabbatts për BBC në 2018-n. “Sa më shumë t’i njohim ato dhe t’i inkurajojmë, aq më shumë do t’i bëjmë gratë e tjera që të besojnë te vetja.”/abcnews.al

Neymar.jpg
Veronik Istrefaj21:36 | 09/12/2019

Trajneri i Montpellier, Michel Der Zakarian, ka akuzuar Neymar për aktrim dhe për mungesë respekti ndaj rivalëve. Në minutën e 72-të, Neymar shënoi nga goditja e dënimit në atë fitore 1-3 të PSG-së përballë Montpellier.

Der Zakarian tha në fjalën e tij se Neymar “provokon kundërshtarët”, si dhe tregon një mungesë profesionalizmi dhe respekti të tepruar: “Neymar ka një lojë që provokon gjithmonë kundërshtarët me aftësitë dhe driblimet e tij. Kur i ndërhyn, ai gjithmonë “qan”.

Është një lojtar i shkëlqyer dhe është për të ardhur keq në fund të ndeshjes flitet vetëm për veprimet që bën gabim. Kur jeni një nga lojtarët më të njohur në botë, duhet të tregoni vlerat e duhura. Qëndrimi i tij që kur ai ka ardhur në Francë, nuk ka nevojë për koment. Të gjithë flasin keq për të”, përfundoi Zakarian./abcnews.al

edoardo-de-laurentiis.jpg
Vladimir Prenga18:09 | 20/11/2019

Emanuele Calaio dhe Francesco Montervino kanë qenë dy nga lojtarët që dhanë një kontribut të vyer për Napolin, që të kthehej në Serie A në vitin 2008. I pari spikati me golat e tij, kurse i dyti ishte lider dhe jo më kot mbante shiritin e kapitenit.

Këta dy lojtarë i ka kthyer në vëmendje Eduardo De Laurentiis, djali i presidentit të Napolit. Ai ka ngacmuar sërish lojtarët aktualë të “axurrëve”, duke theksuar se nuk kanë këllqe si ata që e ngjitën ekipin në Serie A.

“Duhen figura si ata (Calaio dhe Montervini) në dhomat e zhveshjes së futbollit italian. Ata kanë më shumë këllqe, u përballën me fusha më të vështira dhe dolën si fitues të mëdhenj”, është shprehur De Luarentiis Junior.

Gjithashtu ai u kujton futbollistëve se janë punëtorë dhe duhet të tregojnë respekt për fanellën dhe tifozët. “Ata fitojnë shumë para, por janë të punësuar dhe duhet të kenë respekt për fanellën dhe tifozët që shkojnë në stadium”, deklaron djali i Aurelio De Laurentiis, presidenti të Napolit. /abcnews.al

gramoz-rucci.jpg
ger ta08:42 | 18/11/2019

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në takimin “NATO dhe siguria përballë teknologjisë”, shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me mos-hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij qendrimet konfuze të BE dëmtojnë edhe NATO-n dhe rrezikojnë sigurinë. “Burokracia e BE nuk na hapi negociatat. Qëndrimet konfuze të BE dëmtojnë edhe NATO-n, ndërsa simetria mes NATO dhe BE po na dëmton ne. Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja, por jo të gjitha vendet në Ballkan kanë perspektivën perëndimore si Shqipëria. Shpesh Shqipëria dhe Kosova përmenden edhe për shumicën e popullsisë myslimane. Më shumë sesa nga islami, rajoni përflitet për ndikimin e rusisë. Ballkani Perëndimor ndodhet përballë sfidave të mëdha.”, tha kryeparlamentari./abcnews.al

 

gorbacov-1-1280x781.jpg
nev ila15:15 | 05/11/2019

Në një intervistë për BBC, lideri i fundit i Bashkimit sovjetik, Mikail Gorbacov kritikoi ashpër tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit. Ai theksoi se armët bërthamore janë një rrezik për botën.

Tensionet ekzistuese mes Rusisë dhe Perëndimit përfaqësojnë një rrezik kolosal për botën për shkak të kërcënimit që vjen nga armët bërthamore. Është kjo deklarata e ish liderit të bashkimit sovjetik Mikail Gorbacov gajtë një interviste për BBC.

Gorbacov, i cili në vitin 1987 firmosi marrëveshjen për foprcat bërthamore me presidentin e atëhershëm amerikan Ronald Regan, duke i dhënë fund luftës së ftohtë, i bëri apel të gjitha vendeve që të deklarojnë se armët bërthamore duhet të shkatërrohen.

Sipas tij deri në momentin që do të ekzistojnë armët e shkatërrimit në masë, sidomos armët bërthamore, rreziku është shumë i madh. Ai këtë deklaratë e bëri pas pyetjes së korespondentit të BBC nga Moska se sa e rrezikshme ishte përplasja aktuale mes Rusisë dhe Perëndimit.

“Të gjitha vendet, të gjitha, duhet të deklarojnë se armët bërthamore duhet të shkatërrohen. Kjo për të shpëtuar veten tonë dhe planetin tonë,” përfundoi ai./abcnews.al

mcallister.jpg
ad min16:43 | 23/10/2019

Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister është shprehur i zhgënjyer me mos hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në një intervistë për “Euractiv’’, anëtari i kristiandemokratëve gjermanë në PE beson se përçarja mes vendeve të BE-së ka cënuar besueshmërinë e këtij organizmi. Ndërkohë, vendimin e KE-së në 17 tetor e quan “gabim historik”.

“Unë jam shumë kritik ndaj efektit përfundimtar të bisedimeve në Samitin e Këshillit Europian dhe mendoj se ky është një gabim historik. Ky nuk është vetëm një sinjal elokuent për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, por edhe për minimin e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Sa kushtojnë premtimet tona nëse veprojmë në këtë mënyrë?!”, thekson McAllister./ABC News Albania

BORIS-JOHNSON.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela22:48 | 26/09/2019

Opozita britanike e ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit për fjalorin e përdorur në Parlament këtë të mërkurë. Por Boris Xhonson ka deklaruar se nuk ka mënyrë tjetër për të folur kur bëhet fjalë për Breksit.

Kryeministri britanik Boris Xhonson është akuzuar se ka përdorur një gjuhë të rrezikshme dhe ofenduese gjatë debateve të ashpra të zhvilluara të mërkurën në Parlament. Gjithashtu, ai është kritikuar me argumentin se me qëndrimin e tij ka thelluar përçarjet në lidhje me Breksit në Britaninë e Madhe. Dhoma e Përfaqësuesve u mblodh për herë të parë të mërkurën pasi Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar e cilësoi të paligjshëm vendimin e kryeministrit për pezullimin e Parlamentit. Të enjten, kryetari Xhon Berkou i cilësoi si “toksike” replikat e Xhonson ndaj ligjvënësve. Gjatë fjalimit të mbajtur, kryeministri gjithashtu e përshkroi disa herë si “aktin e dorëzimit” ligjin e ri që bllokon një dalje pa marrëveshje nga BE-ja. Ai e quajti Parlamentin një “sallë zombish” dhe akuzoi partitë e opozitës për tradhti, ndërsa refuzoi të ndryshonte taktikën e tij për të shëruar përçarjet në vend. “Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është zbatimi i rezultatit të referendumit të vitit 2016”, shtoi Xhonson. Disa nga mbështetësit e kryeministrit kanë aprovuar performancën e tij duke akuzuar politikanët e opozitë se ishin treguar gjithashtu abuzivë. Vetë Xhonson, duke reaguar ditën e enjte për BBC ka mbrojtur fjalorin e përdorur. “Mendoj se në Dhomën e Përfaqësuesve është e rëndësishme që unë të flas për ligjin e Breksit në atë mënyrë që fola të mërkurën”, ka thënë ai. /ABC news Albania 24/7

1168904683.jpg.0.jpg
ad min16:57 | 18/09/2019

Kritika të ashpra për Barcelonën pas barazimit dhe lojës së dobët ndaj Dortmundit në Champions. Ekziston frika se katalanasit do të dështojnë edhe këtë sezon, ashtu si 4 vitet e fundit.

Është ende tepër shpejt për të mbërritur në këtë fazë. Barcelona ka pësuar zhgënjim pas zhgënjimi në Champions, që pas vitit 2015, dhe ky fillim i ri nuk është se largoi fantazmat.

Eliminimet e bujshme ndaj Juventusit, Atletico-s, Romës apo Liverpool-it kanë ardhur të gjithë në fazën me eliminim direkt dhe rreziku është që kjo të ndodhë përsëri.

Katalanasit u duken të vegjël përpara këtij ekipi, Borusias së Dortmundit, që u tregua i vendosur për të fituar prej momentit që mbërriti në stadiumin “Signal Iduna Park” e deri në fund.

Nëse gjermanët nuk ia dolën, duhet të bëjnë me faj po një gjerman, portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, që bëri pritje të mëdha duke mbrojtur rezultatin 0-0.

Numri 2 i kombëtares së Gjermanisë ndaloi edhe penalltinë e gjuajtur nga kapiteni vendas, Marco Reus, dhe ishte engjëlli mbrojtës i skuadrës së trajnerit Ernesto Valverde.

Nëse Barça ka pasur gjithnjë Mesin si fenomenin e saj, këtë herë rolin e argjentinasit e mori Ter Stegen. Kaq i madh ishte dominimi i Dortmundit saqë Messi thuajse nuk u duk aspak, ndonëse hyri në fushë në minutën e 60-të. Vetëm në fund, ai pati një mundësi, por nuk arriti ta shfrytëzonte.

Çfarë Barçe ishte kjo që nisi sulmin ndaj Europës? – pyet gazeta madrilene, “Marca”, – ekipi azulgrana nuk tremb kënd kur është jashtë fushe!

Kritika edhe nga mediat katalanase.

“Muri, – titullon me shkronja të mëdha “El Mundo Deportivo”, – një Ter Stegen kolosal, që priti edhe një penallti, i dha një pikë të pamerituar Barçës, në ditën e rishfaqjes së Lionel Mesit”.

“Muri Ter Stegen, – ishte edhe titulli i “Sportit”, – duke pritur penalltinë, Marc-Andrea u bë vendimtar për Barçën, që mori një pikë në Dortmund, në një ndeshje ku u rishfaq Leo Mesi”.

“Vuajtëm shumë dhe këtë duhet ta pranojmë, – u shpreh trajneri Valverde, – rezultati është ky që është. Ata ishin më të rrezikshëm, patën penalltinë, goditën shtyllën. Dortmundi është shumë i fortë në shtëpi, ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Edhe kur dominuam nga fundi, nuk krijuam asnjë rast. Nuk është e drejtë të kritikohet Mesi, sepse ai luajti thuajse pa asnjë përgatitje”.

Nëse Barça ishte në rënie, Borusia u duk si një yll në ngjitje, dhe trajneri Lysien Favre ishte i lumtur.

“Ishim shumë mirë në pjesën e dytë, – tha zvicerani, – me shumë zotërim topi dhe shumë përqendrim. Patëm mjaft raste, ushtruam trysni dhe u mbrojtëm si ekip. Një paraqitje e tillë na jep shumë shpresë për të ardhmen”.

Championsi tregoi që në fillim se emrat e mëdhenj të Europës do të vuajnë. Kështu i ndodhi Interit, Liverpool-it, dhe po kështu Barcelonës./ABC News Albania 24/7

edi-rama-kryeministri.jpg
ad min15:08 | 09/09/2019

Teksa paralelisht po merrej në pyetje Ilir Meta, në sallën ngjitur në Kryesinë e Kuvendit, Edi Rama mblodhi grupin e tij parlamentar, ku me tonë të ashpra, ju tha deputetëve se nëse nuk transformohet, Partia Socialiste do të humbasë pushtetin.

Mbledhja e grupit parlamentar socialist, e para e kësaj vjeshte, e ka gjetur të shqetësuar kryeministrin Rama. Ai ju ka folur deputetëve me tone të ashpra, mbi zgjedhjet në parti, duke kërkuar një proces të vërtetë.

“Procesi i zgjedhjeve në parti duhet të jetë ndryshe nga herët e tjera.  Duhen takime të vërteta në cdo organizatë. Kush nga ju nuk e bën dot, më mirë le të dorëhiqet nga grupi parlamentar. Deputetë që nuk e dinë ku e kanë zonën e tyre dhe që nuk dinë çfarë kërkesash kanë njerëzit atje, nuk mund të tolerohen. Jua them copë: duhet t’i ktheni PS-së atë që i keni marrë. Secili të bëjë detyrën dhe asgjë më shumë”.

Sic pohojnë burimet e ABC News nga mbledhja e mbyllur, si rrallë herë, kryesocialisti ju ka folur të vetëve për rrezikun e humbjes së pushtetit.

“Partia Socialiste nuk mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë nga dhjami i vetë. Në zgjedhje nuk mund të përsërisim të njëjtat gjëra, ndryshe do të humbim. Forma e vetme që ta shmangim këtë është që të transformojmë partinë. Nuk dua të bëhen më takime me të njëtat fytyra. Duhet të marrin fund pazaret e dallaveret”.

Shqetësimi tjetër, veç gjendjes së strukturave të partisë, mësohet të ketë qenë cilësia e administratës.

“As unë e as Partia Socialiste nuk mund ta mbajë mbi shpatulla këtë maskaradë dhe këto zullume që ndodhin në zyrat e shtetit. Ju s’keni ngritur asnjë shqetësim se si funksionojnë këto zyra dhe ankesat që kanë njerëzit. Ju interesoheni vetëm për emërimet e drejtorëve. Nuk mban më kjo punë. Do të humbim pushtetin, nëse vazhdojmë kështu. Unë nuk do të pres fundin”.

Këto porosi vijnë teksa PS ka hyrë në një proces zgjedhor që deri në janar, do të rifreskojë të gjitha forumet përmes zgjedhjeve, përjashtuar karringen e kryetarit të partisë, që nuk do t’i nënshtrohet votimit./ABC News Albania 24/7

kritikja-e-erdoganit.jpg
ad min22:59 | 06/09/2019

Një gjykatë në Turqi ka dënuar me 10 vjet burg një nga figurat më kritike të presidentit Erdogan. Bëhet fjalë për një eksponente të opozitës, që luajti një rol kyç në fitoren e zgjedhjeve për bashkinë e Stambollit.

Një figurë e rëndësishme e opozitës turke u dënua ditën e premte me 9 vjet e 8 muaj burg për fyerje të presidentit Recep Taip Erdoan dhe për përhapje të propagandës terroriste.

Subjekti opozitar Partia e Republikës Popullore deklaroi se Kanan Kaftançioglu, kryetare e degës së saj në Stamboll dhe një ndër zërat më të rëndësishëm brenda grupit parlamentar, do ta apelojë vendimin.

E pandehura akuzohet gjithashtu se ka fyer qeverinë dhe zyrtarët shtetërorë, duke nxitur urrejtje dhe armiqësi, kryesisht përmes postimeve të saj në Twitter në periudhën 2012-2017.

Kaftançioglu luajti një rol kyç në zgjedhjet lokale të Stambollit, që u fituan nga opozita, e cila mundi partinë e presidentit Erdogan, që qeveriste qytetin prej 25 vitesh. Duke folur jashtë selisë së gjykatës, Kaftançioglu tha se vendimi nuk do ta heshtë atë.

“As ju as unë nuk e meritojmë këtë. Nëse vendimi i gjykatës nuk është në të njëjtën linjë me ligjin, por i formuluar sipas dëshirave të pushtetit politik, do të thotë se në këtë vend nuk ka ligj”, deklaroi ajo.

Politikania e opozitës shtoi se vendime të tilla nuk merren në zyrat e gjykatës, por në pallatin presidencial; ndërkohë që një grup mbështetësisht bërtisnin “krah për krah kundër fashizmit”.

Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të Kaftançioglu u mbajt 5 ditë pasi kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu fitoi për herë të dytë zgjedhjet për bashkinë e Stambollit, në qershor./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono