kriminele lufte

vlera.png
ad min21:47 | 27/10/2018

Mediat serbe, por dhe organizata jo qeveritare në Serbi kanë dënuar ashpër promovimin e librit të kriminelit serb të luftës Nebojsha Pavkoviç, në panairin e librit në Beograd.

Promovimi i një libri të dënuarit të Hagës për krime në Kosovë, Nebojsha Pavkoviç, në panairin e librit në Beograd, është cilësuar si një glorifikim i kriminelëve të luftës. Një pjesë e medias, por edhe organizata joqeveritare në kryeqytetin serb, kanë kërkuar ndalimin e promovimit dhe të shtypjes së ditarit që flet për luftën e vitit 1999 në Kosovë. Gjenerali Pavkoviç është dënuar me 22 vjet heqje lirie nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit.

Këtë fillimjavë në Panairin e librit në Beograd, në stendën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, u bë promovimi i Ditarit në katër vëllime të gjeneralit Nebojsha Pavkoviç, që në luftën e Kosovës ishte në krye të forcave ushtarake serbe. Me këtë rast, Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjeneral-nënkoloneli Milan Mojsiloviç, duke folur edhe në emër të ministrit të Mbrojtjes, Vulin, ka glorifikuar Pavkoviçin, por edhe gjeneralin tjetër Nebojsha Lazareviç, që të dy të dënuar në Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit, për deportim, shpërngulje me forcë, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve në luftën e vitit 1999 në Kosovë.

Promovimi me pompë i Ditarit të luftës nuk ka kaluar pa reagime negative të medias, personaliteteve të shquara dhe organizatave joqeveritare. Kështu, e përditshmja ‘Blic’ duke raportuar nga ngjarja, thotë se ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin vazhdon promovimin e kriminelëve të luftës; Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonin thotë se promovimi i Ditarit të gjeneralit të dënuar është provë se Serbia nuk është shkëputur nga nëntëdhjetat luftarake e as që është e përgatitur të pranojë krimet e veta të luftës;shkrimtari dhe intelektuali i njohur Filip David është shprehur se ‘ky është një turp për shtetin që u jep një satisfaksion të madh të dënuarëve të Hagës’.

Grupimi joqeveritar ‘Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut’ i ka drejtuar një letër të hapur kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, me kërkesën që t’i jepet fund botimit dhe promovimit të mëtejshëm të Ditarit në katër vëllime. Kërkohet nga kryeministrja që të bëj zap Ministrinë e Mbrojtjes që të mos ‘promovojë pjesëmarrjen në luftë të gjeneralëve dhe komandantëve ushtarak veprimet e të cilëve janë karakterizuar shumë qartë në aktgjykimet’ e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono