krimi

LAJMET-DT-17-JANAR-19-00001.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela19:48 | 17/01/2019

“Vetëdorëzimi i Balilit, fundi i hidhur i sistemit të drejtësisë dhe epitafi i një shteti”. Kështu e konsideron deputeti demokrat Enkeljed Alibeaj, vetëdorëzimin në polici të “Eskobarit të Ballkanit”, pas 15 dështimeve të operacioneve policore.

“Prej 3 vitesh janë bërë jo më pak se 15 aksione të policisë dhe nuk e kapën dhe te i 16 shkon vetë e dorëzohet”.

Sipas tij kjo është një përrallë e hidhur dhe groteske

Për të kupuar a është vërtet përballje e ligjit mbi antiligjin ku shteti fiton mjafton të sjell një paragraf të shkurtër teksa dëgjohej intervista kur e pyetën se ku kishte qenë. Ishte në Tiranë.

Si nuk ju gjeti policia? Se nuk koinçidova asnjëherë me të.

E kuptoni groteskun e madh të krimit. Në 15 operacione policia do kapte krimin, te i 16-ti krimi kapi shtetin dhe për të kuptuart atë se çdo të ndodhë nuk çuditem aspak se në një sistem të tillë kur qeveria është e zhytur me krimin, s’do çuditesha fare që e gjitha kjo është një përrallë e hidhur. Kaq e turpshme është kjo situatë, bën karshillëk ndaj qeverisë e drejtësisë, publikut e partnerëve”.

Duke qenë partener me DEA-n amerikane dhe drejtësinë greke, Alibeaj shprehet se partneri shqiptar nuk është i besueshëm, ndërsa e quan karikurë të shëmtuar negocimin sipas tij të shtetit me krimin.

“DEA amerikane është prej dy vitesh që e kërkon dhe që do thotë që një qeveri që do duhet të jetë partnere do të duhet të kishte bërë minimumin e përçapjeve për ta kapur.

Partneri shqiptar nuk ëhstë i besueshëm dhe ka çeduar për këtë episod që doli papritur e papandehur, kur të gjithë e kishin harruar na u vetëdorëzua, ku drejtori i policisë i bën taksistin kriminelit më të madh dhe nuk ka karikaturë më të shëmtuar të shtetit që shkon e negocion me krimin dhe kushtet i vendos krimi”. /abcnews.al

VOKSHI-SINKRON.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
G. P.14:04 | 01/12/2018

Pas publikimit të raportit për lirinë e medias “Reportere pa Kufij” ku përfshihen edhe emrat e tre gazetarëve shqiptar ka reaguar Partia Demokratike. Sipas kryetares së Komsionit Parlamentar për median dhe edukimin Albana Vokshi, Shqipëria është një ndër pesë shtetet me krim të organizuar të rrezikshëm.

Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të medias dhe edukimit: “Historitë e 3 gazetarëve: Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Alida Tota, janë 3 rastet që janë përfshirë në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij. Të treja historitë kanë një gjë të përbashkët, gazetarët janë kërcënuar, shantazhuar për shkak të denoncimeve që ata u kanë bërë lidhjeve të ngushta mes krimit të organizuar me pushtetin, Jurgis Çyrben, Emiljano Shullazin, Saimir Tahirin me drogën e Habilajve, Erion Veliajn me mafian e plehrave.”/abcnews.al

shkodrqa.jpg
G. P.11:02 | 19/11/2018

Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej personave ka qëlluar në ajër me pistoletë. Dy prej tyre të përfshirë në konflikt u arrestuan, por bashkë më ta u arrestuan dhe dy të tjerë që tentuan të mos kallëzonin krimin.

Sipas policisë në pranga u vendosën Enton Dushaj, 33 vjeç, Kristian Shkambi, 26 vjeç, Ardit Bajramaj, 27 vjeç dhe Eduard Bajramaj, 38 vjeç . Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në një lokal Enton Dushaj është konfliktuar me Eduard Bajramajn dhe në largim e sipër, i pari ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë./abcnews.al

BASHA-NE-BERAT.mpg_snapshot_01.25-1280x720.jpg
G. P.16:15 | 18/11/2018

Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi në Berat se vija e kuqe e opozitës për zgjidhjen e krizës politike është pastrimi i politikës nga krimi. Kryetari Basha ka ashpërsuar tonet duke paralajmëruar se ata që bëjnë pakt me kriminelët për vota, i pret burgu.

Ka dëgjuar thirrje nga brenda e jashtë vendit për tu rikthyer në parlament. Përgjigjen Lulzim Basha e dha nga Berati ku prezantoi platformën për çlirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi.

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se: kthim në parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë”.

Kreu i opozitës tha se zgjidhja politike është aty. Gjithçka kërkojnë është i njëjti standard si ai që u miratua për prokurorët e gjyqtarët.

“I njëjti standard që Venezia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për polciët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politikanët nuk ka për të patur”.

Lulzim Basha artikuloi edhe një kusht tjetër për kapërcimin e krizës politike dhe që ka të bëjë me dekriminalizimin e zgjedhjeve.

“Ata që bëjnë pakt me kriminelët për vota, i pret burgu. Ky është kushti i dytë i panegociueshëm. Pa ndëshkuar krimin elektroal, pa ndëshkuar kryebashkiakët dhe ministrat që janë kapur duke bërë pakte me bandat, nuk mund të këtë kompromis me opozitën. Këta njerëz duhet të arrestohen! Duhet të jenë para drejtesisë, në burg! Ta mendojë mirë çdo politikan që pazari me bandat do ta çojë, jo në pushtet, por në burg”.

Një thirrje e ka edhe për ndërkombëtarët.

“Partnerët ndërkombëtarë të mos bëjnë sikur nuk dinë, nuk dëgjojnë e nuk shohin Nuk ka për te patur zgjidhje politke pa pastruar politikën nga krimi”.

Koha e deklaratave do të përfundojë së krimi vazhdon të jetë pjesë e politikës paralajmëroi kryetari i Partisë Demokratike.

“Pastrimi i politikës nga krimi shansi i fundit, në të kundërt, populli do të marrë në dorë fatin e tij”.

Apelin për të ngritur zërin kundër të keqes kryetari i Partisë Demokratike ia drejtoi edhe të rinjve të Beratit gjatë një bashkëbisedimi për problemet që i shqetesojnë.

“Diktatura më e egër në Europë u dorëzua përballë bashkimit të qytetarëve. Nuk ka nevojë për veprime heroike. Rëndësi ka të çohemi e të bashkohemi. Sikur vetëm rinia e Beratit të çohet, të jeni të sigurt se e keqja merr goditje vdekjeprurëse. Nuk ka mjaftueshëm pranga për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm policë për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm qeli për të gjithë popullin”.

Lulzim Basha iu tha të rinjve se Partisë Demokratike nuk i mungon as plani, as vizioni, as vullneti për ti kthyer çështjet e tyre në prioritet qeverisës./abcnews.al

SINKRON-FLAMUR-NOKA-PER-DAKON.mpg_snapshot_01.02-1280x720.jpg
G. P.15:47 | 18/11/2018

Partia Demokratike vazhdon të kërkojë arrestimin me burg të kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Nëpërmjet deputetit Flamur Noka demokratët deklarojnë se në dosjen 339 është e provuar që Dako ka bashkëpunuar me bandat për të blerë votat.

Flamur Noka, deputet i PD: “Dosja 339 është prova e krimit elektoral të Vangjush Dakos i cili bashkëpunoi me bandat për të blerë pushtetin ilegjitim të Edi Ramës. Në dosjen 339 të cilin Edi Rama po e mban të kyçur në sirtaret e Prokurisë, ekzistojnë me qindra faqe përgjime që përgjojnë se, Vangjush Dako ishtë në krye të operacionit kriminal për blerjen e votës dhe kërcënimin e votuesve nëpërmjet bandave. Për këtë krim, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako duhet të arrestohet. Heshtja e Prokurorisë në kontrollin e plotë të Edi Ramës, mund ta ndihmojë sot për sot Vangjush Dakon, por askush nuk do ta shpëtojë nga krimi për blerjen e votës dhe pushtetit me bandat.”/abcnews.al

rama-ne-kuvend.jpg
ent ela14:25 | 25/10/2018

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend sa i përket ligjit të ndryshimit për lojrat e fatit tha se kjo është kundërpërgjigjia e duhur për një shoqëri të prekur nga ky fenomen, për të prerë burimet e krimit. Sipas tij në Shqipëri ky fenomen ka përhapur kancer social dhe ka dalë jashtë kontrollit të shtetit, ndërkohë që theksoi se në të gjithë vendin operonin 5 mijë pika të paligjshme.

“5 mijë pika të paligjshme operonin asokohe, qindra sallone të paligjshme. Ajo që ne bëjmë sot është kundërpërjgigja e duhur në mes të një shoqërie të prekur nga ky fenomen dhe në Shqipëri ka përhapur kancer social në gjithë territorin, ka qenë i tëri jashtë kontrollit të duarve të vetme që e garantojnë këtë veprimtari që janë duart e shtetit eskluzivisht. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm se nuk ia dolëm dot të votojmë në bllok qysh atëherë, por bëmë një kompromis në këndvështrimin tim të keq, ku për herë të parë theva dhe rregullin e votimit duke refuzuar për të mbyllur kazinotë në fund të dhjetorit që vjen”– theksoi Rama.

Sipas tij ky nuk është vendim i PS për socialistët, por ka një dobi të jashtëzakonshme për familjen, ekonominë dhe për të prerë burimet e krimit.

“Ky nuk është vendim i PS për socialistët, por asnjë arsye në botë nuk mund ta mbante përveç marrëzinë opozitën jashtë kësaj salle sot. Ëhstë një vendim që ka një dobi të jashtëzakonshme dhe të shumanshme, i dobishëm për familjen, ekonominë, për të goditur krimin në një nga vatrat e vet më aktive, për të prerë e tharë një nga burimet më të fuqishme të krimit të organizar.

Këtë vendim e mbështet mbi 70% e pupullsisë dhe mbi 90% e grave shqiptare. Ky vendim shkon përtej të gjitha dallimeve të politikës e debatit politik e shoqëror”. /abcnews.al

bashaselia-1280x657.jpg
ent ela13:22 | 25/10/2018

“Krimi i ka siguruar Edi Ramës 10 deri në 15 mandate përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës duke kthyer kriminelët në faktorin kryesor elektoral në vend.” Deklarata erdhi nga kreu i opozitës Lulzim Basha, sipas të cilit janë sërisht dokumenta zyrtarë ato të cilat nxjerrin në dritë marrjen e pushtetit nga Edi Rama në këtë formë.

“Përgjimet kanë nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi ramës”.

E njëjta gjë në Fushë-Krujë me Rrajat, në Lezhë me Ndokën, Kavajën e Elvis Rroshit dhe Gent Dajës, Elbasanin e Qazim Sejdinit dhe dosjen e Dibrës ku hetohen për vjedhje votash me përfshirjen e Ulsi Manjës, Damian Gjiknurit dhe Saimir Tahirit, thekson kryeopozitari Basha, sipas të cilit një pushtet që buron nga krimi do të punojë për kriminelët dhe pasqyrën më të qartë të saj e sheh tek akuzat, të akuzuarit dhe ata që shpëtojnë prej tyre.

“Sot një gazetar dhe një deputet i opozitës janë nën hetim sepse kanë denoncuar një kriminel; kryetari i opozitës thirret në prokurori se ka denoncuar një kriminel në Fushë Krujë, dhe thirret sërish në prokurori se ka nxjerrë sekretin që Taulant Balla është garant politik i pastrimit të parave.

Kush nuk është sot nën hetim: Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Ervis Çyrbja, Damian Gjiknuri dhe të tjerë politikanë të lidhur me krimin”.

Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe ndarja e politikës nga krimi janë prioritete absolute të Partisë Demokratike, thekson Basha, i cili në funksion të akuzave ndaj socialistëve por edhe organit të prokurorisë shtron disa pyetje.

“Kush bën presion që mos arrestohe Dako, a po hidhen miliona.”

Partia Demokratike është e gatshme që sëbashku me aleatët e saj të përballet në zgjedhje dhe të fitojë por prioritet është rikthimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, përfundoi kreu i selisë blu./abcnews.al

 

balla-baste-1-1280x667.jpg
ent ela13:14 | 25/10/2018

Kuvendi po diskuton sot për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për lojërat e fatit. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se kjo është beteja e vërtetë me krimin, që t’i heqësh krimit financimin. Duke iu drejtuar kreut demokrat ai tha se sot duhet të ishte këtu për të votuar shërimin e një mortjeje shumëvjeçare.

“Kjo është një prej çështjeve që ndan qartë ne që jemi të angazhuar ta kemi vëmendjen te njerëzit dhe ata që nuk dinë ku janë.

Të ishte këtu për të votuar shërimin e një mortjeje shumëvjeçare e që ka dëmtuar mijëra familje shqiptare, sot marrim një vendim në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është betëjë kundër krimit të organizuar jo video që prodhon ti në SHQUP. Betejë kundër krimit është t’i heqësh krimit financimin, kjo është ti heqësh krimit bastet, kazinotë.

Tregu i basteve ka qarkulluar 700 milionë. kemi qenë larg këtij kontrolli. Kjo është domethënia më e qartë se çfarë ne kemi marrë përsipër të bëjmë.

7 mijë persona që gjoja dalin papunë në këtë sektor. Po ju them se janë të paktë 70 mijë familje që kanë vuajtur nga kjo mortje 25 vjeçare. Ne jemi për familjen, për nënat e vazjat që më 31 dhjetor do kenë burrin në shtëpi, paratë e bukës për bukë dhe jo për bixhoz e baste”. /abcnews.al

edi-rama-2-1280x718.png
ent ela22:05 | 19/10/2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar gjatë së premtes në zonën e Hasit. Mesazhin e tij, kreu i ekzekutivit e ka bërë publik në rrjetin social tuiter.

“Në gjithë botën normale, – shkruan Rama, – operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë. Me tej kryeministri thekson se operacioni është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis. /abcnews.al

lulzim-bvasha.jpg
G. P.13:26 | 19/10/2018

Kryedemokrati Lulzim basha i ftuar në studion e Opinion në TV Klan deklaroi se opozita që ai kryeson ka për qëllim final jo vetëm largimin e Edi Ramës nga karrigia e kryeministrit, por nga politika. Për këtë bojkotin parlamentar e kushtëzon me pranimin e propozimit të PD për vettingun në politikë, duke refuzuar çdo thirrje drejtuar popullit për përdorimin e dhunës për betejën e tij politike.

Akuzave të ngritura vetëm një natë më parë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla për tre deputetë demokrat të cilët sipas tij kanë të afërm të shpallur në kërkim, kryedemokrati Lulzim Basha, nga e njëjta studio televizive, i sugjeroi numrit dy të socialistëve të vijojë valën e denoncimeve në prokurori në rast se ka fakte për çfarë pretendon.

Kreu i opozitës ri-konfirmoi qëndrimin për bojkot të parlamentit në rast se propozimi i opozitës për vettingun e politikanëve do të refuzohet edhe institucionalisht, ashtu si u refuzua verbalisht nga kreu i qeverisë, kjo pasi për Lulzim Bashën është mënyra e vetme ligjore institucionale politike për largimin e Edi Ramës dhe mundësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Qëllimi dhe objektivi final i betejës tonë politike është largimi i Edi Ramës jo vetëm si kryeministër por largimi i tij nga politika dhe dërgimin e tij para drejtësisë për krimet që është përgjegjës direkt dhe indirect ndaj shqiptarëve. Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për zgjedhje, për zgjedhjet lokale, por po përgatiten për zgjedhje të përgjithëshme. Qëllimi ynë është që me shumicën e shqiptarëve që nuk e pranojnë dhe nuk e durojnë më këtë gjendje, ti imponojmë një zgjidhje politike vendit”.

Për kryedemokratin Basha vendi sot ka marrë të njëjtën rrugë që deklaron se një vit më parë arriti ta devijojë marrëveshja e 18 majit mes tij dhe kryeministrit Rama, atë të konfrontimit civil por duke rikonfirmuar karakterin e tij jo-radikal, lulzim basha theksoi pozicionimin e tij kundër dhunës.

“Nuk shkel mbi kufoma për të ardhur në pushtet. Asnjë partie politike në bindje time sepse gjerat kanë evoluar, unë si kryetar i partisë kam një formim timin, por po e them sot që asnjë parti politike ne demokraci smund të kërkojë rrëzimin e qeverisë me të gjitha mjetet”.

Kjo për Lulzim Bashën është vetëm tagër i sovranit, popullit, i cili ka gjithë të drejtat ta rrëzojë një qeveri me të gjitha mjetet, në emër të themeleve të bashkëjetesës demokratike./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono