krimi

krichbaum.jpg
gra moz14:25 | 18/04/2018

Kryetari i komisionit parlamentar në Gjermani për çështjet e Bashkimit Europian thotë se Shqipëria duhet të luftojë me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu Krichbaum nënvizon se do të merren parasysh disa raporte për votën e Gjermanisë për hapjen e negociatave.

Ndërsa Komisioni i Europian prezantoi raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rekomandonte fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Berlini shprehet më i rezevuar. Kryetari i komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, foli për versionin shqip të Deutsche Welle dhe tha se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave:

Gunther Krichbaum, kryetari i komisionit parlamentar për Çështjet e Bashkimit Europian: “Nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e world Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare”.

Ai thotë se do të verifikojë nëse nga Nëntori i 2016-s e deri në Prill të 2018-s ka pasur përmirësim thelbësor. Gjithashtu parashtron dhe disa kërkesa.

Gunther Krichbaum: “Mesazhi ynë është i njëjtë për të gjithë. Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk bëhen për të na bërë ne në Berlin një favor, por reformat bëhen për të çuar vendin përpara. Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe reformat ekonomike, kështu që ka ende shumë punë”.

Ndërkohë, vota e gjermanisë lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë, sipas Deutsche Welle, do të mësohet javën e ardhshme, kur në Berlin, kancelarja Angela Merkel do të presë kryeministrin Edi Rama./abcnews.al

vlcsnap-error121-1280x720.jpg
ent ela13:30 | 03/03/2018

Kryetari i PD Lulzim Basha bëri një përmbledhje të shkurtër të realitetit me krimin dhe korrupsionin në vend. Referuar ngjarjeve të fundit, Basha theksoi se cikli i krimit po thellohet, nga marijuana tek kokaina.

Lajmin e ndërrimit të jetës së shokut të pronarit të pikës së këmbimit që u grabit, i cili tentoi të ndalonte grabitësit teksa dilnin dhe u qëllua me plumb në kokë, Lulzim Basha e përdor si kornizë të kriminalitetit që zgjeron ciklin e tij.

“Dua t’i shpreh sot ngushëllimet e mia familjes dhe njerëzve të tij. Sot në Shqipëri jeta dhe prona janë nën kërcënimin e përditshëm të krimit dhe të drogës”.

Katër grabitje me armë në 24 orë janë pasqyrim i një realiteti të paralajmëruar nga vetë ai, tha Basha.

“Nga marijuana është kaluar në heroinë dhe kokainë. Nga grupe të vogla vendase të krimit është kaluar në organizata ndërkombëtare të drejtuara nga krimi shqiptar”.

Është ky cikël ai që sjell infiltrimin gjithmonë e më thellë në shoqëri të kriminalitetit të prodhuar nga këto veprimtari të jashtëligjshme.

“Në vend të investimeve të huaja, kemi kokainën e huaj. Në vend të eksporteve artizanale, kemi eskportin e krimit”.

E vetmja konstante e kësaj qeverie është propaganda, thotë Lulzim Basha përmes së cilës Edi Rama po mundohet t’i bindë shqiptarët se është i përkushtuar të luftojë krimin, jot a mbrojë atë.

“Është e njëjta skemë që përdori për të bindur shqiptarët dhe gjithë botën se në Shqipëri nuk kishte drogë, se Policia ishte institucioni më i besuar dhe më i mirë i qeverisë dhe se Saimir Tahiri ishte ministri më shembullor që Shqipëria kishte patur ndonjëherë”.

Sa kohë Edi Rama do jetë në pushtet do të kapen vetëm shoferë dhe punëtorë krahu, por jo kokat e krimit. Përsa kohë Edi Rama është në pushtet, shqiptarët do të kërkojnë, por nuk do të gjejnë as siguri, as mirëqënie, as zhvillim ekonomik. ​ /abcnews.al

basha-ne-kuvend.jpg
ent ela13:25 | 26/02/2018

“Nuk ka veting e luftë ndaj krimit të organizuar pa larguar Edi Ramën dhe pa e çliruar Shqipërinë nga krimi i organizuar”. Kështu ka deklaruar kreu demokrat Lulzim Basha në seancën e sotme parlamentare ku diskutohet projektligji për policinë dhe gardën.

Basha propozon veting të thelluar i ministrit të brendshëm dhe gjithë zëvendësministrave e drejtorëve.

Basha: Kryeprokurori Italian ka thënë që mafia ka pushtuar policinë, ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar policinë.

Nuk ka shqiptar që të besojë atë që thuhet sot nga kjo sale.

Është e treta herë në 5 vite që Rama flet për vetingun në polici, të gjitha normat janë po nuk zbatohjen si nuk zbatohet strategjia për luftën kundër drogtës.

I kanë pasur të gjitha strategjitë e ligjet, nuk ka vend në Ballkan që të ketë më shumë ligje se Shqipëria, por nuk ka vend të kapur nga krimi e droga në eksportin kryesor se Shqipëria, policia e tëra u kthye në funksion të drogës e krimit.

Kemi arritur deri këtu për shkak të ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri si bashkëpunëtor i krimit të organizuar.

Vëllai i ministrit të brendshëm i dënuar për trafik heroine dhe i shpëton dënimit falë modifikimit të kodit.

Kjo është dilemma që duhet të zgjidhim sot, doni veting përfshini amendamentin tonë veting i thelluar i ministrit të brendshëm dhe gjithë zëvendësministrave e drejtorëve.

Ky ka qenë një projekt personal i Edi Ramës krijoi polici personale.

Largoi 414 punonjës duke i zëvendësuar me persona që i kishte hequr qeveria pararendëse socialiste.

Aksioni ne Lazarat kishte qëllim vendosjen e burimit të drogës nën kontroll u mbyll lazarati u bë Shqipëria Lazarat.

Me urdhër të Edi Ramës ishte mbrojtja e kriminelëve, u futën në parlament biznesmenë ose kriminelë.

E përdori policinë për të ushtruar trysni, për të krijuar klimë terrori duke shkelur çdo të drejtë e liri elementare.

E mbrojti me pathos Sajmir Tahirin deri sa presioni ndërkombëtar u bë i pakthyeshëm.

Nuk ka veting e luftë ndaj krimit të organizuar pa larguar Edi Ramën dhe pa e çliruar Shqipërinë nga krimi i organizuar. /abcnews.al

 

 

vlcsnap-error276-1280x720.jpg
ent ela15:31 | 14/02/2018

Për ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, duhet të ketë prova të qarta, hetime praktike, procedime dhe dënime të grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri.

Shefja e delegacionit të BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka theksuar se duhet të ketë prova të qarta, dhe dënime të grupeve kriminale çështje kjo që duhet të përcaktohen ende si urgjente. Gjatë fjalës së saj në konferencën për nisjen e programit europian PAMECA V në mbështetje të policisë, Vlahutin bëri të qarta se duhet të bëhen hetime të thella për të goditur elementët e botës së krimit.

Romana Vlahutin, Ambasadore e Bashkimit Europian: “Në 2017 ne kemi parë për herë të parë një rënie drastike të prodhimit të kanabisit, por ne presim raportin e Guardia di Finanza në verën që vjen, në mënyrë që të sigurohemi që fitorja të jetë afatgjatë. Ne gjithashtu kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier, Lezhë dhe qytete të tjera që kanë goditur grupet kriminale. Ne po shohim më në fund më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale. Në këto përpjekje është thelbësore puna e prokurorisë. Dhe ne të gjithë presim për rezultate më efiçente të hetimit të krimit.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, vlerësoi rolin e rëndësishëm që PAMECA ka luajtur me asistencën e saj në hartimin e dokumentit të përsa i përket operacionit “Forca e Ligjit”.

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm: “Puna që është bërë për përgatitjen e bazës ligjore dhe operacionale, pa të cilën do të kishte qenë e pamundur nisja e Operacionit “Forca e Ligjit”, është edhe kontribut i një asistence të nisur që më herët, nga grupi i partnerëve ndërkombëtarë. PAMECA natyrisht ka qenë pjesë aktive e çdo tryeze konsultimesh, teksa kemi vlerësuar dhe reflektuar komentet mjaft të vlefshme të saj të dërguara në nëntor 2017, mbi draft-planin e veprimit. Vlerësoj gjithashtu kontributin e ekspertit të PAMECA-s pranë Task Forcës Speciale lidhur me përgatitjen e bankës së pyetjeve të nevojshme, lidhur me procesin e rekrutimit të ekspertëve të Task Forcës Speciale” – tha ministri Xhafaj.

Ndërkohë Drejtori i Marrëdhënieve Juridike  në Prokurorinë e Përgjithshme, Arqile Koça pohoi se prioritet mbetet rikthimi i besimit të qytetarëve tek institucionet ligjzbatuese.

Arqile Koca, Drejtor i Marrëdhënieve Juridike me Autoritetet e Huaja:  “Përtej angazhimit të vazhdueshëm të gjithë bashkë kemi konstatuar se institucionet ligjzbatuese kanë nevojë për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore, ashtu edhe ato në lidhje me infrastrukturën dhe teknologjinë, për t’iu përgjigjur me efikasitet dhe pa kompromis luftës kundër grupeve kriminale dhe trafiqeve ndërkombëtare. Institucioni i Prokurorisë shpreh vullnetin dhe angazhimin maksimal në përmbushje të objektivave të punës tuaj, pasi ne jemi të bindur se ato konvergojnë me objektivat tona” – tha Koça.

Në fund Ambasadori Italian në Tiranë Alberto Cutillo theksoi se policia ka arritje në luftën ndaj krimit të organizuar krahasuar me vitet e kaluara./abcnews.al

27331704_10155991742864909_1443838002215415952_n.jpg
ent ela11:53 | 27/01/2018

Një tjetër simbol i protestës janë edhe fshesat. Protesuesit e opozitës mbajnë në duar fshesa, në shenjë simboli të pastrimit të Shqipërisë nga krimi, që sipas tyre po e mban vendin larg Bashkimit Europian.

“Të pastrojmë Shqipërinë nga krimi. Të rinjtë i mbajnë fshesat për të simbolizuar se Shqipëria e ka jetike të pastrohet nga krimi. Siç tregohet edhe ne banderolat që ata mbajnë krimi, bashkë me Edi Ramën po e mbajnë larg vendin nga Bashkimi Europian”-njofton PD.

Në protestën e opozitës do të mbahen 11 fjalime, mes tyre do të flasë edhe një mbështetës i Partisë Socialiste.

Në këtë protestë do të japë një mesazh nga Zvicra edhe ish-oficeri i policisë Dritan Zagani. /abcnews.al

27537212_1538107039576461_1464750463_o-1280x960.jpg
ent ela10:57 | 27/01/2018

Disa të rinj të PD përdoren një instalacion si kurorë mbretërore për mbretin e kanabisit Edi Rama. Kurora është me diametër 2 metra dhe në krye të gurëve të çmuar të krimit është portreti i Edi Rames.

Sipas tyre Kurora është simboli faktor se këto 5 vjet, Edi Rama ndërtoi në Shqiperi Mbretërine e Krimit dhe të Drogës. Bashkëpunëtorët e Rames për të blerë pushtetin dhe për ta mbajtur atë janë vendosur në kurore me portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, Emiljano Shullazit, Lul Berishës, Kelment Balilit. Pjesë e këtij instalacioni është edhe një divan, ku Edi Rama është i ulur me të njëjtët kriminelë. Për tëmbrojtur këta dhe nëpërmjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtësisë nën kontroll. Disa prej tyre kanë dalë nga burgu, të tjerë nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe për pjesën tjetër po dështohen hetimet./abcnews.al

 

vlcsnap-error411-1280x720.jpg
ent ela09:00 | 22/01/2018

Është në spital në kujdes mjekësor Aldison Belulaj, i riu që qëlloi për vdekje 21 vjeçaren Ariela Murati dhe më pas tentoi vetëvrasjen. Krimi ndodhi dje në Tiranë, dhe mësohet se shkak ështeë bërë refuzimi i përsëritur të studentes së Fakultetit të Drejtësisë për të krijuar një lidhje dashurie me 23 vjeçarin Belulaj.

Ky fishek mbeti në gojën e pistoletës…

Të tjerë para tij përshkuan trupat e dy të rinjve…

Ekspertëve të policisë së kryeqytetit iu mbetet të mbledhin vetëm gëzhojat e provat e tjera materiale të mbetura nga vendngjarja e një krimi pasioni që i kushtoi jetën një të reje, ndërsa autori i ngjarjes u vetëplagos.

“Pasditen e së dielës ky trotuar u shndërrua në një skenë krimi. Një orën 14:52 minuta një 23 vjeçar nga Fieri qëlloi me armë zjarri drejt një vajze dhe më tej mbi veten”.

Fieraku Aldison Belulaj nuk e përmbajti zemërimin e ardhur për shkak të refuzimit të vazhdueshëm. Ai hapi zjarr drejt vajzës që donte.

E përzgjedhura e tij ishte Ariela Murati, 21 vjeç, studente ekselente në Fakultetin e Drejtësisë.

Më pas, teksa e ka parë të gjakosur në trotuar, infermieri 23 vjeçar e ktheu armën nga vetja, duke mos hezituar të qëllonte

Gjithçka ndodhi para portës së Fakultetit të Mjekësisë në kryeqytet, zonë pranë të cilës studentja banonte me qira.

Përveç fjalëve të fundit që Ariela i mori me vete, kjo mbeti pas takimit të tyre tragjik.

Ariela  ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pak pasi u qëllua, ndërsa Aldisoni është nën kujdesin e bluzave të bardha dhe atyre të sigurisë.

Përmasat e ngjarjes mund të ishin më tragjike se kaq. Gjithçka ndodhi pranë një një vendkalimi këmbësoresh, në një orar me fluks të lartë lëvizjesh të cilët u bënë dëshmitarë të krimit të dyfishtë, pasojat e dukshme të të cilit në fund u hoqën nga një makinë zjarrfikëse…

 

ap061009017916-1280x640.jpg
ent ela13:07 | 20/01/2018

Harta e luftës për kontrollin e drogës në Amerikën Latine sa vjen e zgjerohet. Të dhënat e fundit flasin për një rritje të kriminalitetit në shtetin e Kosta Rikës, ku bandat rivalizojnë njëra-tjetrën për kontrollin e rrugëve të trafikut.

Dhuna për kontrollin e drogës në Amerikën Latine sa vjen e bëhet më agresive. Në vitet e fundit vendi që ka parë një rritje të ndjeshme të krimeve të lidhura me trafikun e narkotikëve është Kosta Rika. Në vitin që lamë pas, vendi me 4.9 milionë banorë regjistroi 603 viktima, 25 më shumë se në 2016-n, duke arritur pikun. Sipas autoriteteve vendase, të cituara nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, bëhet fjalë për një numër ekzekutimesh në rritje që prej vitit 2012, kur vrasjet ishin 407. Sipas statistikave, vendi e mbylli vitin me kuotën e 12.1 vrasjeve për 100 mijë banorë. Sidoqoftë, këto të dhëna janë vetëm një fraksion i dhunës vrastare që ka përfshirë atë që njihet si “Trekëndëshi Verior” i Amerikës Qendrore, ku bëjnë pjesë Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, ku llogariten përkatësisht 26, 48 dhe 60 vrasje për 100 mijë banorë. Amerika Qendrore është ndër rajonet më të rrezikshme në botë dhe shumica e akteve kriminale lidhen me përplasjen mes bandave dhe trafikun e drogës. Për Geoff Thale, përfaqësues i Zyrës së Uashingtonit në Amerikën Latine, lagjet e varfëra në Kosta Rikë kanë probleme të theksuara me krimin dhe drogën, por ende nuk kanë struktura të organizuara. “Ndaj mendoj se në këtë kuadër, shumica e viktimave vijnë nga përplasja e grupeve të vogla për të kontrolluar rrugët e narkotrafikut”, ka deklaruar Thale./abcnews.al

vlcsnap-error248-1-1280x720.jpg
gra moz17:27 | 15/01/2018

Dy ekspertë psikiatër kanë vlerësuar si të papërgjegjshëm mendërisht Marjan Levantin. Ai po hetohet për ngjarjen e dhjetorit 2016, ku plagosi tre familjarë të ish-bashkëshortes, Eleni Kocaqi, një prej të cilëve ndërroi jetë. Ky akt është parë me dyshim nga familja Kocaqi, e cila ka kallëzuar penalisht mjekët. Ndërsa Prokuroria ka urdhëruar një riekspertim nga mjekë të tjerë.

Tre anëtarë të familjes Kocaqi u plagosën me thikë në mbrëmjen e 23 dhjetorit të vitit 2016 gjatë një sulmi fizik në banesë nga ish-dhëndri i familjes, Marjan Levanti. Sipas prokurorisë, plagosi prindërit e ish-bashkëshortes dhe vëllain e saj, Altin Kocaqi, i cili ndërroi jetë nga plagët dy muaj më vonë. Një vit pas ngjarjes, kur prisnin ta shikonin ish-dhëndrin të pandehur për “vrasje” në Gjykatën për Krimet e Rënda, familja Kocaqi ka nisur një tjetër betejë ligjore kundër tij.

Shkak është bërë konkluzioni i një ekspertimi psikiatriko-ligjor të kryer ndaj Levantit gjatë hetimit. Sipas aktit, një kopje e të cilit zotërohet nga “ABC News”, Marjan Levanti vuan prej vitesh nga probleme mendore. Sipas mjekëve psikiatër, krimi është kryer nën ndikimin e sëmundjes. Ky përfundim përjashton nga përgjegjësia penale të akuzuarin dhe minimizon mundësinë që ai të dënohet me burg.

Duke pretenduar të kundërtën, ish-bashkëshortja e Levantit, Elena Kocaqi dhe tre familjarë të saj kanë kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës dy ekspertët mjeko-ligjorë që kanë kryer ekspertimin. Sipas kallëzuesve, ekspertimi është i rremë dhe i pavërtetë. Ata pohojnë se Marjan Levanti nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe se mjekët nuk i janë referuar kartelës klinike të tij, ku nuk përmendet asnjë problem i tillë. Në përfundim, anëtarët e familjës Kocaqi kërkojnë hetimin e dy ekspertëve për akuzën e “ekspertimit të rremë” dhe “shpërdorim të detyrës”.
Nga ana tjetër, duket se dyshime për këtë akt ka edhe vetë Prokuria për Krimet e Rënda. Prokurori i çështjes ka kërkuar një riekspertim mendor të të dyshuarit Levanaj nga një grup tjetër ekspertësh psikiatër.

Urdhri i Krimeve të Rënda i është përcjellë Institutit të Mjekësisë Ligjore në 10 janar 2018.
Aktualisht Levanti po hetohet në masën e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”. Sipas Prokurorisë, ditën e ngjarjes ai ishte futur fshehurazi në banesën e familjarëve të ish-bashkëshortes, ku më pas u përlesh fizikisht duke plagosur tre prej tyre./abcnews.al

PD-selia-1-847x445-1.jpg
us er14:30 | 29/12/2017

Pas shkarkimit të Rovena Gashit, ka ardhur edhe reagimi i Partisë demokratike. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se shkarkimi erdhi dy ditë pasi, zonja Gashi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit për deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi.

Reagim i Partisë Demokratike për shkarkimin e prokurores Rovena Gashi

Sipas PD-së ky vendim tregon kapjen politike e Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama.

Kapja politike e Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama, pasi kthimit të pasaportës për Saimir Tahirin, dha sot një tjetër efekt.

Kryeprokurori Edi Rama shkarkoi drejtuesen e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, dy ditë pasi, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, zonja Gashi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit për deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi.

Shkarkimi i prokurores Rovena Gashi, e cila e drejtoi Sektorin e Dekriminalizimit që në krijimin e tij, është hakmarrje direkte e Edi Ramës për llogari të aleatit dhe mikut të tij, Aqif Rakipi.

10 ditë pas emërimit politik të Prokurorit të Përgjithshëm, në shkelje të hapur me Kushtetutën, u faktua mashtrimi i madh i Edi Ramës, argumenti kryesor i të cilit ishte se Prokurori i Përkohshëm nuk kishte asnjë kompetencë thelbësore për të lëvizur prokurorët apo për të ndikuar në mbylljen e dosjeve.

Skema e Edi Ramës në mbrojtje të aleatëve të tij kriminelë është e qartë.

Kur drejtësia  kërkon arrestimin e Saimir Tahirit,  Edi Rama e kap drejtësinë, kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët  nga parlamenti, Edi Rama godet ata që zbatojnë ligjin.

Që sot, me shkarkimin e prokurores Rovena Gashi si hakmarrje për Aqif Rakipin, krimi ka filluar të godasë shtetin përmes shtetit!​/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono