kpa

muciii-1-1.jpg
in a11:06 | 22/11/2019

Although the KPA decided yesterday to dismiss him from his duty, Besnik Muçi went today to the Constitutional Court.

It seems that for Muçi today is a normal day at work.

Journalist Erneta Shevroja reports for abcnews.al that Muçi has been in the Constitutional Court for about 20 minutes.

Yesterday after the decision of the KPA, Muçi, which was decreed by Meta as a member of the constitution, said that he does not recognize the decision of the KPA.

According to him the Special Appeals Panel has no competence for a member of the Constitutional Court, as he has lost the status of prosecutor at the moment when he swore to President Meta as a member of the Constitution./abcnews.al

muciii-1-2.jpg
ger ta10:48 | 22/11/2019

Ndonëse KPA vendosi dje për shkarkimin e tij nga detyra, Besnik Muçi ka shkuar sot në Gjykatën Kushtetuese.

Duket se për Muçin sot është një ditë normale në punë.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton për abcnews.al se Muçi ka rreth 20 minuta që është futur në ambjentet e Gjykatës Kushtetuese.

Ditën e djeshme pas vendimit të KPA, Muçi, i cili u dekretua nga Meta si anëtar i Kushtetueses tha se nuk e njeh vendimin e KPA.

Sipas tij Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi ai e ka humbur statusin e prokurorit në momentin që u betua tek Presidenti Meta si anëtar i Kushtetueses./abcnews.al

 

besnik-muci-rrefimi.jpg
nev ila15:37 | 21/11/2019

Kolegji i Posacëm i Apelimit vendosi që të shkarkojë nga detyra prokurorin Besnik Muçin, me detyrë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Muçi, e cilësoi të pavlefshëm vendimin e KPA, për sa kohë ai e kishte humbur statusin e prokurorit, që prej në momentit kur ka bërë betimin pranë Presidentit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Besnik Muçi iu referua Kushtetutës se republikes kur tha se Kolegji ska tagër për ta shkarkuar, pasi ai nuk ushtron me detyren e prokurorit, pasi ankimimi nga Komisioneri publik është bërë para se të merrte detyrën si antar i Gjykatës Kushtetuese.  Konkretisht Muçi iu referua dy neneve të Kushteteutës 128 dhe 130.

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur: a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale; b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje; c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit”.

“Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike, shtetërore, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohen kundrejt pagesës, me përjashtim të atyre të mësimdhënies, akademike dhe shkencore, sipas ligjit”.

Detyra e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese zgjati shumë pak, pasi nuk i kishte larë të gjitha hesapet me vettingun. Gjyqtari Muçi i mëshoi faktit se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore ne 17 vite karrierë si Prokuror, por renditi 4 mëkate.

Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK me argumentin se Muçi ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë, pasi nuk e justifikoi me prova bindëse .

Gjithashtu Kolegji i Posacëm i Apleimit  i deklasifikoi Besnik Muçit dokumentin sekret shtetëror, sipas të cilit ai kishte lidhje me biznesmenin Armando Lilo, i cili ishte i akuzuar për mos kallëzim krimi./abcnews.al

 

muciii-1280x853.jpg
ger ta12:34 | 21/11/2019

Besnik Muçi dha sqarimet e tij për mediat menjëherë pas vendimit të KPA për shkarkimin e tij nga detyra.

Muçi mes të tjerash rrëfeu “mëkatet” siç tha ai, ndërsa theksoi se KPA nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk e njeh këtë vendim.

Unë e kam thënë jam bërë prokuror vetë, kam konkuruar dhe kam ushtruar profesionin për 17 vite duke respektuar ligjin. Mëkati i vetëm që bëra para 2 vitesh, të nderuar të gjithë ata zotërinj janë marrë me analizën e rastit tim, mëkati i vetëm është se aplikova për anëtar të gjykatës Kushtetuese. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani, më listoi të tretin në listë, mëkatin e katërt e bëri Presidenti që më emëroi anëtar të Kushtetuese. Tani ku qendron problemi im në këtë situatë, çfarë mund të bëj një prokuror, që ka punuar për vendin e tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar në mënyrë maksimale të gjitha procedurat.

Unë tani po përpiqem të analizoj vendimin e KPA. Vendimi nuk afekton funskionin tim si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kolegji nuk mund ti shtrijë kompetencat në Gjykatën Kushtetuese. Që do të thotë, se në momentin që unë kam bërë betimin te Presidenti e kam humbur statusin e prokurorit. Kolegji nuk ka pasur kompetencë për çështjen time. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror unë nuk jam më subjekt, KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Muçi./abcnews.al

1545805852_ArtorYlli.jpg
ent ela20:45 | 20/11/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndihmës ligjorin pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë Artor Ylli.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi një vit më parë Yllin me argumentin se nuk justifikon disa transferta bankare.

Sipas KPK, subjekti nuk arriti të justifikonte me dokumentacion ligjor shumat 16,000 USD, 30,000 USD dhe 10,000 USD që i ka dërguar  një shtetasi kinez.

Ylli kishte ankimuar vendimin e KPK-së. /abcnews.al

SHKARKOHET-JANGULLI-1280x720.jpg
ent ela18:17 | 18/11/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Ahmet Jangulli.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi një vit më parë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli.

Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, mori këtë vendim për shkak të paaftësisë profesionale si dhe problemeve të gjyqtarit për mosjustifikimin e pasurisë me burime të justifikuara.

Në seancën dëgjimore, KPK sqaroi se gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Edhe  DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm  për këtë detyrë.

Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me nje prokuror për lirimin e 3 të pandehurve.

Po sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari i Administratives Shkodër ka pasur probleme e ankesa edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij.

Vendimi i KPK ishte ankimuar nga gjyqtari Jangulli. /abcnews.al

BESNIK-MUCI-1280x720.jpg
ger ta11:03 | 07/11/2019

Fati i prokurorit Besnik Muçi do të vendoset më 12 nëntor nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do shpallë vendimin. Karriera e prokurorit rrezikohet nga mos justifikimi i te ardhurave dhe kontakte të papërshtatshme.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të mbyllje hetimin gjyqësor për prokurorin Besnik Muci, i cili ka zhvilluar një betejw të gjatë, në Kolegj. Trupa gjykuese me relator Sokol Çomon do të shpallë vendimin, për Mucin që do të jetë përfundimtarë.

Trupa e Kolegji të Posaçëm të Apelimit ka rrëzuar kërkesën e prokurorit Muçi që kërkoi kohe që të sillte  disa akte nga Turqia për të faktuar bilancin financiar të huadhënwsve të tij, pasi dokumentat janë në postën turke dhe akoma s’kanë mbërritur në postën shqiptare.

Prokurori i mëshoi faktit se pretendimi i  Komisionerit Publik për  një diferencë financiare prej 600 mijë lekësh të ndarë në 3 vite. Sipas tij ILDKPKI dhe INSTAT kanë përdorur shifra mesatare të ndryshme për shpenzimet e një familjeje me 4 persona.

Prokurori tha se shpenzimet për jetesën nuk mund të jenë fikse gjatë 9 viteve. Krijohet një raport i pafavorshëm të ardhura-shpenzime. Ndërsa Komisioneri publik Dariel Sina paraqiti parashtrimet në lidhje me provat e reja të paraqitura nga Muçi në seancën e mëparshme.

Komisioneri Publik tha se provat e reja nuk sjellin ndonjë rezultat të ndryshëm nga ai i mëparshmi, duke i qëndruar kërkesës së tyre për shkarkim nga detyra. Më herët trupa e KPA i ka deklasifikuar prokurorit një dokument sekret të DSIK ky dyshohet se kishte kontakte me dy persona të inkriminuar.

Sipas Komisonerit Muçi i ka blerë shtëpinë biznesmenit Armand Lilo i cili rezulton i dënuar për mos kallëzim krimi, të cilit prokurori i ka borxh 21 mijë euro. Besnik Muci është dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta më 16 tetor.

Prokurori Muci e ka kaluar procesin e vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik për mosjustifikim të të ardhurave./abcnews.al

 

 

 

 

./abcnews.al

BESNIK-MUCI-NE-KPA-ABCM1T2.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ger ta10:12 | 07/11/2019

Në Komisionin e Posaçëm të Apelimit ka nisur  seanca për Besnik Muçin. Prokurori e kaloi me sukses vettingun, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.

Komisioneri publik ka paraqitur sot parashtrimet në lidhje me provat e reja të paraqitura nga Muçi ne seancën e mëparshme, ndërsa është shprehur se këto prova nuk sjellin ndonje rezultat të ndryshëm nga ai i mëparshëm.

Ndërkohë, në seancën e KPA, Muçi ka dhënë sqarimet e tij. Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për Abcnews.al Muçi ka thënë se aktet e dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të tij në Turqi ende nuk kanë mbërritur.

Aktet e dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të mi në Turqi ende nuk ka mbërriur. Kam konfirmuar që është nisur nga posta turke, por nuk ja mbërritur në atë shqiptare. Nëse me jepni kohën e nevojshme, deri në mbërritjen e tyre. Kam konstatuar se qëndrimi i KPK, lidhur me shpenzimet për jetesë të subjekteve, ka qenë duke iu referuar INSTAT-it. Komisioneri pretendon një diferencë financiare prej 600 mijë lekësh te ndarë në 3 vite. ILDKP dhe Instat kanë përdorur shifra mesatare të ndryshme për shpenzimet e një familjeje me 4 persona. Shpenzimet për jetesë nuk mund të jenë fikse gjatë 9 viteve. Krijohet një raport i pafavorshëm të ardhura-shpenzime. Shpenzimet për jetesë të vlerësuara nga 2003-06 ILDKP ka përdorur mesataren kombëtare”, ka thënë Muçi.

Kujtojmë se prokurori Muçi është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

BESNIK-MUCI-1280x720.jpg
ent ela16:30 | 04/11/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyn seancën e vettingut për Prokurorin Besnik Muçi, i cili është betuar në Presidencë si anëtar i ri Gjykatës Kushtetuese. KPA nuk i pranoi provat e Prokurorit Muçi me argumentin se nuk janë konform ligjit, pasi nuk kishin vulë apostile.

Vazhdon të zvarritet në Kolegji i Posaçëm i Apelimit procesi i vettingut për prokurorin Besnik Muçi, i cili është betuar në Presidencë si anëtar i ri Gjykatës Kushtetuese.

Trupa gjykuese e KPA nuk ka pranuar provat e Muçit pasi nuk ishin konform ligjit, pasi duhet të jenë me vule apustile ose poste diplomatike.

Prokurori do t’i depozitojë sërish provat në seancën e ardhme më 7 nëntor. Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklasifikoi më herët një dokument sekret të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ku thuhej se prokurori Besnik Muçi ka kontakte të papërshtatshme me dy persona të proceduar penalisht. Sipas dokumentit, prokurori Muçi i ka një borxh prej 21.000 eurosh një personi të dënuar për mos kallëzim krimi, nga i cili ka blerë shtëpinë. Ndërsa nga një tjetër i dënuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe kundërshtim të forcave të policisë ka blerë një makinë.

Prokurori Muçi ka deklaruar në seancën e sotme se në vitet 2002-2006 kur ai ka qenë prokuror në Tiranë nuk ka trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L dhe për këtë arsye nuk ka asnjë konflikt interesi me të. Prokurori ka pohuar se e ka mësuar se ai ka qenë me procedim penal pas sjelljes së raportit të DSIK. Sipas Muçit, shtetasin A. L është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të Bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

Prokurori Muçi ka kërkuar që të merren si provë bilancet financiare të dy huadhënësve të tij për të provuar të ardhurat në burime të ligjshme. Gjithashtu Prokurori kërkoi që Komisioneri Publik të sqaronte cila është lidhja e informacionit për dy huadhënësit e tij me procesin, gjithashtu u shpreh se nuk ka bazë pretendimi i Komisionerit se këto rrethana e bënin atë të shantazhueshëm dhe ndikueshëm. Komisionieri Publik ankimoi vendimin e shkallës së parë të vettingut për Prokurorin Muçi me arsyetimin se nuk kishte burime të ligjshme për te justifikuar krijimin e pasurisë. /abcnews.al

BESNIK-MUCI-NE-KPA-ABCM1T2.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
nev ila10:40 | 04/11/2019

U betua si anëtar i Kushtetueses pa iu nënshtruar vettingut, Besnik Muçi para KPA

Besnik Muçi, i cili u dekretua pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetues ka dalë sot para vettingut. Muçi është paraqitur para Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ku do të vlerësohet në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës.

KPA ka kërkuar informacion nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Tiranës. Janë kthyer përgjigjet dhe i janë përcjellë Komisionerit Publik dhe subjektit.

Muçi: Pasi u njoha me përgigjen rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillim procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.

KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale?

Muçi: Unë këtë e kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK. Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

Muçi: Kërkoj të merren si provë bilancet financiare të dy huadhënësve të mi, çka provon aftësinë e tyre dhe të ardhurat në burime të ligjshme.

Muçi për informacionin e DSIK:

Sipas tij dy persona të lidhur  me mua, A.L. dhe B.O. janë proceduar për “moskallëzim krimi” dhe “drejtim të parregullt të mjetit”.

Muçi: Komisioneri duhet të sqaronte cila është lidhja e këtij informacioni me procesin. Me të drejtë Komisioneri ka vlerësuar se personi tjetër i lidhur me mua, nuk i përket krimit të organizuar, por nuk ka bazë pretendimi i tyre se, kjo rrethanë më bën të shantazhueshëm dhe ndikueshëm./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono