Koulibaly

111111111111.jpg
Veronik Istrefaj20:17 | 16/12/2019

Lega Serie A njoftoi serinë e saj të nismave anti-racizëm, duke përfshirë një përfaqësues nga çdo ekip i Serie A. Menaxheri i përgjithshëm i Serie A, Luigi De Siervo, tha: “Serie A po mban një qëndrim të fortë kundër çdo forme paragjykimi.

Ne e kuptojmë se racizmi është një problem shumë kompleks. Jemi të sigurt se mund të fitojmë ndeshjen më të rëndësishme kundër kësaj plagë që po shkatërron sportin më të bukur në botë.”

Çdo klub në Serie A përfaqësohet nga një futbollist në ekipin Anti-racizëm: Pierluigi Gollini (Atalanta), Ibrahima Mbaye (Bologna), Daniele Gastaldello (Brescia), Ragnar Klavan (Cagliari), Kevin-Prince Boateng (Fiorentina), Stefano Sturaro (Genoa), Sofyan Amrabat (Verona), Danilo D’Ambrosio (Inter), Blaise Matuidi (Juventus), Joaquin Correa (Lazio), Khouma Babacar (Leçe), Davide Calabria (Milan), Kalidou Koulibaly (Napoli), Gervinho (Parma), Juan Jesus (Roma), Albin Ekdal (Sampdoria), Pedro Obiang (Sassuolo), Felipe (SPAL), Cristian Ansaldi (Torino), Stefano Okaka (Udinese)/abcnews.al

Koulibaly-2.jpg
Veronik Istrefaj18:02 | 15/10/2019

Pep Guardiola dhe Manchester City i tij janë shumë larg pritshmërive këtë sezon. “Cityzens” ndodhen plot 8 pikë larg Liverpool kryesues dhe duan të mbyllin sa më parë këtë diferencë. Dëmtimi i Aymeric Laporte dhe John Stones ka lënë shumë hapësira në qendër të mbrojtjes, që ka qenë dhe “thembra e Akilit” për Manchester Cityn këtë sezon.

Mesfushori Fernandinho është adaptuar si qendërmbrojtës, së bashku me Otamendin, por asnjëri nga këta të dy nuk ofron siguri. Pep Guardiola nuk ka më ndërmend të eksperimentojë dhe ka bërë gati 100 milionë euro për Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi i Napolit është një ndër më të mirët në botë dhe Guardiola është një admirues i lojës së tij. Oferta prej 100 milionë eurosh pritet të jetë në tavolinën e Napolit sapo të hapet merkato e janarit, ofertë që vështirë se mund të refuzohet nga presidenti Aurelio Di Laurentiis./abcnews.al

Koulibaly-1.jpg
Veronik Istrefaj17:26 | 13/10/2019

Napoli ka identifikuar Unai Nunez si zëvendësuesin e Kalidou Koulibaly, në rast të një largimi të mundshëm të këtij të fundit. Koulibaly është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë gjatë dy sezoneve të fundit dhe zërat e kanë lidhur vazhdimisht me ekipe si Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid.

Mediat italiane kanë identifikuar mbrojtësin e Athletic Bilbao, Unai Nunez, si një zëvendësim për Kolubaly, i cili vlerësohet me mbi 100 milionë euro nga Napoli.

Aurelio di Laurentiis është i prirur të shmangë problemet nëse Koulibaly përfundon larg Napolit. Ka interes nga Premier League për Nunez dhe ai aktualisht ka një klauzolë prej 30 milionë eurosh. Nunez është lënë në pankinë këtë sezon nga Bilbao dhe kjo gjë mund ta detyrojë spanjollin të largohet në janar./abcnews.al

Rice-Kuolibaly-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj18:44 | 08/10/2019

Manchester United po kalon një moment për t’u harruar. Pas 8 javëve kampionat, “Djajtë e Kuq” e shohin veten vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë të tabelës, një situatë aspak e përshtatshme për një nga klubet më të mëdha në botë.

Si pasojë, stafi i klubit ka filluar të mendojë për përforcimet në muajin janar, që skuadra të rikthehet aty ku i takon. Për në qendër të mbrojtjes, është piketuar gjiganti i Napolit, Kalidou Koulibaly. Napolitanët pretendojnë 80-90 milionë euro, para që United me shumë gjasa do të paguajë.

Edhe mesfusha, është një repart ku kërkohet përforcime. Talenti Declan Rice i West Ham është alternativa kryesore për “Djajtë e Kuq”. West Ham kërkon plot 50 milionë euro për lojtarin e Anglisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono