Kotzias

nd708_115.jpg
ent ela23:44 | 13/07/2018

Partia kryesore opozitare në Greqi, Demokracia e Re, i kërkon sërish qeverisë së Kryeministrit Tsipras që të bëjë publike marrëveshjen që po diskutohet me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, “Demokracia e Re” e quan “diplomaci sekrete” atë të Kryeministrit Tsipras dhe të ministrit të Jashtëm Kotzias për bisedimet që po bëhen me Tiranën zyrtare.

Në këtë aspekt, opozita greke ka kërkuar nga qeveria që në Parlament të informojnë për marrëveshjen mes dy vendeve.

“Diplomacia sekrete e Tsipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar me marrëveshjen e Shkupit. Tani, njerëzit mësojnë të habitur për një marrëveshje të ngjashme që po diskutohet me Shqipërinë. Ne i kërkojmë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të informojnë menjëherë Parlamentin për çfarë negociojnë në fshehtësi me Tiranën”, thuhet në njoftimin e “Demokracisë së Re”.

Gjatë dy ditëve të fundit është ngritur nga mediat greke tymnaja e ndryshimit të kufijve mes dy vendeve për shkak të keqinterpretimit të deklaratës së eurokomisionerit Hahn. /tvklan.al

BUSHATI-KOTZIAS-1280x720.jpg
ent ela22:06 | 11/07/2018

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është takuar me homologun grek, Nikos Kotzias gjatë samitit të NATO-s në Bruksel. Të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani si dhe vijimin e diskutimeve për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.Ministri Bushati ka publikuar më rrjetet sociale edhe një foto nga takimit Takimi Bushati-Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanishme. /abcnews.al

BUSHATI-KOTZIAS-1280x720.jpg
ent ela11:28 | 21/06/2018

Sot Ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati do të takohet në Rodos të Greqisë me homologun grek Nikos Kotzias.  Të dy ministrat do të ulen për të gjetur zgjidhjet për delimitimin e zonave detare, ndërkohë që paralelisht do të zhvillohet dhe raundi i tretë mes ekipeve të negociatorëve të të dy vendeve. Bushati e Kocias do të jenë në Rodos ku marrin pjesë në konferencën e sigurisë në kuadër të së cilës do të zhvillojnë edhe takimin  që vetë ministri Ditmir Bushati e bëri publik tre ditë më parë. Bisedimet zyrtare mes palëve nisën në fund të muajit prill, pas një procesi të gjatë mes Presidencës së Republikës dhe Ministrisë së Jashtme, për marrjen e autorizimit nga kreu i Shtetit. /abcnews.al

kotzias.jpg
G. P.14:29 | 12/06/2018

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, u shpreh se Greqia mbështet plotësisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për televizionin grek Kontra, ai shtoi se në samitin e Qershorit, Athina do të të japë miratimin për rrugën europiane të Shqipërisë.

Ai theksoi se mes dy vendeve janë zgjidhur tashmë të gjitha problemet, Shqipëria do ndihmuar në rrugën e saj europiane.

”E para sepse jemi miq dhe nuk duam t’ua vështirësojmë gjërat dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një rrugë të përbashkët në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në Bashkimin Europian”, përfundoi Kotzias./abcnews.al

kotzias-dimitrov.jpg
ent ela12:07 | 05/06/2018

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, thotë se ka ardhur koha që Shkupi të marrë një vendim përfundimtar sa i përket çështjes së emrit. Ndërsa kryeministri maqedonas thotë se zgjidhja do të vijë shumë shpejt.

Kryediplomati grek, Nikos Kotzias, mendon se është koha për të marrë një vendim përfundimtar, për çështjen e emrit të Maqedonisë. Ai ka thënë se me ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, kanë pasur takime në Nju Jork dhe Bruksel, ndërsa tashmë ka ardhur koha për të thënë “po” ose “jo”. Kotzias mendon se qeveria në Shkup po përballet me disa presione dhe probleme.

“Në Shkup nuk po pranohet emri Maqedonia e Vardarit, pasi mendohet, se bëhet fjalë për erën e fashizmit dhe okupimit”, është shprehur ministri i Jashtëm në intervistën për televizionit shtetëror grek ERT.

Ai nuk ka pranuar të konfirmojë, nëse për palën greke është i pranueshëm propozimi: Maqedonia Veriore. Kurse nga ana tjetër, kryeministri maqedonas Zoran Zaev është pyetur nëse është çështje ditësh zgjidhja e problemit të emrit. Ai nuk ka dashur të japë përgjigje për këtë, por ka deklaruar se kjo është çështje e ndjeshme prandaj pret mirëkuptim nga qytetarët.

“Nuk dua të komentoj shumë, por besoj se për disa ditë do të kemi zgjidhje të suksesshme të këtij procesi”, u shpreh shefi i qeverisë.

Ndërkohë, Zaev nuk ka treguar kohën e saktë se kur do të realizohet telefonata e shumëpritur me kryeministrin grek Aleksis Tsipras. Në atë bisedë do të vendoset për emrin e ri zyrtar të Maqedonisë. Aktualisht përflitet për propozimin “Maqedonia e Veriut”.

Ndërsa më herët, Athina refuzoi emrin “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”. Mediat e Shkupit raportojnë se për këtë çështje ka ndërhyrë edhe administrata e Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni bën thirrje që brenda 9 Qershorit, Zaev të japë një përgjigje.  /abcnews.al

kotzias-dimitrov.jpg
ent ela13:45 | 23/05/2018

Ministrat e jashtëm të Shkupit dhe Athinës do të takohen të enjten dhe të premten në Nju Jork për të negociuar lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit. Nikos Kotzias u shpreh se Greqia nuk pranon asnjë lloj presioni nga Maqedonia.

Shkupi dhe Athina rifillojnë në Nju Jork një raund të ri negociatash për zgjidhjen e çështjes së emrit, pasi u refuzua dhe oferta nga ana e Greqisë që Maqedonia të emërtohet si “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”. Ministrat e jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias do të takohen të enjten dhe të premten në praninë e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Matthew Nimetz. Ndërsa paralelisht do të mblidhen edhe grupet e ekspertëve.

Ministri i Jashtëm grek që ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara, tha se e diskutoi gjerësisht këtë çështje edhe me ndihmës sekretarin e shtetit për Euro-Azinë, Wess Mitchell.

“Nuk na bëhet asnjë presion dhe as pranojmë të na bëhet presion. Por pala amerikane interesohet jashtëzakonisht dhe po përpiqet të kuptojë se në ç’pikë ndodhen negociatat dhe cilat janë pikat e vështira”, u shpreh Kotzias.

Edhe pse nuk pritet që edhe këto bisedime të prodhojnë ndonjë rezultat përfundimtar, Athina dhe Shkupi përpiqet të përshpejtojnë kohën e negociatave. Kjo është dhe një dëshirë e partnerëve të fuqishëm. Pas telefonatës me nënpresidentin amerikan Mike Pence, kryeministrit Aleksis Tsipras biseduar sëfundmi edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel. Shefi i qeverisë greke njoftoi se Merkel shfaqi shumë interes për zgjidhjen e çështjes së emrit. /abcnews.al

kotzias.jpg
ent ela10:17 | 22/05/2018

Ministri i Jashtëm i Greqisë , Nikos Kotzias po qëndron në SHBA, ku është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Pas takimit, shefi i diplomacisë së Athinës tha se mbështet nevojën për të pranuar një nga propozimet e ndërmjetësuesit Methju Nimiç, për çështjen e emrit. Ai thotë se pajtohen me propozimet e të dërguarit të OKB-së, por jo me propozimin e pestë, që është “Republika Maqedonase e Ilindenit”. Ai nënvizoi se pas pranimit të njërit nga propozimet, të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqiun e veriut, me emrin e ri. /abcnews.al

bushatiii.jpg
G. P.16:03 | 04/05/2018

Ministri Ditmir Bushati zhvilloi një takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias, gjatë ministerialit të ministrave të jashtëm që po mbahet në Selanik. Bushati dhe Kotzias morën në shqyrtim ecurinë e paketës së dakordësuar mes palëve në Kretë dhe Korçë. Dy ministrat vlerësuan përmbylljen me sukses të një pjese të elementëve përbërës të saj dhe shprehën angazhimin për të vijuar me të njëjtin ritëm për të jetësuar zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e rëna dakord.

Ministri Bushati vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar, ndërsa u shpreh optimist për takimin e radhës që do të zhvillohet në Athinë. Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se disa çështje për të cilat palët kanë dakordësi finale janë në zbatim tashmë dhe po punohet për pjesën tjetër të paketës siç është njohja e patentave apo çështjet e kufirit detar dhe tokësor. Në një deklaratë të shkurter pas takimit, ministri Bushati u shpreh optimist për ecurinë e bisedimeve.

“Ekzistojnë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Greqia të shkojnë drejt një marrëveshjeje të re. Një marrëveshje që do të jetë e mirë për të dyja vendet. Diskutuam gjithashtu edhe për pjesën tjetër të paketës. Kemi një dokument përsa i përket njohjes së ndërsjelltë të lejeve të qarkullimit”, u shpreh Bushati./abcnews.al

KOTZIAS-NE-SHKUP-1280x720.jpg
G. P.14:07 | 20/04/2018

Ndërmjetësuesi i OKB-së për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës, Methju Nimiç, ka ftuar në një takim të ri, krerët e diplomacise së dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Takimi pritet të zhvillohet në Vjenë, më 25 prill. Sipas raportimeve të mediave, ky takim duhet të shërbejë për të tejkaluar dallimet që kanë dalë në pah në takimin e fundit të realizuar në Ohër. Në atë samit, Dimitrov dhe Kotzias lajmëruan se kanë mbetur pa zgjidhur vetëm disa çështje, të cilat u konsideruan si shumë të rëndësishme. Greqia këmbëngul që në marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të përfshihen dhe ndryshimet kushtetuese. Ndërsa Maqedonia kërkon zhvillimin e një referendumi sa i përket emrit të ri që do të propozohet dhe ndryshimeve kushtetuese. Një ndër opsionet e përfolura për emrin e ri është “Maqedonia e Epërme”./abcnews.al

TURI-BALLKANIK-I-KOTZIAS-1280x720.jpg
ent ela11:45 | 14/04/2018

Këtë javë kreu i diplomacisë greke Nikos Kotzias zhvilloi një tur në Ballkan që përfshiu Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën.  Gjatë takimeve me krerët më të lartë në të treja vendet, Kotzias zhvilloi diskutime për çështje që Greqia ka me këto vende ku ra në sy bërja publike e hapjes së zyrës tregtare të Kosovës në Athinë, por që kjo nuk është përfaqësi diplomatike sipas ministrit të jashtëm grek. Detajet na i sjell “Ballkan ABC” i Bruna Çifligut. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono